Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Flamuri harrohet nė Holandė, e sjell UEFA
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Flamuri harrohet nė Holandė, e sjell UEFA

Altin Latifi - Balkanweb.com

Pas ndeshja mes Shqipërisë dhe Holandës, luajtur më 11 tetor në"Amsterdam Arena", ka patur një prapaskenë sa komike, aq edhe tragjike në të njëjtën kohë. Duke mos qenë shumë në terezi pas humbjes së pësuar ndaj skuadrës së Marko Van Basten, njerëzit e Federatës Shqiptare të Futbollit kishin harruar në Holandë flamurin shqiptar. Bëhet fjalë për flamurin që varet zakonisht në stadium dhe që atë natë ishte në "Amsterdam Arena", në krah të atij vendas, ashtu siç edhe e kërkon rregullorja e UEFA-s. Shqipja dykrenare është valëvitur për më shumë se 90 minuta në impiantin supermodern të kryeqytetit holandez, por pas përfundimit të takimit, askush nuk është kujtuar ta marrë me vete. Ai ka qëndruar aty dhe nga delegacioni shqiptar të gjithë kishin harruar vse simboli i vendit duhej të ishte futur në avion bashkë me sendet e tjera. Ngjarja është marrë vesh vetëm dje, kur në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ardhur një pako e dërguar nga UEFA. Në të nuk kishte asnjë letër apo para, por ishte pikërisht simboli i shqiptarëve, flamuri kuqezi i cili pas përfundimit të ndeshjes kundër tulipanëve, ishte harruar në stadium dhe askush nga delegacioni shqiptar nuk ishte kujtuar ta merrte. Këtë e kanë bërë vetë zyrtarët e UEFA-s, të cilët pasi kanë bërë inspektimet e fundit, kanë marrë vesh edhe që ishte një "send" që duhej dërguar drejt Shqipërisë, flamuri që qëndronte i varur në majë të "Amsterdam Arenës".
Pakoja
Pas gati dy muajsh, dje UEFA ka dërguar në Shqipëri flamurin kuqezi, me një pako adresuar Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas përfundimit të takimit kundër Holandës, delegacioni shqiptar që ishte në Amsterdam nuk u kujtua ta hiqte prej mureve të stadiumit (natyrisht me bashkëpunimin e punonjësve të stadiumit), ashtu siç edhe e përmban rregullorja e UEFA-s. Në bazë të kësaj rregulloreje, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare, në stadium qëndrojnë dy flamuj, ai i vendasve dhe ai i skuadrës mike. Madje, në rast se flamuri mik preket, skuadra mund të ndërpresë edhe ndeshjen, siç ndodhi në takimin e Shpresave, Greqi-Shqipëri të marsit 2005, kur pasi u gris flamuri kuqezi në stadiumin "Neo Smirni" të Athinës, ekipi shqiptar braktisi fushën. Gjithsesi, nga Amsterdami janë larguar të gjithë si pa të keq dhe për të sjellë në Shqipëri flamurin kuqezi, kanë menduar vetë zyrtarët e UEFA-s, që me anë të një pakoje, kanë rikthyer "plaçkën" e humbur të Federatës Shqiptare.
Reagimi
Pavarësisht se në Holandë ishte harruar simboli kombëtar, një gjë e tillë nuk duket se ka shqetësuar shumë njerëzit në Federatë, sipas të cilëve kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sipas zëdhënësit për shtyp të FSHF-së, Lysien Nurishmi, flamuri që erdhi dje nga UEFA në adresë të Federatës Shqiptare, ishte harruar pas ndeshjes për shkak se i gjithë delegacioni ishte larguar nxitimthi nga kryeqyteti holandez. "Ikëm të gjithë shpejt e shpejt në mëngjes dhe askush nuk u kujtua ta merrte. Megjithatë kjo ka ndodhur edhe herë të tjera, por na e ka sjellë gjithnjë UEFA", deklaroi zëdhënësi për shtyp i FSHF-së.


-------------------------------------------------------------------------------

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Dhjetor 2006 14:53
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lab
Anetar i ri

Regjistruar: 12/05/2007
Vendbanimi: filadelfia
Mesazhe: 24

duhet ti kishte gelltitur mamaja jo ti kishte lindur

__________________
get in get off get out

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 19:25
Lab nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lab Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lab (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lab Shto Lab nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lab nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Sjellja me flamurin vertet e shemtuar,por nuk eshte aspak e cuditshme ne Shqiperi.
Pasoje e 50 vjeteve Diktature komuniste,ku flamujt e kuq te Kongreseve e lane ne hije Flamurin Kombetar.
E turpshme por jo e cuditshme!

Gjithashtu kalimi ne ekstremin tjeter,kur tundja e flamurit behet per shtimin e urrejtjes mes njerezve eshte po aq i turpshem.

Rrahjet e gjoksit se do vrasim kaq apo aq njerez te nje kombi tjeter jane thirrje histerike per lufte!Dhe zakonisht keto thirrje behn nga frikacaket!

Forumi nuk duhet te lejoje te tilla mburrje per te vjelle!

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 19:42
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Frikacake serbomedhenj si puna jote kane frike nga lufta. Ne do vazhdojme rrugen tone, ti biem qenit. PAAARRAAAAA PAARTIIIIZAAAANNNNNN ............. .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 20:08
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Frikacake serbomedhenj si puna jote kane frike nga lufta. Ne do vazhdojme rrugen tone, ti biem qenit. PAAARRAAAAA PAARTIIIIZAAAANNNNNN ............. .


Mire qe do t'i biesh QENIT,po varet se ku i bie....Ne Filadelfia dhe Toronto ka shume qener,po s'kemi degjuar te jete vrare ndonje deri tani nga ndonje shqiptar......
Apo duam te na dalin ne Fushen e Torviollit dhe atje t'i grime!!!

Shtroni b.... ne pune mr cuna dhe lerini luftrat dhe qenerit!Shihni te rregulloni familjet ne fillim dhe keshtu mund te behet Shqiperia.

NUK BEHET DUKE I RENE GJOKSIT DHE QENIT!As gjermanet se bene dot me lufte e jo me pak ne,qe kemi neper deje pak gjak dembel anadollak.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 20:14
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
e jo me pak ne,qe kemi neper deje pak gjak dembel anadollak.


Qe kemi gjithe diten para kompjuterrit, ene dy lek pune nuk kemi bere ...... .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2007 22:16
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Flamuri harrohet nė Holandė, e sjell UEFA

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.