Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Testet e Pranimit ne shkollat e larta
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Testet e Pranimit ne shkollat e larta

Kush eshte i interesuar per shkollat e larta ne Tirane le te sjelle ketu tekste te ndryshme per pranimin ne Universitete.

Po e nis vete me Fakultetin Juridik.

TESTI I PËRGJITHSHËM

1. Cili nga drejtimet e mëposhtme letrare u ndikuat nga Frojdi, Ibseni dhe Pirandelo?
A. Drama surrealiste
B. Drama psikologjike
C. Drama problemore
D. Teatri absurd
E. Pa përgjigje
2. Në fund të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, shoku Zylo hiqet nga posti i tij.Pse?
A. Për paaftësi
B. E zëvendëson një klan tjeter
C. Kundërshtoi eprorët e tij
D. I ofrojnë një post më të mirë.
E. Pa përgjigje
3. Për cilin nga personazhet e mëposhtme, rastësia bëhet përcaktuese e veprimeve?
A. Santiago (“Plaku dhe deti” – Heminguej)
B. Mërsoi (“I Huaji” – Kamy)
C. Gregori Zamsa (“Metamorfoza” – Kafka)
D. Hoze Arkadio (“100 vjet vetmi” – Markes)
E. Pa përgjigje.
4. Cfarë i bën fatalistë heronjtë e Hemiguejit?
A. Pamundësia për të ndryshuar botën
B. Karakteri i dobët.
C. Dhimbja e shkaktuar nga dhuna shoqërore.
D. Mundësia e dëshirës për t’u përballuar me vështirësitë.
E. Pa përgjigje.
5. Pse themi se romani me shprehje dhe strukturë moderne duhet lexuar ndryshe nga romani tradiocional?
A. Sepse heroi pozitiv në qendër të tij ka disa specifika të papërsëritshme,
B. Ai është ndërtuat mbi simbole dhe alegori,
C. Rrethanat historike paraqiten më me vërtetësi dhe më të detajuara,
D. Analiza e personazheve është e thellë dhe e shumëplanëshe.
E. Pa përgjigje.
6. Cfarë lloji është romani “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës?
A. Historik
B. Filozofik
C. Satirik
D. Social
E. Pa përgjigje
7. Në cilin prej romaneve të mëposhtëm trajtohet nga pozita komike tema e luftës midis mediokritetit dhe talentit, aftësisë dhe paafësisë?
A. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave. (Ismail Kadare)
B. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo ( Dritëro Agolli).
C. Odin Mondvalsen (Kasëm Trebeshina)
D. Rrathë (Martin Camaj)
E. Pa përgjigje.
8. Pse në Kosovë poezia bashkëkohore është larg strukturave të hapura të kuptimësisë dhe shkon deri ne kufinjtë e hermetizimit?
A. Për të krijuar tipare të vecanta të stilit.
B. Për të pasuar frymën e letërsisë bashkëkohore evropiane.
C. Për të pasqyruar më me vërtetësi realitetin
D. Për t’i shpëtuar cenzurës.
E. Pa përgjigje

9. Gjeni alternativën me fjalën e shkruar gabim.
A. Dhoma ishte shumë e crregullt.
B. Ai iu shmang takimit me të.
C. Ajo që u bë nuk shbëhej më.
D. Cdo gjë që do të ndodhte, ai e kshte marrë parasysh.
E. Pa përgjigje.
10. Gjeni alternativën me fjalën e shkruar saktë.
Njerzit po dilnin nga __________________ grupe –grupe.
A. Shtëpija
B. Shpija
C. Shtëpia
D. Shpia
E. Pa përgjigje.
11. Gjeni alternativën e saktë ku fjala mbrëmje përdoret si
kryefjalë?
A. Sot kaluam një mbrëmje të bukur.
B. Mbrëmja e sotme kaloi me të vërtetë bukur.
C. Një mbrëmje si e sotmja s’kam për ta harruar.
D. Nga mbrëmja e sotme mësova shumë gjëra.
E. Pa përgjigje.
12. Në fjalinë “Djali iu kthye kafshës për ta përzënë, por pastaj ndërroi mendje” gjeni alternativën e saktë të fjalës së nënvizuar me me antonimin e saj.
A. dëboj
B. bindur
C. ndjellë
D. trembur
E. Pa përgjigje.
13. Zona me klimë mesdhetare kodrinore dallohet nga zona me klimë mesdhetare fushore nga
A. ulja e temperaturave
B. ulja e sasisë së rreshjeve
C. ulja e ditëve me dëborë.
D. Rritja e periudhës së vegjetacionit.
E. Pa përgjigje.
14. Cila qendër barike sjell mot të kthjellët dhe të ngrohtë në vendin tonë?
A. Azoret
B. Groenlanda
C. Siberia
D. Islanda
E. Pa përgjigje.
15. Krahina Malore Qëndrore ndahet në dy pjesë kryesore nga lugina e
A. Matit
B. Devollit të Sipërm
C. Semanit të Poshtëm
D. Shkumbinit të Mesëm
E. Pa përgjigje
16. Cilat toka të zonalitetit vertikal në vendin tonë zënë sipërfaqe më të madhe?
A. Të kafejta
B. Të murrme pyjore
C. Të hinjta kafe
D. Livadhore – malore.
E. Pa përgjigje
17. Koncepti i arritjes së ataraksisë që mbështetet tek mospasja frikë nga asgjë, u përket
A. epikurianëve
B. skeptikëve
C. sofistëve
D. stoikëve
E. Pa përgjigje
18. Thënia “Nicja – filozof me cekic në dorë” do të thotë
A. mohim i mendimit filozofik të mëparshëm
B. Përmbysje e sistemit të kaluar
C. Historia kërkon vazhdimisht refleksion.
D. Zgjidhje përfundimtare e problemeve
E. Pa përgjigje.
19. Cili nga filozofët e mëposhtëm shprehej se pushteti duhet të shikojë?
A. Bentami
B. Platoni
C. Serresi
D. Veberi
E. Pa përgjigje
20 . Cdo të thohë teza e Platonit “mbret-filozof”?
A. Pushteti duhet të flas.
B. Pushteti të jetë anonim
C. Shoqërinë ta drejtojë individi.
D. Të drejtojë më i dituri.
E. Pa përgjigje.
21. Një qytet ka nevojë të gjej para për të ndërtuar një shkollë të re. Taksa që do të rritej më tepër është.
F. taksë mbi të ardhurat
G. taksë mbi shitjen
H. taksë sigurimit social.
I. taksë mbi pasurinë.
J. Pa përgjigje.
22. Sasia e të mirave dhe shërbimeve që prodhohen në një ekonomi të komanduar përcaktohen nga
A. Kërkesat e individëve për të siguruar fitime.
B. Planet ekonomike të miratuara
C. Kërkesa dhe oferta në treg.
D. Tendenca për të ulur vazhdimisht cmimet.
E. Pa përgjigje.
23. Në qoftë se qeveria vendos një cmim dysheme mbi cmimin e tregut të vezëve, cila nga të mëposhtmet do të ndodh?
A. Një kërkesë e tepërt për vezë.
B. Një ofertë e tepërt për vezë.
C. Një rrije në ofertën e vezëve
D. Një rënie në kerkësën për vezë.
E. Pa përgjigje.
24. Reklama më tepër ndikon në
A. të ardhurat e konsumatorit
B. paketimin e një produkti
C. cmimin e një produkti
D. prodhimin e përgjithshëm kombëtar. (GNP)
E. Pa përgjigje.

TESTI I SPECIALITETIT

25. Pas vdekjes së Pleuratit në vitin 250 p.e.s në fronin ilir vjen
A. Genti
B. Teuta
C. Agroni
D. Skerdilajdi
E. Pa përgjigje.
26. Në trevën e liqenit Lyhnid, banonin
A. Ardianët
B. Taulantët.
C. Enkeleidët
D. Kaonët.
E. Pa përgjigje.
27. Procesi i krijimit të një shteti unik shqiiptar, gjen shprehjen më të qartë tek
A. Principata e Arbërit
B. Principata e Balshajve
C. Principata e Topiajve
D. Principata e Muzakajve.
E. Pa përgjigje.
28. Në qytetet shqiptare në Mesjetë, “Vojvoda” ishin
A. nëpunës për mbledhjen e taksave
B. komandatë ushtarakë
C. qeveritarë të një krahine.
D. gjykatës
E. Pa përgjigje
29. Në kuvendin e Lezhës të vitit 1444, u arrit
A. krijimi i shtetit të përqëndruar shqiptar
B. bashkimi i forcave politike –ekonomike të vendit
C. zgjedhja e Skënderbeut si kryetar shteti.
D. krijimi i aleancave me shtetet fqinje.
E. Pa përgjigje.
30. Në kohen e Skënderbeut, të drejtën e gjykimit për krime të rënda ndaj shtetit e kishte.
A. Këshilli i Luftës.
B. Kuvendi i Princave Shqiptare
C. Gjykatat e Posacme
D. Kryetari i Shtetit
E. Pa përgjigje.
31. Cili ishte burimi kryesor i së drejtës së pushtuesve osmanë?
A. Ligji agrar.
B. E drejta Bizantine.
C. Sheriati
D. E drejta Romake.
E. Pa përgjigje.
32. Toka në regjimin e Timarit, mbetej në pronësi të
A. feudalit spahi
B. shtetit
C. fshatarit raja
D. feudalit dhe të shtetit.
E. Pa përgjigje.
33. Venomet vepronin në
A. kaza
B. sanxhaqe
C. krahinat autonome
D. principatat feudale
E. Pa përgjigje
34. Pashallëku i Shkodrës, nën drejtimin e Kara Mahmutit ishte
A. shtet i pavarur
B. zotërim autonom
C. monarki absolute
D. zotërim i pavarur
E. pa përgjigje.
35. Cili është qëllimi i organizimit të Lidhjes së Prizërenit?
A. Krijimi i një shteti autonom.
B. Ruajtja e Shqipërisë nga copëtimi
C. Shkëputje përfundimtare nga Turqia
D. Krijimi i një qeverie të përkohshme.
E. pa përgjigje.
36. Krijimi i Vilajetit të Rumelisë nënkuptonte
A. një ejalet të vetëm me një guvernator që të fliste gjuhën shqipe.
B. një ejalet të vetëm me një guvernator të emëruar nga sulltani.
C. një ejalet të vetëm me një guvernator të caktuar nga Këshilli i Lindjes.
D. Krijimi i një ejaleti krejtësisht të pavarur.
E. Pa përgjigje.
37. Cili organ u krijua në Kuvendin e Vlorës në vitin 1912?
A. Këshilli i Lartë
B. Pleqësia
C. Senati
D. Pleqësia e Shqipërisë së Mesme
E. Pa përgjigje
38. Kanuni i Përtashem i Administrimit civil, i Nëntorit 1913 ishte
A. kushtetutë
B. ligj për ndarjen administrative të vendit
C. ligj për zgjedhjen e pushtetit lokal
D. ligj për organizimin e zgjedhjeve
E. Pa përgjigje.
39. Pozita politiko – juridike ndërkombëtare e Shqipërisë në Konferencën e Londrës ishte
A. principatë gjysëm autonome, me një princ nga Perandoria Osmane.
B. Principatë autonome
C. Shtet i pavarur nën grancinë e Fuqive të Mëdha.
D. Shtet i pavarur.
E. Pa përgjigje.
40. Cila ishte forma e qeverisjes e përcaktuar nga Statutit Organik i Shqipërisë?
A. Monarki absolute
B. Monarki parlamentare
C. Republikë parlamentare
D. Republikë demokratike
E. Pa përgjigje.
41. Kompetencat legjislative, sipas “Statutit organik të Shqipërisë”, i ushtronte
A. Këshilli Kombëtar.
B. Parlamenti
C. Asambleja Kombëtare
D. Senati
E. Pa përgjigje.
42. Sipas Statutit të Lushnjës, Këshilli i Lartë kishte kompetenca
A. ekzekutive
B. legjislative
C. administrative
D. gjyqësore
E. Pa përgjigje.

43. Në cilin Statut shqiptar, kryetari i shtetit ishte njëkohësisht dhe kryeministër?
A. Statuti organik (1914)
B. Statuti i Lushnjës (1920)
C. Statuti Themeltari i Republikës (1925)
D. Statuti i Mbretërisë Shqiptare (1928)
E. Pa përgjigje.
44. Kur u bë Shqipëria anëtare e KNER-it ?
A. Janar 1949
B. Prill 1949
C. Shkurt 1949
D. Janar 1948
E. Pa përgjigje.
45. Sistemi Mazhoritar i zgjedhjeve ushtrohet përmes konkurimit
A. Me dy raunde zgjedhore
B. Të kandidatëve në zona njëemërore.
C. Edhe me një raund
D. Të gjitha alternativave të mësipërme
E. Pa përgjigje.
46. Kushtetuta e sotme e RSH është miratuar nga
A. Qeveria
B. Asambleja Kushtetuese
C. Referendumi Popullor
D. Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
E. Pa përgjigje.
47. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka kompetencë të
A. ndryshojë Kushtetutën
B. interpretojë Kushtetutën
C. emërojë Presidentin e Republikës
D. të shpallë ligjet
E. Pa përgjigje
48. Shpallja e ligjeve të miratuara është kompetencë e
A. Presitentit të Republikës
B. Parlamentit
C. Kryeministrit
D. Ministrit të Drejtësisë
E. Pa përgjigje.
49. Këshilli i Drejtësisë i Komunitetit Evropian
A. Garanton interpretimin njëlloj të normave në fuqi të vendeve të KE
B. Verifikon të ardhurat dhe shpenzimet e KE
C. Nxjerr direktiva
D. Bashkërendon politikën ekonomike të shteteve anëtare të KE.
E. Pa përgjigje.
50. Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin
A. 1949
B. 1957
C. 1995
D. 2000
E. Pa përgjigje
51. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut është një Akt i të Drejtave të Njeriut i miratuar në kuadrin e
A. Komunitetit Evropian
B. Këshillit të Evropës
C. Paktit të Stabilitetit
D. Asnjë nga të mësipërmet.
E. Pa përgjigje.
52. Perikliu në Athinën e Lashtë, e ka përkufizuar demokracinë si qeverisje e
A. Të varfërve
B. Shumicës se popullit
C. Pakicës
D. Nëpërmjet debatit
E. Pa përgjigje
53. Në Greqinë e Lashtë bazileu ishte
A. Komandat ushtrie në kohë lufte
B. Regjistrues i popullsisë
C. Kryesues i mbledhjes së taksave
D. Klerik
E. Pa përgjigje.
54. Cili nga më të mëposhtmit ishte formalisht organi më i lartë i pushtetit në Spartën e Lashtë.
A. Këshilli i Pleqve
B. Mbretërit
C. Kuvendi i Qytetarëve (Apela)
D. Eforët
E. Pa përgjigje.
55. Shteti i lashtë romak u krijua në
A. Shek. X p.e.s
B. Shek VIII p.e.s
C. Shek V p.e.s
D. Shek IV p.e.s
E. Pa përgjigje
56. Cenzorët në Romën e Lashtë kishin si funksion
A. Mbrojtjen e të drejtave të popullit
B. Regjistrimin e qyetatërve në bazë të pasurisë.
C. Drejtimin e ushtrisë
D. Dhënien e drejtësisë
E. Pa përgjigje
57. Në Triumviratin e Dytë në Romën e Lashtë bënte pjesë
A. Sula
B. Jul Cezar
C. Mariusi
D. Katoni
E. Pa përgjigje
58. “Edikti I Milanos” i Perandorit Kostandin, i përket shekullit
A. II e.s
B. III e.s
C. IV e.s
D. V e.s
E. Pa përgjigje
59. Karta e Madhe e Lirive e vitit 1215 në Angli sanksionoi
A. Monarkinë Absolute
B. Krijmin e shtetit kombëtar
C. Asamblenë përfaqësuese të shtresave aristokrate
D. Zgjedhje të përgjithshme për qytetarët
E. Pa përgjigje
60. Në periudhen e Mesjetës “herezitë” ishin
A. Lëvizje fetare që iu kundërvunë krishtërimit
B. Lëvizje fetare që nuk iu kundërvunë krishtërimit
C. Lëvizje reformatore e kishës
D. Lëvizje politike
E. Pa përgjigje
61. Gjatë periudhës së Tudorëve në Angli u rrit roli i
A. Dhomës së Lartë
B. Dhomës së Ulët
C. Qeverisë
D. Fisnikërisë së vjetër
E. Pa përgjigje
62. Parimi “Mbreti nuk mund të vendosë taksa pa miratimin e Parlamentit” u sanksionua për herë të parë në Angli me
A. “Deklaratën e Bredit”
B. “Aktin mbi të drejtat”
C. “Habeas Corpus Act”
D. “Aktin e trashigimisë së Fronit”
E. Pa përgjigje.
63. Parlamenti i Gjatë në Angli, mund të shpërndahej nga
A. Mbreti
B. Populli
C. Qeveria
D. Me vullnetin e vet
E. Pa përgjigje
64. “Digeret” i hasim ne periudhën e Revolucionit në
A. Angli
B. Francë
C. SHBA
D. Spanjë
E. Pa përgjigje
65. “Vigët” në Angli ishin përfaqësues të
A. Fisnikërisë së re
B. Fisnikërisë së vjetër
C. Klerit
D. Puritanëve
E. Pa përgjigje
66. “Deklarata e të Drejtave” e miratuar në Angli në periudhën e Revolucionit të Lavdishëm, u nënshkrua nga
A. Karli II
B. Jakovi II
C. Oliver Kromuell
D. Vilhelm Oranzhi
E. Pa përgjigje
67. Gjej pohimin e pasaktë.
A. Rusoi në Francë ishte për qeverisjen e drejtpërdrejtë nga populli
B. Rusoi në Francë ishte për barazinë e njerëzve nga natyra.
C. Rusoi në Francë ishte për republikën, si formë qeverisjeje
D. Rusoi në Francë ishte për ruajtjen e monarkisë.
E. Pa përgjigje
68. Katolicizmi u përcaktua si fe zyrtare e popullit francez, në vitin
A. 1799
B. 1800
C. 1801
D. 1808
E. Pa përgjigje
69. Jakobinët në Francë përkrahnin si formë qeverisjeje
A. Monarkinë
B. Republikën, të bazuar tek vullneti i popullit
C. Diktaturën ushtarake
D. Republikën Presidenciale
E. Pa përgjigje
70. Komuna e Parisit në Francë u krijua në
A. 14 korrik 1876
B. 15 gusht 1892
C. 26 mars 1871
D. 20 janar 1893
E. Pa përgjigje
71. Kushtetuta e vitit 1795 në Francë, sanksionoi si formë qeverisjeje
A. Monarkinë
B. Republikën
C. Diktaturën ushtarake
D. Oligarkinë senatoriale
E. Pa përgjigje
72. Krizat qeveritare në Francë janë karakteristike në mënyrë të vecantë gjatë qeverisjes së
A. Republikës II
B. Republikës III
C. Republikës IV
D. Republikës V
E. Pa përgjigje
73. Në Francë, krijimi i një strukture të re administrative të përqëndruar i atribuohet
A. Robespierit
B. Dantonit
C. Rusoit
D. Napoleon Bonapartit
E. Pa përgjigje
74. Sipas Kushtetutës së vitit 1958 në Francë (Republika V), sistemi elektoral ishte
A. Mazhoritar
B. Proporcional
C. I përzier
D. Me votë alternative
E. Pa përgjigje
75. Liritë e të drejtat e qytetarëve në Gjermani u sanksionuan për herë të parë me
A. formimin e qeverisë së përkohshme të Berlint
B. miratimin e Kushtetutës së Vajmarit
C. miratimi i Kushtetutës së Bonit
D. asnjë nga të mësipërmet
E. Pa përgjigje

76. Sipas Kushtetutës së vitit 1949 në Gjermani, Bundenstagu përbëhej nga
A. përfaqësues të zgjedhur nga qeveritë lokale të landeve
B. përfaqësues të zgjedhur nga parlamentet lokale të landeve
C. përfaqësues të zgjedhur me votim të përgjithshëm
D. kryetarët e të gjitha partive politike në vend
E. Pa përgjigje
77. Sipas Kushtetutës së SHBA, të vitit 1787, Dhoma e Përfaqësuesve formohej nga
A. Deputetë të zgjedhur në bazë të numrit të popullsisë të cdo shteti
B. Dy anëtarë për cdo shtet
C. Të ashtuquajturit “Njerëzit e Mëdhenj”
D. Anëtarë të zgjedhur nga Gjykata e Lartë.
E. Pa përgjigje
78. Kur SHBA u krijuan, kufinjtë e tyre në perëndim ishin
A. Oqeani Atlantik
B. Lumi Misisipi
C. Kanadaja
D. Florida
E. Pa përgjigje
79. Mandati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë në SHBA është
A. 4 vjecar
B. 7 vjecar
C. 9 vjecar
D. i përjetshëm
E. Pa përgjigje
80. Deklaratën e Pavarësisë së SHBA, e paraqiti para Kongresit Kontinental amerikan
A. Benjamin Franklin
B. Tomas Xheferson
C. Xhorxh Uashington
D. Të ashtuquajturit “Njerëzit e Mëdhenj”
E. Pa përgjigje

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2005 19:35
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Tani qe jane hapur edhe universitetet private sbesoj ta kene shume problem ata qe deshirojne te vazhdojne shkollen e larte,vetem pare me bollek nevojiten si edhe ca mend ne koke... sigurisht .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2007 15:52
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Na mbyten Copy Pastet nga Gazetat

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2007 17:14
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Testet e Pranimit ne shkollat e larta

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.