Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > A jemi raciste ne shqiptaret?
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha football
Edhe ketu ne forum kemi disa mostra te tilla, qe kalojne direkt ne jeten personale te disa anetareve te tjere. 



Footballo e ke fjalen per Klodelin ketu?

Sipas meje gabohesh, mos i cileso njerzit ne kete menyre.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 03:38
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
roke
me AC MILAN ne zemer

Regjistruar: 19/07/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 2397

Citim:
Po citoj ato që tha football
D.m.th ti reflekton racizmin midis te zgjuarve (inteligjenteve) dhe jo te zgjuarve (jo inteligjenteve). Hhhmmm...

Por ama me pelqen kur permend injoranca e shpirtit dhe jo e mendjes.

Une jam shume rraciste ndaj njerezve te papaster, qofte American, Italian apo Grek apo Francez apo Shqiptar.

Nuk mund te qendroj kurre prane nje njeriu qe i bien ere kembet dhe kepucet apo bie era djerse dy metra larg. Vetem ketu nuk mund ta fsheh rracizmin me asgje.

uuuuaaaaahhhh


fotball flori,mos ke temperature?Si ne siklet me dukesh.dakort me ty jam se ka dy lloje njerezish qe "vijne djerse".Dike qe punon tere diten ne llace lyerje per te ushqyer veten,familjen,per te jetuar dhe nga ata qe vijne era se nuk lahen dhe rrine si leshko tere diten,pra per homeles.keta dhe une si kam qejf.Jo vetem une por te gjithe.Pastaj me sa di ty ste bie radha te rrish prane ketyre njerezve?.Mjght ajo qe doja te thoja eshte se fjala rracizem nga ty ngaterrohet me peshtirosje.Nuke di se cmendim ke ti per greket meqe shume parafoles u ndalen aty.Personalisht s'kam perplasje direkt me greke,madje as ne kakavije s'kam qene ndonjehere,por personalisht me aq sa me ka rene te bisedoj me nje grek them me bindje mese te plote se popull me dinak dhe me te ndryre dhe me p.moter s'kam pare ndonjehere.sepse jane fshatare me kuptim te plote(te pakten ataq e kam pare ketu ne boston),jane te liq,te pabese,finoker,rracista dhe qendrojne fshatare.Per kete me vjen inat,se ka edhe italiane,ruse,serb,por greket jane mostra per dinakerine dhe pabesine.Asnjehere nuk te perplasen perballe,por indirekt sepse nje popull i tille kurv kurre s'do guxonte te perplasej sy nder sy.nejse se me hipi nje urrejtje qe me bllokon fjalorin zyrtar ja kjo ehste rracizem,kjo qe solla une dhe jo peeshtirosja jote per njerezit e palare.
pacim!

__________________
respekte

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 05:03
roke nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė roke Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me roke (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: roke Shto roke nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto roke nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Ok meqenese tema perseri u perfundua e njeanshme, rracizmi vetem kundra grekerve, une perseri jap doreheqjen dhe vazhdoni. Nuk me pelqen te bej propagande.


Ajo qe dua te shtoj eshte, se une jam gjithmone kunder pergjithesimeve, mbasi pergjithesimi na con ne ate qe quhet rracizem.

ciao

__________________
arratisur syrgjynosur...

Modifikuar nga Cindi datė 20/10/2006 ora 13:28

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 13:17
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Flori e kam fjalen per njerezit qe vijne nga puna dhe nuk lahen, jo per ata qe djersiten duke punuar. Eshte ndryshim i madh.
Djersa e punes eshte per ta pire ne kupe dhe jo per ta peshtirosur i dashur Flori dhe une e di qe ti je nje nga ata, ashtu si edhe shume te tjere ketu bashke me mua.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 13:22
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti


Footballo e ke fjalen per Klodelin ketu?

Sipas meje gabohesh, mos i cileso njerzit ne kete menyre.



Konti nuk e kisha fjalen per ty, por megjithate dua te shtoj se ketu nuk je i vetem, ke shoke plot ne kete drejtim.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 13:25
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330

Pak histori per ceshtjen e grekerve ne Shqiperi jo ush po gamor! Nga vjen gjithe rracizmi i madh qe kane grekerit per neve kombin shqiptar!

-----------------------------------------------------------------------------------

 

Në qershor 1993, disa muaj pasi PD erdhi për në pushtet, filloi kriza në marrëdhëniet shqiptaro-greke që u shkallëzua në vitin 1994, për t’ u kulmuar me luftën e vitit 1997.Gjithçka nisi për një prift. Në qershor 1993 ndodhi incidenti me priftin grek Kristostomu Maidonis, i cili u dëbua nga Shqipëria për shkak se filloi të shpërndante hapur në kishat ortodokse shqiptare harta të “Vorio-Epirit” ku Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si Greqi. Shteti shqiptar reagoi duke e shpallur priftin grek persona non grata dhe duke e dëbuar në Greqi. Ky veprim, i cili nuk mund të qe urdhëruar nga kurrkush tjetër veç Presidentit Berisha, qe një sfidë ndaj Greqisë dhe praktikisht qe lëvizja që priste Greqia për të gjetur një pretekst për ta krijuar krizën. Sigurisht që grekët e dinin se shteti shqiptar, ashtu siç do shtet në botë, qe i detyruar që të reagonte kur konstantonte veprime si ai i priftit grek, por ata qëllimisht e nuk e tërhoqën priftin grek kur ai filloi t’ i bënte këto gjëra, madje reaguan ashpër kur shteti shqiptar bëri reagimin më të butë që bën një shtet në raste të tilla, por reaguan shumë ashpër, pasi grekët kërkonin një pretekst për të krijuar një konflikt me Shqipërinë. Dhe çështja e priftit qe një pretekst i parapëlqyer për Athinën, pasi konflikti merrte ngjyrim fetar, aq të pëlqyer për grekët. Greqia që kur u krijua shteti shqiptar i pati thënë opinionit ndërkombëtar se Shqipëria me shumësi muslimane qe në fakt një Turqi e re ku muslimanët shtypnin kristianët ortodoksë, të cilët sipas Greqisë qenë të gjithë grekë. Tash, në vitin 1993, me dëbimin e priftit nga autoritetet shqiptare, të cilët Greqia i quante thjesht muslimanë, që nga Presidenti i kohës Berisha, tek ministri i brendshëm, Agron Musaraj etj., Greqia pretendonte se qenë muslimanët ata që po shtypnin kristianët ortodoksë në Shqipëri. Në Greqi veprimi i shtetit shqiptar shkaktoi protesta të fuqishme nga të gjitha anët, që nga qeveria, tek opozita, kisha, shoqatat joqeveritare nacionaliste etj. Qeveria greke reagoi duke dëbuar dhjetëra mijë emigrantë të parregullt shqiptarë që punonin në Greqi dhe duke duke i adresuar qeverisë shqiptare në 14 korrik 1993 një dokument që u njoh si “Deklarata Micotakis”, pasi u paraqit nga kryeministri grek Micotakis, ndërsa qe hartuar nga këshilltari i tij për çështjen e grekëve të Shqipërisë, greko-amerikani Nicolas Gage. Në dokumentin prej gjashtë pikash kërkohej që Shqipëria të përmbushte të drejtat e grekëve etnikë me banim në këtë vend sipas detyrimeve që shteti shqiptar kishte marrë përsipër që nga viti 1912 (nënkuptohej Protokolli i Korfuzit i vitit 1914), të pranonte rikthimin pa kushte të priftit Maidonis, të hapte shkolla greke në Shqipëri edhe përtej zonës të njohur zyrtarisht si e minoritetit grek, të kryente një regjistrim të popullsisë ku qytetarët të qenë të lirë të deklaronin fenë dhe nacionalitetin, t’ i ktheheshin Kishës Ortodokse pronat e veta etj. Por gjëja më interesante e deklaratës ishte se atje thuhej se Greqia nuk do të pranonte për Vorio-Epirin asnjë status tjetër veç atij që do t’ i jepej edhe Kosovës me shumësi shqiptare. Pra, që nga incidenti me priftin Greqia doli atje ku donte, tek kërkesa drejtuar shtetit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’ u bërë barazimi në trajtim i çështjes së minoritetit grek në Shqipëri me çështjen e Kosovës. Greqia e bënte këtë kërkesë në kohën që procesi i shpërbërjes së federatës jugosllave qe çështja kryesore me të cilën merreshin qendrat ndërkombëtare të vendim-marrjes. Në vitin 2006 midis Shqipërisë dhe Greqisë ndodh përsëri një incident shtetëror për shkak të një prifti ortodoks, priftit të fshatit Kosinë të Përmentit, At Vasil Thomollari. Aspekti më interesant i aferës së eshtrave të fshatit Kosinë të Përmetit, është se kemi një incident diplomatik shqiptaro-grek mbi çështjen e një prifti ortodoks. Që kemi të bëjmë me pikënisjen e një incidenti ndërshtetëror kjo kuptohet nga fakti se konsulli grek në Gjirokastër shkoi vetë në fshatin Kosinë për të ndaluar policinë shqiptare që, në zbatim të një urdhëri të Prokurorisë së Përmetit, të kryente veprimet proceduriale në kishën e fshatit Kosinë. E pamë në ekranet televizive diplomatin grek që me duart e kryqëzuara në gjoks (enkas për të treguar mospërfillje) i pati zënë hyrjen e kishës të fshatit Kosinë oficerit të policisë shqiptare, duke e detyruar atë të largohet. Me këtë krijohet përshtypja sikur Kisha Ortodokse në Shqipëri është jashtë juridiksionit të shtetit shqiptar dhe nën mbrojtjen e Greqisë dhe sikur midis Shqipërisë dhe Greqisë ekzistojnë marrëdhënie të ngjashme me ato që ekzistonin midis Imperisë Osmane dhe Rusisë, sipas termave të Traktatit të Kuçuk Kajnarxhasë të vitit 1774, që e përcaktonte Rusinë si mbrojtëse të të krishterëve ortodoksë të Imperisë Osmane. Por, në këtë artikull çështja nuk është këtu, se tashmë dihet që midis shtetit grek dhe shtetit shqiptar janë krijuar të tilla marrëdhënie derisa në krye të Kishës Ortodokse Shqiptar gjendet prej vitit 1991 peshkopi grek Anastasios Janullatos. Çështja është se deri në këtë pikë të zhvillimit të ngjarjeve duket se kemi të bëjmë me një riciklim të skenarit grek të vitit 1993 për të krijuar një krizë në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Prifti Thomollari është thirrur në Prokurori në cilësinë e personit që ka lidhje me hetimin, pra virtualisht i pandehur. Prifti nuk është paraqitur dhe Prokuroria ka deklaruar se do ta marrë forcërisht priftin për t’ u pyetur. Grekët, të cilët me anë të konsullit të tyre që shkoi në Kosinë e kanë bërë të qartë se klerikët ortodoksë në Shqipëri janë nën protektoratin e Greqisë, sigurisht që mezi e presin këtë gjë, për të ngritur zërin për persekutimin nga shteti shqiptar i kontrolluar nga muslimanët, të ortodoksëve, që për Athinën janë grekë. Natyrisht duke ia atribuar këtë persekutim qeverisë “Berisha”. Në ndërkohë, prifti Thomollari, pas dëshmisë në Prokurori ditën e hënë u shpreh se ai ndjehet kërcënuar dhe në rast se shteti nuk e mbron do të ndërmarrë veprime të tjera. Me siguri fjalën e ka për të ketë shkuar në Greqi për të kërkuar strehim politik si i persekutuar nga shteti shqiptar. Pra, skenari ecën sipas precedentit “Maidonis”. Nuk është e rastit që çështj e Kosinës u hap në kohën që Mali i Zi fitoi pavarësinë (grekët duan ta eksploitojnë prirjen për krijim shtetesh të reja në Ballkan), kur po diskutohet çështja e statusit të Kosovës, si dhe kur do të nënshkruhet marrëveshja e stabilizim-asocimit midis Shqipërisë dhe BE. Greqia synon që të vejë në rend të ditës çështjen e Vorio-Epirit duke e ekuivalentuar me atë të Kosovës dhe të gjejë pretekste për mos ta ratifikuar marrëveshjen e stabilizim-asocimit të BE me Shqipërinë. Në vitin 1993 Greqia e përdori çështjen “Maidonis” si pretekst për të ndërmarrë së pari veprime imediate (Deklarata “Micotakis”), deklaratë me të cilën kërkoi ato gjëra që praktikisht i kërkon dhe sot: regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë, ekuivalentizmin e çështjes së Kosovës me atë të grekëve në Shqipëri. Ndryshimi i vetëm në kërkesat e grekëve është se nuk e përmendin më Protokollin e Korfuzit të vitit 1914, se u është rritur oreksi për gjëra më të mëdha. Por, skenari i vjetër “Maidonis” këtë herë duket e vështirë që të japë produkte të besueshme. Së pari, Berisha në pushtet në vitin 2006 nuk është Berisha në pushtet në vitin 1993. Në vitin 1993 Berisha në pushtet qe një President i plotfuqishëm, që kontrollonte policinë, Prokurorinë, SHIK-un. Prandaj, derisa akuza e qeverisë greke se pas dëbimit të priftit grek dhe arrestimit dhe dënimit të minoritarëve qëndronte dora e Presidentit Berisha, dukej e besueshme atëhere, nuk duket më sot. Në çështjen e Kosinës policia, e cila për hir të së vërtetës drejtohet nga një ministër i brendshëm ortodoks, Sokol Olldashi, u implikua për të zbatuar një vendim të gjykatës së Përmetit për të kontrolluar kishën dhe për të siguruar provat, vendim që u mor mbi kërkesën e Prokurorisë. Madje policia u tërhoq pas ndërhyrjes së konsullit grek të Gjirokastrës dhe nuk tregon më ndonjë dëshirë për t’ u marrë me këtë çështje, por është Prokuroria ajo që po insiston duke urdhëruar sekuestrimin e kishës së Kosinës dhe thirrjen forcërisht të priftit Thomollari për t’ u pyetur. Por, sot Presidenti i Republikës që kontrollon Prokurorinë, Gjykatat dhe SHIK-un është ortodoksi Alfred Moisiu. Prokurori i Pëgjithshëm është ortodoksi Theodhori Sollaku. Kryetari i Gjykatës së Lartë është ortodoksi Thimio Kondi. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese është ortodoksi Gjergj Sauli, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe praktikisht drejtuesi i tij i plotfuqishëm është ortodoksi Ilir Panda. Kjo e bën qesharake një tendencë që ka media greke ultranacionaliste, e cila momentalisht është e vetmja që po merret me këtë çështje, për ta trajtuar çështjen e priftit Thomollari sikur në Shqipëri po persekutohen ortodoksët nga muslimanët. Mos ndoshta media greke ka të dhëna që nuk i tregon se Moisiu, Sollaku, Kondi, Sauli, Panda janë konvertuar në muslimanë? Asnjë nga këta krerë institucionesh nuk varet nga kryeministri Berisha dhe madje ata janë në marrëdhënie të këqija me Berishën, të cilin e kanë sfiduar shpesh. Pyetja në këtë çështje është se pse prokuroria shqiptare tregon në këtë çështje një zell që nuk e tregoi në hetimin e çështjes së Himarës në vitin 2003, kur veprimtarë të organizatave vorio-epirote të ardhur nga Greqia ndërmorën veprime antikushtetuese dhe kur prokuroria e zvarriti çështjen derisa ata u larguan në Greqi? Ajo që të bën përshtypje në këtë çështje është se janë mediat pranë Edi Ramës, si një gazetë ashtu dhe një televizion, që po bëjnë zhurmën më të madhe për këtë çështje, duke iu kërkuar autoriteteve shqiptare që të marrin masa të forta dhe duke i kërkuar me insistim kryeministrit dhe ministrit të jashtëm që të prononcohen. Në ndërkohë bie në sy se prononcimin nuk ia kërkojnë Presidentit të Republikës nga i cili varen drejtpërdrejt institucionet që duhet të merren me këtë çështje Prokuroria dhe SHISH, si dhe as Prokurorit të Përgjithshëm. Si shpjegohet insistimi që po tregon prokuroria shqiptare e drejtuar nga ortodoksi Theodhori Sollaku në këtë çështje? Mos ndoshta Sollakun e paska rrëmbyer papritur një ndjenjë e fortë shqiptarizmi në kryerjen e funksionit të vet, kur ai deri më sot nuk është shquar për gjëra të tilla. Në rast se do të kishte qenë kështu, atëhere prokuroria shqiptare nuk do të merrej vetëm me çështjen e eshtrave, duke mbrojtur interesat e shqiptarëve të vdekur para shumë dekadash, por do të merrej dhe me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve që janë gjallë dhe të brezave që do të vijnë, interesa që janë cënuar në formën e dhunimit të integritetit tokësor të Shqipërisë, për shkak të ndërtimit tashmë prej disa vitesh të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, në një kohë që në dokumentet zyrtare greke ata figurojnë sit ë vrarë për çlirimin e tokave greke. Në këtë kontekst, ndërtimi i këtyre varrezave në Shqipëri përbën shkeljen e disa neneve të Kodit Penal të Shqipërisë, që prokuroria jonë supozohet ta zbatojë. Në rast se Prokuroria shqiptare do të qe zgjuar tashmë dhe do të donte të merrej me veprimet e kundraligjshme që po bëjnë grekët në Shqipëri, atëhere nuk do të merrej vetëm me mbrojtjen e interesave të cënuara nga grekët, të shqiptarëve të vdekur para më shumë se një shekulli, por do të merrej me interesat e cënuara nga grekët të shqiptarëve të gjallë. Pra do të merrej me çështjen e depozitave greke të naftës në Durrës, me monopolet greke në ekonomi dhe në rradhë të parë me monopolin e kundraligjshëm në telefoninë mobile që po u shkakton shqiptarëve një dëm më të madh se firmat piramidale, do të merrje me ushqimet e skaduara dhe duhanin radioaktiv që futen nga Greqia etj. Ajo që të bën përshtypja në këtë çështja është kurajoja e të dy palëve, prokurorisë dhe priftit Thomollari. Prokuroria ka kurajë të urdhërojë sekuestrimin e kishës ortodokse të Kosinës dhe ta thërresë priftin gati si të pandehur, ndërsa prifti kas kurajë që mos të paraqitet në prokurori. Që kuraja e priftit ushqehet nga Greqia këtë na e bëri të qartë vetë konsolli grek me prezencën e tij në Kosinë. Por, duket se edhe kuraja e prokurorisë ushqehet nga Greqia. Derisa prokuroria nuk është marrë me çështje, është e qartë se në rastin e Kosinës, prokuroria shqiptare po zbaton një skenar grek për të krijuar një krizë të re shqiptaro-greke. Theodhori Sollaku nuk mund të justifikohet duke ia atribuar këtë çështje prokurorisë së Përmetit pasi prokuroria është një institucion i centralizuar ku çdo gjë përqëndrohet në duart e Prokurorit të Përgjithshëm. Dihet që pavarësisht se prokuroria është një institucion i pavarur që nuk varet nga kryeministri, siç i pëlqen Sollakut të përsërisë vazhdimisht, megjithatë në rrafsh ndërkombëtar pasojat e bëmave të prokurorisë dhe gjykatave të një vendi i atribuohen qeverisë së këtij vendi, si subjekti që përfaqëson vendin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pavarësisht se qeveria “Berisha” do të thotë se prokuroria nuk varet prej saj kështu që ajo nuk është përgjegjëse për atë që po ndodh në rastin e Kosinës, megjithatë ajo (qeveria) do të vuajë në praktikë reagimin grek. Nuk është një ironi e vogël që kryeministri Berisha të akuzohet, për veprime për të cilat përgjegjësinë e kanë funksionarë të lartë ortodoksë, se po i persekuton si musliman ortodoksët! Gjithsesi, në rast se incidenti me priftin Thomollari do të shkallëzohet sipas precedentit “Maidonis”, atëhere do të bëhet e qartë se një pjesë e shtetit shqiptar (Presidenti i Republikës, Prokuroria e Përgjithshme) është duke zhvilluar një guerrilje kundër pjesës tjetër qeverisë, për ta futur vendin në një krizë diplomatike me një shtet fqinj, për llogari të këtij shteti dhe të opozitës. Kështu, do të zbulohet se edhe episodi i vitit 1993 ka qenë një skenar grek për të shkaktuar krizë. Si kulmi i linjës së ngjarjeve që filloi me incidentin “Maidonis” në 1993, qenë ngjarjet e 1997-s, të cilat mediat dhe “shoqëria civile” ultranacionaliste greke i paraqitën si lufta për çlirimin e Vorio-Epirit. Të shohim se cila do të jetë spiralja e hapur nga çështja “Thomollari” dhe mos ndoshta ushtarët e vdekur janë vetëm pararoja e të gjallëve si në 1997. Dhe “1997” që mund të sjellë çështja “Thomollari” duket të jetë më e keqe se 1997 që solli çështja “Maidonis”. Historia ka treguar se planet e grekëve në Shqipëri janë po aq stereotipe sa teatri japonez kabuki.

-----------------------------------------------------------------------------------

 

 

Ndoshta kjo me ben mua te ndjej  veshtirosje per kombin fqinje qe gjithmona ka pasur qellime gjakpirese ndaj vendit tim.

Pershendetje shqiptareve qe e duan  Shqiperine,ngushellime te tjereve!

__________________
Rikthimi ne vetevete rilind njeriun nga nje varrim persegjalli diku i humbur shkretetirave te pafundme.......kurre nuk eshte vone per ta gjetur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 14:20
Simona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Simona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Simona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Simona Shto Simona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Simona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

Citim:
Po citoj ato që tha football
Po sexi eshte shume e vertete. Shqiptaret jane rracista edhe me vete krahinat e tyre dhe jo me pastaj me ato jashte tyre.

I shohim ketu ne Americe se si sillen, qofte me kosovaret, qofte me tropojanet, qofte me dropullitet, qofte me himariotet, qofte me fieraket.

Tre kisha shqiptare jane ne Boston dhe asnjera nuk ka unitet midis tyre.

Ky fenomen nuk ndodh me kombet e tjera ketu, vetem me shqiptaret.

Shkon ne nje mbremje shqiptare, vetem shpinen dine ti kthejne njeri-tjetrin.

Le te dali ndonje ketu dhe te ma kundershtoje me fakte nje fenomen te tille qe ndodh ne mbremjet shqiptare.

Kush te shesi me shume pordhe dhe kush te nxjerri me shume vrer ne adrese te nje bashkeatdhetari. Turp e faqe e zeze.



Edhe ketu ne forum kemi disa mostra te tilla, qe kalojne direkt ne jeten personale te disa anetareve te tjere.

Forumi o njerez, eshte per te kaluar kohen dhe jo per te zgjidhur probleme dhe inate personale. Eshte vendi i fundit, ku mund te zgjidhesh probleme te nje niveli te tille.




fotbolli jam komplet kundra cfare shkruan ti krejtesish dhe nuk jane te vertet asnje nga ato nuk besoj
ti ku jeton na trego

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 15:34
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atiola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atiola Shto atiola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atiola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha atiola



fotbolli jam komplet kundra cfare shkruan ti krejtesish dhe nuk jane te vertet asnje nga ato nuk besoj
ti ku jeton na trego



 

 

 

 

__________________
Rikthimi ne vetevete rilind njeriun nga nje varrim persegjalli diku i humbur shkretetirave te pafundme.......kurre nuk eshte vone per ta gjetur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 15:43
Simona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Simona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Simona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Simona Shto Simona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Simona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330

Nuk duhet te harrojme ceshtjen Came,,,,,sa rracista jane greket ndaj kombit shqiptar????????????????????????????????????????????????????????????

 

 

Komuniteti çamë në SHBA-s, : "Në prag të takimit Moisiu – Papulias në Sarandë"
nga - BEQIR SINA, Nju Jork - 01 nëntor 2005

 Kjo është vetëm minimumi që mund të bente një shtet demokratik si Greqia ndaj pjesëtarëve të një bashkësie të martirizuar, dhe që përbën minoritetin më të harruar në Evropën e sotme.

 Braintree - Massachussttes :  Ashtu siç njoftojë media e masmedia nga Shqipëria, Presidenti grek Karolios Papulias ka anulluar takimin me Presidentin shqiptar Alfred Moisiu, takim ky i paraparë të mbahej  në qytetin më jugor të Shqipërisë, në Sarandë. Gjithmnon sipas këtyre lajmeve mësohej se  Presidenti grek Papulias, e ka anulluar takimin për shkak të protestave të qindra përfaqësuesve të komunitetit çam brenda dhe jashtë kufijeve të Shqipërisë. Lajmet u bën të ditura edhe nga një TV privat grek, sipas të cilit, është thënë se zyrtarët e të të dyja palëve kanë diskutuar për ngjarjen që po ndodh në qytetin bregdetarë shqiptarë, Sarandë, mbi protestat e paralajmëruara kundra kësaj vizite dhe kështu kanë vendosur me mirekuptim anullimin për shkak të sigurisë. Takimi ishte programuar të bëhej sipas njoftimeve të medias shqiptare, në orën 11.00 të paradites sipas orës lokale, në Hotel"Butrinti" në Sarandë. Të gjitha mediat në Shqipëri, njoftuan se Presidenti grek pritej të vinte në Sarandë duke hyrë nga qyteti i Gjirokastrës pasi kishte udhëtuar nga Janina në drejtim të kufirit shqiptar. Ndërsa Presidenti shqiptar Alfred Moisiu ndodhej sipas tyre në Sarandë, kur edhe po ndodhën këto zhvillime.     Në SHBA-s, Komuniteti i Çamërisë me aktvitet dhe veprimtari ligjore të njohur sipas ligjistacionit të këtij vendi - me anë të Shoqërisë Për të Drejtat e Njeriut Çamëria - ka dalë me dekleratë pikërishtë, sot, në momentin kur parashihej që presidenti shqiptar Moisiu dhe ai grek Papulias, do të zbrisnin në qytetin e Sarandës, për të zhvilluar një takim mes tyre , takim ky që "sfumojë". Në dekleratën e Shoqërisë Për të Drejtat e Njeriut Çamëria  komuniteti çam në Shetete e Bashkuara të Amerikës, i kërkon që të dy presidentët të diskutojnë edhe për problemin e pronave të çamëve në dekleratë. Ahmet Giaffo, kryetari dhe Vera Gjata themeluese dhe Sekretare e Pergjithshme dhe Financiere e Shoqerise Per te Drejtat e Njeriut Çameria(Chameria Human Rights Association), kanë lëshuar për median shqiptare në Amerikë dhe Shqipëri, e në të gjitha trijet etnike, dekleratën me titull :"Në prag të takimit Moisiu – Papulias në Sarandë Sipas kësaj deklerate, thuhet se :"Në rrjedhën e marrëdhënieve të mira shqiptaro-greke, takimi midis dy presidentëve Moisiu e Stefanopullos sot në Sarandë do të ndiqet me shumë interes përgjithësisht, por sidomos nga individët e minoritetit çam.  Të shkëputur me “gjak e me hekur” nga vatrat e tyre, sikurse shkruan shkrimtari me fame botërore Ismail Kadare, ata dhe pasardhësit e tyre jetojnë sot si refugjatë në Shqipëri dhe në vende të tjera të botës, por gjithmonë me shpresën dhe besimin për t’u kthyer në vendlindjene tyre, në shtëpitë e tyre ende të rrënuara.Por këto ndjenja të natyrshme po ballafaqohen me datën e 27 nëntorit 2005, e cila qëndron si shpata e Damokleut përmbi kërkesat dhe shpresat tona njerëzore dhe krejtësisht të ligjshme.
Deklertata e Shoqerisë Për të Drejtat e Njeriut Çameria, në SHBA-s, thotë se:"Sipas njoftimeve të shtypit shqiptar dhe grek, kjo date përbën afatin e fundit për ri-regjistrimin e vatrave tona të shkrumbuara, dhe të pronave tona të lëna djerrë apo të zëna përkohësisht, të cilat u vendosën nën sekuestro konservative nga qeveria greke pas Luftës së Dytë Botërore.Ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm që mohimi i kësaj të drejte ndër më themeloret në të gjithë qerthullin e të drejtave të njeriut – dhe pikërisht të së drejtës për të jetuar në shtëpinë tënde në paqe e harmoni me fqinjin tënd grek – nuk e nderon Greqinë e sotme demokratike dhe evropiane".

      Ata thonë se:"Ne e dime gjithashtu se të dy burrat eshtetit që takohen sot kanë gjëra shumë të përbashkëta me njëri tjetrin.  Presidenti Moisiu rrjedh prej njërës ndër dyert më të respektuara në Shqipëri.  I ati i tij, gjeneral Spiro Moisiu, duke shprehur ndjenjat e sinqerta të mbarë popullit të tij ndaj popullit grek, refuzoi të urdhërojë batalionet shqiptare që të luftonin kundër trupave greke gjatë Luftës Italo-Greke, duke shkruart kësisoj një faqe të artë miqësie në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Këtë vepër madhore por pak të njohur në historinë e Luftës së Dytë Botërore, gjenerali i madh dhe familja e tij e paguan shtrenjtë, duke u dërguar në internim nga autoritetet pushtuese italiane".

Mirpo thuhet në dekleratë :"Ne kemi parasysh po ashtu, se Presidenti Papulias, si bir i trojeve fqinje me Çamërinë dhe si nismëtar i përmirësimit historik të marrëdhënieve shqiptaro-greke gjatë qeverisë së Andrea Papandreut, është krejt i qartë e i ndërgjegjshëm për padrejtësinë e madhe historike, për krimet dhe masakratrrënqethëse të kryera nga bandat e N. Zervës, ndaj një popullsie të pambrojtur autoktone, e cila gjithsesi i pat dhënë aq shumë Greqisë. Ne gjithashtu kemi parasysh se të dy Presidentët e nderuar që takohen sot kanë pushtete të kufizuara ekzekutive në republikat parlamentare ku ata kanë nderin të jenë kryetarë shteti."
Deklerata, cek faktin se :"Megjithatë, ata prapëseprapë kanë shumë në dorë.  Ata që të dy mund të japin një sinjal të forte të tolerances dhe bashkëjetesës midis dy popujve më të lashtë të Ballkanit.  Presidenti Moisiu, sikurse e ka treguar edhe më përpara, mund t’i kujtojë homologut të vet detyrimin e përbashkët të të dy shteteve fqinje, mike dhe demokratike për zgjidhjen e problemit madhor të të drejtave të njeriut të minoriteti çam që jeton përkohësisht në Shqipëri."
      Në dekleratë ata pohojnë se :"Nga ana tjetër, Presidenti Papulias mund të zotohet që të kërkojë marrjen e një sere masash urgjenteqë do të mundësonin zgjidhjen e kërkesave njerëzore dhe juridike të individëve të minoritetit çam. Ndër to duhet të përmendnim: (i) urdhërimin e të gjitha konsullatave greke që të lehtësojnë menjëherë të gjitha procedurat e dhënies së vizave greke ndaj të gjithë individëve të minoritetit çam e familjeve të tyre për të mundësuar vajtjen e tyre në Greqi, prej ku ata mund të kërkojnë të drejtat e tyre në përputhje me ligjet e shtetit grek dhe të Bashkimit Evropian; (ii) shtyrjen në përgjithësi të afatit të veprimit të Ligjit të regjistrimit të pronave të paluajtshme ose miratimin e procedurave të posaçme pohuese (një lloj procedure e tipit affirmative action) deri sa t’u mundësohet të gjithë individëve të minoritetit çam për të paraqitur kërkesat dhe dokumentecionin e tyre para autoriteteve regjistruese greke".
     Kështu që thekson deklerata e e Shoqerise Per te Drejtat e Njeriut Çameria, :"Kjo është vetëm minimumi që mund të bente një shtetdemokratik si Greqia ndaj pjesëtarëve të një bashkësie të martirizuar, dhe që përbën minoritetin më të harruar në Evropën e sotme.Vetëm pak kilometra në Perëndim të Sarandës, ku do të takohen sot dy Presidentët e nderuar, në Fushën e Mursisë, gjenden varret e qindra refugjatëve çame që, të ndjekur nga bandat gjakatare të Zervës, po prisnin përtej kufirit rivendosjen e paqes dhe rendit në Greqi me shpresë që të ktheheshin shpejt në shtëpitë e tyre.  Bëhet fjalë për pleq e plaka, burra, gra e fëmijë, krejtësisht të pafajshëm, të cilët vdiqën nga sëmundjet, dimri i ashpër, uria, kushtet e këqia në të ashtuquajturët kampe refugjatësh.  Ata ishin që të gjithë shqiptarë, por njëkohësisht ishin edhe shtetas të Greqisë.Në nderim të kujtimit të tyre të paharruar, për hir të idealeve dhe parimeve më të larta universale të të drejtave të njeriut, për hir të vetë emrit dhe prestigjit të Greqise demokratike dhe evropiane si dhe të paqes dhe vëllazërise shqiptaro-greke, ju lutem,zotërinj Presidentë, që të ndërrmerni hapin e guximshëm historik për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të minoritetit çam të Greqisë,"përfundon deklerata e e Shoqerise Per te Drejtat e Njeriut Çameria me kryetar z Ahmet Giaffo dhe z. Vera Gjata  Sekretare e Pergjithshme. 

__________________
Rikthimi ne vetevete rilind njeriun nga nje varrim persegjalli diku i humbur shkretetirave te pafundme.......kurre nuk eshte vone per ta gjetur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 15:56
Simona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Simona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Simona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Simona Shto Simona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Simona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belga
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 01/02/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 279

Question

A jemi raciste ne shqiptaret?

ne shqiptaret sidomos shqiptaret e diaspores jane teper raciste kundrejt kombeve te tjera si afrikane, indiane,pakistaneze etj.....

po gjithashtu jane teper indiferent edhe ketu ne perendim ku jane edhe te punesuar eme gjithe te mirat;
madje nje pjese e tyre merren me droge nxjerrin vajzat shqiptare ne rruge per te fituar diçka dmth. bejne pune ilegale qe nuk lejohet nga shteti ku jane dhe nje pjese e mire etyre kane perfunduar ne burgje te ndryshme

me vjen keq qe po i shpreh keto mendime po eshte nje realitet i gjalle

pershendetje!!!!!!!!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 16:10
belga nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belga Kėrko mesazhe tė tjera nga: belga Shto belga nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belga nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > A jemi raciste ne shqiptaret?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.