Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Kosova Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kosova

Vend ndodhja, kufijte dhe kushtet natyrore.

Kosova ndodhet ne pjesen pjesen qendrore te gadishullit te Ballkanit, ne udhekryq midis Adriatikut, Fushes se Panonis dhe Egjeut. Kosova kufizohet nga perendimi me mallin e Zi, nga veriu dhelindjame Serbine, nga juglindja me Maqedonine dhe nga jugperendimi me Rep.e Shqiperise. Brenda ketyre kufijve, sip. e Kosoves eshte 10 887 km².
Pozita gjeografike e Kosoves ka rendesi strategjike dhe eshte e favorshme per zhvillimin e ekonomise dhe per lidhjet kulturore dhe politike me boten. Keto lidhje i lehtesojne luginat, qafata dhe grykat, qe lidhin Kosoven me shtetet e Ballkanit dhe te Evropes Qendrore. Rendesi te vecante ka Gryka e Ibrit, e Kacanikut, Bistrices se Pejes dhe Gryka e Drinit te Bardhe, neper te cilat kalojne rruget kryesore te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Neper qafen e Morines dhe Qafen e Prushit kalojne rruget qe lidhin Kosoven me detin Adriatik.
Teritori i Kosoves ndertohet nga shkembinje te vjeter, me perhapje te kufizuar ne verilindje te Gjilanit. Mjafte te perhapura jane magmatiket dhe sedimentaret. Si rezultat i ketij ndertimi gjeologjik ku teritor ka pasur minerale te shumllojshme. Midis tyre dallohet qymyrguri i tipit linjit (Fushe-Kosove-Drenice dhe Rafshi i Dukagjinit).
Nga mineralet metalore dallohen mineralet e plumbit, zingut, nikelit, hekurit, boksiteve dhe kromit. Kosova eshte e pasur dhe me minerale jometalor, si: magnezite, mermer, talk, kuarcite, asbest, koalin, granite, dolomit, grafit etj. Kosova eshte e pasur gjithashtu me ujra minerale e termominerale (banja e Pejes, banja e Kllokotit etj.).
Relievi i kosoves eshte i larmishem. Viset e larta zene 63.5% te teritorit dhe shtrihen reth Kosoves ne forume vargmalesh. Njesite kryesore te relievit malor jane: Bjeshket e Nemura, Vargmali i Sharit, Kopaoniku, Vargmali i Drenices dhe zona malore ne juglindje dhe lindje te Kosoves. Brenda kesaj unaze malore shtrihen Fusha e Kosoves, Rafshi i Drenices, Rafshi i Dukagjinit dhe disa fusha me permasa me te vogla.
Ne Kosove dallohen tre tipe klimash: teritoret malore kan klime te tipit malor, me reshje te shumta debore, dimer te gjate e te ashper, e veret te shkurter dhe te fresket. Fusha e Kosoves ka klime kontinentale me dimer te ftohte dhe vere te nxehte e te thate; sasia e reshjeve rralle i kalon te 600 mm. Ne luginen e Dukagjinit ndikojne masat ajrore detare dhe per pasoj klima eshte me e bute dhe me e laget.
Lumenjte kryesore te Kosoves jane: Drini i Bardhe, Ibri, Sitnica dhe Lepenci. Ne rrjedhjen e siperme e te mesme, lumenjte dhe deget e tyre kalojne neper gryka e kanione dhe jane te rembyeshem, ndersa ne rrjedhjen e poshtme jane te qete dhe plot dredhime. Ne Bjeshket e Nemura dhe ne Malin Sharr ka liqene akullnajore qe, me peizazhet e tyre, kane vlera turistike.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 22:39
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Popullsia dhe vendbanimet

Megjithse gjat 100 vjeteve (1880-1991) nga Kosova ka pasur shperngulje te medha, kryesisht te shqiptareve, numri i popullsis se saj eshte ritur rreth 8 here.
Shtimi me i shpejte i popullsise u vu re ne periudhen 1961-1991 kur popullsia e Kosoves eshte shtuar me 1 240 000 banore ose me 41 000banore ne vit, sepse shperngulja e shqiptareve per ne Turqi u nderpre dhe ritmet natyrore te shtimit te popullsise u rriten shume. Pas vitit 1991, ritmet e shtimit te popullsise jane zvogluar, si pasoje e ritjes se emigracionit te popullsise per shkak te dhunes se ushtruar mbi te nga regjimi serb dhe i zvogelimit te ritmeve te shtimit natyror te popullsis.
Me te populluara jane teritoret e rrafsheta dhe ato perreth qyteteve, kurse popullsi me te rralle, kane zonat kodrinore dhe malore, te cilat qe nga viti 1961 jane dhe burimi i eksodit te popullsise.
Popullsia e Kosoves eshte perqendruar ne 1445vendbanime, nga te cilat vetem 30 jane te tipit urban (qytete). Popullsia e qyteteve eshte rritur gjate tridhjet vjeteve te fundit, kryesisht si pasoje e ardhjeve nga fshatrat. Qytetet kryesore jane: Prishtina me rreth 200 000 banore, Prizereni dhe Peja me rreth 80 000 banore, Mitrovica e Gjakova me rreth 75 000 banore, Ferizaj e Gjilani me rreth 60 000 banore. Ne fshat jetojne rreth 60% e popullsise, por per shkak te kushteve te veshtira te jeteses, nje pjese e fshatrave, kryesishte te zonave te thella, kane prirje te shpopullohen.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 22:42
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Vecorite e zhvillimit ekonomik

Kosova eshte vendi bujqesoro-industrial.
Bujqesia perben burimin kryesor te te ardhurave per pjesen me te madhe te popullsise se saj dhe eshte zhvilluar me ritme shume te ngadalta. Toka mbillet kryesisht me drithra. Perdoren ende pak mekanizma dhe kimikate. Vetem nje pjese e vogel e sip. se punueshme ujitet.
Blegtoria, ku mbizotrojne racat e vendit, jep rreth gjysmen e prodhimit bujqesor. Pjesen me te madhe te prodhimit blegtoral e japin bgetite e imta.
Industria ne Kosove eshte bazuar kryesisht ne nxierjen e mineraleve, prodhimin e energjis elektrike, industrin e lehte dhe ushqimore, materjalet e ndertimit, te cilat japin rreth 70% te prodhimit te pergjithshem industrial. Industria e Kosoves eshte perqendruar ne dy komuna: Prishtine dhe Mitrovice. Disa komuna ne rrethinat kane veprimtari industriale teper te kufizuar. Rjeti i rrugeve automobilistike dhe hekurudhore bashkon qendrat kryesore minerare te Kosoves me objektete e perpunimit te tyre ne ish-Jugosllavi. Pjese te tjera te teritorit, kryesisht ato rrethuese, kane mbetur krejtesisht te izoluara.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 22:45
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Rajoni Lindor

Teritori i Kosoves ndahet ne dy rajone te medha gjeografike: ne Rajonin Lindor ose Rrafshin e Kosoves (6567km²) ne lindje dhe ne Ranjonin Perendimor ose ne Rafshin e Dukagjinit (4320km²) ne perendim. Si kufi ndares i tyre sherbejne malet e Drenices.
Rajoni Lindor ose Rafshi i Kosoves perfshin gjithe pjesen lindore te Kosoves. Ky rajon dallohet per perberje gjeologjike te larmishme dhe per mbizotrimin e relievint kodrinor, i cili ze 68% te rajonit. Relievi fushor perfshin 25%, ndersa ai malor 7%. Klima eshte mesatare kontinentale, me ndryshim te madh temperature dhe reshje te pakta vjetore. Ne kete rajon jeton rreth 60% e popullsis se Kosoves, me dendesi te madhe (rreth 200 banor/km²). Rafshi i Kosoves ka ekonomi shumedegeshe. Krahas bujqesise, jane zhvilluar disa dege te industrise te lidhura me pasurite minerale (qymyrguri, plumbi, zinku etj.).
Ky rajon perbehet nga Fusha e Kosoves, Drenica, Anamorava, Llapi, Kollashini i Librit dhe Siriniqi.
Fusha e Kosoves gjendet ne pjesen lindore te Kosoves, midis maleve. Ajo ka shtrirje meridionale nga Mitrovica ne Kacanik. Fusha e Kosoves eshte formuar ne nje fundosje tektonike qe u mbulua nga liqeni dhe u mbush me depozitime liqenore. Ate e pershkon lumi i Sitnices me deget e saj. Sitnica eshte lume fushor, me rejedhje te ngadalshme, me prurje te pakta te ujit gjate veres se thate dhe me prurje te bolleshem gjat vjeshtes e pranveres se lagesht. Sitnica derdhet ne Iber.
Peisazhi agrar eshte mbizotrues, por hasen edhe pejzazhe urbane dhe industriale. Bujqesia eshte veprimtaria kryesore e ekonomise. Ne tokat pjellore te kesaj fushe riten gruri, misri, elbi, perimet, bimet foragjere dhe pemet frutore. Blegtoria eshte e drejtuar ne rritjen e gjedhit, te te imtave dhe te shpendeve.
Prania e rezervave te medha te qymyrgurit, nikelit, magnezit etj. ka nxitur zhvillimin e industrise nxjerrese dhe perpunuese. Ne kete nenrajon ndodhen dy ndermarjet kryesore industriale te Kosoves: Kombinati “Kosova” ne Obiliq (afer Prishtines), nje prej prodhuesve kryesor te energjis elektrike ne Ballkan, ku gjenden disa termocentrale me fuqi te madhe; kombinati “Trepca” ne Mitrovic ne te cilen gjenden objekete te shkrirjes se plumb-zingut, te elektrolizes, industris kimike, prodhimit te akumulatoreve etj. Ne Vushtri, ne jug te Mitrovices, eshte zhvilluar industria e metaleve.
Prishtina, Kryeqyteti i vendit ka nje pozite qendrore ne Fushen e Kosoves. Ajo eshte qendra kryesore administrative, kulturore dhe universitare. Aty ndodhet Akademia e Shkencave dhe e Arteve. Prishtina eshte qender e rendesishme e industrise tekstile, e industrise se prodhimit te amortizatoreve, industris se drurit, ushqimore etj.
Ne pjesen jugore te Fushes se Kosoves ndodhen qyteti i Ferizajt dhe Kaçanikut. Ne Ferizaj eshte zhvilluar industria e metaleve, e drurit dhe ushqimore, kurse ne Kaçanik dhe Hane te Elezit industria e materjale ndertimit.
Fusha e Kosoves pershkohet nga rruge te rendesishme automobilistike dhe hekurudhore. Ne afersi te Prishtines gjendert aeroporti i Kosoves. Rjeti i qendrave tregtare dhe turistike ne Prishtine eshte me i dendur se ne pjeset e tjera te vendit.Llojet me te zhvilluara te turizmit ne kete nenrajon jane: turizmi qytetar, kulturot dhe i biznesit.
Drenica gjendet midis Rafshit te Kosoves dhe Rafshit te Dukagjinit. Relievi ne pjesen veriore eshte kodrinor, ne pjesen qendrore, pllajor (pllaja e Llapushes), kurse ne skajin jugor eshte malor.
Drenica eshte zone bujqesore. Ne pjesen veriore dhe qendrore mbizotron pejsazhi agrar; ne jug pejsazhi pyjor. Pjesa me e madhe e popullsise aktive meret me bujqesi. Prania e rezervave te medha te nikelit dhe te qymyrgurit, kane nxitur zhvillimin e industris nxierse te tyre. Popullsia e kesaj zone eshte homogjene: mbi 98% te popullsise jane shqiptare dhe dallohet per shtimin e larte natyror.
Per shkak te veshtirsive per punesim dhe shkollim pupullsia shperngulet ne qendrat e aferta industriale e urbane. Qendra me e madhe urbane e Drenices eshte Skenderaj, ne veri, ku eshte zhvilluar industria e materjal-ndertimit dhe ajo e prodhimit te paisjeve te gjuetise, dhe Gllogovici ne jug i permendur per industrine e perpunimit te nikelit.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 22:46
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Pjese te tjera te rajonit lindor

Pervec Fushes se Kosoves dhe Drenices, ne rajonin lindor bejne pjese edhe Anamorava, Llapi, Kollashini i Ibrit dhe Siriniqi.
Anamorava shtrihet ne pjesen lindore te Rafshit te Kosoves, ku relievi eshte kryesisht malore dhe klima kontinentale. Ne pjesen me te ulet te teritorit shtrihet lugina e lumit Morave. Ne viset malore mbizotrojne pyjet, kurse pergjate Moraves shtrihen sip. e punuara. Ne kete lugine ka dendesine me te madhe te popullsise (200 banore/per km²).
Bujqesia eshte veprimtaria kryesore, kurse industria ka filluar te zhvillohet mbas Luftes se Dyte Boterore. Qendra kryesore e kesaj njesije te vogel eshte Gjilani, ku eshte perqendruar industria e tekstilit, e prodhimit te radiatoreve, e duhanit, e baterive etj. Si qendra komunale jane dhe Kamenica, qe dallohet per industrin e qeramikes, dhe Vitia, popullsia e se ciles meret kryesisht me veprumtari bujqesore. Ne afersi te Vitise ndodhet banja e Kllokotit, qender e rendesishme e turizmit kurativ.
Llapi eshte vazhdim i Fushes se Kosoves dhe shtrihet ne dy anet e lumit me te njejten emer. Ai lidhe Fushen e Kosoves me pjesen jugore te Serbise. Lumi Llap rjedhe ne tere gjatesine e kesaj hapsire dhe i jep asaj jet e gjalleri. Ne lumin Batllava eshte ndertuar liqeni artificial me te njejtin emer, i cili furnizon Prishtinen dhe rrethinat e saj me uje
Popullsia e Llapit eshte 100% Shqiptare. Llapi eshte nje zone agrare, ku bujqesia, blegroria dhe pylltaria perbejne veprimtarite kryesore te ekonomise. Qendra kryesore e Llapit eshte Podujeva, ku eshte zhvilluar industria e prodhimit te aramaturave per ndertimin dhe industria e polisterit.
Kollashini i Ibrit shtrihet ne te dy anet e lumit Iber, ne nje gjatesi prej 25km. Dallohet rrafshina rreth lumit dhe pjesa e ngritur malore ne te dyja anet e tij. Ka klime te ftohte kontinentale, reshje me te bolleshme dhe toka jo shume pjellore. Ne pejsazhin natyror mbizotrojne pyjet dhe kullotat. Per shkak te shtimit te vogel natyror dhe emigrimit, numri i popullsise ne Kollashine te Ibrit eshte zvogeluar. Blegtoria dhe pylltaria jane dy deget me te rendesishme te ekonomise. Qendra kryesore komunale eshte Zubin Patoku, ku eshte zhvilluar industria e tekstilit.
Siriniqi shtrihet ne te dy anet e lumit Lepenic, i cili derdhet ne Vardar. Siriniqi eshte rajon malor. Me ane te grykes se brodit ne lumin Lepenic, Siriniqi lidhet me Fushen e Kosove. Ne pjeset e larta te maleve verehen gjurme te veprimtarise akullnajore, si: cirqet, morenat etj. Per shkak te lartesise, temperatura mesatare e janarit ne Brezovic eshte - 2.8°C, dhe ajo e korrikut 18°C, kurse mesatarja vjetore e reshjeve 1000mm. Peisazhet mbizotrohen nga pyje dhe kullotat, kures ne rrafshin e Lepenices ka toka punuara.
Veprimtaria kryesore ekonomike e popullsise se Siriniqit eshte blegtoria. Bukurite natyrore, sip. e medha te pyjeve, terenet shume te pershtateshme per ski etj. ofrojne kushte shume te mira per zhvillimin e turizmit dhe te sporteve dimerore. Qendra ktyesore e kesaj njesie eshte Shterpca.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 22:48
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Trevat shqiptare ne Serbine e jugore

Ne Serbin jugore ka tre komuna Shqiptare: Presheva, Bujanovic dhe Medvegjja, qe shtrihen ne lindje te Kosoves. Ne kohen e pushtimit turk ato ishin pjese perberese te Vilajetit te Kosoves, kurse pas diferencimit te Kosoves si Krahine Autonome, mbeten ne perberje te Serbise.
Trevat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes perfshijne nje teritor prej 1.250km², ne te cilen jetojne sot rreth 100 000 shqiptare, te vendosur ne rreth 65 fshatra dhe ne tre qendra urbane (Presheva, Bujanovci dhe Medvegjjia). Ne keto komuna shumicen e popullsise e perbejne shqiptaret: ne Presheve 98% te popullsise, ne Bujanove 70% te popullsise dhe ne komunen e Medvegjes rreth 35%.
Popullsia shqiptare e ketyre komunave dallohet per indshmeri dhe shtim natyror te larte. Ne shtrukturen e popullsis sipas moshes mbizotron popullsia me moshe shume te re. Kurse ne aspektin ekonomik, shoqeror, arsimor, kulturor dhe shendetsor popullsia shqiptare e ketyre tri komunave eshte me pak e zhvilluar, pasi pushteti serb ka ushtruar ne vazhdimsi politiken e persekutimit dhe te shtypjes, vecanerisht ne sferen e shkollimit dhe te punesimit. Per shqiptaret e ketyre tre komunave nuk lejohej nxierja e asnje gazete ose reviste ne gjuhen shqipe dhe as funksionimi i ndonje radjoje, stacioni televiziv vendor etj.
Midis dy luftrave dhe ne vecanti pas Luftese se Dyte Boterore, nga keto treva jane shperngulur per ne Turqi disa dhjetra mije shqiptar. Keshtu, per ti shpetuar dhunes nacionaliste dhe varferise ekonomike e kulturore, gjat tre kater dhjetvjetshave te fundit shume shqiptar jane shperngulur ne Kosove dhe ne Europe. Emigrimi ka perfshire vecanerisht te rinjte, te cilet, per ti shpetuar mobilizimit me force ne ushtrine agresore Serbe, ikin ne vendet e Evropes. Pas perfundimit te luftes ne Kosove, shtypja serbe mbi popullin e ketyre trevave u rrit dhe per pasoj, mijra shqiptar jane detyruar te largohen per ne Kosove e gjetke.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2004 01:49
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Rajoni perendimor

Ne kete rajon dallohen viset e rafsheta dhe viset kodrinoro malore.
Viset e rafsheta te rajonit perendimor ose Rafshi i Dukagjinit, shtrihet prej malit Mokna ne veri deri te rrjedhja e siperme e Lumit te Zi ne kufi me Maqedonine.
Ne Rafshin e Dukagjinit formacionet gjeologjike kryesore jane te reja, kurse ne zonat malore jane me te hereshme. Ne kete rajon ka ndikim te dukshem te klimes mesdhetare. Ai dallohet per sasine me te madhe te reshjeve, si dhe per ndryshimet e theksuara te temperatures ndermjet pjeseve te uleta te fushes dhe maleve te larta. Rafshi i Dukagjinit shquhet per dendesine e rrjedhjeve siperfaqsore. Arteri kryesore i ketij rajoni eshte Drini i Bardhe.
Pejsazhi i ketij rajoni eshte mjaft i larmishem. Ne pjeset e rrafsheta mbizotron pejsazhi agrar, kurse ne male, pejsazhi piktoresk i pyjeve, kullotave dhe livadheve.
Rafshi i Dukagjinit, me toka pjellore, eshte rajon bujqesor i mbjell kryesisht me drithra, kultura industriale, peme frutore dhe vreshta. Rafshi i Dukagjinit nuk dallohet per pasuri minerale. Ne pjesen veriore te tij jane zbuluar rezerva qymyri, por ato nuk shfrytezohen. Rafshi i Dukagjinit ofron mundesi edhe per zhvillimin e turizmit. Jane zhvilluar deget e industrise qe bazohen ne nelendet e para bujqesore tesiguruara brenda rajonit, si: industria ushqimore, tekstile, lekur-kepuceve dhe e drurit. Dukurit natyrore te ketij rajoni, sic jane gryka e Rugoves, ujevarat e Mitushes, liqenet akullnajore ne bjeshket e Nemuna, shpellat, ujevarat ne Drinin e Bardhe, por dhe terenet e shumta per ushtrimin e sporteve dimerore, kane ndikuar ne zhvillimin e turizmit.
Ne Rrafshin e Dukagjinit eshte perqendruar rreth 40% e popullsis se Kosoves, pjesa me e madhe e se ciles jeton ne vendbanime rurale (fshatra). Por ne kete treve gjenden edhe qendra te mirnjohura urbane, nder te cilat me te njohurat jane: Peja, Gjakova dhe Prizereni.
Peja me trashgimi te pasur kulturore dhe historike, dallohet dhe si qender industriale. Ketu eshte perqendruar industria e lekur-kepuceve, ushqimore, e drurit, e autopjeseve, e baterive dhe e materjal-ndertimit.
Gjakova dallohet per industrin metalore, te tekstilit, te elektromotoreve dhe te materjal-ndertimit. Per shkak te pozites se saj fare pran kufirit me Shqiperine, pas perfundimit te luftes ne Kosove , Gjakova ka rifituar rolin e saj si qender e rendesishme tregtare.
Prizereni, ne jug te Rrafshit te Dukagjinit, eshte qytet me vlera te shumta historike, kulturore, arkitekturore dhe me tradita ne artizanat. Dallohet si nje nga qendrat me te rendesishme te industris tekstile, ushqimore, te lekur-kepuceve dhe te prodhimit te produkteve farmaceutike.
Pjes e ulet e Rrafshit te Dukagjinit perbehet prej shume njesive gjeografike me te vogla, nder te cilat me te rendesishme jane: Lugu i Baranit dhe Anadrini.
Lugu i Baranit eshte hapsira midis degeve te Drinit te Bardhe, Bistrices se Pejes, Bistrices se Decanit dhe Drinit te Bardhe. Pjesen me te madhe te ketij lugu e perbejne rrafshinat. Lumenjte dhe luginat e veta jane elemente te rendesishme te pejsazhit. Tokat pjellore dhe te ujiteshme te luginave kane nxitur zhvillimin intensiv te kulturave bujqesore, si: misri, panxhar-sheqeri, perimet, foragjeret etj. Perhapje te madhe kane pyjet qe zene 50% te sip. Me bujqesi meren mbi 90% e popullsise aktive. Lugu i Baranit ndodhet large rrugeve kryesore. Qendra kryesore e ketij rrajoni eshte Barani.
Anadrini shtrihet ne dy anet e Drinit te Bardhe dhe permbytet shpesh nga ujrat e tij, sidomos kur prurjet ne pranver jane te medha. Ne stinen e veres prurjet e ketij lumi zvogelohen shume. Ketu mbizotron pejsazhi agrar; tokat e punuara zene pjesen me te madhe te siperfaqeve. Anadrini dallohet ne te gjithe Kosoven per hapsirat e medha me vreshta. Ne Rahovec dhe Krushe te Madhe prodhohet vere cilesore, e cila eksportohet jashte vendit.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shkurt 2004 01:51
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Viset kodrinoro-malore te Rrafshit te Dukagjinit

Viset kodrinoro-malore te Rrafshit te Dukagjinit perbehen nga Podgori i Pejes, Hasi, Llapusha, Podgori i Prizerenit, Rugova, Opoja dhe Gora.
Podgori i Pejes perbehet nga shpate malore dhe pjesa skajore e fushes se Dukagjinit. Dallohet per pjeresine e madhe te reljevit dhe per siperfaqet e zhveshura nga erozioni. Ndertohet nga gerqelor ne pjesen malore dhe terrigjene ne pjesen fushore. Me ritjen e lartesise temperaturat ulen, kurse sasia vjetore e reshjeve ritet. Pyjet zene 51% te sip., pastaj vijne kullotat me 20% dhe tokat e punuara me 14% te sip.
Ekonomia e kesaj zone eshte bazuar ne shfrytezimin e pyjeve per industrin e perpunimit te drurit, te kullotave per blegtorine dhe te tokave te punuara per bujqesine. Ne te jeton afersisht 1/10 e popullsise se rajonit. Qendra kryesore e Podgorit te Pejes eshte Istogu (6100 banore), me funksione administrative. Dallohet per industrine e zhvillimit te drurit.
Hasi shtrihet ne perendim, midis luginave te lumenjve te Erenikut e te Drinit te Bardhe. Pjeset me te uleta jane pergjat rafshinave, kurse me te lartat, ne malin Pashtrik. Ndonese me reshje reelativisht te shumta (900 mm) dhe prane lumenjve (Ereniku, Drini i Bardhe), ne Has ndihet mungesa e ujit.
Mbizoterojne pyjet, por ato nuk jane cilesore dhe nuk kane rendesi industriale. Ka pak sip. me kullota e shume me pak toka te punuara. Hasi ka 27 fshatra me gati rreth 21000 banore. Qendra kryesore eshte Zymi (2000 banore).
Llapusha (547 km²)shtrihet midis lumit Drini i Bardhe ne perendim dhe lumit Klina. Ne lindje kufizohet me Drenicen. Reljevi eshte i coptuar, me male dhe lugina te thella te degeve te Drinit te Bardhe. Rjedhje siperfaqsore jane te pakta per shkak te mbizotrimit te gelqeroreve. Eshte rajon me pyje shkurresh, me pake siperfae te punuara dhe shume me pake kullota. Llapushka ka ne popullsi prej 60000banoresh. Me shume se 80% e popullsise merren me ekonomi bujqesore. Qndrat kryesore te saj jane: Klina dhe Malisheva.
Podgori i Prizerenit (147km²) shtrihet ne jug te rafshit te Dukagjinit dhe perfshin nje zone te ngushte prej Prizerenit deri ne Malin e Cerraleves. Ai ka 34 vendbanime. Kushtet e favorshme te klimes dhe perberja e tokave kane lejuar kultivimin e siperfaqeve te medha me hardhi dhe perm frutore ne pjesen perendimore, kurse ne pjesen lindore jane te zhvilluara blegtoria dhe bujqesia. Ne kete zone mbizotron popullsia shqiptare. Ketu jane zbuluar gjurme gjurme te vendbanimeve ilire qe deshmojne pranine e tyre qe ne kohe te lashta.
Podgori i Prizerenit, me qafen e Dules, Rafshin e Kosoves, Prizerenin e Drinin e Bardhe, ben lidhjen me te shkurter me detin Adriatik. Ne Podgorin e Prizerenit jetojne 14000 banore. Qendra kryesore eshte Theranda, ku eshte zhvilluar industria e gomes dhe e pijeve jo alkolike.
Rugova (200km²)shtrihet ne pjesen e siperme dhe te mesme te lumit te bistrices se Pejes. Mbizotrojne formacionet gelqerore, ne te cilat jane zhvilluar proceset karstike. Eshte teritor malor, me lartesi mbi 1000m . Neper kete territor kane thelluar shtratin e tyre Bistricai Pejes (dega e Drinit te Bardhe) dhe deget e saj. Kallohet per relievin e copetuar dhe me forma te shumta akullnajore. Klima eshte malore. Temperatura mesatare e janarit eshte -6°C kurse e korikut 18,1°C. Mesatarisht bien 1146mm reshje ne vit. Shpatet e maleve jane te veshura me pyje, kurse pjeset me te larta, me livadhe.
Ndon se dallohet per shtimin e larte natyror popullsia e tij zvogelohet, per shkak te shpernguljes ne pjeset e tjera te Rafshit te Dukagjinit. Ne 13 fshatrat e Rugoves jetojne vetem shqiptare qe arijne rreth 25000 vete. Fshatrat jane te tipit te shperndare. Popullsia meret me blegtori e pylltari dhe shume pake me bujqesi.
Bukurite e shumta natyrore, sic jane Gryka e Rugoves, ujvarat ne Bistricen e Pejes, shpellat, liqenet malore, bota e larmishme bimore dhe shtazore, i kane dhene mundesi te vleresohet si vend turistik.
Opoja dhe Gora (435km²) gjenden ne skajin jugperendimor te Kosoves. Perbehen nga formasione gelqerore dhe terrigjene.
Opoja ka reljev te coptuar me forma te shumta dhe lartesi mbidetare 800-1300m. Temperatura mesatare vjetore eshte 8-10°C, kurse sasia e reshjeve 1000mm. Mbizotrojne kullotat, qe shtrihen ne mbi 50% te siperfaqes. Blegtoria eshte veprimtaria kryesore ekonomike. Prodhimi kryesor eshte djathi i njohur i Sharrit.
Gora perfshin hapsiren malore midis Opojes dhe maleve ne kufi me Maqedonin. Relievi i larte malor, i modeluar nga veprimtaria akullnajore, me lugina te thella te lumenjve, e bejne Goren shume te vecante ne pamjet e saj natyrore. Klima eshte mjafte e shendeteshme malore, me temperatura mesatare te janarit nga -4 deri -8°C dhe te korikut 10-16°C. Reshjet i kalojne te 1000mm. Pjesa me e madhe e territorit te Gores eshte mbuluar me kullota. E vetmja veprimtari ekonomike e popullsise eshte blegtoria, sidomos ajo e dheneve. Opoja dhe Gora kane nje popullsi rreth 35000 banore. Qendra kryesore eshte Dragashi, me funksione administrative, ku eshte zhvilluar industria e tekstilit.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2004 02:23
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Kosova

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.