Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Procesi krijues i artistit!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Procesi krijues i artistit!

Frymezimi shpeshhere nuk e ka burimin as thjesht tek njera sfere shpirterore (vetedija), as vetem tek tjetra (nenvetedija). Ndodh qe imazhi teresor nis ne fazen e se pandergjegjshmes, kur ai ende nuk eshte i qarte, por plotesisht saktesohet dhe behet me i qendrueshem ne fazen e perpunimit te ndergjegjes, ku qartesohet dhe formesohet ose shfaqet teresisht ne vetedije, madje duke shfrytezuar perfytyrime ose figura objektive. Aty-ketu, frymezimi lind, dhe aty-ketu mbaron tok me mbarimin e krijuesit.

po te shprehemi me fjalet e Kadarese, embrioni i vepres, nga nje njolle e hirte ndryshon e merr forme te dallueshme.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2004 12:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

GJURMIME NE PROCESIN KRIJUES TE ARTISTIT

Eshte pranuar dhe eshte theksuar nga studiues te njohur dhe nga shume krijues se vepra e artit nuk mund te kuptohet dhe te vleresohet si duhet pa u njohur mire edhe procesi i krijimtarise artistike, “laboratori krijues” i artistit. “Art sit e tille net e vertete nuk ka. Ka vetem artiste”. Me kete fraze e nis librin e vet “Historia e artit boteror” E.Gombric, duke terhequr vemendjen, midis ceshtjeve te tjera, edhe per nevojen e njohjes se vecorive te punes krijuese te artistit. Nje shekull me pare, teoricieni i njohur francez Ipolit Ten ka shkruar:”Cdo krijues duhet te merret ne pyetje (te intervistohet) te pakten nje here nga nje specialist i artit”.
Ndersa shkrimtari yne I.Kadare, ne librin “Ftese ne studio”, ne te cilin ben fjale per procesin e vet krijues, ka vene ne dukje :”Zberthimet e pasakta te vepres prej studiuesve e kritikes…mund te jene gjithashtu nje shkas per libra si ky”. Dhe me tej ka shtuar:”Nderkaq te gjithe duan te dine prej shkrimtarit si punon”. Shume studiues te sotem te artit, jo vetem qe kane shtruar nevojen e njohjes se procesit krijues, por edhe kane shtjelluar ceshtje metodologjike e shkencore te tij. Ndonje autor keto ceshtje i ka shtjelluar si psikologji e krijimit, por sic jane shprehur R. Uellek dhe O. Uoren “ne thelb psikologjia eshte vetem faza pergatitore per aktin e krijimit… NE NOCIONIN “PROCES KRIJUES” HYN NJE RRUGE E TERE, QE NGA IMPULSET FILLESTARE TE PAVETEDIJSHME TE NJE VEPRE LETRARE E DERI TE NDREQJET ME TE FUNDIT TE TEKSTIT…” Ne shtypin tone, ndonese jane botuar shume shkrime, biseda e intervista me artiste, ato jane kufizuar me teper rreth marredhenieve te krijuesit me jeten, shpesh te interpretuara nga kendveshtrime te ngushta, me thjeshtezim te skajshem te idese se arti shpreh realitetin. Megjithate ne keto biseda dicka mund te qemtohet per vecorite krijuese te disa artisteve. Studimi i ketij procesi ne praktiken tone artistike veshtiresohet edhe se, vec dy libra: “Gjurme jete” te O.Paskalit dhe “Ftese ne studio” te I. Kadares, mungojne botime te gjera per “laboratorin krijues”. Po ashtu mungojne ose jane te rralla skicat ose shenimet e para per vepra te ndryshme, ditaret e shkrime te tjera te krijuesve tane per keto ceshtje. Procesi i krijimtarise artistike ne mendimin estetik dhe ne shkrime kritike per artin shpesh eshte paraqitur si dukuri e pakapshme dhe e pamundur qe te njihet. Eigmat e kesaj sfere magjepese te aftesive krijuese njerezore nuk zbulohen me lehtesi para studiuesve . Edhe vete krijuesi, sic eshte shprehur I.Kadareja, “eshte ne gjendje te rrefeje per netet e tij me muzen, domethene per artin e tij, vetem gjer ne nje fare pike, me tutje atje ku mjegulla dendesohet ai ndalet”. Shkrimtare e artiste shpesh nuk pranojne te nxjerrin ne drite sekretet e thellesive shpirterore, ku ngjizet vepra e artit. Ndonje artist yni kete kundershtim e ka shpjeguar me fabulen e njohur te shumekembeshit, dhe atehere u ngaterrua e nuk ecte dot fare. Platoni ne dialogun “Jon” ka vene ne dukje se vete poetet, me pak nga te gjithe, e dine se ne c’menyre ata krijojne. Psikolog dhe estete, qe jane marre me keto ceshtje, njezeri kane theksuar se artisti karakterizohet nga nje force e brendshme per t’i ruajtur thelle ne shpirt, per te mos i treguar perfytyrimet e veta estetike dhe proceset e padukshme te vetedijes krijuese. Aq me teper ne kushtet e monizmit shkrimtaret dhe artistet nuk kane dashur t’i vene ne dukje burimet fillestare te krijimit te tyre, sepse ato mund te keqinterpretoheshin. Studiuesi A.Uci ka vene ne dukje:”Njohja e procesit krijues te veprave artistike, zbulimi i “laboratorit” te punes krijuese, qe i ka paraprire te dhenat rreth biografise se veprave kane nje rendesi te madhe per te shpjeguar shume ane te tyre. Nuk eshte i rastit interesimi qe tregojne studiuesit e artit per doreshkrimet, per aspektet teknologjike, per skicat e punimet pergatitore, qe jane dokumente te rendesishme per te kuptuar shume aspekte te veprave artistike”. Nje pjese e studiuesve qe jane marre me me proceset krijuese artistike, si edhe disa artiste, duke bere fjale per burimet e krijimtarise, kembengulin ne idene se gjithcka nis dhe realizohet teresisht ne nenvetedije. Por te tjere autore dhe artiste pranojne se gjithcka realizohet teresisht dhe vetem nen kontrollin e plote te ndergjegjes dhe te arsyes se krijuesit te vepres…Shume studiues dhe artiste kane provuar se ka nje lidhje te perhershme, te panderprere dhe te gjalle midis te dy sferave te botes shpirterore te krijuesit. Shume procese “fillojne ne sferen e se pandergjegjshmes, kane shpesh vijueshmeri ne ndergjegje dhe e kunderta, shume nga perfytyrimet e ndergjegjshme shtrengohen te kalojne ne seren e nenndergjegjes”… Artisti e ndjen veten te frymezuar papritur bga ide origjinale; ai shikon tablo, te cilat me pare kurre s’i kishte pare; atij i vijne ne mendje subjekte, te cilat duken sikur nuk kane ndonje baze te drejtperdrejt me pervojen dhe kujtimet e tij. Edhe disa artiste shqiptare, ndonese kane theksuar se krijimtaria e tyre eshte nje proces teresisht i ndergjegjshme, kane permendur se u ka ndodhur te kene pasur nje situate krijuese momentale e te papritur, disi si “jashte vemendjes se tyre”, madje ne gjendje gjumi a te pergjumur. Artistet sit e gjithe njerezit tjere, qe nga femijeria dhe gjate tere jetes “thithin” mbresa dhe marrin pershtypje te vazhdueshme nga bota e mjedisi, fitojne emocione te ndryshme. Shume nga keto dalin jashte vemendjes, por ato lene gjurme ne shpirtin e tyre. Perfytyrimet e paqarta, te panjohura “depozitohen” pa nderprerje ne nenvetedije dhe krijojne nje pasuri imazhesh te jashtezakonshme, por kaotike. Dallimi midis perfytyrimeve qe ruhen ne nenvetedije te artistit dhe te perfytyrimeve qe jane te qarta e te vetedijshme eshte aq e percaktuar, saqe s’jemi aq te sigurte se c’eshte e njohur dhe e qarte dhe c’eshte e erret dhe e fshehte. Prandaj pranohet te flitet me shume per shkalle qartesie te imazheve, sesa per dallime cilesore. Shkrimtari dhe teoricieni i njohur i artit, Umberto Eko, ndonese eshte i bindur se shkrimtari eshte krejtesisht i qarte dhe i ndergjegjshem per ate qe krijon, jep nje ide interesante per momentin fillestar. “Ka mundesi qe te dhenat e fillimit te jene te errata, fergelluese, te ankthshme, jo me shume se nje deshire a nje kuptim” I.Kadare per kete faze fillestare te imazhit te vepres letrare ka shkruar:”Ne fazen e pare, pra, (paraletrare, paralogjike, merreni sit e doni) vepra mund te pluskoje ne ndergjegjen e shkrimtarit si nje gje jo vetem pa forme, por edhe krejtesisht pa kuptim. Asnjehere nuk mund te dihet dita e zanafilles se nje vepre”. Shkrimtare dhe artiste kane vene ne dukje se burimet fillestare te vepres jane shpesh te padukshme e te panjohura. Shkrimtari Vath koreshi kete process enigmatik te brendshme shpirterore, ne nje interviste e ka shprehur keshtu:”Nuk dihet si ecen njeriu ne terren e brendshme te tij, si behet procesi i ndergjegjesimit… Shkrimtari ose artisti ne pergjithesi eshte “nje minator” qe nxjerr “mineral” nga thellesi te panjohura”.Shume studiues te procesit krijues te artistit jane perpjekur te sqarojne ato forca shpirterore “demoniake”qe nuk e lene artistin te qete, por e detyrojne pa tjeter te shprehe ne krijimtari shqetesimin e vet shpirteror. Mjaft artiste kane vene ne dukje se kane nje vuajtje te medha dhe shqetesim te vecante kur jane te mbushur shpirterisht me perfytyrime dhe emocione, qe u vlojne ne ndergegjen e tyre, por nuk i shfaqin dot. Prandaj tashme eshte pranuar se, kur artisti ose shkrimtari i tregon dikujt subjektin e nje krijimi, para se te nise ta realizoje ne teknikat perkatese, atij i humbasin shume perfytyrime dhe emocione. Kete proces shpjegon perralla e dashurise se djaloshit dhe e Zanes qe permend I. Kadareja ne librin “Ftese ne studio”… A.Roden ka shkruar:”Nuk mund te neglizhohet kurre asgje; ndergjegjja eshte plumci i artistit…Artisti duhet te jete njeri i shkences dhe i durimit”.

Jakup Mato

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2004 22:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Procesi krijues i artistit!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.