Ami-
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569
|
Pėrgjigje pėr Eniss
Eniss mendoj qe ky ligj do te jete i nevojshem deri sa te hyje ne fuqi ligji i ri pasi edhe Ligji i ri do te kete pak a shume keto koncepte madje do te jete me mbrojtes karshi autoreve. Qellimi i prezantimit te ketij Ligji ne forum eshte qe te gjithe te njihemi mbi nocionet e kesaj te drejte qe shume webmastera perpiqen ta shkelin me pretendimin se po u dhurojne art shqiptareve.
Pra ta marre vesh secili se cilat jane te drejtat dhe detyrimet se si respektohet nje ligj i cili me shume se kudo eshte masakruar ne internet. Ta marrin vesh te gjithe se pa lejen e Autoreve askush nuk mund te vendosi ne Webet e tyre vepra qe kane pronare dhe te perfitojne nga ato vepra kur nuk kane te drejte ta bejne nje gje te tille.
Mesazhi im konsiston ne ate qe webmasterat mos fshihen pas mosditjes dhe mosnjohjes se ligjeve me preteksin se nuk jetojne ne Shqiperi edhe se nuk dine se cfare behet atje. Apo te mos thone njerezit se ne Shqiperi nuk ekzistojne ligje qe sanksionojne veprat etj etj.
Pra mendoj se tani ka nje baze llogjike ku mund te mbeshteten edhe te njihen me te drejtat dhe detyrimet e tyre autoret dhe Webmasteret
natyrisht qe sapo te dale ligji i ri do te publikojme edhe ate.
__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|