Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Nė rrotė tė lirė...kėtu nuk ėshtė filozofia > Ti, Une Dhe Vdekja (sfide) Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 39 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Kjo me duket mua si nje sfide cfryerje te ketyre 3 personazheve kur kane nevoje te luajne me fjalet
O bura protagoniste nxirni tere dellin e dites qe ju rethon



Enigme ke dell te nxjerrim moj xhan ? Dellin e dites qe na rrethon thua, po pse aq te gjate e kemi ne moj sa te na rrethoj(diten gjoja e kam fjalen) Na qenka hap nami ne forum me duket...Ja sa u cova i hoqa nje vize te gjitha mendimeve(i shkon menja per ters drreqeve kur flitet per viza) thash sdu tja di fare per asnji, pastaj thash lere lere se do futem nje cik ne forum te ndrricoj idete.Tani sa me lajmeruan se me kishte rene gjyshi nga paralelet dhe kishte thyer llapen e veshit. I kam thene 100 here shejtanit mos te dali per te gjujt femra se i doli llapa jashte mire boja qe i ka dale si i ka dale enigmes me kohe.Sot do ikija ne varreza per kremtuar vdekjen e heroit te forumit ose me sakte heroines se forumit ( football qe eshte duke lozur me kalamajt e lagjes posht pallatit dhe po cmend komshinjte nga te bertiturat)Por me lajmeruan edhe kesaj rradhe se te varrezat ka dal pronari dhe e ka prishur varrin.Me thane se krishti ishte kthyer dhe kishte vajtur tek football dhe i kishte thene cou football(si i tha llazarit) dhe e ngjalli. Jo se krishti donte ta sillte ne jete football per miresine e kesaj bote por sepse i cau derrasat krishtit ne boten tjeter.Ja pra se e thash edhe shpar qe sapo u cova nga gjumi , dhe jam qe jam po fus nje te puthur Paris-it qe ta nis diten mbare .Spo i them gje kuriozit se e di qe po ben sex dhe po e ngjyen garuzhden ne ndonje pjate te gatuar mire(shaet groshe gjithe jeten per zotin) Ej se harrova ku eshte vdekja_22 se na thau syte ,se si ndiemi bosh kur s'eshte ai. Gjithsesi presim edhe hyrjen ne teme te mendje ndrriturve qe here here do i permendim me shkrimet e tyre qe kane bere dhe talentin e tyre te padiskutushem qe kane. Nejse ika kiss

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 10:37
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kuriozi
Addicted to love

Regjistruar: 20/10/2005
Vendbanimi: In the Middle of a Heartbeat
Mesazhe: 276

Per ata qe duan te shohin fytyren ne mendimin e nje tjetri

Në masën që mashkulli i shkretë fsheh veten, në atë masë i shton vetes territor femëror plus
Ervin Hatibi

Në të shfletuarit shpejt të një antologjie poetike, bëjmë identifikimet e duhura, duke u nisur fillimisht prej emrit të autorit ose prej rrathëve që përhap titulli i vjershës a ndonjë trop më tej në nënujësinë e vargjeve poshtë portit të titullit. Nëse kemi edhe më kohë në dispozicion, fiksojmë kalimthi në shfletim, si në një tren që ecën me shpejtësi, portretet e posaçme fotografike të poetëve, që ata vetë i kanë zgjedhur për t'u përfaqësuar, bashkë me poezitë e veta. Kur ke më shumë vakt, veç poezisë që më në fund e lexove, nis edhe shijon pastaj një situatë romani në të dhënat biografike, vetëpërkufizimet, stacionet profesionale, gjithnjë duke u rrotulluar rreth pamjes së gatshme të personazhit në foto... Krejt kështu, në më të fundit antologji që mora në duar, po vija re një gjë interesante; atë se poetët meshkuj që dukshëm vinin gati të gjithë nga provinca, kishin dhënë në biografitë e tyre vetëm datën e lindjes, pa vendlindjen pranë, siç bënin poetët pa komplekse apo ata nga qyteti. Pasi kishin refuzuar të dëftonin vendin e lindjes, një koordinatë fatale, shkruanin thjesht formulën "Jeton dhe punon në Tiranë", për të na thënë kështu në formë gjëagjëze se nuk ishin hiç të kënaqur të numëroheshin si ish-katundarë; tashmë ata ishin konvertuar born-again qytetarë. Kurse femrat poete, e kishin parë të parrezikshëm shënimin e emrit ekzotik të vendlindjes dhe kishin vendosur të fshihnin dukshëm vetëm datëlindjet paksa të largëta, diku thellë në shekullin e kaluar... Duke parë sesi mashkullorët përgjithësisht kishin problem të fshehin fshatin e lindjes, kurse gratë moshën, u bëra gati të abuzoj filozofikisht, se burri sigurisht është koha, kurse gruaja hapësira, por pastaj vendosa ta lë këtë paralele për më vonë e të merrem me faktin e dhimbshëm të burrave shqiptarë, që fshehin targën, mundimshëm, në botë a në metropol, me të dy duart, në një pozë mjerane si të mbrojtësve të futbollit gjatë goditjeve brenda zonës së rreptësisë. Duke fshehur burri fshatin e vet, gjuhën, emrin e tij, të gjitha këto veçori, ai fsheh në fakt kështu edhe një pjesë të të qenit vetja, të të qenit burrë. Në përfytyrimet e sakta të traditave të lashta, krejt natyrshëm mashkulli përfaqëson të dukshmen, dielloren, të shpallurën, sepse e tillë është edhe natyra e gjërave të veta gjinore, krejt ashtu si te femra brendshmëria e organeve gjinore, përcakton simbolikën e të fshehtës, hënores, të tërhequrës. Në masën që mashkulli i shkretë fsheh veten, në atë masë i shton vetes territor femëror plus. -Vendlindja? Lëre atë muhabet tashti... Jeton dhe punon në Tiranë! Emri? I negociueshëm. Ose më thërrit thjesht Jani. (Në postën e vogël të qytetit verior N., mbaj mend të shkruar në kabina, si në shkëmbin e Gramatës, dhjetëra numra të gjatë telefoni, dhe bri tyre emra tipikë grekë, të cilët prindërit e emigrantëve i kishin po aq të vështirë sa numrat për t'i mbajtur mend, sa detyroheshin t'i shkruanin para se të kërkonin bijtë me to.)
E femra përveç moshës (mosha si datë apo si rrudhë) nuk fsheh më gjë. Nuk e ka më të nevojshme. Përballimi me të si hapësirë, si vend, si pamje, e zhvlerëson çdo lloj falsifikimi të karakterit gjeopolitik. Në një shoqëri të disenjuar nga totalitarizmi mashkullor, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, nuk bien pikët nëse kjo goca është rumune apo shqiptare apo nga ai fshati i humbur fare, që të bën të skuqesh kur i shqipton emrin, si të kesh përmendur fjalë turpe; fatkeqësisht femra vlerësohet jo për atë që mund të bëjë, po për atë që mund të bëjë mashkulli me të. ("Kërkojmë dy punonjëse të moshave nga 18 deri 25 vjeç...").
Në ndryshim nga shoku Enver që kishte vetëm ditëlindje, femra në këtë lloj shoqërie ka vetëm ditëvdekje, prandaj, që të jetojë sa më shumë "kontrabandë", e kemi lejuar ta rrumbullakosë ca moshën, duke i falur me bujari ndonjë pesëvjeçar siç i falim kamarieres kusurin në kafe. E kemi lejuar po ashtu edhe të kapërcejë normat e fonetikës dhe të na fusë në ligjërim lloj-lloj xhingla-minglash të ëmbla, të cilat ajo vetë i ndryshon dekadë pas dekade, për variacionin tonë, si të ishin ringtone celulari. Kur kam qenë i vogël p.sh. mbaj mend se gratë e shqiptonin rë-në duke e shartuar me një lloj shë-je. Kisha një mësuese historie që m'i ngrinte qimet përpjetë kur çdo copë herë thoshte "mish... mish" (lexo: mirë, mirë.) Kurse sot, vë re se e njëjta rë ka pësuar një lloj përsosje rotacizmi (po po) , duke u bërë si rë-ja e italianëve, duke u ngjethur pak në qiellzën pranë dhëmbëve, në vendin ku ne shqiptarët prodhojmë në përgjithësi të-të. Po ashtu gratë dhe vajzat tona, kanë nisur që a-të t'i shqiptojnë si e, si edhe e-të vetë t'i hapin duke iu shtuar nga një gjysëm a-je nga pas. Kjo e fundit, e-ja me një gjysëm a-je brenda, të jep përshtypjen e greqishtes kur e dëgjon sidomos në reklama. Problemi është se, në dallim me shqetësimin e akademikëve se mos po na zhbëhet shqipja dhe identiteti i saj standard nën prurjet e huaja të përditshme, shqetësimi im është për identitetin personal, se këto lodrinat fonetike, me të cilat gocat e reja kërkojnë të na tërheqin vëmendjen drejt tyre e mallit që reklamojnë në TV, këto po instalohen si e folur zyrtare në Shqipëri, duke u bërë timbri tipik i emisioneve të lajmeve, i komunikimit në shitblerje të shtrenjta apo në mjedise të ndriçuara fort organizatash qeveritare e joqeveritare. Një lloj politese e bezdisshme e veshur me këto fonema hibride, ka arritur të bëhet zhargon zëvendësministrash apo zyrtarësh të tjerë të rangut të dytë, që siç duket, edhe pozicioni vartës ua kërkon ta vajzërojnë dhe më tej sjelljen (në përpjestim të drejtë kjo me sa pasha e ndjen veten shefi në institucionet shqiptare të konceptuara si hareme private). Shqetësimi im numër dy është se veç kësaj, në të gjitha këto nivele të komunikimit që përmenda, shto këtu edhe shtypin e shkruar, kam vënë re një shtim të pazakonshëm, por që nuk shqetëson më njeri, të një lloj komunikimi arbëresh të tipit "ai u skuzua pas incidentit", gjë që prapë mund të shfajësohet tek ndonjë vajzuke që do të duket çapkëne, por kurrën e kurrës te ndonjë burrë. Para disa ditësh, tek ndiqja shkarazi në ekran pjesë nga një debat për punë të shërbimit sekret, më zu veshi se një figurë goxha e njohur, ish-kryeministër bile, tha diçka të përafërt me: "e kemi diskutuar xha këtë problem." Njëri nga të pranishmit rrumbullak tryezës, u hutua, "si xha? Ç'domethënë kjo?" Mori përgjigje, se kjo xha (gia-italisht) ishte forma "ndryshe" dhe kontemporane e të thënit fjalën "ndërkaq". E kisha dëgjuar xha këtë fjalëz edhe në të tjera rastisje jo vetëm në dialogje të sforcuar me ndonjë sporteliste apo sekretare, por edhe në TV, nëpër spektakle apo intervista. Publikisht në gojë ministrash sesi tingëllonte...
Po t'i mbledhësh më në fund krejt këto latimet dhe importimet fonetike, fjalëza italike, ndryshime emri me rrënjë e degë, si edhe faktin se maskimet identitare nga halli, nëpër botë apo në metropol të shqiptarëve të shkretë, shoqërohen edhe me ndryshim (zbutje, mekje) të zërit saherë përballesh me autoritetet... të gjitha këto na japin një tablo të trishtuar të emrit shqiptar të gjinisë mashkullore; plotësuar kjo edhe me faktin e mirënjohur se ndotja e mjedisit dhe e ushqimit, përhapur tashmë edhe ndër ne, shkakton dëme serioze në potencën dhe riprodhimin mashkullnor.

__________________
Ata flasin pėr ditė qė presin tė vijnė, kur gjithēka do jetė zbulesė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 11:31
Kuriozi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kuriozi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kuriozi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kuriozi Shto Kuriozi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kuriozi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kuriozi
Addicted to love

Regjistruar: 20/10/2005
Vendbanimi: In the Middle of a Heartbeat
Mesazhe: 276

Per te gjitha ata foromiste qe mendojne se jane vajza!!!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re jimy.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 102 herė.

ZGJOHU

Zgjohu
Shkundi enderrat nga floket e tu
Femija im i bukur, i embli im
Zgjidhe diten & shenjen
e dites tende
gjeja e pare qe sheh.

Nje peme e djegur, si nje gjigand
zog primitiv, nje gjethe
e thare & e hidhur, perralla dimri
ne dallget e tij te ngrohta
Trotuare, zoterit do bejne per ty
Pylli i fqinjesise
Muzeumet bosh e te humbur &
Menstruacioni & shtatezania e malit
Monument siper vendit te ri
ku femijet fshihen
Kur shkolla mbaron.
Perktheu: G.Mu

__________________
Ata flasin pėr ditė qė presin tė vijnė, kur gjithēka do jetė zbulesė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 11:36
Kuriozi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kuriozi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kuriozi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kuriozi Shto Kuriozi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kuriozi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


Enigme ke dell te nxjerrim moj xhan ? Dellin e dites qe na rrethon thua, po pse aq te gjate e kemi ne moj sa te na rrethoj(diten gjoja e kam fjalen) Na qenka hap nami ne forum me duket...Ja sa u cova i hoqa nje vize te gjitha mendimeve(i shkon menja per ters drreqeve kur flitet per viza) thash sdu tja di fare per asnji, pastaj thash lere lere se do futem nje cik ne forum te ndrricoj idete.Tani sa me lajmeruan se me kishte rene gjyshi nga paralelet dhe kishte thyer llapen e veshit. I kam thene 100 here shejtanit mos te dali per te gjujt femra se i doli llapa jashte mire boja qe i ka dale si i ka dale enigmes me kohe.Sot do ikija ne varreza per kremtuar vdekjen e heroit te forumit ose me sakte heroines se forumit ( football qe eshte duke lozur me kalamajt e lagjes posht pallatit dhe po cmend komshinjte nga te bertiturat)Por me lajmeruan edhe kesaj rradhe se te varrezat ka dal pronari dhe e ka prishur varrin.Me thane se krishti ishte kthyer dhe kishte vajtur tek football dhe i kishte thene cou football(si i tha llazarit) dhe e ngjalli. Jo se krishti donte ta sillte ne jete football per miresine e kesaj bote por sepse i cau derrasat krishtit ne boten tjeter.Ja pra se e thash edhe shpar qe sapo u cova nga gjumi , dhe jam qe jam po fus nje te puthur Paris-it qe ta nis diten mbare .Spo i them gje kuriozit se e di qe po ben sex dhe po e ngjyen garuzhden ne ndonje pjate te gatuar mire(shaet groshe gjithe jeten per zotin) Ej se harrova ku eshte vdekja_22 se na thau syte ,se si ndiemi bosh kur s'eshte ai. Gjithsesi presim edhe hyrjen ne teme te mendje ndrriturve qe here here do i permendim me shkrimet e tyre qe kane bere dhe talentin e tyre te padiskutushem qe kane. Nejse ika kiss



Edhe ti ore, nga ata qe kane probleme me gjyshin qenke. Sa per varrin tim mos u bej merak, se e ka mare ne dore kuriozi kete pune. Di ai ku te me vere mua, te pakten me kalamajte jo njehere, per kete te jesh i sigurt, me ata qe duan te qeshin po, ndofta. Por jam e sigurt qe me genjeshtaret nuk do te me vere.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 14:27
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vdekja_22
I zhgenjyer Xfundimisht

Regjistruar: 20/12/2005
Vendbanimi: Big City Life
Mesazhe: 219

Vdekja afrohet

Nga larg ndjehet frymemarrja qe sa vjen e shtohet.
Ai vjen, veshtron perreth. Sa i bukur ky peisazh. Shputa e tij shkel barin e njome. Milingonat nxitojne per ne folene e tyre.
Football, enigme, paris.......... dilni nga foleja, ajo eshte fundi juaj....

Pershendetje !!!

__________________
Lavdia eshte juaja...
Hakmarrja eshte imja....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 15:18
Vdekja_22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vdekja_22 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vdekja_22 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vdekja_22 Shto Vdekja_22 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vdekja_22 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha football


Edhe ti ore, nga ata qe kane probleme me gjyshin qenke. Sa per varrin tim mos u bej merak, se e ka mare ne dore kuriozi kete pune. Di ai ku te me vere mua, te pakten me kalamajte jo njehere, per kete te jesh i sigurt, me ata qe duan te qeshin po, ndofta. Por jam e sigurt qe me genjeshtaret nuk do te me vere.



Uaaaaaaaaaa edhe genjeshtar me bere o football apo e the ashtu kot ne pergjithsi... Mire mire ta mbash mend nuk ta jap me rradhen tek rradha e qumshit ta dish. Pastaj pse merzitesh ti kur te thash per kalamajt te gjithe te ishim si kalamajt do ta kishim bere boten me te bukur(ja zhyta ktu po nejse). moj se tani u kujtova une po a e di ti qe gjyshi im ka qene partizan me ata te ballit kombetar sepse luftonte per zogun mbret. Ok ok ika me mire se e zgjata...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 15:25
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vdekja_22
I zhgenjyer Xfundimisht

Regjistruar: 20/12/2005
Vendbanimi: Big City Life
Mesazhe: 219

Klithme

Ku pret te shkosh..................???

__________________
Lavdia eshte juaja...
Hakmarrja eshte imja....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 15:50
Vdekja_22 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vdekja_22 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vdekja_22 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vdekja_22 Shto Vdekja_22 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vdekja_22 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PARIS
beautiful pain

Regjistruar: 16/12/2005
Vendbanimi: AIR&TRAIN
Mesazhe: 623

Talking

Drejt therrimeve te kockave qe me kane mbetur, tek shuaj me shurre- malli
cmendurine qe me ka zene pa perjetuar cmendinen.
Mire se me pritet Vdekja!Dola nga foleja, kam filluar te shurroj!


Diabolic`AS-qendro!Le te preken kockat tona nga ndjesia e trendafilave te
bardhe mbi kete arkivol te pandreqshem fajesie.

__________________
__________________
"UNE, TI DHE VDEKJA!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 15:54
PARIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PARIS Kėrko mesazhe tė tjera nga: PARIS Shto PARIS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PARIS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kuriozi
Addicted to love

Regjistruar: 20/10/2005
Vendbanimi: In the Middle of a Heartbeat
Mesazhe: 276

ankthi i WC-ve ne zhurmen e mistershme the paskajore te shurrrimeve femerore....e me pas vjen bide-ja..qe nuk mundet te laje plotesish asgje...sidomos gojet dhe njollat vulgare te rendomesise dhe vdekje delikateses ku rrritet shtrati i funeralit te te qenit femer

__________________
Ata flasin pėr ditė qė presin tė vijnė, kur gjithēka do jetė zbulesė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 16:02
Kuriozi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kuriozi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kuriozi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kuriozi Shto Kuriozi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kuriozi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic


Uaaaaaaaaaa edhe genjeshtar me bere o football apo e the ashtu kot ne pergjithsi... Mire mire ta mbash mend nuk ta jap me rradhen tek rradha e qumshit ta dish. Pastaj pse merzitesh ti kur te thash per kalamajt te gjithe te ishim si kalamajt do ta kishim bere boten me te bukur(ja zhyta ktu po nejse). moj se tani u kujtova une po a e di ti qe gjyshi im ka qene partizan me ata te ballit kombetar sepse luftonte per zogun mbret. Ok ok ika me mire se e zgjata...




Ndersa gjyshi im ishte partizan me ata te nacional-clirimtares dhe diten e clirimit te Tiranes hante petulla me vajin dhe miellin me te mire se ishte tek shtepia e bejlerit.
Pastaj se bejme nje replike te vogel, nuk te tha kush t'ja mbathesh. Rri ore se mire je, te pakten beje per Parisin se per mua e di qe se ben.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2006 16:05
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 39 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Nė rrotė tė lirė...kėtu nuk ėshtė filozofia > Ti, Une Dhe Vdekja (sfide)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.