Keni
Vezhgues
Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Relievi dhe ndikimi i tij ne klime, hidrografi, toka dhe bimesi.
Relievi i trojeve shqiptare, qe eshte kryesisht kodrinoro-malor, teper i larmishem, me kontraste te medha dhe shume i coptuar, ndikon ne shume dukuri te klimes, te hidrografise, te tokave dhe te bimesise.
Ne klime relievi ndikon me lartesine e madhe mbi niveliln e detit, duke shkaktuar uljen e temperatures dhe rritjen e sasise se rreshjeve, sidomos te debores. Ndikon gjithashtu me drejtimin mbizotrues veriperendim - juglindje te vargjeve kryesore malore, qe kushtezon mbrojtjen e krahinave perendimore bregdetare nga ererat e ftohta lindore, si dhe me coptimin e madh. Te gjitha keto sjellin ndryshime te medha klimaterike nga njera krahine ne tjetren.
Ne hidrografi ndryshimi vjen se, per shkak te relievit malor shtretrit e rjedhjes se siperme te lumenjve kane pjeresi te madhe dhe rrjedhje te shpejte, kurse ne rrjedhjen e mesme dhe sidomos te poshtme shtretrit kane pjeresi te vogel dhe jane te ceket.
Tek tokat dhe bimesia, relievi ndikon nepermjet ndryshimit te klimes, per shkak te lartesis se tij te madhe. Per kete arsye jane krijuar breza tokash dhe bimesh te ndryshme, qe zevendesojne njeri - tjetrin ne shpatet e maleve te larta.
Roli i relievit ne shperndarjen e vendbanimeve dhe te popullsise
Popullsia i ka vendosur vendbanimet e saj atje ku ka gjetur kushtet me te pershtatshme si: prane tokave te mira, per ti mbjelle me bime bujqesore, prane burimeve ujore, si dhe ne vende me kushte te pershtatshme per te ndertuar banesat. Keshtu, ajo ka zgjedhur ne rradhe te pare fushat pjellore, gropat dhe fushegropat, lugjet dhe luginat, neper te cilat kalojne ruge te rendesishme. Keto forma te relievit kane dhe dendesine me te madhe te vendbanimeve, qe jane vendosur sidomos ne rrethinat e tyre, per te kursyer token e punueshme, per tu shpetuar permbytjeve te lumenjve dhe per te siguruar edhe uje. Ketu gjenden edhe qytetet me te medha.
Luftrat e vazhdueshme aq te shpeshta ne trevat shqiptare, pushtimet e gjata nga te huajt i kane detyruar shqiptare qe te gjejne strehim ne male, ku, jo rralle , kane vendosur edhe vendbanimet e tyre. Keshtu ata kane zgjedhur shpatet me pjeresi me te vogel, rrezat e thepisjeve me burime uji, gropat dhe lugjet e ndryshme me kushte me te mira per jetese. Ata aty kane ushtruar bujqesine dhe blegtarine si veprimtarine kryesore.
Roli i relievit ne zhvillimin ekonomik
Format e relievit, teper te larmishme, afrojne kushte te pershtatshme por dhe jo te pershtatshme per veprimtarine ekonomike. Prandaj, per te shfrytezuar ato sic duhet , eshte e domosdoshme qe te njihen keto kushte:
a- Fushat dhe fushegropat afrojne kushte shume te mira me tokat pjellore, te cilat mund te punohen me makineri. Duke qene me pjeresi fare te vogel ose krejt te rrafshta , ne te njejtin nivel me detin ose edhe nen kete nivel disa nga fushat kane qene kenetore dhe te rrezikuara nga leshimet e lumenjve. Prandaj ne to jane bere bonifikime dhe sistemime te shtreterve te lumenjve. Sot ato jane zonat me te populluara dhe me te zhvilluara ekonomikisht.
b- Lugjet dhe luginat ofrojne kushte te mira me tokat pjellore te punueshme , sidomos ne siperfaqet e tyre te sheshta, ku jane vendosur edhe qendrat e banuara. Ne grykat e tyre te ngushta krijohet mundesia e ndertimit te digave te hidrocentraleve ( mbi lumin Drin, Mat, Radike etj.). Ne zonat malore , ato jane me te populluarat dhe me te zhvilluarat.
c- Kodrat dhe malet ofrojne kushte te kufizuara per tokat e punueshme. Per format e relievit ofrojne kushte te mira per veprimtare te tjera si: blegtori, pylltari dhe sidomos per zhvillimin e turizmit te gjelber, te bardhe ( rreshqitjet ne debore)etj. Per kete dallohen mali i Sharit, ku jane ngritur dy qendra te medha te turizmit te bardhe, Berzovica ne Kosove dhe Popova Shapka
(Kodra e Diellit) ne trevat shqiptare ne Maqedoni.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|