Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise

Rajoni Verior dhe Verilindor shtrihet ne veri te lugines se lumit te Shkumbinit te mesem dhe , duke perfshire relievin malor, vazhdon deri ne kufirin shteteror verior dhe verilindor te Shqiperise me Malin e Zi, Kosove dhe Maqedoni. Sic shihet, ky rajon, me i madhi (rreth 10000km ²), ka natyre shume larmishme dhe shume te pasur (pasuri te shumta minerale, kimike, ujore, pyjore etj.), me te cilat lidhen mundesite e medha te zhvillimit.
Natyra shume e larmishme, popullimi jo i njejte dhe shkalla e ndryshme e zhvillimit ekonomik bejne te mundur qe ne kete rajon te dallohen dy nenrajone: Alpet Shqiptare dhe nenrajoni Verilindor.


ALPER SHQIPTARE


Kushtet natyrore

Alpet Shqiptare shtrihen ne veri te lumit Drin dhe ne perendim te rjedhes se poshtme telumit Valbona (dege e Drinit). Ato perfshijne pjesen veriore te vendit dhe zene rreth 8% te tij; kane pozite gjeografike teper te izoluar, sepse rruget qe i lidhin ato me me rajonet e tjera te vendit dhe trevat shqiptare jashte kufirit, jane te pakta dhe ne gjendje te keqe.
Alpet perbehen kryesisht nga gerqelor, por gjenden dhe depozitime terigjene dhe magmatike. Me kete ndertim gjeologjik lidhen pasurit minerale si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet.
Alper perbejne grumbullimin malor me te fuqishem, me te larte, me te ashper dhe me te copetuar te vendit. Lortesia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin ne 1500m . Ketu ndodhen shumica e majave te Shqiperise me lsrtesi mbi 2000m.
Tek Alper dallohen blloqet, malesite, kurizet malore dhe luginat.
Blloku i Jezerces shtrihet ne qender te Alpeve dhe ka reliev me te lart, me te ashper dhe me te thepisur. Aty ndodhet maja e Jezerces (2694m), me e larta ne Alper dhe e dyta ne Shqiperi.
Malesia e madhe, shtrihet ne veriperendim te Alpeve. Ne perberje te saj ka kurize malore, blloqe e male te larta (Bjeshket e Namuna me lartesi 2400-2500m) si dhe disa pllaja te larta (Velecik-Bridashe) dhe disa lugina (e Vermoshit, e Cemit, e Peroit teThate etj.).
Lugina e Shales eshte nder me te medhat ne Alpet Shqiptare. Pergjat saj nderthuren zgjerimet, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara ( Thethi, Bregu i Lumit etj.) me ngushtimet, qe ne disa raste marin formen e kanioneve.
Kurizet malore midis lugines se Shales e Valbones, qe ndahen nga lugina e Currajt, kane reliev te ashper me plot me plot maja te ashpra dhe te thepisura dhe bimesi te dendur pyjore.
Lugina e Valbones, nje lugine tjeter e madhe e Alpeve, ka formen e nje harku te madh. Pergjate saj nderthuren zgjerimet me ngushtimet, shpesh ne formen e kanioneve. Ne zgjerimet jane vendosur qendrat e banuara (Ragami, Valbona, Dragobia etj.).
Malesia e Gashit permendet per reliev te ashper me forma te shumta akullnajore, ne te cilat ka liqene te vola, por me bukuri te rralle, pyje dhe kullota te pasura.
Klima eshte malore (alpine), me vere te fresket, dimer te ftoht dhe ngrica te shumta. Per shkak te relievit malor aty bien me shume reshje se kudo ne Shqiperi, sidomos debore.
Hidrografia eshte shume e pasur dhe alpine. Lumenjte e shumte kane rrjedhe te shpejte, uje te bollshem sidomos ne stinen e pranveres, kur shkrin debora. Uji i tyre eshte i paster dhe i ftohte. Lumenjte kryesore jane: Shala, Valbona, Cemi dhe Kiri. Ka dhe grupe liqenesh akullnajore, te cilet kne bukuri te ralle dhe vlera te medha turistike.
Tokat ne kete zone jane te pakta dhe pjellore ne lugina dhe te varfra ne shpatet m e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia dhe bota shtazore eshte shume e pasur ne lloje. Perhapje me te madhe ne bimesi kane haloret , ahet dhe kullotat alpine. Kafshet me te perhapura jane ariu, ujku etj.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2003 00:32
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

ALPET SHQIPTARE



Popullimi

Alpet kani mjedis shume te ashper, por megjithate, duke afruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithsi, jane dalluar per shtimin e madh te popullsise. Ne dhjet vjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsis jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsis drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alper jetojne rreth 82000banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37banor per km². Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajn shume zakone dhe tradita nga e kaluara.
Ne Alpe numerohen rreth 110 vndbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatet e tyre, ku ka patur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane ndertuar prej guri, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjeret, per mos te mbajtur deboren e shumte qe bie ne dimer.


Veprimtaria ekonomike

Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanrisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret e punojne token kryesisht per konsum vetijak, kurse prodhimet blegtorale te te imtave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar kryesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet.
Pasurit pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te ralle, klima e shendeteshme, ajri shume i paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsis ofrojne mundesi shume te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2003 00:36
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Nenrajoni Verilindor



Vecori te pergjithshme

Ky nenrajon ka shtrirje shume te medha veri-jug, nga rrjedha e poshteme e lumit Valbone deri te lugina e lumit te Shkumbinit te Mesem. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtatshme, sepse, nepermjet rrugeve teshumta lidhet me rajonet e tjera te vendit dhe me vendet fqinje. Dallohet per larmine e theksuar te natyres.

Kushtet natyrore

Nenrajoni verior dallohet per ndertimin e larmishem gjeologjik, me te cilen lidhen pasurite e shumta minerale si: minerali i kromit, i bakrit, kaolina, qe perdoret ne industrin e porcelanit etj. Ne kete rajon gjenden lende ndertimi dhe dekorative te shumta e te larmishme, si: mermeret, gjipset, guret gerqerore, serpetinitet etj.
Relievi eshte teper i nderlikuar. Ai ka shtrirje te konsiderueshme ne drejtim vertikal (nga rreth 200m deri ne 2751m ne Korab) dhe perbehet nga malesi, vargje malore, gropa dhe lugina, qe lidhen nepermjet qafave dhe grykave, ku kalojne rruget automobilistike.
Klima ndryshon mjaft nga perendimi ne lindje dhe sidomos ne drejtim te lartesive te maleve. Ne zonat e ulta perendimore dimri eshte i bute dhe me reshje, kryesisht ne formen e shiut, kurse nelindje dhe ne lartesine e maleve dimri eshte i ashper dhe me ngrica e reshje debore te shumta.
Hidrografia eshte e pasur me lumenj, nder te cilet me kryesoret jane rrjedhjet e siperme dhe te mesme te lumit Drini e Mat dhe rrjedhjet e siperme te Erzenit e Ishmit, si dhe me liqene akullnajore (Lure, Balgjaj, Korab, Martanesh etj.).
Tokat jane pjellore ne gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e zhveshura te maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, nga pyet e shumta te ahut e te haloreve (me shtrirje dhe rezerva drunore me te medha se kudo ne Shqiperi) dhe nga kullotat alpine ne lartesine e maleve.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2003 00:40
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Popullimi


Nenrajoni ka popullim te lashte. Ne shtimin e popullsise rolin kryesor e ka luajtur rritja natyrore, e cila vazhdon te jete me e larta ne shqiperi (20-35 femije per cdo 1000 banore, kurse vdekjer 6-7 per 1000banore). Popullsia eshte ritur me ritme te pakta, sepse, megjithe lindjet e larta, vdekjet kane qene te shumta. Ritme me te shpejta te ritjes se popullsise pati ne periudhen 1945-1990, gjat se ciles popullsia u shtua tri here.
Aktualisht popullsia arin ne rreth 480 000 banore ose rreth 14% te te gjithe popullsise se vendit. Sic shihet, me gjithe sip. e madhe (rreth 28% te gjithe vendit) ne te jeton nje popullsi e paket. Kjo lidhet me reljevin kryesisht malor dhe sidomos me largimet e shumta mbas vitit 1990, qe kane sjelle paksiin e popullsis ne krahasim me peiudhen e me pareshme.
Dendesia mesatare e popullsise arin ne rreth 65 banor per km². Me te populluara jane luginat dhe gropat, kurse malesit dhe vargjet malore kane popullsi shume te paket.


Ekonomia

Mjedisi gjeografik i rajonit eshte shume i pasur. Shume e pasur eshte nentoka me minerale, por shume e pasur eshte dhe sip. e tij me burime ujore, rezerva te medha hidroenergjitike, me pyje dhe kullota. Jane jo te pakta zonat qe ofrojne mundesi mjafte te mira per bujqesi dhe blektori. Natyra e larmishme dhe ne pjesen me te madhe e paster si dhe trashgimia e pasur historike dhe kulturore ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit.
Mbizoteron prodhimi i ekonomive te vogla bujqesore, me teper per konsum vetijak. Me largimet ne mase te popullsise drejt qyteteve dhe rajoneve fushore jane te shumta tokat e pa punuara e te braktisura, te cilat po i nenshtrohen nje erozioni intensiv, qe po i varferon ato vazhdimisht. Prodhimi bujqesor eshte perqendruar sidomos ne luginat dhe ne gropat. Ne kete nenrajon u zhvillua industria hidroenergjitike, minerare dhe metalurgjia e bakrit dhe e kromit. Per keto dege te industrise ky nenrajon ze vendin e pare. Ne disa qytete te tij eshte zhvilluar dhe industria ushqimore e perfaqsuar nga punishtet dhe fabrikat e perpunimeve bujqesore dhe blegtorale.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2003 00:42
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Pjeset perberese te nenrajonit verilindor

Per shkak te larmis natyrore, te popullimit dhe te ekonomise, ne kete nenrajon dallohen disa krahina dhe zona te ndryshme gjeografike, te cilat jant: malesia e Hasit dhe e Gjakoves, lugina e Dri-nit te Zi dhe vargu i Korabit; malesia e Puke-Miredites dhe vargjet malore te Lures; Lugina e Matit dhe vargjet e Skenderbeut; malesia e Martaneshit; Gollobordes dhe Çermenikes.


Malesia e Hasit dhe e Gjakoves

Kjo malesi shtrihet ne lindje te Alpeve Shqiptare dhe vazhdon dhe jashte kufirit shteteror te R. Sh, dhe ne rrafshin e Dukagjinit(Kosove). Ne jug deri ne liqenin e Fierzes.
Ajo perbehet nga shkembinje magmatik, me te cilet lidhen mineralet e kromit; nga gerqeroret dhe terigjenet. Ne veriperendim te saj mbizotron relievi kryesisht kodrinor, kurse ne jug lindje (malesia e Hasit), relievi malor, gropat e fundosura, nga te cilat me e madhja eshte ajo e Tropojes.
Popullimi eshte me i dendur se sa ne Alper Shqiptare. Qendrat e banuara me te medha dhe me te perqendruara jane te vendosura kryesisht ne gropat dhe ne luginat, ne te cilat ka toka bujqesore me pjellore dhe kushte me te mire per ndertimin e banesave. Ne kodrat dhe ne malet keto qendra jane shuem te paketa, me te vogla. Popullsia eshte kryesisht fshatare. Qytetet e saj jane:Bajram Curri, me i madhi, dhe Kruma, qe jane qendra administrative te rretheve perkatese (Tropoj e Has) si dhe qyteti i Fjerzes, i ngritur me ndertimin e hidrocentralit me te njejtin emer.
Ekonomia e kesaj malesie perfaqsohet kryesisht nga bujqesia dh industria e kromit. Kushte te mira per bujqesi kane gropat ( e Tropojes, Bytycit, Krumes, Zogajt). Dallohet ajo e Tropojes me sip. mjafte te madhe te tokave te punushme, ne te cilat kultivohen drithrat, mollet, geshtenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotrojne te imtat, sidomos dhite. Ne Kame dhe ne Ragam te malesise se Gjakoves ndodhen minierat e kromit.



Malesia e Puke-Mirdites dhe Vargjet e Lures

Kjo malesi shtrihet midis Drinit ne veri dhe dhe Fanit te vogel ne jug, midis lugines se Matit dhe Gjadrit ne perendim dhe Drinit te Zi ne lindje. Kjo malesi perbehet kryesisht nga shkembinje magmatik, me te cilen lidhen mineralet e bakrit. Nder malet kryesore te kesaj malesie permendim: Bjeshket e Kushnenit dhe te Terbunit, Krabi, Maja e Malit, Mune-lla etj. Midis maleve te saj ndodhen luginat e Fanit te Madh, Fanit te Vogel, luginat e degeve te Drinit, si dhe disa gropa: e Iballes, e Pukes etj.
Vargjet e Lures shtrihen ne pjesen qendrore te nenrajonit verilindor, nga lugina e Fanit te Vogel (veri) ne luginen e Bulqizes (ne jug). Jane dy vargje paralele me drejtim veri-jug. Midis maleve permendim: malin e Lures, me cirqe dhe liqene te shumta akullnajore, qe dallohen per bukuri te ralle dhe vlera te medha turistike; malin e Dejes, Balgjati etj. Vargjet e lures nderpriten terthor nga lugina e Bulqizes (15km e gjate dhe rreth 1km e gjere), ne afersi te se ciles gjenden mineralet e kromit.
Popullsia ne malesin e Puke-Mirdites dhe ne malet e Lures eshte e paket, kurse dendesia e kesaj popullsie arin pothujse aq sa dhe dendesia mesatare e popullsise se Alpeve Shqiptare. Edhe ketu popullsia eshte e vendosur kryesisht ne gropat dhe ne luginat. Qendrat e banuara ne pergjithsi jane te vogla, large njera-tjetres dhe mjaft te shperndara.
Pjesen me te madhe te popullsise e perben popullsia fshatare, kurse ajo qytetare eshte e paket. Qytetet jane te vogla dhe te krijuara nga shendrimi i qendrave fshatare ne qytete, si rrjedhim i caktimit te tyre si qendra administrative te rretheve ose si pasoj e vendosjes ne to te industrise. Gjenden keto pese qytete: Resheni, Rubiku, Kurbneshi, Puke dhe Fushe-Arez.
Resheni, qyteti me i madhe i madhe i malesise, eshte vendosur neluginin e Fanit te Vogel dhe perben qendren administrative te rrethit te Mirdites.
Rubiku, i vendosur ne luginen e Fanit, eshte qyteti i punonjesve te bakrit. Ne kete qytet industria e bakrit perfshinte ciklin e plote: nxierjen e mineralit nga nentoka, shkrirjen dhe rafinimin e tij. Industria e bakrit e ndoti shume mjedisin.
Kubneshi, i vendosur ne luginen e Urakes (dege e Matit), eshte qyteti i minatoreve dhe i metalurgeve te bakrit.
Puka, e vendosur ne nje grope te valezuar, eshte qytet i ri dhe qender e rrethit me te njejtin emer.
Fushe-Arrezi, i vendosur ne sektorin e siperm te lugines se Fanit te Madh, eshte qyteti i punonjesve te pyeve, te perpuimit te drurit dhe te industrise se perpunimit te bakrit.
Ne kete malesi gjendet industria e bakrit me cikel te pote, pra nxierja e mineralit, metalurgjia dhe rafinimi i bakrit. Minierat e ketij minerali jane te shumta: Spac, Kurbnesh, Perlat, Reps, Kacinar, Qafe-Bar, Rubik, Thire, Tuc, kurse metalurgjia dhe rafinimi jane ne Rubik. Aktualisht jo te gjitha objektet e kesaj industrie vazhdojne te punojen.
Shfrytezimi i pyjeve dhe perpunimi i drurit. Ketu ndodhen disa stabiliminte sharash, midis te cilave mund te permendim ate te Fushe-Arrezes, stabilimenti me i madh i perpunimit te drurit ne te gjithe pjesen veriore te vendit.
Prodhimi i pakte bujqesor eshte perqendruar ne gropat dhe luginat (Fanit te madh dhe te Vogel). Ai perbehet nga drithrat, prodhimet blegtorale etj.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2003 00:45
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Keni ta kam gjet' emrin qe sot e tutje -- > "KENI DUAR-ARTI" sepse vertete e meriton. S'lodhesh asnjehere dhe di ç'shkruan, jane gjera me vlere keto, qe ndan me ne. Shume veta mund te thone "keto i kemi bere ne shkolle", por te siguroj une, qe asnje s'mban mend me shume se 1% te atyre qe kane mesuar. Ndersa fale teje kemi mundesine t'i rifreskojme e mesojme perseri.
Ne temen per lumenjte te kam falenderuar gjithashtu, por tani po te jap vleresimin personal timin, si moderatori me i zot ne forum.

Vazhdo me te tille pune.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datė 18/08/2003 ora 02:47

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2003 01:06
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Lugina e Drinit te Zi, e Drinit dhe vargu i Korabit

Lugina e Drinit te Zi shtrihet midis vargut te Korabit dhe vargjeve te Lures, ne lartesite nga 250m deri ne rreth 500m. Dallohet per nderthurjen e zgjerimeve (Dibra, Peshkopia, Kuksi) me ngushtimet Topojani, Skavica). Eshte mjafte pjellore dhe e populluar.
Nga gropa e madhe e Kuksit dhe deri ne Vaun e Dejes vazhdon lugina e Drinit, e cila dallohet per relievin shume te ashper dhe grykat e ngushta, ne te cilat jane ndertuar digat e hidrocentraleve te medhenje.
Vargu i Korabit shtrihet ne lindje te lugines se Drinit te Zi dhe te Drinit te Bardhe, ne kufi me Maqedonine. Ai ka formen e nje harku te madhe dhe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Malet me te larta te vargut te Korabit (2751m) perbehen nga gelqeror dhe mermer.
Popullsia ne luginen e Drinit te Zi, me e shumte dhe me e dendur, eshte vendosur kryesisht ne zgjerimin e lugines ( Diber, Peshkopi dhe Kukes), ku ndodhen qendrat e banuara me te shumta dhe me te medha, kurse ne shpatet e Korabit vendbanimet arijne deri ne rreth 1400m lartesi. Pjesen me te madhe te popullsise e perbene popullsia fshatare, kurse ajo qytetare eshte e paket. Qytetet jane Peshkopia dhe Kuksi.
Kuksi i vendosur ne brigjet e liqenit te Fierzes, u ndertua krejt i ri ne vend te qytetit te vjeter, te mbuluar nga ujrat e liqenit. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ne afersi te tij, ne Gjegjan, ndodhet metalurgjia e bakrit. Prane tij ndodhet gryka e Morinit, neper te cilen kalon rruga per ne Prizeren, qe e bene kete qytet nyje lidhese me Kosoven.
Peshkopia eshte qendra administrative, e industris se lehte ushqimore dhe klturore te rrethit te Dibres. Si qender e banuar eshte shume e hereshme, por zhvillimin me te madh e mori pasi qyteti i Dibres, qendra me e madhe e gjithe krahines, mbeti jashte kufirit shteteror.
Lugina e Drinit te Zi dallohet per prodhimin e drithrave, sidomos grure e miser, per prodhimin e fasuleve, dhe te frutave, vecanerisht te molleve, arrave, geshtenjave, qershive dhe kumbllave, si dhe per prodhimet blegtorale, sidomos nga dhente. Mbi lumin e Drinit jane ndertuar tri hidrocentrale te medha (i Vaut te Dejes, Fjerzes dhe Komanit). Keto hidrocentrale japin pjesen me te madhe te energjise elektrike te te gjithe Shqiperise. Aty gjendet industria e Bakrit dhe ajo e perpunimit te produkteve bujqesore.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Gusht 2003 18:09
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Lugina e Matit dhe vargjet e Skenderbeut

Lugina e Matit shtrihet midis vargjeve te Lures dhe te Skenderbeut. Ka me teper karakterin e nje grope te madhe dhe te perzgjatur ( 35km e gjere), me reliev shume te coptuar. Pjesen me te ulet te saj e ze liqeni artificial i Ulzes, qe furnizon me uje hidrocentralin me te njejtin emer.
Vargjet e Skenderbeut perbehen nga dy vargje malore dhe shtrihen ne perendim te rajonit, nga Vau i Dejes ne luginen e Shkumbnit te mesem. Ne perendim te tyre shtrihet vargu Kruje-Dajt. Ne lindje shtrihet vargu i Skenderbeut, ne te cilin lartesohen mali i Skenderbeut, dhe Mali me Gropa( e ka mar kete emer nga gropat e shumta karstike qe ka).
Lugina e Matit ka popullsi me te shumte dhe me te dendur. Ajo paksohet drejt lartesive te shpateve te maleve te Skenderbeut, duke aritur deri ne rreth 900m. Midis qendrave te banuara, gjenden dhe tri qytetet e njesise: Burreli, Klosi dhe Uleza.
Bureli eshte i vendosur ne taracen me te larte te Matit. Eshte qender administrative e kulturore e rrethit te Matit. Prane tije ndodhet uzina e shkrirjes se kromit.
Klosi eshte vendosur ne tarracen me te ulet te Matit. Eshte qytet bujqesor, i permendur per cilesin e larte te veres dhe rakis.
Lugina e Matit eshte mjaft e permendur per kultivimin e drithrave, vreshtave, qershive, molleve etj; ne blegtori dallohet per mbizoterimin e bagetive te imta etj.
Mbi lumin Mat u ndertuan dy hidrocentrale: i Ulzes dhe i Shkopetit, te cilet prodhojne sasi jo te vogle te energjise elektrike. Ketu gjendet dhe industria nxierese e kromit e metalurgjia e tij dhe industria per perpunimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale.



Malesia e Martaneshit, e Çermenikes dhe e Gollobordes

Shtrihen ne jug te lugines se Bulqizes.
Malesia e Martaneshit dallohet per perberjen magmatike, me te cilenlidhet minerali i kromit, per cirqet dhe liqendet akullnajor, per pasurite e shumta pyjore.
Malesia e Çermenikes, e perbere kryesisht nga terigjenet dallohet per relievin shume te coptuar kurse Malesia e Gollobordes, e perbere kryesisht nga gelqerore, ka pamjen e nje pllaje te valezuar plot gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara.
Popullsia ne malesine e Martaneshit, Çermenikes dhe Gollobordes eshte e pakte dhe e vendosur jo vetem ne gropat dhe ne luginat, por edhe ne shpatet e maleve. Kjo popullsi eshte kryesisht fshatare, Qytetet u formuan ne qendrat e industrise se kromit (Bulqiza dhe Krasta).
Bulqiza qytet i ri, ndodhet ne luginen me te njejtin emer. Ky eshte qyteti i minatoreve te kromit dhe i punonjesve te pasurimit te kromit; eshte qender andministrative e rrethit me te njejtin emer.
Ne malesine e Martaneshit gjenden disa miniera te mineralit te kromit. Ajo mund te quhet dhe malesia e kromit. Ne qytetin e Krastes dhe te Bulqizes gjenden fabrikat e pasurimit te ketije minerali. Krahas kesaj, ne kete malesi shfrytezohen pyet e shumta. Tokat e punueshme jane shume te pakta, vetem disa ngastra te vogla. Me e eprhapur eshte blegtoria dhe mbareshtimi i dhive.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2003 23:02
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.