Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Ekonomia-te ndryshme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Lightbulb

Ekonomia-te ndryshme

Greqi, 90 % e shqiptareve me llogari bankare

ATHINE - Numri i larte i emigranteve te huaj ne Greqi nuk ndikon ne rritjen e papunesise, perkundrazi, ka ndihmuar ne ngritjen ekonomike te vendit. Sipas nje studimi te Bankes Kombetare te Greqise, nje nga institucionet me teknokratike dhe me te besueshme te Greqise, emigrantet e rriten me rreth nje milion banore popullsine dhe me punen e tyre kontribuan qe Greqia te pranohej ne zonen e euros.

Studimi thote se te ardhurat mesatare vjetore te familjeve emigrante perllogariten ne 12 000 euro ne vit. Emigrantet bejne kryesisht punet qe nuk preferohen nga vendasit, keshtu qe ne te vertete nuk u marrin vendet e punes grekeve, ndersa ndikojne ne rritjen e produktit te pergjithshem kombetar dhe ne krijimin e vendeve te reja te punes, thuhet ne studim.

Po ashtu, procedura e legalizimit te emigranteve dhe kontributet qe ata derdhin per sigurimet shoqerore, frenoi rrugen e perkeqesimit te sistemit te siguracioneve, shtohet ne te. Nga te dhenat e studimit, rezulton se ne Greqi ndodhen ne menyre te ligjshme rreth nje milion emigrante. Nga keta, 65 per qind jane shqiptare, 20 per qind jane polake, ukrainas, gjeorgjiane, bullgare dhe rumune, ndersa pjesa qe mbetet perbehet nga emigrante te kombesive te tjera.

Sipas bankes greke, 90 per qind e emigranteve shqiptare ne Greqi kane llogari bankare ne bankat vendase. Kohet e fundit emigrantet kane filluar te perfitojne edhe kredi, kryesisht per blerje banesash dhe automjetesh. Ndonese numri i kredimarresve emigrante nuk eshte vecanerisht i madh, ai paraqet, megjithate, tendenca konstante rritjeje.

Sipas Bankes Kombetare te Greqise, depozitat e emigranteve te huaj ne bankat vendase kapin shifren e 3 miliarde eurove, shume e barabarte me 60 per qind te Produktit te Pergjithshem Kombetar te Shqiperise.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datė 30/09/2003 ora 16:38

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2003 10:02
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Lightbulb

Emigracioni i trurit

Prof.Dr.VANGJEL MOISIU

Emigracioni është një fenomen social dhe me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria në këtë aspekt nuk bën përjashtim. Emigracionet shqiptare në drejtim të Amerikës janë nisur që nga viti 1886. Po kështu edhe në viset evropiane e gjetkë. Rrjedha e emigracionit të shqiptarëve ka njohur batica e zbatica në përputhje me vështirësitë dhe krizat e brendshme dhe në vartësi të faktorëve të jashtëm, luftërave botërore dhe krizave ekonomike të karakterit ndërkombëtar. Por fluksi më i dendur i paparë në historinë e Shqipërisë lidhet me periudhën e fundit të shekullit të kaluar, vitet e tranzicionit pas përmbysjes së diktaturës moniste. Periudha e tranzicionit u shoqërua me një hemorragji të pandalshme të procesit të emigracionit në drejtim të vendeve perëndimore në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikim arsimor të fëmijëve. Tranzicioni me komplekset e vështirësitë do të sillte natyrshëm rritjen e emigracionit. Kjo ishte e pashmangshme po të kemi parasysh bashkëveprimin e faktorëve të tillë si: varfëria ekstreme dhe niveli i ulët i jetesës, vështirësitë e punësimit pasiguria në jetë dhe përhapja e krimit, pra mungesa e perspektivës për të ardhmen. Ndër njerëzit që emigrojnë shumica janë intelektualë, specialistë të sferave të ndryshme, njerëz të kualifikuar me grada e tituj shkencorë.
Sipas të dhënave rreth 41% e intelektualëve që kanë ikur janë profesorë dhe doktorë shkencash, inxhinierë, agronomë, ekonomistë, specialistë të fushave elektronike, njerëz të kualifikuar të katedrave universitare. 60% e tyre janë meshkuj, kryesisht të rinj që preferojnë Amerikën, Kanadanë dhe vendet evropiane perëndimore. Këta njerëz përbëjne trurin e kombit, forcën intelektuale të specializuar që largohet në kërkim të bregut të lumturisë. Megjithë shpresat e mira emigrimi shkakton në mënyrë të pashmangshme një farë çrregullimi të ekuilibrit. Kur njeriu nuk ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal, humbet sigurinë, bëhet më skeptik ndaj vetvetes. Dicka prej identitetit të natyrshëm dhe unit fillestar e thelbësor të rrëzohet përgjithmonë sepse duke humbur atdheun, njeriu humbet më shumë se një copë tokë të rrethuar me kufij. Në truallin amtar për dekada të tëra plazmohet vetëdija, virtutet dhe traditat kombëtare që trashëgohen brez pas brezi. Mjaft prej emigrantëve janë rikthyer me një eksperiencë të vyer pune dhe pasuri për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. Emigrimi krahas të mirave mbart me vete edhe rrezikun e një fuzioni apo asimilimi gradual, sidomos tek fëmijët dhe tek rinia shqiptare që jeton në emigracion.
Asnjë komb apo popull nuk mund të ecë përpara pa shkencën e shkencëtarët e vet, pa njerëzit e kualifikuar dhe intelektualët që përbëjnë potencialin kryesor të atdheut. Një shtet është i fortë kur ka burime e potenciale të fuqishme intelektuale dhe shkencore. Që ajka e kombit dhe rinia të mos largohet, që inteligjenca të qëndrojë në atdhe është më se e nevojshme që shteti shqiptar të zgjidhë dy probleme thelbësore, së pari të sigurojë punë për rininë dhe specialistët dhe së dyti t’i paguajë mirë. Angazhimi i kësaj force krijuese intelektuale lidhet me rritjen e stabilitetit politik e shoqëror, demokratizimin, integrimin, forcimin e ligjshmërisë dhe të mirëqënies.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2003 16:42
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Gilbo: Nga rritja ekonomike pėrfiton vetėm Tirana.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Shqipërinë, Tim Gilbo gjatë një intëerviste të dhënë për radion VOA, deklaroi se nga rritje ekonomike e Shqipërisë ka përfituar vetëm kryeqyteti i saj, Tirana. Sipas tij, qeveria duhet të punojë për të ulur nivelin e varfërisë në vend. “Mendoj se veçanërisht që nga viti 1998, Shqipëria ka qenë tepër e sukseshme; një vend me një rritje vjetore ekonomike prej më tepër se 7 për qind në vit, një shifër tepër e mirë, por do të thoja se nga kjo ka përfituar më tepër Tirana. Sfida tani mbetet se si nga kjo rritje ekonomike të përfitojnë edhe të varfërit në Shqipëri. Synimi ynë për nxjerrjen e njerëzve nga varfëria, nuk ka patur suksesin e nevojshëm”, tha Gilbo. Ai bëri të ditur se Banka Botërore po përgatit një studim, i quajtur memorandumi ekonomik për Shqipërinë, në të cilin do të përcaktohen fushat e ndihmës për vendin tonë gjatë katër viteve të ardhshme. Gilbo, në intervistën e tij dha mendime edhe për nivelin e korrupsionit në Shqipëri, duke theksuar në të njëjtën kohë se qeveria duhet të rrisë luftën ndaj këtij fenomeni. “Korrupsioni është një fenomen i përhapur tek një numër i madh vendesh në zhvillim dhe veçanërisht në vendet e Evropës Qendrore. Treguesit e gjendjes së korrupsionit në Shqipëri, tregojnë se ai është një problem, për të cilin mbetet shumë për të bërë. Banka Botërore ka operacione të ndryshme, si për shembull mbështetja për reformat strukturore, që ndërmerr qeveria për përmirësimin e politikave të menaxhimin dhe përdorimin e fondeve publike”, theksoi përfaqësuesi i BB-së. Ai ka ngulmuar në zbatimin e projektit të transparencës së përdorimit të fondeve publike. “I ashtuquajturi Projekti i Transparencës për Tiranën, synon ta bëjë qeverinë më transparente, që ajo ta sqarojë publikun, se si shpenzohen paratë. Këtu do të thoja se përpjekjet kanë qenë shumë të suksesshshme, prandaj Banka Botërore po shikon mundësinë ta zgjerojë më tej këtë program”, theksoi Gilbo.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Maj 2004 08:52
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Ekonomia-te ndryshme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.