Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Divorce Albanian Style
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Divorce Albanian Style

Ky dokumentar tregon persekutimin qe i behej çifteve me gra ose burra te huaj ne kohen e komunizmit. Tre histori te dhimbshme dhe intervista me prokuroret e asaj kohe qe i kane torturuar dhe burgosur. Mes tyre gruaja e pare qe mori PhD ne Shqiperi, Voila, e cila sot jeton ne Rusi.

Regjizorja bullgare Adela Peeva ka arritur te nxjerre ne drite aspekte qe shqiptaret nuk i nxjerrin dot vete.





-------------------------
Marre nga Shekulli:
Ka tre vjet që qarkullon nëpër salla të mbyllura festivalesh nëpër Evropë dokumentari "Divorc shqiptar" (Razvod po Albanski, Bullgari 2007, 66') i regjisores Adela Peeva, por në Shqipëri, në Tiranë, dje u shfaq. Pasojat e vitit 1961, pas denoncimit që Hrushovi i bëri krimeve të Stalinit dhe vendimi i Enver Hoxhës për t'u ndarë nga kampi social-komunist, janë shtrati i ngjarjeve që Peeva tregon nga diktatura më e gjatë në Evropë.

Një nga gjërat dramatike që ngjau ishte ndarja e çifteve të përziera, burra shqiptarë, të shkolluar në vendet e Lindjes, me gra nga këto vende ndaj të cilave ra njëfarë hakmarrjeje kur u akuzuan në një zë për spiunazh dhe sabotazh.
Ky është divorci për të cilin flet Peeva dhe stili shqiptar që ndërton vetë stilin e dokumentarit. Kësaj strukture regjisorja i jep ndriçim maksimal.

Arsyet pse dy duhet parë ky film janë së paku dy. Profesionalizimi i Peeva-s për të shkuar tek burimet, arkivorë dhe njerëzorë. Edhe burimet njerëzore ajo i shfrytëzon njëkohësisht.
Dokumentari tregon rastin e çiftit shqiptaro-polak dënuar me vdekje.

Dënimi u kthye në 25 vjet burg për burrin, Vasil Orgocka, ndërsa gruaja, Barbara, u lirua falë ndërhyrjes së ambasadës polake. Barbara kthehet në Varshavë por shëndeti i saj mendor nuk ka kthim mbrapa për shkak të drogave që ishin përdoror ndaj saj në periudhën hetimore.

Rasti i dytë është historia e gruas ruse, Voila Sharanova e dënuar me 10 vjet burg. I shoqi shqiptar u divorcua prej saj, për të treguar devotshmëri ndaj regjimit. Edhe i biri, mjek, pranoi publikisht në një mbledhje të rinisë komuniste se e ëma ishte "armike e popullit" dhe refuzoi ta takojë edhe pas lirimit të saj. Sot jeton në Moskë. Peeva e ka intervistuar atje, siç ka intervistuar edhe të birin në Tiranë.
Rasti i tretë është, ajo ruse ai shqiptar, që pas burgut u bashkuan me fëmijët.

Pamë dje tri intervista tronditëse nga persona të përfshirë në organet hetimore dhe ligjore të diktaturës. Një oficer i Sigurimit në shërbim për survejimin e të huajve; një hetuese që i ka marrë në pyetje dhe që sot drejton një kompani private në Tiranë; dhe prokurori që ka mbrojtur akuzën në të tre rastet.

Duhet të jetë hera e parë që në ekran shfaqen tri portrete të këtij krahu, që pavarësisht përgjegjësisë së lartë për detyrën dhe vetëdijes se s'kanë motiv të kërkojnë kurrfarë ndjese, ata përbëjnë një burm unikal që guximi i Peeva-s i nxori në publik. Mbi të gjitha i nxori nga pozicioni i njëanshëm.

Kjo mënyrë të punuari nuk është investigim që ka për qëllim skandalin, është një kërkim rigoroz që ka për qëllim njohjen.

Adela Peeva (1947), autore e dokumentarit provokues "Whose is this song?" (2003), jep me "Divorc shqiptar" një leksion: para se ta interpretosh historinë, tregoje njëherë.

Prandaj një dokumentar si ky nuk kishte të ngjarë ta bënte një regjisor shqiptar. Guxim për të folur me historinë ndonjëherë mund të jetë edhe një gjest: Ngritja e historisë nga pozicioni i ndenjëses së ngrohtë e me miza dheu - ndryshe postiqe - ku janë ulur dy breza të fundit shqiptarësh.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2010 18:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Interviste me regjizoren

--------------------------------------
Shekulli ka kohe qe nxjerr online shkrime paçavure, por kur jane intervista behen goxha te palexueshme. S'merret vesh ku eshte pyetja e ku pergjigja. Sidoqofte po e hedh ketu.
-------------------------------------


Intervista para premierës me Adela Peeva-n


Sonte shfaqet premiera, keni ftuar ndonjë nga personazhet?


Kam ftuar persona nga grupi, atë që më ndihmuan të bëj filmin. Nuk di nëse do të vijnë. Do doja që të ishin këtu personazhet kryesorë por ata jetojnë në Korçë dhe nuk kishim mundësi financiare që të vinin.

E kanë parë dokumentarin ata?
Po. U kam nisur një kopje.


Si kanë reaguar?


Reagimet kanë qenë të ndryshme. Prisnin një film të gjatë. Janë disa histori, si për shembull e burrit të quajtur Foto Proko që nuk është përfshirë. Kjo më duket pak delikate. Por kam bërë një pjesë 25 minuta që mund të ishte vazhdimi i kësaj historie, por nuk ka ndonjë TV të interesuar për një cikël të tillë.


Kur dëgjon ç'është ky film, përgatitesh për diçka të gjatë e të detajuar. Pastaj shikon "Divorc shqiptar" dhe sheh se ju keni koncentruar gjithçka në 66 minuta, keni shkuar drejt e në temë.
Unë tregoj histori dhe më pëlqen të tregoj.


Nëse i vë vetes qëllim ta bësh këtë gjë, atëherë duhet të kapesh fort pas historisë që do të tregosh. Kjo është e vështirë. Në këtë rast gjithë vëmendja ime ka qenë ndaj këtyre njerëzve, për ta, për shkak të tyre dhe falë tyre.
Po ju çfarë prisnit më shumë?

Rutinën e dokumentarëve historikë: pak më shumë histori të Shqipërisë, shpjegime akademike përse ndodhi kjo dhe ajo etj..


Ky film nuk është bërë vetëm për shqiptarët, por mban parasysh gjithë njerëzit kudo që ndodhen, sepse është e rëndësishme që ata që nuk jetojnë në Shqipëri, të kuptojnë çfarë ka ndodhur këtu.


Ajo që unë tregoj për historinë e Shqipërisë është e prerë, precize, e qartë. Ndoshta për audiencën bullgare është disi më e lehtë për të parë "Divorcin shqiptar" sepse ne kemi pasur pothuajse të njëjtin regjim deri në njëfarë kohe dhe audienca bullgare identifikohet me këto histori. Por shikuesit perëndimor apo të tjerëve më larg nesh duhet t'ua thuash saktë dhe qartë dhe çfarë ka ndodhur dhe menjëherë të përqendrohesh tek historitë e këtyre njerëzve. Ky nuk është film historik.


Në intervistën tonë të parë, kur sapo kishit filluar punën, ju premtuat edhe një portret të Enver Hoxhës tek ky film. Ju e prezantuat në pak filmime që nuk i kemi parë. Një lider tek ndez cigaren me shkathtësi, dhe ulet me një libër në dorë si të ishte një studiues në ditën e zakonshme.


Filmimet e Enver Hoxhës mendoj se rrinë mirë me të tërën, me atë çfarë po ndodhte asokohe. Enver Hoxha ishte burrë shumë i pashëm dhe gjithnjë jam përpjekur të gjejë foto në arkiva ku duket kjo gjë. Një burrë i pashëm dhe i shkolluar, edhe këta njerëz për të cilët unë flas ishin të pashëm, të shkolluar. Të dyja palët janë shqiptarë. Kështu që përshtypja vizuale e këtij njeriu është e mirë.


Personazhet e këtij filmi janë vërtet të bukur kurse historia është e tmerrshme. Ky është shoku i parë. Pastaj ata reflektojnë dhe sheh se si shpirti i tyre lëviz.

Materiali arkivor jep pak nga marrëdhënia e turmës me udhëheqësin.
Ky nuk ishte qëllimi im. Nuk jam specialiste e historisë së Shqipërisë, kështu që nuk
Unë jam impresionuar nga arkivat.


Arkivat ruse kishin shumë materiale për Shqipërinë e asokohe deri në gjashtëdhjetën. Shumë kronikanë vinin nga BS për të filmuar ngjarje në Shqipëri që janë shumë mirë të filmuara. Kërkimi im ka qenë vërtet themelor. Kam udhëtuar disa herë në Rusi për të gjetur çiftet, më pas për materialet arkivore. Ka qenë një udhëtim i gjatë kërkimor. Të njëjtën gjë kam bërë në Shqipëri.


Edhe disa filmime nga kongreset e partisë duken të reja për publikun shqiptar.
Është e çuditshme kjo punë. Shikoni, unë sapo kam mbaruar filmin dokumentar për kryebashkiakun e Sofjes më 1934-1944.


Do ju pyesim pak më vonë për Ivan Ivanovin.
Dua të them diçka. Ivan Ivanov, kryebashkiaku që modernizoi Sofjen, është njeriu që ndenji më gjatë në krye të bashkisë së Sofjes dhe bëri gjithçka për qytetin. Ishte shkolluar në Gjermani dhe kur erdhi sistemi komunist u dënua me burg. Pati jetë dramatike. Filmi pati impakt në shoqëri. Mora telefonata të këndshme dhe aspak të këndshme. Njëra vinte nga Akademia Bullgare e Shkencave.


Në film kisha frytëzuar materiale arkivore për Ivanovin si anëtar i kësaj akademie. Telefonata më pyeste: A je e sigurt? Ku i ke gjetur këto dokumente? E pyeta kush jeni, m'u përgjigj: unë jam shefi i arkivave. I thashë, o zot po ju jeni ulur mbi materialet që tregoj në dokumentarin tim.


Dokumentet që kam shfrytëzuar janë nga arkivat tuaja. Ndodh ndonjëherë që të ulemi mbi historinë tonë. thjesht i ulemi përsipër. Ndoshta ngaqë jemi ambientuar me këtë gjë, me historinë tonë, themi e dimë, themi dimë gjithçka.
Prandaj jam e impresionuar nga arkivat. Por kjo më kushton shumë, shumë, kohë, duke parë orë të tëra filmime.


Si i bindët tri karakteret: oficerin e Sigurimit, hetuesen dhe prokurorin?
A i ka pyetur ndonjë tjetër para meje këta njerëz?


....
Ata që kanë paguar me jetën e tyre a i ka pyetur njeri më parë? Nëse dikush ka shkuar dhe i ka pyetur dhe ata i kanë refuzuar, atëherë i bie që unë të kem filmuar vërtet diçka të jashtëzakonshme. Por them se askush nuk ka vajtur t'i pyesë këta njerëz.


Ishit e përgatitur që prokurori Pandi Konomi të reagonte në atë farë mënyre para kamerës suaj?


Jo, sepse kur folëm, i thashë se do të jetë një film për martesat e përziera, por nuk i kisha thënë për dokumentet që kisha gjetur. Por nuk është kjo gjë dhe aq e rëndësishme, dokumentet sekrete. Kam gjetur jo pak të tilla dhe kam marrë kaq shumë firma për këtë punë.


Për ish prokurorin kjo ishte diçka e jashtëzakonshme, sepse jeta e tij dukej kaq hermetik. I tregova dokumentet mbi çështjet që kishte mbuluar, me qëllim që të komentonte materialet. Dhe ai reagoi në atë mënyrë. E kam pyetur thjesht: çfarë ka ndodhur.


Të tre e dinin që do t'i filmoja. Ndoshta edhe ata kishin nevojë të tregonin ç'kish ndodhur. Unë u gjenda aty, jam një dëgjuese e mirë. Nuk doja që historia të tregohej vetëm nga njëra anë. Ka kaq shumë viktima në botë dhe njerëzit janë pak të lodhur. Këta njerëz janë të jashtëzakonshëm, kjo që u ka ndodhur atyre nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e re të botës. Por duhet t'i japësh mundësinë edhe palës tjetër të tregojë historinë e saj, që është pjesë e historisë.


Përse e intervistuat Ylli Hilën në Hotel Dajti? Vërtet që dekori është i mirë, krijon mister.
Në fakt kam qëndruar në Hotel Dajti me stafin tim sepse ishte lirë dhe në qendër të qytetit. Ka të ngjarë që kam qenë nga të fundit që ka ndenjur në Hotel Dajti, para se të mbyllej.


Hotel Dajti ka një histori. Unë aty kisha pothuajse zyrën time, takohesha me njerëz, organizoja gjithçka. Dajti u bë shtëpia ime. Por mi të gjitha Dajti është i lidhur me këto histori. Në Poloni kam intervistuar një diplomat polak që ka treguar se si policia sekrete survejonte të huajt në Hotel Dajti. Dhe ata e njihnin njëri-tjetrin. Të gjithë e dinin se kush do ta ndiqte njërin apo tjetrin. Dy makina kishte rrotull: njëra e Ambasadës, tjetra e policisë sekrete. Aty takoheshin të gjithë. Jam e kënaqur që e filmova aty Ylli Hilën...


E dinë këta njerëz që filmi shfaqet sot këtu?


Jo nuk e dinë. Shpresoj që kjo gjë të mos përdoret politikisht, çka nuk është ky qëllimi i filmit.


Ndodh që regjisori edhe ai i dokumentarit të jetë shumë i lidhur me një nga personazhet. Duket se ju keni më tepër afri me Voilën.
Ajo është e veçantë.


Ajo thotë jeta nuk është një shëtitje në park..
Historia e saj është e pabesueshme. Te Voila sheh dinjitetin e njeriut që ka mbijetuar përmes gjërave të rënda. Duket filozofe, nuk ekziston tek ajo ndjenja e hakmarrjes. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, ka marrë fund. Këto personazhe kanë kuptuar se po tregoj një histori tronditëse jo për të spekuluar.
Zakonisht personazhet e dokumentarit janë të ndjeshëm.


Montazhi është një element i rëndësishëm në këtë dokumentar. Kur Vasili tregon historinë e tij, duket se ka përballë Pandi Konomin.
Sepse ata janë pjesë e së tërës. Jeta e Pandi Konomit s'mund të ndahet nga jeta e Vasilit. Kjo ka qenë jeta jonë në kohën e komunizmit. Jemi produkte të sistemit, s'mund të tregosh histori po t'i ndash këto faqe njëra nga tjetra, edhe pse është vërtet e dhimbshme.


Çfarë ndjenit kur Ylli Hila akuzonte Barbarën se kishte qenë vërtet informatore për rusët, se ishte qitëse e shkëlqyer, etj..

Kjo është historia e tij dhe unë nuk jam gjykatëse. Unë jam dokumentariste dhe dua të rrëfej histori që duken të pabesueshme për jetën tonë. Konkluzionin le ta nxjerrë publiku. Gjithçka që kam gjetur e kam në këtë film. Simpatia ime shkon për Barbarën, por kjo është histori me të dyja anët.


Keni përdorur shumë fotot e vjetra. Historia e kopertinës është njëra nga ato.


E gjeta këtë foto të Vasilit dhe kur e pashë u shokova. Fotoja ishte fshehur në një sënduk, e kish fshehur nëna e Vasilit prandaj është në këtë gjendje. Jeta e tyre po ashtu u gris si kjo foto.

Pamje të vjetra nga Spaçi nuk gjetët?


Them se ajo që ofron Spaçi sot nëpërmjet rrëfimit të Vasilit aty në majë të kampit burg, është boll e tmerrshme për të përfytyruar Spaçin e dikurshëm.


Çfarë po bëni tani?

Disa gjëra. Një film për luftën e dytë botërore, bombardimin e Sofjes nga amerikanët. Është fjala për një të ri, një pilot kamikaz edhe pse në krahun nazist, donte të shpëtonte qytetin e tij nga ky bombardim. Ai shpërtheu kundër avionëve amerikanë dhe pas saj u bë hero.


A janë djemtë e këqinj vërtet të këqinj dhe a janë të mirët vërtet të mirë?


Ju preferoni të sillni histori nga e shkuara dhe t'i aktualizoni ato?


Asnjëherë nuk kam besuar se ne njerëzit nuk kemi zgjidhje. Ne gjithnjë e gjejmë një zgjidhje për gjërat, sado të vështira qofshin. Zakonisht thuhet: ashtu ishin kohët, por njeriu mban përgjegjësi për zgjedhjen që bën.


Këta njerëz që u kam kushtuar dokumentarin bën zgjedhjen e tyre, respekti im shkon për ta.
Po planifikoj diçka, një histori maqedonase që sërish lidhet me shqiptarët, por jam akoma në fillim të punës.


Me dokumentarin për Ivan Ivanov keni realizuar dhe një dokufiction?


Po, kam realizuar disa xhirime. Në vendin tim ka dokumentarë më të mirë se sa filma artistikë. Jam e lumtur që bëj pjesë tek kjo linjë. Dokumentaristika është një udhëtim i gjatë, shpesh vihesh përballë zgjedhjeve të vështira. Divorci shqiptar më mori 4 vjet.

Filmi artistik të jep më shumë njohje, por dokumentari... nuk di ç'të them. Pa të jeta do të ishte e mërzitshme.

Do të shfaqet "Divorci" në ndonjë TV shqiptar?


Shpresoj nëse plotësohen disa kushte sepse është një film që kërkon disa kushte të veçanta. Jam e lumtur që jam këtu. Ky festival nuk është politik. Ka të bëjë me të drejtat e njeriut, me të cilat merret edhe "Divorc shqiptar".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2010 18:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Komentin i fundit ne Youtube lexon:

euroalbanian88
11 months ago
kush jane keta shkerdhata qe qesin video sllave kunder krenarise shqiptare ne youtube


Nuk mjafton qe nje regjizor i huaj krijon dokumentar mbi te kaluaren e erret komunisteve. Ca shqiptareve i duket sikur i preket krenaria. Ky popull mban legene te tille qe duan te jene krenare me cdo kusht. Pra eshte popull qe stimulon krenarine e idioteve dhe kerkon te mbaje historine fshehur, sepse i vjen turp. Shkurt, popull qe stimulon legenet, ose popull me permbajtje te larte legenesh.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2010 18:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Komentin i fundit ne Youtube lexon:

euroalbanian88
11 months ago
kush jane keta shkerdhata qe qesin video sllave kunder krenarise shqiptare ne youtube


Nuk mjafton qe nje regjizor i huaj krijon dokumentar mbi te kaluaren e erret komunisteve. Ca shqiptareve i duket sikur i preket krenaria. Ky popull mban legene te tille qe duan te jene krenare me cdo kusht. Pra eshte popull qe stimulon krenarine e idioteve dhe kerkon te mbaje historine fshehur, sepse i vjen turp. Shkurt, popull qe stimulon legenet, ose popull me permbajtje te larte legenesh.

haha, nuk e pashe videon se sdua tja prishi ksaj muzikes qe po degjoj..
por kjo kritika jote eshte aq funny, sepse eshte aq djegse per ne shqiptaret, me nje dhoj sinqeriteti/serioziteti qe te ben te mendosh, (either you're wrong or right) se ja don te miren shqiperise.
kshtuqe, ik pirdhu o "klysh grek" mire e ka raimondi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2010 19:35
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Komentin i fundit ne Youtube lexon:

euroalbanian88
11 months ago
kush jane keta shkerdhata qe qesin video sllave kunder krenarise shqiptare ne youtube


Nuk mjafton qe nje regjizor i huaj krijon dokumentar mbi te kaluaren e erret komunisteve. Ca shqiptareve i duket sikur i preket krenaria. Ky popull mban legene te tille qe duan te jene krenare me cdo kusht. Pra eshte popull qe stimulon krenarine e idioteve dhe kerkon te mbaje historine fshehur, sepse i vjen turp. Shkurt, popull qe stimulon legenet, ose popull me permbajtje te larte legenesh.



Mendoj qe jane te dyja qe u permenden ne fjaline e fundit.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2010 19:45
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shshsh, mos fol gjera qe s'kupton kurt. Leji ndonje 50 dollarsh ne dore kamarierit dhe kenaqu me buzeqeshjen e tij. Per kusurin degjo kengen qe ke aty dhe mos e kompliko veten me art, kulture e nacionalizem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2010 19:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Kam degjuar dhe une nje histori te dhimshme te nje cifti . Nje inxhinier nga Kucova martuar me nje ruse. Kishin dy djem me duket. Rusja punonte si mesuese. Te gjithe e donin shume.
U prishen marredheniet me Rusine, ky futet ne burg, dhe Rusen e kthejne ne vendin e saj. Nuk u martua me Rusia.
Ne demokraci Rusia dergon djemte e saj te kerkojne babain. Djemte burra tashme dhe goxha me punera te mira ne Rusi. Babai ishte rimartuar, kishte femije me gruan e dyte. Gruaja po i vdiste nga semundje e keqe. U munduan ta ndihmonin gruan e babait djemte, por ajo se kishte te gjate. Vdiq.
E moren babain me vajzen e tij dhe te fejuarin e saj ne Rusi.Dhe sot e kesaj dite jetojen atje. Shtepia e tyre eshte bere si strehe e ngrohte mikepritese per gjithe Shqiptaret qe vizitojne Mosken. Mua ma treguan goxha me hollesi, por nuk i mbaj mend gjithe hollesirat.
Kur ma treguan mu renqeth mishi. Shume e dhimbshme. Ruia e paska dashur shume e shkreta sa nuk u martua me dhe direkt ne demokraci dergoi djemte te kerkonin babane.
Si nuk eshte bere nje film Shqiptar qe trajton nje teme te tille?!

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Tetor 2010 13:47
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Divorce Albanian Style

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.