Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Miratohen kuotat pėr shkollat e larta. Pėr 26 209 maturantė vihen nė dispozicion...
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Miratohen kuotat pėr shkollat e larta. Pėr 26 209 maturantė vihen nė dispozicion...

Miratohen kuotat për shkollat e larta. Për 26 209 maturantë vihen në dispoziciondispozicion 26 845 vende
Universitetet, asnjë maturant jashtë

Hapen 11 kurse të reja në rrethe dhe Tiranë. Përcaktohen tarifat e studimit për të gjitha vitet

TIRANË – Universitetet do të hapin dyert sivjet, për të gjithë ata që sapo mbaruan shkollën e mesme. Qeveria ka vendosur të rrisë në maksimumin e mundshëm kuotat e pranimeve në universitete, duke përfshirë në këto kuota, edhe institucionet e reja arsimore të hapura së fundi në Fier, Berat dhe Durrës.

Vendimi

Zyra e shtypit në kryeministri njoftoi dje se në mbledhjen e qeverisë u miratuan kuotat e pranimit në universitetet dhe shkollat e larta, për vitin akademik 2005-2006, në sistemin me kohë të plotë, si dhe për përcaktimin e tarifave të shkollimit, për këtë vit akademik. Kuotat e pranimeve në universitetet dhe shkollat e larta për vitin akademik 2005-2006, në sistemin me kohë të plotë janë gjithsej 26 845 studentë.

Ndarja

Nga 26 845 studentët që do të pranohen në shkollat e larta, 26 305 do të jenë pranime të reja, 250 studentë do të pranohen për degë të dyta, 250 kuota do të jenë për vite të ndërmjetme, ndërsa 40 për studentët e huaj me kombësi joshqiptare. Kuota e pranimeve të reja përbëhet nga: Kuota kryesore me 24 181 studentë, kuota dytësore me 1 815 studentë dhe kuota për shqiptarët jashtë trojeve të Republikës së Shqipërisë 309 studentë.

Barazimi

Vendimi i djeshëm përcakton një kuotë pranimi në shkollat e larta për çdo maturant. Numri i maturantëve që përfundojnë shkollat e mesme këtë vit mësimor (2004-2005), në shkallë vendi është 26 209. Prej tyre, për këtë vit akademik (2005-2006), planifikohet të tërhiqen në shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë 100% e nxënësve maturantë. Në kuotat e këtij viti akademik janë pasqyruar edhe kuotat e tre universiteteve të reja që u hapën në Durrës, Fier dhe Berat.

Degët e reja

Në vitin e ri akademik (2005-2006) do të happen 11 kurse të reja studimi: në universitetin e shkodrës do të happen 2 degë: “Punë sociale” dhe “Gjuhë frënge”, në universitetin e Elbasanit do të happen 3 degë të reja: “Psikologji:, “Sociologji” dhe “Infermier-mami”, në universitetin e Korçës do të happen dy degë: “Gjuhë-Letërsi” dhe “Inferimier-mami”, në universitetin e Vlorës hapet dega e “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, në universitetin Politeknik happen “Inxhinjeri matematike” dhe “Inxhijeri fizike”, në Akademinë e Arteve do të hapet dega “Regji Filmi dhe TV”.

TARIFAT

Sa do të paguajë studenti në një vit

Kursi i parë 10 000 lekë

Kursi i dytë 10 000 lekë

Kursi i tretë 7 000 lekë

Kursi i katërt, pestë dhe i gjashtë 2 500 lekë

Kuotat e pranimeve në sistemin me kohë të plotë

Kuota e pranimeve të reja 26 305 studentë

Kuota për degë të dytë 250 studentë

Kuota për vite të ndërmjetme 250 studentë

Kuota për shtetasit e huaj, me kombësi jo shqiptare 40 studentë

DEGËT E REJA

Universiteti i Shkodrës

Punë sociale

Gjuhë frënge

Universiteti i Elbasanit

Psikologji

Sociologji

Infermier-mami

Universiteti i Korçës

Gjuhë-Letërsi

Inferimier-mami

Universiteti i Vlorës

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Universitetin Politeknik

Inxhinjeri matematike

Inxhijeri fizike

Akademia e Arteve

Regji Filmi dhe TV

INSTITUCIONI/ Qeveria jep lejen për shkollën që do të pranojë 350 studentë

Hapet një tjetër universitet jopublik

TIRANË – Një tjetër universitet privat do të hapë dyert në tetor. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratua vendimi për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike, “Universiteti “Marin Barleti””. Ky universitet jopublik, me seli qendrore në Tiranë, do të ketë dy fakultete: atë të gjuhëve të huaja dhe të matematikës së zbatuar.

Sipas projektit të themeluesve që u miratua dje nga qeveria, ky universitet do të japë diploma universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për degët: Gjuhë angleze, Gjuhë gjermane dhe Gjuhë frënge, për të cilat do të studiohen në tre vite akademike.

Ndërkohë, në fakultetin e Matematikës së Zbatuar, diploma universitare do të jepet në degët: Matematikë – Administrim dhe Matematikë – Financë, për të cilat studentëve do t’u duhet të studiojnë në tre vite akademike. Numri i studentëve të pranuar për çdo vit akademik do të jetë deri në 70 kandidatë për çdo degë. Kështu, kuotave të universiteteve publike dhe atyre që ofrojnë universitetet private deri më sot, do t’u shtohen për vitin akademik 2005-2006 edhe 350 kuota të “Marlin Barletit”.

INTERVISTA/ Ismail Hoxha mendon se përpara shtimit në maksimum të kuotave, universitetet duhet të ristrukturoheshin

“Hapja e dyerve nuk ishte e studiuar”

TIRANË – Hapja e dyerve të universiteteve për të gjithë maturantët, edhe pse është një zhvillim pozitiv, ka mangësitë e veta dhe shkollat e larta mbeten ende larg liberalizimit. I këtij mendimi është Ismail Hoxha, profesori që udhëhoqi në vjeshtën e vitit 2004 grevën e pedagogëve që kërkonin autonomi, liberalizim dhe trajtim më të mirë financiar për stafin mësimdhënës dhe atë ndihmës.

Zoti Hoxha, qeveria ka miratuar dje kuotat e reja për pranimet në universitete, me një vendim që edhe pse nuk është quajtur liberalizim u jep mundësi të gjithë maturantëve të ndjekin studimet e larta. Cili është mendimi juaj për këtë vendim?

Sigurisht që ky vendim është mjaft pozitiv dhe shkon në favor të asaj që ne kërkuam në fund të vitit të shkuar. Por, i bërë në këtë formë, liberalizimi nuk është i plotë. Liberalizimi duhet të shoqërohej me një ristrukturim të universiteteve, gjë që nuk ka ndodhur. Pra, edhe sivjet, megjithëse të gjithë do të kenë mundësinë të arsimohen përtej shkollës së mesme, do të kemi shumë kuota për ato degë që nuk preferohen dhe nuk janë konkurruese në tregun e punës, ndërkohë që do të kemi mungesë kuotash në ato degë që kanë të ardhme.

Tashmë që universitetet kanë një farë autonomie, a ekzistojnë hapësirat për të zbutur këtë fenomen që ju e përmendni si shqetësues?

Po, hapësirat janë. Vetë fakultetet mund të rregullojnë shpërndarjen e studentëve nëpër degë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet konkurseve, të cilat edhe pse janë specifike për çdo degë, mund të vlerësohen njëlloj, përsa i përket sasisë së pikëve të grumbulluara. Kështu, mund t’u jepet mundësia më të mirëve të mund të zgjedhin mes degëve të ofruara.

Në fund të vitit 2004, kur ishit në krye të komisionit të grevës së studentëve, kërkuat mes të tjerash edhe liberalizimin e universiteteve. Sot, pas këtij vendimi, në ç’nivele i shihni të realizuara kërkesat tuaja?

Mund të them se të vetmet kërkesa që janë plotësuar janë ato që kanë lidhje me pagat, si të pedagogëve dhe ato të administratës. Sa për të tjerat nuk është bërë asgjë. Vendimi i qeverisë për të rritur maksimalisht kuotat e pranimit të studentëve në universitete nuk ka të bëjë fare me kërkesat tona, edhe pse siç e thashë edhe më lart, ky është një hap pozitiv.

Kontrata juaj ka qenë me qeverinë “Nano”, e cila është në fund të mandatit të saj. A do t’i ripërsërisni kërkesat, pas miratimit të qeverisë së re?

Për ne (pedagogët) qeveria ishte qeveri dje dhe do të jetë qeveri nesër, pavarësisht nëse do të quhet qeveria “Nano” apo qeveria “Berisha”. Ne kemi nënshkruar protokollin me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe nuk e shoh të arsyeshme të përsërisim kërkesat. Ato janë tashmë zyrtare. Sigurisht, që me fillimin nga puna të ekzekutivit të ri, ne do të bisedojmë për të gjetur rrugëzgjidhje për të gjitha problemet, por formaliteti i riparaqitjes së kërkesave është i pavend. Kamber Velaj

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 05:31
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Miratohen kuotat pėr shkollat e larta. Pėr 26 209 maturantė vihen nė dispozicion...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.