dea
Anetar i ri
Regjistruar: 18/06/2003
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 1
|
Historia e Arkivit Qendror Shqiptar
Arkivi i pare shqipetar eshte krijuar ne periudhen e rilindjes,me pas ne 1912 dhe gjate kohes se Zogut.Nuk ka patur nje arkiv qendror qe te permbledhe te gjithe dokumentet ose arkivat.Ne periudhen e Rilindjes ka patur shoqeri te ndryshmeshqipetare ne mergim qe mblidhnin dhe ruanin dokumentet,kurse gjate kohes se mbretit Zog arkiva ka pasur por ishin te shperndara neper ministri te ndryshme,pra cdo ministri kishte arkivat e veta.Vetem pas luftes ne qershor te vitit 1945 u be i mundur krijimi i nje qendre te pergjithshme arkivore qe u quajt Arkivi Qendror i Shtetit Shqipetar (AQSH-ja).Prej ketij viti funksionoi si Drejtori e Arkivave prane Ministrise se Puneve te Brendshme dhe perbehej nga: 1-Arkivi Qendror i RPSH(PER FONDET E PERIUDHES SE PUSHTETIT POPULLOR) , 2-Arkivi Qendror Historik i Shqiperise (per fondet para 29.11.1944).Ne vitin 1963 u ngrit Drejtoria e Pergjithshme e A rkivave ne varesi te Keshillit te Ministrave dhe dy arkivat qendrore u shkrine ne AQSH.Drejtoria e pergjithshme drejtoi punen per administrimin e fondit arkivor te shtetit dhe pergadiste rregullat per gjithe arkivat e Republikes se Shqiperise. AQSH ruan dokumenta qe nga mesjeta e hershme e deri me sot.Dokumentat me te hershme jane:Kodiku i Argjende i shek. te VI dhe Kodiku i Arte i shek.te IX. Me rendesi jane Aktet e Sherrit Vendase qe nga fillimi i shek.XVII. Aktet e Esnafeve qe nga shek.XVII. Aktet zyrtare te Shtetit Shqipetar 1912-1920 jane shume te cunguara.Per periudhen pas 1912 arkivi ka dokumente te plota.
__________________
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|