Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha: S’pėrjashtoj koalicionin me PS, vetėm zgjedhjet tė mos pėrsėriten
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Berisha: S’pėrjashtoj koalicionin me PS, vetėm zgjedhjet tė mos pėrsėriten

Kryeministri Berisha lë të hapur mundësinë e krijimit të një koalicioni me PS për të shmangur zgjedhjet e parakohshme nëse nuk do të ketë shumicën pas 28 qershorit. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kreu i qeverisë tha se nuk do ta dëshironte një koalicion të tillë, por mund ta bënte vetëm që vendi të mos drejtohej në një proces tjetër zgjedhor. “A e dëshiroj unë një koalicion të tillë? Nuk e dëshiroj. Por a mund ta çoj unë vendin prapë e prapë në zgjedhje, unë t’u them të vërtetën e kam të vështirë ta bëj. Ta dinë mirë, nuk dua të marrin ata një moment të sinqeritetit tim si platformë. Nuk bëj koalicion, por nëse e shoh vetë se nuk ka asnjë alternativë tjetër ose zgjedhje, ose kjo, pastaj... E kam thënë atë (PS dhe LSI) është mollë e kalbur e ndarë më dysh janë ata”, theksoi kreu i qeverisë gjatë debatit me gazetarët. Duke u ndalur në fushën elektorale të 28 qershorit, kreu i qeverisë theksoi se është gati të zhvillojë një debat publik me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, por shtoi jo pa ironi se krerët e këtyre dy forcave duhet të bëjnë një debat publik me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Zgjedhjet në PD
Me gjithë zërat e shumtë, ndonëse jo zyrtarë, se zgjedhjet brenda PD-së në disa degë kryesore dhe ato për lidershipin e partisë do të shtyhen për pas 28 qershorit, kreu i qeverisë konfirmoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. “S’mund të ketë zgjedhje pa kongres përpara. Do bëjmë kongresin”, theksoi Berisha. I pyetur sërish se cili do të jetë qëndrimi i tij në raport me Partinë Demokratike nëse humbet zgjedhjet e 28 qershorit, kreu i ekzekutivit tha se nuk do ta drejtojë më këtë parti në opozitë. “Si e pyet kryeministrin ti për të paimagjinueshmen. I vendosur të respektoj vullnetin e qytetarëve, e vërteta është se mandatin e dytë qytetarët kanë vendosur t’ia japin kësaj qeverie, e cila e ndryshoi Shqipërinë. Sali Berisha, në momentin që qytetarët shqiptarë do të vendosin ndryshe, unë do t’i respektoj. Nuk do të qëndroj në krye të PD-së në opozitë. Ai është një standard i partive të qytetëruara. Pasionet e mia janë të shumta. Është politika, janë librat. Unë u kam thënë opozitarëve që edhe 35 vjet të mos mërziten”, vijoi më tej kreu i qeverisë. Për sa i përket listës së kandidatëve të PD-së, që do të paraqiten përpara elektoratit për një mandat të dytë, Berisha u shpreh se ajo do të ketë ndryshim nga lista e 3 korrikut. “Grupi i ardhshëm i PD dhe i maxhorancës do ketë një ndryshim të madh, së pari do respektohet ligji për zonjat, e konsideroj të rëndësishme praninë e 30% të zonjave në Parlament. Së dyti, lista do të ketë njerëz të politikës. Me emra konkretë nuk mund të futem. Unë kam një kabinet me një pjesë prej të cilëve kam qenë kundërshtar dhe funksionoj sot sikur s’kam pasur asnjë kundërshti me ta. Por do ketë edhe figura të reja”, vijoi më tej Berisha.




Arrini ta perfytyroni dot ju nje koalicon te tille ne Shqiperi...Nen shembullin gjerman CDU-SPD... ku per shkak te mungeses se votave mezi e arriten ta kalonin 50% duke u bashkuar ne te ashtuquajturin Koalicioni i madh..Dhe ne fakt veshtiresite kane qene perhere..ne reformen e shendetit..ne futjen e takses se studimit...ne rritjen e tatimit mbi vleren e shtuar...njeri kapakut..tjetri tenxheres...

Po ne Shqiperi...arrini dot ta imagjinoni..PS-PD te bashkeqeverisin...
UNE JO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2009 16:26
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Padyshim se do te ishte diçka e bukur e munguar ose me mire e paimagjinuar nje koalicion mes dy partive te medha per hir te vendit dhe te ardhmes se saj. Nese nje deklarsate te tille do te behej edhe nga Ps do te ishte me te vertete nje mrekulli shqiptare e jo çudi alla gjermane. mendoj se vendi pra populli do te perfitonte shume te pakten deri ne antarsimin ne Be.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 08:44
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Keto jane ato qe lexoni ju? ... ne fakt ne menyre subliminale Berisha ka thene :
kam vjedhur para mjaftueshem sa per tu terhequr nga politika ose ta drejtoj si kukull nen hije, kete here e bera kaq te madhe sa ska dreq ne kete bote qe te me shpetoje, femijet e mi jane perlyer deri ne fyt e duhet te bej kompromisa me dike qe ti mbaje te pacenuar, shqiptaret jane aq budallenj e mendje shkurter e pa kujtese sa dhe po te humb do pres ndoshta nje rikthim pas ca vjetesh ... kaq kuptova une mbase po ta rilexosh nxirret ndonje gje tjeter.

Sa per koalicionin ... ku eshte e reja? sa here jane perlyer krahet me njeri tjetrin? Me falni pse ka ndonje ndryshim fondamental mes tyre?

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 12:59
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Pas zerit te amerikes tani do jete zeri i se vertetes nga Tulpja...
Ps:Sa ekstremiste qe je moj tulpe ,avash avash se ka ikur koha e revolucionarve

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 13:19
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Pas zerit te amerikes tani do jete zeri i se vertetes nga Tulpja...
Ps:Sa ekstremiste qe je moj tulpe ,avash avash se ka ikur koha e revolucionarve



po une thashe ato qe lexoja une, jo ato qe duhet te lexoni ju

Jam dakort me ty, ka ikur ajo kohe dhe po i shohim pasojat.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 14:08
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Keto jane ato qe lexoni ju? ... ne fakt ne menyre subliminale Berisha ka thene :
kam vjedhur para mjaftueshem sa per tu terhequr nga politika ose ta drejtoj si kukull nen hije, kete here e bera kaq te madhe sa ska dreq ne kete bote qe te me shpetoje, femijet e mi jane perlyer deri ne fyt e duhet te bej kompromisa me dike qe ti mbaje te pacenuar, shqiptaret jane aq budallenj e mendje shkurter e pa kujtese sa dhe po te humb do pres ndoshta nje rikthim pas ca vjetesh ... kaq kuptova une mbase po ta rilexosh nxirret ndonje gje tjeter.

Sa per koalicionin ... ku eshte e reja? sa here jane perlyer krahet me njeri tjetrin? Me falni pse ka ndonje ndryshim fondamental mes tyre?



Shheeeetttttttt mos trego mi ti ........ .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 14:18
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani


po une thashe ato qe lexoja une, jo ato qe duhet te lexoni ju

Jam dakort me ty, ka ikur ajo kohe dhe po i shohim pasojat.



Epo ke lexim te cuditshem ti pra , ca te te them une .Me duket se keto zgjedhje nese do ishe ne shqiperi do kishe votuar per partin e hysni milloshit :p

Sa per te dyten i kaluam njehere pasojat e revolucionareve ne 97 dhe skemi me nevoj per idioter qe marrin pushken dhe qellojne.Tani kemi nevoje per inteligjente dhe jo per idiote

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 14:32
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ndersa une e kuptova ndryshe nga Tulipja.Te gjitha gjasat jane qe ai te fitoje perseri,sepse e majata eshte bere koqe e kashte.Keshtu qe ai la te kuptohej se ai do te mund te qeveriste me gjysmen e molles se kalbur xhuxhin karrierist,ndersa me Edvinin ai tha never.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 20:34
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha: S’pėrjashtoj koalicionin me PS, vetėm zgjedhjet tė mos pėrsėriten

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.