Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > 11 Shtatori: Dy Vjet Mė Vonė, Shpresat Burojnė Nga Zona Zero
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

11 Shtatori: Dy Vjet Mė Vonė, Shpresat Burojnė Nga Zona Zero

ROBERT MCMAHON RFE/RL

Deri sa bota e përkujton dyvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, vemendje e veçantë vazhdon t'i kushtohet vendit ku ndodhej ish Qendra Botërore e Tregtisë në Menhetën, ku e humbën jetën rreth 2.800 njerëz.
Me përshpejtimin e aktiviteteve për rindërtimin e zonës, gjithnjë e më shumë mendohet që ajo të bëhet një memorial për viktimat e terrorizmit, simbol i rilindjes, dhe nxitje për ringjalljen e njërës nga qendrat më të mëdhaja të biznesit në vend.
Dy vite më vonë, vendi është një gropë e madhe ku jetojnë dhimbja dhe shpresa.
Zona 7 hektarëshe njihet si zona zero. Vendi ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë ekziston si një përkujtim emocional dhe fizik. Me kalimin e muajve, dalëngadalë janë hequr lemeritë e 11 shtatorit 2001, por vendi ende nuk e ka marrë formën e re.
Turistët megjithate vendin e vërshojnë, edhe pse aty mund të shohin vetëm makina të ndërtimit dhe themele. Është një ndjenjë se diçka e veçantë mund të dalë nga mbeturinat, thotë Robert Yaro, kryetar i Shoqatës për Planifikimin Rajonal.
Grupi i tij i përket një rrjeti të organizatave civile, që i mbikqyrin përpjekjet për rindërtimin e Manhattanit. Ai i ka thënë "Evropës së Lirë" se planet e rindërtimit balancojnë një varg interesash që mund ta transformojnë zonën.
"Vendi e ka marrë kuptimin simbolik për gjithë njerëzit e botës. Miliona vizitorë kanë ardhur vetëm të shohin se çfarë po ndodh në këtë kantier, dhe mendoj se miliona të tjerë ende do të vijnë", thotë Yaro.
Planet e tyre bëjnë thirrje për rindërtimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, por jo si qendër komerciale.
Epiqendra mund të jetë një memorial për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe sulmin me bomba në 1993, ku u vranë 6 njerëz.
Keneth Jackson, një historian prominent nga Nju Jorku thotë se i ka inkurajuar planet e tilla. Por për momentin, thotë ai, zona zero ende paraqet një plagë të pashëruar. Ai i tha "Evropës së Lirë" se ringjallja e ish Qendrës Botërore të Tregtisë ka vlerë simbolike.
"Ana fizike e katastrofës është e pabesueshme, dhe është me rëndësi që qyteti i Nju Jorkut aty të vendosë diçka tjetër, sepse duke e parë këtë gropë aq të madhe, neve na kujtohet se çfarë humbëm. Mendoj se ky vend ka bërë që qyteti të jetë përfaqësues i rrahjes së zemrës së demokracisë, lirisë dhe kapitalizmit, ashtu siç ka qenë me shekuj", thotë Jackson.
Ka patur propozime të ndryshme për rindërtimin e zonës. Zyrtarët e Korporatës, e cila i ndjek aktivitetet e rindërtimit, zgjodhën rreth 5.200 syresh për disejnimin e memorialit. Zëdhënësja Joanna Rose thotë.
"E kthyem prapë tregun e gjelbërt. 13 parqe janë rregulluar dhe revitalizuar. Presim që qendra të rikthehet në jetë më mirë se kurdoherë më parë", thotë Rose.
Por në mesin e njerëzve ka edhe shqetësime se rindërtimi do të mund t'i lërë pas dore kujtimet për mijëra të vdekurit në sulmin ndaj kullave binjake.
Gjatë javës, familjarë të viktimave protestuan kundër planeve për zhvillimin e qendrës. Disa familje madje thonë se gjurmët e mbetura duhen trajtuar si të shenjta dhe të ruhen si memorial.
Ndërkaq të tjerët, ngushëllimin për plagët e tyre e shohin te ndërtimi i një hapësire memoriale dhe kulturore, mu në vendin ku qëndronin kullat binjake.
Por Yaro thotë se banorëve të Nju Jorkut gjithashtu u duhet t'u rikthehet prapë një pjesë e horizontit.
"Është e dhembshme dhe vërtetë dhemb të shohësh horizontin pa të dyja kullat, që e tregonin Manhattanin dhe horizontin mbi të. Prandaj mendoj se më tërheqës është propozimi për ndërtimin e dy kullave në formë spiraleje, që do të ngriteshin deri në majet më të larta", thotë Robert Yaro.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2003 20:07
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Question

Analiste e lexova dhe rilexova dy here te them te drejten.Duhet te dime vertet se si e mendon Kryetari i Shoqates per planifikimin rajonal????

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2003 19:55
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mund te pyesesh prane bashkeise se nju jorkut

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2003 19:59
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Smile

Interesante do te thoja,por antiamerikanizmi im me shtyn te mos ta bej edhe pse deshira eshte teper e madhe .Respekt per viktimat,jane gjithnje ''efekte anesore'' por mendoj qe eshte spekulluar shume mbi kete fakt!
Doja te dija nese informacioni i sjelle prej teje mund te perfshinte sadopak edhe masen e te gjalleve,te pranishem ketu...

Ciao

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shtator 2003 20:08
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

11 Shatori. Dy vjet me vone

Pjesa e pare

Viti I dyte mbas 11 Shtatorit 2001 pruri ndryshime shume me te medha dhe negative sesa I pari. Perkeqesimi I gjendjes se marrdhenieve nderkombetare eshte nje fakt I pamohueshem dhe, c’eshte me e keqja, ndryshimet kane te bejne me sektore themeltare me ndikime dhe pasoja afatgjata ne marrdheniet ndermjet kombeve. Behet fjale per ndryshime qe do duan teper kohe dhe mund ne menyre qe te rikthehen ne gjendjen e tyre te meparshme.

Mendoj se nje permbledhje do te ishte e nevojshme te kuptojme me qartew per se behet fjale:
1. Ne rradhe te pare OKB-ja, I vetmi organ mbareboteror, eshte zhytyr ne nje rruge pa kthim shkaterrimi dhe mosnjohjeje si organi I vetem qe ka te drejte te vendose per nderhyrje ushtarake ndaj nje shteti-anetar te saj. Perpjekja e Gjermanise dhe Frances ta bejne nje organizate paqeje s’pati rezultat per shkak te kembenguljes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes te bejne luften e tyre ndaj Irakut jashte kontekstit te Organizates duke kuptuar qe s’kishin asnje lloj mbeshtetjeje ne Keshillin e Sigurimit. Do perbente nje gabim tragjik, qe do te sillte dhe goditjen perfundimtare ndaj OKB-se, pranimi nga ana e saj te marre persiper krijimin e nje qeverie te perkohshme te Irakut. Kjo do te legjitimonte, de jure, dhe luften e bere nga SHBA-te ne Irak. Formula e drejtimit te Irakut mund te perbeje vertet nje rrugezgjidhje per deshiren e europianeve te marrin pjese ne rindertimin, qeverisjen dhe ndarjen e kontratave te naftes irakene, por kjo gje do te rrenjoste pergjithmone ne ndergjegjen e plagosur te arabeve OKB-ne si nje organizate/vegel tjeter e Perendimit ne sherbim te pushtimit te tokave te tyre. Do te triumfonte pikerisht ajo qe Osama Bin Laden thoshte ne nje mesazh te tij per OKB-ne, ku e shihte si nje bashkefajtor I cili po u shkaktonte deme arabeve. Ketij lloj perceptimi mund ti bashkangjitet dhe hedhja ne ere e zyrave te OKB-se ne Irak, gjate diteve te kaluara.
2. Qeveria amerikane me indiference ndaj nje kulture tjeter dhe me ndergjegje te plote – jo nga gabime apo nga te metat e saj , sic thuhet shpesh keto kohe – eshte duke perparuar nje perplasje teresore me boten islame. Shtepia e Bardhe konsideron – me te drejte – qe, sa me teper qe pershkallezohet konflikti ne fjale, aq me teper do te ngushtohen dhe shtegjet e diferencimit te europianeve, akoma dhe ne rastet ne te cilat ndoshta do te deshironin te manovrojne ne nje menyre tjeter. Kjo gje vertetohet nga nje shumellojshmeri parametrash, sic jane: arrestimet e shume arabeve, qofte dhe thjeshte si te dyshuar, si ne Amerike, ashtu dhe Europe, mohimet per dhenie azili politik arabeve dhe myslimaneve, perkeqesimi I marrdhenieve euroarabike, etj.

Nga ana tjeter, qendresa e irakeneve kunder pushtueseve (termin pushtues e ka pranuar dhe vete Administrata amerikane) e shndrron ate vend ne nje lloj Palestine te kohes moderne. Eshte e veshtire per ne europianet dhe sidomos per amerikanet te kuptojne qarte se sa shume urrejtje lind ne shpirtin e opinionit arab, dhe me gjere atij mysliman, nga ndjenja e poshterimit qe ata perceptojne ndaj shkaterrimit, pushtimit dhe pergjynjjes se Irakut. Fakti qe shteti dikur me I pasur I gjithe botes arabe, qe te gjithe e kishin zili per pasurite natyrore, per shendetesine, per nivelin e larte te jeteses, per nivelin e larte te sitemit arsimor, eshte shndrruar tashme ne nje mase te paane njerezish te deshperuar dhe te shkaterruar si fizikisht ashtu dhe ekonomikisht e psiqikisht, qe s’kane me as uje per tu lare e pire, as energji elektrike, as ushqim, as pune dhe qe rropaten perdite ne rradhe per ….nafte, s’do shume komente per te pershkruar ndjenjen e mesiperme te arabeve. Duke patur parasysh qe qeveria amerikane nje here kercenon Iranin, nje here Sirine dhe pastaj dhe Arabine Saudite, diten tjeter organizatat integraliste te Palestines apo Libanit, e keshtu me rradhe, mund te mbeshtese fare mire ate qe thame me lart per ndergjegjen e plagosur te arabeve.
...vijon


Enri Hide
Shtator 2003

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2003 16:52
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lakanderi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/07/2003
Vendbanimi: kulle e hirit
Mesazhe: 71

Cool

11 shtator dhe perseri rikujtohet tragjedia qe u kushtoi jeten 2800 njerezve.Sa mire do ishte te rikujtohej ky fakt,te rikujtoheshin te gjitha viktimat e pafajshme...
Shpesh kam pershtypjen se rikujtohet dicka tjeter,goditja e luanit nga nje mi.
Sepse i ngjan nje farse ky tamtami pakez primitiv amerikan.
I ngjan nje farse sepse shfrytezohen keto raste per te ringjallur edhe njehere ate unitetin e njerezve kunder te keqes,qe i goditi mu ne zemer.
Dhe me vone shfrytezohet ky unitet,ky solidaritet i percartur per te vene ne levizje ate makinen e perllogaritur me se miri,se ciles nuk do ti behej vone edhe sikur ne vend te ketyre 2800 te ishin 28000 viktima.
Ajo makine luftarake qe heshturazi predikon se armiku eshte ai irakeni apo afgani apo sauditi,qe nuk ia ka qejfi ta heqe vallen sipas fyellit te Amerikes.
Te paret njerez,qe jane genjyer jane ata amerikanet e thjeshte,qe me dhimbje dalin dhe perkujtojne te afermit qe s“i kane me.Dhe qe duket sikur jane gati te bejne gjithcka kunder terrorrizmit.
Dhe llogaritaret qeveritare nisin tanket te crrenjosin terrorizmin ne fole,d.m.th. te bejne pluhur Irakun,Afganistanin etj.Pa e vrare mendjen qe per dy terroriste po vriten edhe dyqind te pafajshem edhe dyzina ushtaresh amerikane.Dhe pas kaq kostosh del se terroristet jo vetem qe nuk jane zhdukur po jane shumefishuar.Por llogaritaret nuk jane kaq naive.Nese iraku clirohej nga diktatura shpejt e pa deme c“do te fitonin?
Nese e shkaterrojne marrin te drejten e rindertuesit.Me nje fjale edhe te shfrytezuesit.Lobi i forte i armeprodhuesve u pasurua,tani hyn ne loje lobi tjeter i forte,ai i vajit.
Ndonjehere nje plus nje ben kater!
Po ata qe humben 2800 te aferm?Po milionat e irakeneve?Po...
Do rregullohen te gjitha...beni durim.

Ne fund te fundit "IN GOD WE TRUST" !!!

__________________
Njehere ben dasme i varfri,dhe i cahet daullja!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2003 19:26
Lakanderi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lakanderi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lakanderi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lakanderi Shto Lakanderi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lakanderi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

pse ndodhi 11 shtatori ne amerike???

te shtunen po ndiqja tek cnn nje dokumentar, ne te cilin, nje nga analistet e CNN per Lindjene Mesme, ishte perpjekur te gjente rrenjet e sulmeve te 11 shtatorit.

Si mendoni ju? pse ndodhi 11 shtatori??? ku qendrojne rrenjet e nje urrejtjeje kaq te madhe ndaj Amerikes dhe pse pikerisht u zgjodh kjo menyre??

pres mendimin tuaj

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2003 15:06
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arber
I NEED A GIRL

Regjistruar: 24/05/2003
Vendbanimi: London uk
Mesazhe: 25

Hi Pershendetje ne radh te pare per sa i perket 11 shtatorit me rrezimin e dy pallateve me te mire dhe te lart mendimi im dhe me cfar kam nigjuar mund te jet dhe si nje demin nga Zoti ngase nuk i hypet ne maj ashu duhet ta marresh gjithcka nga dale dhe mire gjithashtu duke pare dhe ekonomine e shteteve te tjera dhe e dyta Xhorxh W Bush gati e beri veten Zot me djersen e popullit dhe per momentin harroj se Zot esht vtem NJE dhe ajo qe ndodhi ne Amerike mund te ket qene dhjesht nje trokitje e lehte nga nje besimtar Mysliman dhe arsya qe ju kundervua Osama bin-ladenit esht per ceshtje fetare ose racizem feje nga se Bush Gerrneta lol i hapi librat me kujdes dhe i ka pare ligjet e veta por lexoi dhe ligjin Islam dhe dhe ate cfar po ben esht qe deshiron te mposht dicka qe te rri i lart vete por me sa nigjohet dhe shihet nga faktet qe po i ndodhin Amerikes humbjet e personave nga 30 ,40 cdo dite ekonomia largimi i familjareve biznesmenave, shkollave , studentat ,sa qe ka ren ne nje faz qe nga i here spo ka dhe drita elektrike kalifornia gati u djeg gjith pra ky esht dhe ndodhin nga nje terrorist XH_W_Bush qe do evuaj ekonomikisht dhe shpirterisht i hate him .
me respekt nga Arbri

__________________
Cigarja esht jeta tymi shoqeria ajo qe mbetet esht ( Dashuria ).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Tetor 2003 15:39
arber nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arber Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me arber (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė arber't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: arber Shto arber nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arber nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
detiad
Anetar i ri

Regjistruar: 30/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1

pse ndodh kjo ne shqiperi

Kush mund te me shpjegoj se kur u rrezuan kullat ne NY shume shqiptar u gezuan! dhe shum shqipetare ishin me sadamin kundra Amerikes?
Me sa di une shqipetaret skane pas te kqija prej Amerikes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2004 17:01
detiad nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė detiad Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me detiad (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: detiad Shto detiad nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto detiad nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
gosacameria
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118

perhendtje

nuk eshte se shqiptaret jane me sadamin,,
un po flas per veten time si shqiptar,,

Sadami mund te jete diktator<si enveri< ma nje duhet ta kuptojme, , pavaresisht sie te drejtat e njerit exsistonin a jo , te themi jo, amerika more nuk veproi sipas ligjit, sipas onu, po veproi me koken e vet sepse ka interesat e veta, <nafta<te themi pak historine me sa kam degjuar, ne vitin 1990 kur ameriaka sulmoi irakun , sepse ngjoja pushtoi kuvajtin, nuk eshte se ie rdhi keq per kuvajtin ,sepse sadami derpreu lidhjet me usa,prandaj sepse sadamin ne fuqi e solli amerika, me ndihmen e saj,? dhe kur pushtoj iraku sic thame kuvajtin usa ira irakut, dhe ne kte kohe mirqenia e irakut ishte me mire ne amerike, dhe nuk e them une po e thojne te gjithe <itali< historianet poitikane dhe njerezit,,

dhe amerika e vendosi per 10vjet imbargon per irakun, <<perkundrazi usa e tejkaloi masen e denimit nga 10 qe ishte ekaloj deri sot qe e sulmoi<<< usa n qs nuk i pelqen nje vend nuk duhet ta pushtoj me forze po me ane politike, po usa e pa qe sia arriti dot me ane politike dhe me spiunazhe, dhe puc shteti, cfari beri shpiku qe iraku po kustruzion arme kimike masive<sic seshte e verte deri tani spo del gje<,

un nuk jam kunder amerikes o ne favor te sadamit , po jam kunder kesaj lufte te pe drejte, kunder ketyre viktima te pa fajshem, qe u vrane dhe po vriten dita dites,,<''

ndersa per kullat me vjen keq per viktimat qe u vrane , po nuk i dihet akoma se kush i rrezoj ato,, ne keto kohe un kam qene ne itali , dhe kam degjuar mire te gjitha gjera qe u thane, une nje gje skuptova si sgjithe italianet ,me cfare dha televizioni italian si eshte e munder qe u gjet foto e atit djalit muhaben< nuk me kujtohet mire emri tani<
midis gjith asaj turme di metali e cimento, kur u shkri gjith ai ekur qe mbante kullat, dhe su dogj fotograi e terroristit sic thojne ato<<d m th usa<
prandaj do te thoja te rimendoje edhe njehere per kte gje,

pershendtje e mia

__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Janar 2004 20:23
gosacameria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė gosacameria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me gosacameria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: gosacameria Shto gosacameria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto gosacameria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Arkiv > 11 Shtatori: Dy Vjet Mė Vonė, Shpresat Burojnė Nga Zona Zero

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.