Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Gjeniu! Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Plloshtan, per moshen qe ke gjenial je. Mos u merzit se keshtu eshte kjo bote eshte e lire, dhe e shumellojshme, megjithate ne mesojme nga cdo gje apo jo edhe nga nje debat i vogel pa vlere.
Te uroj suksese

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 02:15
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

plloshtan mos u merzit vella,

sepse ti lundron neper hapesirat e shpirtrave te perbotshme
mendimet e tua kongruentacionalo-ontogonale nuk mund te cenohen nga disa ceshtje metafizike konteporare me denominator stoiko-platonik dhe tangjencial
ajo qe ka rendesi eshte qe frymemarrja e pertejme e filozofise vazhdon e qete ne lemin e afsheve te njohurive implicite te paqena te varura tashme nga retorikat e theksuara ekuipotente dhe ndervaresore..

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 04:35
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

freespirit , eshte shume e vertete qe ne vetem mesojme...

Ndersa ti lost_soul, te pershendes me nje poezi, sepse kuptove kendshem merzitjen time...





Kush më ngroh, kush më do akoma?
Jepmë duart e ngrohta!
Jepma zjarrin e zemrës!
I dergjur, plot rrëqethje,
Si një që po vdes, të cilit i ngrohin këmbët,-
Shkundem nga ethe të panjohura,
Dridhem nga shigjeta të mprehta e të akullta cingërime,
Që m’i hedh ti, o mendim!
I paemër, i fshehur, i lemerishëm,
Je ti, gjahtar pas reve!
I goditur prej teje,
Sypërtallës që më vështron përmes errësirës,
Dergjem.
Kërrusem, përpëlitem dhe mundohem
Nga të gjithë martirët e përjetshëm,
I qëlluar
Prej teje, gjahtar mizor,
Zot i paemër!
Qëllomë më fort!
Qëllomë edhe një herë!
Përshkoma dhe shqyema zemrën!
Përse duhet të më mundosh
Me shigjeta me dhëmbëza të pamprehura?
Përse më vështron,
Mundimtar njerëzish që s’u lodhe,
Me sytë dashakeqës, me shkrepëtima hyjnore?
Nuk do të më vrasësh,
Por vetëm të më mundosh e të më mundosh?
Përse më mundon,
Zot i panjohur dhe dashakeqas?
Hë, hë! Po më afrohesh vjedhurazi?
Në këtë mesnatë
ǒkërkon? Fol!
Më shtrëngon e më shtyp egër.
Tani më erdhe fare pranë!
Ik! Ik!

Më dëgjon frymëmarrjen,
Më përgjon zemrën,
Ziliqar,
Po përse më ke zili?
Ik! Ik! Përse shkallët?
Kërkon të futesh brenda
Në zemër,
Të ngjitesh, në më të fshehtat
Mendime?
I paturp! I panjohuri - kusar!
ǒkërkon të grabitësh!
Përse kërkon të më përgjosh?
Përse ngulmon të më ndihmosh,
O mundimtar,
O Zot - xhelat!
Apo duhet si qen
Përpara teje të vij vërdallë,
Dhe të të fal, i përhumbur,
Dashuri lajkatare?
Më kot! Shpomë më thellë,
Thumbëtar mizor! Jo,
Nuk jam qen, jam gjah i egër për ty,
Gjahtar shpirtkatran!
Jam i burgosuri yt më krenar,
O cub prapa resh!
Folmë,
ǒkërkon prej meje, kobëtar?
I mbështjelluri vetëtimash, i panjohur,
Fol! ǒkërkon,
O i panjohuri - Zot?-

Si? Shpërblim?
ǒkërkon si shpërblim?
Të kërkoje shumë, do të këshilloja krenarinë!
Të më flisje prerë dhe shkurtas -
Do të këshilloja përsëri krenarinë tjetër!

Ha, ha!
Më dashke mua? Mua?
Mua të tërin?

Dhe më mundon, sa i marrë që je,
Ma mundon krenarinë?
Kush më fal dashuri, kush më ngroh?
Kush më do? Jepmi duart e ngrohta,
Jepma zjarrin e zemrës,
Jepmë mua, më të vetmuarit,
Akullin, ah! Shtatë herë akullin,
Pranë armiqve që më mësojnë të vuaj,
Jepmë akullin, po të jepem,
Armik mizor,
Vetëm ty!

U zhduke?!
Më ike,
Shoku i fundit dhe i vetmi,
Armiku i madh,
I panjohuri im,
Zoti im xhelat!

Jo! Eja përsëri,
Me të gjitha mundimet e tua!
Tek i fundit nga të gjithë të vetmuarit,
Eja përsëri!
Të gjithë rrëketë e lotëve
Më derdhen në rrjedhën tënde!
Flaka e fundit e zemrës
Flakëron për ty!
Eja përsëri,
Zot i panjohur, dhimbja ime, gëzimi im i fundit!-





Në ajrin e përndritur,
Kur vesa ngushëllimtare
Bie në tokë,
E paparë, e padëgjuar
Me këpucë të hijshme e të lehta.
Si të gjithë ngushëllimet e ëmbla,
A të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si dikur digjeshe nga etja
Për lotë hyjnorë, për vesë ngushëllimtare,
E etur, e lodhur, e zhuritur,
Teksa në shtigjet me bar të zverdhur,
Rrezet keqdashëse të diellit që perëndonte,
Të ndiqnin përqark drurëve të errët,
Rrezet përvëlimtare, verbimtare, dashakeqëse?

“Dashnor i së vërtetës? ti? - Kështu të tallnin -
Jo! Vetëm një poet!
Një bishë dinake, grabitqare, tinëzare,
Që duhet të gënjejë,
Që duhet të gënjejë me vetëdije dhe me dashje,
Dhe të dëshirojë prenë,
Me ngjyrime larve.
Dhe vetë larvë,
Dhe vetë pre!
Ky dashnor i së vërtetës?
Jo! Vetëm një i marrë! Vetëm një poet!
Duke folur vetëm për ngjyrat!
Duke bërtitur nga larva laramane e çmendurisë,
Vërtitet në urën e fjalëve rrenacake,
Ndër qiejsh të rremë,
Duke ardhur përqark vërdallë!
Vetëm një i marrë, vetëm një poet!

Ky dashnor i së vërtetës?
Jo, përfytyrim
I heshtur, i ngrirë, i lëmuar, i ftohtë,
Dhe as shtatore hyjnore
E vendosur para tempujve
Në roje të pragut të shenjtë.
Jo! Armik i shtatoreve të virtytit,
Më e afërt sesa shkretia e pragut të një tempulli.
Me guxim prej maceje
Hidhet nga çdo dritare,
Në çdo çast,
Duke nuhatur me dëshirë dhe pasion,
Vrapon nëpër pyjet e virgjër,
Në mes bishave me lëkurë lara-lara.
I shëndetshëm, plot ngjyrë, i bukur si mëkati,
Me buzët dëshirake,
Hyjnisht tallëse, hyjnisht skëterrore,
Hyjnisht të etura për gjak,
Sulet për grabitje, genjështar dhe tinëzar;
Apo si shqiponja
Që nga larg vëzhgon greminën,
Greminën e vet.
Ah, si ulet
Poshtë e më poshtë,
Thellë e më thellë,
Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,
Lëshohet si plumb
Mbi qengjin,
Armike e shpirtrave të butë si qengji,
Duke urryer të gjithë ata që e vështrojnë
Me vështrim prej deleje, ata që e kanë lëkurën
Të butë si të sajën, dhe butësi qengji!

Kështu,
Si shqiponja e si pantera
Janë dëshirat e poetit.
Dëshirat e tua, mes mijëra maskash,
O i marrë, o poet!

Ti që pe njeriun,
Ashtu si Zoti qengjin,
Për të zhbimë Zotin nga njeriu,
Dhe butësinë prej qengji nga shpirti,
Qeshje gjatë zhbimjes,-
(Kjo, kjo është lumturia jote!
Lumturi shqiponje dhe pantere,
Lumturi poeti dhe të marri!”).

Në ajrin e përndritur,
Kur drapri i hënës,
Armik i ditës,
I blertë mes kuqëlimit të purpurtë,
Futet vjedhurazi lakmitar,
Duke rrëshqitur në çdo çap,
Tinëzar në kaçubet e trëndafilave,
Gjersa ato këputen e molisen
Të zbehta nëpër natë.

Kështu molisesh njëherë,
Prej çmendurisë të së vërtetës,
Prej gëzimeve të ditëve
I lodhur, dhe i sëmurë nga drita,
I këputur nga mbrëmjet dhe hijet.
Për të vërtetën.

I djegur dhe i etur.
Të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si lëngoje nga etja?
Si i djegur jam
Për të vërtetat,
Si i marrë,
Si poet!





pershendetje

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 18:39
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

nuk di te them cfare kam ndjere kur kam lexuar kete mrekulli.....fjalet...ndjenjat...mendimet...frymezimi yt....po na pushton plloshtan....do behemi te gjithe poete....



bukur...

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 21:07
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Pergjigje me te bukur nuk kisha lexuar.

Plloshti sa me shume te njoh, aq me shume te vleresoj. C'rendesi ka ne eshte poezia jote, pergjigjja ishte e jotja.

Te perqafoj fort dhe suksese kudo qe te jesh, pavaresisht se do te jesh vetem kudo qe te jesh.

Gjeniu eshte ne shpirt perpara dhe pastaj ne vepra.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 21:18
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Gjeniu eshte mendje e re, shpirt energjik, ne trup te rritur.

Gjeniu i largohet mediokritetit me pranimin e ndryshimit. Celesi eshte ai, pranimi, qe cdo gje ndryshon, dhe duhet te ndryshoje.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 21:51
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Green_Mamba
'

Regjistruar: 11/03/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 205

...vertete! A ka qene Caikovski nje gjeni???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2006 00:09
Green_Mamba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Green_Mamba Kėrko mesazhe tė tjera nga: Green_Mamba Shto Green_Mamba nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Green_Mamba nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Green Mamba?
Nuk e di, mendoj qe po. Tingujt e tij me pelqejne jashte mase.

"Intelektuali thote nje gje te thjeshte ne menyre te veshtire, kurse artisti nje gje te veshtire ne menyre te thjeshte"~ Bukowski.

Ne rastin e Cajkovskit ai nuk thote, por shpreh...derdh neper pentagram ndjenja njerezore te cilat mezi mund te pershkruhen nga "mesataret". Ai ishte mbi mesataren, pra ishte gjeni.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2006 00:15
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Passionman
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/07/2006
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 38

Pershendetje plloshtani !
Rembrandi i thoshte nje mikut te tij ;"une jam gjeni , sepse cdo gje qe une bej e kalon mesataren e elites tone artistike"
Cili eshte mendimi yt, a ka nje faze ne te cilen individi qe deri dje nuk mund as te pranohej ne elite , te kuptoje papritur egzistencen e gjenialitetit te tij?

__________________
"The hardest thing in life to learn,which bridge to cross,which one to burn."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2006 03:05
Passionman nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Passionman Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Passionman (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Passionman't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Passionman Shto Passionman nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Passionman nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Si njeri i thjesht qe jam, mendoj se perpjekja ime per te percaktuar sec eshte gjeniu, do te ishte jo vetem nje perpjekje qe s'do ta arrinte synimin qe kishte por gjithashtu asnjehere e sakte. Megjithate nqs do te me lejohej nje opinon modest rreth 'Gjeniut' do te thosha se gjeniu eshte nje njeri i cili ka nje (ose me shume) pasione vigane edhe nje deshire te pashtershme per te mesuar gjithecka mundet rreth atij pasioni qe ne thelb perben vete esencen e tij si njeri.   Thjesht nje opinion naiv mos i kushtoni shume rendesi dosido...

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2006 04:22
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Gjeniu!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.