Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Mesimi i gjuhes shqipe jasht atdheut .....
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
txc_biggie
Anetar i ri

Regjistruar: 08/01/2003
Vendbanimi: athine
Mesazhe: 11

Mesimi i gjuhes shqipe jasht atdheut .....

Me then te drejten kam lexu shum forume , para ca kohesh se kohet e fundit nuk kam hy shume .
Gjeja qe mua me shtyn te hap kete tem eshte: se per nevet ose me mire te them shqiptaret jasht atdheut te tyre , shteti nuk po krijon ansje mundesi per mesimin e gjuhes shqipe.
Mbase dikujt per momentin nuk i duket ndonje gje urgjente , por te dini nje gje se me vone do jet problem dhe eshte turp qe nje njeri te mos dije gjuhen e nenes........
Do ju them dicka cfare kam pare vete dhe kam bisedu me njerz vete per kete gje .......
Une jetoi ne greqi , dhe dihet nga te gjith se greket kan qen si ne ne rrug te emigracionin , ne vitet 70 ne kanada greku ka dergu mesuesit e tij nga greqia per te mesuar femijet grek greqisht, dhe jo vetem ne kanad por ne shum vende te tjera .
Nuk po them te marim shembull tek keta por jemi qe ne 90 ne emigracion , greqia ka rreth 700 mije shqiptare nga keta a thoni se 10 mije nuk jan femije qe duan te mesojne gjuhen shqipe , nuk ehste puna te mesojne vetem te flasin shqip , nje gjuhe eshte e mesuar kur e lexon dhe e shkruan femija .. pra gjeja qe une dua te mar mendime eshte a eshte e nejvojshme te kerkojme nje gje te tille ........ si mendoni se mund te jet zgjidhja me e drejte ........ me respekt TXC

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 15:35
txc_biggie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė txc_biggie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me txc_biggie (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: txc_biggie Shto txc_biggie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto txc_biggie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Problemi që ju ngrini është vërtet serioz. Nëse nuk do të veprohet në këtë drejtim atëherë rreth 600.000 shqiptarë që ndodhen jashtë Shqipërise pa përmendur këtu vëllezërit tanë kosovarë dhe shqiptarët e Maqedonisë do të shkëputen krejtësisht nga lidhjet me vendin e tyre dhe kulturën. Interneti na jep mundësi që të shpërndajmë aq sa mundemi nga kultura shqiptare. Ka shumë faqe interneti që kush më tepër kush më pak sjellin kontributin e tyre në përhapjen e kulturësh shqiptare. E keqja në këtë inisiativë të mirë sepse shpesh bëhen diskutime të pabazuara dhe hidhen hipoteza apo ide të pabazuara edhe në ndonjë rast të gabuara. Kjo vjen sepse faqet e internetit janë pothuajse të gjitha faqe individuale dhe amatore.

Si mund të rregullohen???
Ka shumë mundësi për të bërë këtë. Mundësitë që ofrojnë forumet janë pikërisht ato që mund të jenë rregullues të këtij sistemi. Vizitorët që janë kopetent në drejtime të caktuara mund të shprehi vërejtjet e tij apo të sjelli fakte debatuese për përmirësimin e këtij shërbimi. Zakonisht një komunikim i tillë është i mirëpritur nga faqet e internetit shqiptar. Pra nëse çdokush prej nesh sjell eksperiencën e tij sherbimet që ofrojnë faqet e internetit bëhen më të qëndrueshme, më të vërteta dhe më të dobishme.

Këtë kemi në dorë të bëjmë nëpërmjet internetit. Përsa i përket botës reale e cila është më funksionale në këtë drejtim, prindërit duhet të qëndrojnë më afër fëmijëve në formimin e tyre kultural. Duhen shtyrë fëmijët të lexojnë libra shqip, të dëgjojnë histori shqiptare etj etj. Përveç kësaj arsimtarët që ndodhen në mërgim mund të krijojnë në komunitetet pranë tyre kurse për fëmijët shqiptarë. Sadopak të jetë një kontribut i tillë gjithësesi do të jetë një kontribut pozitiv dhe i domosdoshëm për mbajtjen gjallë të kulturës shqiptare.

Qeveria mund të bënte shumë në këtë drejtim, por të gjithë e dimë vullnetin negativ që politikanët shqiptarë kanë për çështje të tilla. Është bërë ndonjë përpjekje e këtij lloji këtu në Itali. Një komunë ka hapur një kurs me një pedagog shqiptar. Iniciativa të këtij lloji janë më tepër politike dhe zhurmëmadhe sesa funksionale. Nuk e zgjidh problemin një kurs, duhen me qindra kurse të tilla edhe në disa vende të ndryshme të botës, dhe ky problem duhet të zgjidhet shpejt në mënyrë që fëmijët tanë të mos brumosen me kulturën e huaj, sepse atëherë do të jetë tepër vonë për të bërë riparime

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 16:17
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lumjone
Anetar i ri

Regjistruar: 06/01/2003
Vendbanimi: Zvicer
Mesazhe: 7

fakt eshte se ...

ka shum prinder qe nuk i japin rendesi te vecant keti problemi
perderisa nje prind femijes se tij i flet ne gjuh te huaj mos prit nga ai qe te ket interes per nje kurs te till, kuptohet jo tegjith veprojne ne kete menyre, por fatkeqsisht nje pjes e mir e tyre mund te them

Po e marr si shembull konkret zvicren meqe jetoj dhe vet ketu:
- jan te hapura shum kurse ne gjuhen shqipe por shpeshher numri i te interesuarve esht teper i vogel keshtuqe ka pas raste ku edhe jan mbyllur keto kurse

shum bukur e the ti txc, edhe un jam i ati mendimi por duhet pasur parasysh se ketu luajn rol shum faktor

__________________
mos ja fut kot plako

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2003 22:56
Lumjone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lumjone Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lumjone (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lumjone Shto Lumjone nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lumjone nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Natyra
Anetar i ri

Regjistruar: 09/01/2003
Vendbanimi: bruxelles
Mesazhe: 11

Smile

Shume interesante

Jam shume dakort me mendimin tuaj.Eshte nje problem i rendesishem mesimi i gjuhes shqipe jashte atdheut.
Si prinder te kujdesshem mundohemi ti mesojme te shkruajne e lexojne shqip femijeve tane,por eshte shume e veshtire.Aq me teper per ata femije qe nuk kane bere as klasen e pare ne shqiperi.
Shpresoj te kete arsimtare qe ta lexojne kete teme e te munden te na ndihmojne ose te na japin nje mendim konkret.
Fatkeqesisht qeveria nuk ben asnje perpjekje qe ne bashkpunim me ambasadat shqiptare te punesoje mesues te gjuhes shqipe qe ndodhen jashte atdheut (qe mendoj se duhet te jene te shumte)ose fundja ti dergoje ata nga shqiperia.
Kete shembull e marr nga ambasada italiane ketu ne bruksel.
Ne ç'do shkolle organizon kurse potuajse falas per te gjithe femijet me origjine italiane dhe per ata qe duan te mesojne italisht.
Ne qofte se per neve numri i nxenesve shqipetare nuk eshte aq i madh sa per te hapur kurse ne ç'do shkolle dhe numri i arsimtareve gjithashtu,mundet te hapin klasa me numer te madh nxenesish ku mund ti grumbullojne neper 5-6 shkolla ose komuna.

Mendoj qe nuk eshte shume e veshtire per tu realizuar,por sigurisht qe kerkon deshire,perpjekje e bashkpunim nepermjet qeverise dhe ambasadave tona.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2003 23:06
Natyra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Natyra Kėrko mesazhe tė tjera nga: Natyra Shto Natyra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Natyra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Natyra!
Shteti ynë është i varfër dhe nuk i ka mundësi të tilla. Prindërit në këtë rast duhet të luajnë rolin kryesor. E para duhet të flasin shqip me fëmijët e tyre në shtëpi (sepse ka shumë që u flasin gjuhë të huaj). E dyta duhet të shfrytëzojnë materialet që mund të gjejnë psh, në internet ka shumë informacione mbi Shqipërinë. po pregatiten materiale shkencore në lidhje me gjuhën, historinë, letërsinë, këto janë temat bazë të kulturës kombëtare. Mund të shfrytëzoni edhe libra shqip, pse jo edhe abetaren. Kjo kërkon një punë jashtëzakonisht të madhe nga ana e prindit që ka edhe punë të tjera më të rëndësishme për të bërë. Por ushqimi me kulturën e vendit të vet do i bëje mirë fëmijës dhe do i japë ato karakteristika që karakterizojnë shqiptarin. Natyrisht që do ishte mirë që të kishte struktura shtetërore që të merreshin me këtë punë por duhet të jemi realist se po të presim shtetin nuk do e realizojmë kurrë. Një mendim tjetër mund të jetë ai i stimulimit me njëfarë pagese i arsimtarëve që jetojnë pranë jush. Pra nëse mblidhen disa familje e dërgojnë fëmijët në orare të caktuara.
Është thjeshtë mendimi im.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2003 09:37
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
txc_biggie
Anetar i ri

Regjistruar: 08/01/2003
Vendbanimi: athine
Mesazhe: 11

E hapa kete tem per te marr mendime , dhe jo per te dhen une mendime , por dhe dialogu ka vendin e vet keshtu qe dhe une po e jap mendimin tim ...........
Dua te drejtohem ty Ami si ka mundesi qe me thua nuk ka mundesin shteti per ta bere ate gje , a nuk e llogarit se sa te ardhura ka shteti nga keta refugjate , e pse mos te ju krijoje kete kushte nderkohe ka dhe pa punesi atje , mund te hapen dhe vende pune ...........Pastaj mos harro se jan sa te duash refugjate qe punojne dhe jetojne , kan kriju vetemkushtet minimale te jeteses te cilat ne shqiperi ju kan pas mungu , ku eshte ne gjendje ai person te dergoje femijen ne kurse private ? pastaj e dini shum mire ju se sa kurse duhet te ndieke nje femi , per gjuhe te huaja e shum e shum te tjera.......te ju them te drejten nuk jam i martuar pra po ta shikosh me atesyrin e interesit , mua personalisht sme intereson fare kjo qeshtje as femi skam , as mesues gjuhe nuk jam shkolla dhe puna ime ska te beje fare me kete qeshtje ...... Por a nuk eshte te hash veten me dhembe qe greqia nga vitet 70 ka derguar mesues ne gjith boten per te mesuar nxensit e tij gjuhen greke dhe ne jemi sot ne 2003 dhe akoma nuk ehste bere asnje lloj hapi ne kete drejtim.............Si mund te ndihet krenare shqiperia me nxensit qe po shkelqejne neper shkollat e botes dhe nuk dine shqipe .. kjo per mua eshte "NJE TURP PER NE" ......... dhe nqs nuk ka fond ministria e arsimin jam me se i bindur se nje taks te llogjikshme te gjith refugjatet do e paguanin per kete qeshtje ........ Shum mire e tha natyra aty ku nuk eshte i mjaftueshem numeri i nxenesve le ti grumbullojne ne vende te caktuar te beje nje perpjekje ..............
me respekt TXC

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2003 10:23
txc_biggie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė txc_biggie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me txc_biggie (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: txc_biggie Shto txc_biggie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto txc_biggie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Txc_!
Tema që ju kini hapur është shumë interesante dhe nevojshme për diskutim. Nuk dua të më keqkuptoni kur them se këtë problem do të ishte mirë ta zgjidhnim vetë. Detyrimet do të ishin patjetër të shtetit por e dimë fare mirë se shteti diçka të tillë nuk do e bënte kurrë. Sa për një taksë secili nga ne do ta jepte me qejf mirëpo dihet fati i taksave në Shqipëri. Edhe po të paguanim taksën me ato taksa do të bëheshin vila dhe do të ngriheshin fabrika për pushtetarët. Para disa kohësh ishte një taksë për policinë për refugjatët, Paguanim nga 10.000 lekë për person, dhe në fund të fundit refugjatët, të cilët ju me të drejtë thatë që përbëjnë burimin kryesor, keqtrajtohen nga policia të cilën e mbanim me taksat tona duke paguar gjoba të pakuptimta vetëm se kanë makinë me targë të huaj.
Prandaj unë them të jemi më tepër realistë. Bashkëpunimi i prindërve me arsimtarët duhet të jetë i kuptueshëm nga të dyja anët. Arsimtari mund ti bëjë këto kurse gratis ose kundrejt një pagese të vogël unë për vete do ta bëja gratis edhe pse nuk jam akoma arsimtar por me ndihmën e librave nuk besoj të jetë e vështirë. Fatkeqësisht jo të gjithë prindët janë kaq të ndërgjegjshëm sa ju.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2003 17:36
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
METAXA
Inspektor

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 414

Gjithēka

Varet nga edukimi qe ai femije merr nga familja. Une per vete u bene 4 vjet qe studioj ne Turqi edhe do te thoja qe ketu ka afersisht rreth 600000 shqiptare kryesisht te ardhur nga Kosova edhe e them me krenari se rreth 90 % e femijeve te ketyre shqiptareve dine te flasin shqip edhe e thone me krenari qe une jam SHQŻPTAR. Une kam vizituar disa familje qe kishin ardhur qe ne vitet 50 ne Turqi edhe ato familje jo vetem qe si kane harruar zakonet e shqiperise vete si brez por po ua mesojne edhe brezave te rinj. Edhe me eshte bere zemra mal kur nipi i njerit prej kryefamiljarve ketu , me fliste vetem shqip.
Por kjo ndodh ketu ne Turqi ngaqe ne ketu si shqiptare nuk kemi asnje presion dmth per shkak te prejardhjes , edhe turqit na respektojne shume si shqiptare qe jemi (dmth mahemi i çik knej) , aty ku dua te dal eshte qe nuk besoj te jete isoj problemi yne ne Turqi me te njejtin problem ne Greqi ose Żtali te pakten keshtu me duket, se anej na ka dale nami per 'mire' , edhe nje shqiptar atje do te thoja eshte i çik i detyruar (gje qe une jam kategorikisht si çdo shqiptar kundra) qe mos ta shprehi identitetin e vet kudo.
Ja kalofshi mire se do vije ene dita jone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2003 22:02
METAXA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė METAXA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me METAXA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė METAXA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: METAXA Shto METAXA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto METAXA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BRISEJDA
Anetar i ri

Regjistruar: 18/10/2003
Vendbanimi: DK
Mesazhe: 7

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kete gjuhe te Perendis',
trashigim, qe na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis
edhe atij iu thafte, po, goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore,
qi n'gjuhe t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e len mbas dore.

Nuk kam shume per te thene, se vargjet e Fishtes flasin shume, por mendoj, qe jane prinderit ata, qe duhet te jene ndikimi i pare tek femija per mesimin e gjuhes shqipe, pastaj vijne mundesite e tjera, shkolla e gjuhes shqipe...etj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 00:10
BRISEJDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BRISEJDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BRISEJDA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BRISEJDA Shto BRISEJDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BRISEJDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

TxT Komplimente per temen..e goditur!!

BRISEJDA bukur... jam dakort me mendimin tend..po dhe dicka, sdi si ndodh ku jeni ju,, ketu ku jam un, ka shqiptare, qe jetojne prej vitesh, shpeshher, harrojn qe jan shqiptar, eshte shum e veshtire ti dallosh, sdi kujt i fshihen ata vet,, e imagjino te mendosh qe duan dhe te trashegojne gjuhen shqipe tek pas ardhesit e tyre...mendoj dhe mesa kam lexuar, ne ato Shtete qe fluksi i refuagjateve shqiptar eshte me i madh..ekzistojn dhe komunitete... si psh ne Angli apo ne USA...e ku di me un,, dhe kjo eshte per tu vlersuar!! se ndihmon ne trashegimin e kultures shqiptare!!

Un personalisht, e kam ruajt gjuhen shqipe se jetoj me familjen,, dhe flasim shqip ne shpi, dhe femijet qe jan trasheguar e ruajn per bukuri..ather se kuptoj, pse smund te ndodhi kjo kudo?

Sinqerisht mendoj se vet shqiptaret jan neglizhente...mendoj qe me pretekste te ndryshme e evitojne kete gje!! Shteti smund te nderhyje ne vendet e huaja per te ndihmuar Shqiptaret e ikur te ruajn gjuhen !! vet shqiptaret duhet ta ndiejn me shpirt ate gje, e jo t'jene te detyruar.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2010 12:13
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Mesimi i gjuhes shqipe jasht atdheut .....

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.