Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > "Pranimi" i Shqiperise ne Evrope
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

"Pranimi" i Shqiperise ne Evrope

"Pranimi" i Shqiperise ne Evrope!

Se pari dua te them qe titulli nuk eshte teknikisht i sakte pasi ne jo vetem qe jemi vetvetiu ne Evrope gjeografikisht por jemi dhe evropjanet e pare dhe me te lashte historikisht.

E para. Cfare te mirash do te kete Shqiperia nqs futet ne EU?

Kryesisht e kam fjalen per te mirat ekonomike, por normal perfshij ketu dhe te tjerat.

E dyta cfare te mirash do te sillte kalimi i valutes nga Leku ne Euro?

E treta cili eshte qellimi i "Evropes se Bashkuar"

Jepni mendimet tuaja gjithashtu nqs jeni pro apo kunder futjes se Shqiperise ne Evrope.

Personalisht jam kundra, normal duket dhe nga postimi por do te doja te mesoja se si mendon "vllazeria shqiptare jashte atdheut" !

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2006 21:48
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ndersa une jam pro, sepse integrimi ne Europe do hape kufijte realisht dhe do lejoje kembimet kulturore, do i beje shqiptaret qytetare te Evropes. Nga ana ekonomike do kemi nej jastek te mire, sepse ekonomia e brendshme do mbrohet nga mekaniymat e perbashketa. Sigurisht qe duhet te tregohemi te kujdesshem ne kontraten qe do bejme, por 10 vjet pas hyrjes ne Evrope do jemi shuuuuume me mire sesa sot.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2006 13:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Re: "Pranimi" i Shqiperise ne Evrope

Citim:
Po citoj ato që tha Rrebesh
"Pranimi" i Shqiperise ne Evrope!

Se pari dua te them qe titulli nuk eshte teknikisht i sakte pasi ne jo vetem qe jemi vetvetiu ne Evrope gjeografikisht por jemi dhe evropjanet e pare dhe me te lashte historikisht.

E para. Cfare te mirash do te kete Shqiperia nqs futet ne EU?

Kryesisht e kam fjalen per te mirat ekonomike, por normal perfshij ketu dhe te tjerat.

E dyta cfare te mirash do te sillte kalimi i valutes nga Leku ne Euro?

E treta cili eshte qellimi i "Evropes se Bashkuar"

Jepni mendimet tuaja gjithashtu nqs jeni pro apo kunder futjes se Shqiperise ne Evrope.

Personalisht jam kundra, normal duket dhe nga postimi por do te doja te mesoja se si mendon "vllazeria shqiptare jashte atdheut" !



Per me shume informacion shiko : United States of America .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2006 13:51
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Po ti jepet Shqiperise e drejta e integrimit ne Europen e bashkuar.sdo ngelej kembe shqiptari brenda kufijve !!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2006 14:06
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha Eriosa
Po ti jepet Shqiperise e drejta e integrimit ne Europen e bashkuar.sdo ngelej kembe shqiptari brenda kufijve !!


Nuk besoj, se andej nuk ka raki gjithe diten si ne shqiperi..... .

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Dhjetor 2006 16:00
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

Ja pershendetje njehere.

Kufijte nuk i hapin me Shqiperine dhe nqs pranohemi, e njejta politike eshte ndjekur me disa nga vendet ish komuniste qe jane futur, e njejta gje dhe me ne.

E dyta per sa i perket shkembimit kulturor kete gje po e bejme sote, megjtihse me shume po asimilohemi si popull se sa po shkembejme kulture.

Me shume rendesi ka ringjallja e traditave, dhe kultures Shqiptare, qe eshte me se evropjane, gje qe arrihet jo nga futja ne evrope.

Pse Evropa duhet te jete e bashkuar?
Interesat e kujt plotesohen? etj.... jane pyetje qe nuk u gjen dote pergjigjie.

Konkurenca ekonomike me njeri tjetrin ishte dikur e vetmja gje qe e shtynte evropen te zhvillohej.
Evropa eshte shume e vjeter dhe me plage shume per tu bashkuar dhe pretenduar se e kaluara nuk ka ekzistuar ndonjehere.

Divergjencant ndermjet evropjaneve vete jane shekullore dhe biles ne disa raste dhe mijravjecare, gjera qe smund te ndreqen dote lehte.

Te shoh USA thua, po USA vete eshte pjelle evropjane e sapo lindur dhe nuk ka te njejten histori me evropen, shtetet qe u bashkuan dhe ato qe u moren me dhune nga Meksika nuk kishin divergjenca te tilla sic ka evropa.

Pastaj ne statistika mos harro qe Evropa eshte perpara shume perpara USAs, ne standartet e jeteses, ne shkollim, ne perkrahjen shendetsore, dhe biles mund te shtoj dhe ekonomikisht disa vende.

Normal USA ka filmat e Hollivudit dhe medjat internacjonale qe dashje pa dashje na ka futur ne subkonshjence nje ndjenje inferjoriteti karshi USAs por eshte diskutim per teme tjeter keshtu qe pa u zgjatur USA nuk eshte shembull per Evropen dhe as qe fillon te krahasohet.

Arsyeja qe jam kunder ka te beje me shume me sistemin qe kerkohet te ndertohet dhe me sistemin ekonomik te EUse.

Se pari nje nderim valute per ne nga lek ne euro do te shkaterronte ate pak eksport qe kemi, dhe do te zhdukte biznesin vendas duke e zevendesuar me fuqi puntore te lire, per kompanite e medha evropjane,
E njejta gje ka ndodhur ne Poloni dhe ne vende ish komuniste te tjera, ku bizneset vendase jane mbyllur per shkak te konkurences dhe presjonit nga kompanite e huaja te medha qe jane futur.

Pasurite tona minerale kaperdihen sa hap e mbyll syte, dhe nqs do te jemi sadopak te zotet mund te marim nje takse te paprfillshme dhe nqs jemi keshtu si jemi atehere do te mbetemi me gisht ne goje. me shume mundesi ka kjo e fundit.

Mekanizmat ekonomike qe vijne nga ECBja 9 banka qendrore evropjane ) jane te njejtat mekanizma qe perdoren dhe ne USA, pra mekanizmat e deficitit dhe te borxhit.

Mekanizmat qe kane qene ne fuqi perpara ne vende si Italia dhe Franca psh kane qene tejet te avancuara dhe mjaft popullore.
Duket qarte reaksjoni qe eshte perhapur ne itali dhe france dhe ne gjermani fale ketyre mekanizmave ekonomike te ECBse. Kur italia dhe franca etj kane grip ne rrezik se vdesim fare.

Pika tjeter eshte ndjenja e Globalizmit qe ka perfshire zyrtaret e EUse. Gje qe jam krejtesisht kundra. Biles deri diku duket sikur ndonje dore e fshehte apo ndonje qeveri e trete prapa skene po ve ne loje keto plane ne Evrope Amerike dhe Azi.

Globalizmi ne Evrope asnjehere nuk ka per te gjetur vend, u pa qarte me referendumin ne France dhe Hollande ku Globalizmi ishte arsyeja kryesore e votimit kundra. Dhe sikur nje dite te miratohej me ane te "Votimit Elektronik" pra votim alla Bush USA, popullsia do te mbetet perhere e pakenaqur gjer sa Evropes se bashkuar ti vij fundi.

Tjetra politika qe ndiqet karshi nesh eshte gjithnje anti interesave kombtare. Interesat e Grekut dhe te tjereve kane cuar ne thirrje te njepasnjeshme nga zyrtare te EUse per me shume shkolla greke me shume prifterinj greke me shume greqisht dhe me pak shqiptarizme, me shume kujdesje per minoritaret greke qe sipas disave jane 20% e popullsise sone.

Ne fund mbas nje stergjatje te tepert dua te theksoj se evropa do te na jape dicka mbrapsht, mund te na jape krahet e ngrohta te sigurise he per he etj, por cka ne leshojme si shperblim per EUne eshte mbi mase.

Me mire se sa jemi sote ekonomikisht mund te behemi po u futem ne EU, por eshte gje qe mund ta realizojme dhe vete pa qene nevoja te leshojme kaq shume nga interesat tona kombetare.

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2006 20:45
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Europa? Ne Djall

Europa, Europa! Vritini te gjithe myslimanet boshnjake.
Ne se nuk do te ishte nderhyrja amerikane, te gjithe myslimanet boshnjake do te kishin kaluar ne hanxharin serb. Europa e dinte qe me pare per planet serbe te spastrimit etniko-fetar dhe e mbylli syrin duke e bere te mundur me ndergjegje masakren sebe dhe vecanerisht ate te Srebrenices. Ishin trupat hollandeze qe pretenduan mbrojtjen e civileve boshnjake ne Srebrenice dhe me pase i lane ne meshiren e bishes serbe. Gjashte mije civile boshnjake u masakruan brenda 48 oreve. Nje rritem te therrurish per ore nga me te lartat qe ka njohur ndonjehere historia sa qe edhe Hitleri do t’ja kishte zili.
Europa, Europa. Vritini te gjithe turqit.
Eshte Europa ajo qe kerkon ti marri frymen,ta coptoje dhe poshteroje Turqine. Po, po “problemi” i grekeve te Qipros, kurdet dhe pastaj armenet, te drejtat e njeriut dhe te putanave... “E moralshmja” Europe qe diskriminon dhe persekuton edhe qytetaret e saj, Irlanda, basket, korsikasit,camet... pakicat eniko-fetare ne Greqi... A i pranoi masakrat ndaj Algjerise Franca...?
Europa, Europa. Vritini gjithe shqiptaret.
Ishte Europa ajo qe e ndau Shqiperine ne pese pjese dhe copat ja dha cakenjeve...
Pa nderhyrjen amerikane te gjithe shqiptaret e kosoves ose do ishin shfarosur ose debuar nga vatrat e tyre me dijenine dhe ndihmen e Europes.
Eshte Europa ajo qe bene biznes me kukullat e saj shqiptare, banditet politikane shqiptare. Atje ne Europe, ata (politikanet shqiptare) depozitojne edhe pasurine e grabitur te popullit shqiptar. Ishte Europa ajo qe desh te na rindante ne vitin 1997 por u pengua nga turqit dhe amerikanet dhe me qe nuk e realizoi dot ate projekt ka shpikur metoda te tjera te asimilimit etnik te Jugut te Shqiperise nepermjet terrorit te urise te realizuar prej saj dhe veglave shqiptare, qe te bejne realitet projektin e parafundit per likuidimin e shqiptareve.
E di c’fare Europe? Vafsh ne djall.


Http://vertet.blogspot.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2006 21:10
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Deri tani nuk e kuptova ku jane interesat kombetare qe leshohen. Nuk jam ekspert ne ekonomi, por disa gjera me duken kunder-sens.

Italia nuk ka patur ndonje mekanizem te avancuar ne ekonomi. Thjesht ka perdorur borxhin publik per te ndenjur ne hapat boterore. Kjo strategji eshte shume e rrezikshme nese te gjithe njerezit kerkojne leket neper banka dhe sidoqofte eshte nje borxh qe shtetit i mbetet. Ne ekonomine italiane ka dhe shume vrima te tjera qe plluskojne thuajse cdo vit, nje here nga Alitalia, nje here nga hekurudhat, njehere nga Parmalat etj etj. Keshtu qe nuk mund te thuhet se mekanizmat ekonomike jane te avancuara (te pakten per Italine).

Se dyti, kerkesat e grekeve jane pjese e civilizimit. Ne Europe apo jashte saj neve do i zbatojme, sepse ndryshe do quheshim barbare. Natyrisht qe greket e ekzagjerojne, por fakti qe minoritetet duhen respektuar eshte i padiskutueshem, njesoj sic respektohet minoriteti shqiptar ne Maqedoni. Nese do silleshim si harbute gjithe bota do na shikonte si te prapambetur dhe kjo s'ka lidhje nese jemi brenda apo jashte Evropes.

Ne te vertete mund te humbasim nga industria, por faktikisht Shqiperia nuk ka hic industri qe mund te humbase. Shqiperia bazohet me se shumti tek bujqesia dhe blektoria dhe keto mund te perfitojne nga fondet e programit europjan. Eshte me mire qe bujqesia shqiptare te jete brenda Europes sesa jashte, sepse fondet qe jep KE vrasin cdo ekonomi qe eshte jashte saj. Dmth neve blejme akoma produkte te huaja sepse vijne me lire, dhe kjo vjen sepse shtetet e tjera investojne qe mos u vdese bujqesia, nderkohe qe neve e kemi lene te vdese dhe blejme produktet e huaja. Ne Europe kjo nuk do ndodhte sepse do mbroheshim nga mekanizmat europjane. Madje eshte Europa qe humbet ne shume drejtime po na futi neve brenda. Duhet te na paguaje te gjitha produktet nje me nje, perderisa jane ne kontrate, njesoj sic ndodh me portokallet ne Sicili, te cilat digjen ne fund te vitit sepse KE njesoj i paguan.

Se fundi, po i kthehem pyetjes pse Evropa duhet te jete e bashkuar. Eshte e vertete qe shume kultura eshte veshtire te bashkejetojne, por deri me sot ja kane arritur dhe asnje problem nuk ka rrjedhur nga aspekti kulturor. E tregon fakti se nuk ka qene e nevojshme thuajse asnjehere te mbyllen serisht kufinjte. Por mos harrojme se kjo eshte vetem nje sakrifice qe duhet bere per hir te ekonomise. Ne kushtet e sotme boterore eshte e qarte se e ardhmja i perket superfuqive dhe keto role po ndahen avash avash. Nga nje ane ke USA dhe nga ana tjeter Kinen. Europianet po mundohen te krijojne nje entitet te krahasueshem se paku me keto superfuqi, ne menyre qe mos mbetet pas dere ne vendimet boterore. Bashkimi eshte i domosdoshem ne kete pike, sepse 12 vende te ndara jane pa peshe, ndersa te bashkuara mund te konkurrojne disi ekonomine boterore. Sic kane ardhur punet superfuqite kane nevoje per hapesire te madhe (shiko sa jane Kina dhe USA), gje qe sjell nevojen e nje shteti te madh qe do perfaqsoje boten e vjeter europiane. Ne kete kendveshtrim ideja se Shqiperia duhet te vazhdoje te rrije e izoluar eshte shume destruktive. Bota ecen sepse ka komunikim. Aq me teper Shqiperia e ka te domosdoshme te kete shkembime ekonomike dhe kulturore qe te ece me kembet e veta. Mjafton te mendosh sesi mund te ndertohet shkolla nga studentet qe studjojne jashte, ose si mund te blesh nje makine pa paguar doganat e ekzagjeruara. Mund te argumentohet se shteti mbahet nga doganat, por kjo nuk eshte e shendetshme, sepse asnje shtet nuk mbahet vetem me dogana, por ka nevoje per ekonomine e vet qe te konkurroje ekonomine e jashtme. Doganat jane vetem nje sistem i perkohshem per te ndaluar fluksin e jashtem ne Shqiperi, por do zhduken me kalimin e kohes. Nderkohe qe ti do kesh mundesine te levizesh i lire nga ai pus prej 28 mije km2 per tu bere pjese e kultures boterore dhe per te terhequr Shqiperine ne nje mentalitet te hapur.

Ajo qe pyes une eshte kjo: Si mund te mendojne shqiptaret te rrine jashte, kur edhe Turqia, qe ka qene armiku nr1 i Evropes dhe eshte vend mysliman, eshte ne tratativa per tu bere pjese e saj. Ndoshta keqkuptohet hyrja ne Evrope. Te hysh ne kete entitet nuk dmth te jesh mysafir ne shtepine e dikujt tjeter, por te hysh ne nje dimension tjeter ne shtepine tende. Aq me teper nese hyn Turqia neve do kemi nje aleat te fuqishem qe do balancoje greket. Kete e them sepse kam pershtypjen qe vetem turqit na respektojne pa rezerva sikur te na kishin miq prej vitesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2006 12:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Turqia nuk futet kurre ne Europe. Ato jane lodra per te shkatruar Turqine, problemi armen, qipriot, te drejtat e njeriut. Greqia financon dhe stervitet terrorista kurd kundra Turqise. Abdulla Ocalan u kap ne ambasade greke ne Afrike.

Ne fakt ne jemi "futur" ne Europe. Me shume se 80% e ekonomise e kane marre greket dhe ne jug te vendit po vazhdon asimilimi dhe blerja me para e idenditetit te te urritureve shqiptare.

Mire do te ishte te bashkoheshim me Ameriken, Atdheun e te gjitheve.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2006 15:44
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

Fajtori!

falimentimet ose problemet e Parmalat alitalia etj jane rezultat i ligjeve evropjane qe u vune ne fuqi, dhe jo mekanizmave italjane pre EU
Si do te kete qene problemi i parmalat perpara futjes ne EU Italia e mbronte biznesin vendas, dhe me perpara ka patur probleme me kompani te tjera evropjane si Basf Danone etj, por gjithnje kane patur perkrahjen e shtetit dhe kane dale nga situata shume here me te keqija se keto te parmalat etj.

Nderhyrja shteterore sote nuk lejohet nga EU, dhe detyrimisht behet pre e manipulimeve dhe se fundmi i blerjes jashte lojes se ketyre kompanive duke koncentruar pasuri te tera ne gjithe evropen ne duart e shume pak individeve.

mekanizmat e meparshme ekonomike kane qene populliste, ka patur ligje ne vend ku biznesi vendas mbrohej gje qe sote eshte e pamundur.

Te mos ngaterrojme demokracine me trillime te tilla ekonomike qe ndodhin sote nen parrullat e "Tregut Te Lire" apo sic ndodh tek ne "Privatizimit"

Tjetra eshte problemi i minoritetit, problem qe nuk ekziston.

Natyrisht qe gjithnje i kemi trajtuar si vetja si shqiptare dhe skemi bere ndonjehre dallime.
Biles mund te shtoj qe minoritaret jane trajtuar me prioritet ne kohe te Enverit dhe ne kohet e sotme, kurse Camet Shqiptaret flinin nen ura ne Kruje neper kampe dhe trajtoheshin si kriminele.

Pra nqs ky problem nuk ekziston pse atehere shtrohet si problem nga evropa?
Normal qe smund te mohosh dote lojrat qe behen nga pala greke, mjafton nje sy historise dhe sheh te njejtin skenar ne shekuj me rradhe dhe gjithnje duke aneksuar toka shqiptare dhe asimiluar shqiptare ortodoks ne grek.

Evropa i dij mire keto nuk besoj te mos i dijne, atehere pse nuk i terheq veshin greqise kur ata acarojne gjendjen qe gjithnje ka qene e qete sic u be ne rastin e Himares? Perkundrazi na akuzojne ne per shkelje te te drejtave te njeriut.
Dy mundesi jane o jane ne te njejten vij me grekun o nuk u behet shume vone.

Pika tjeter eshte se Shqiptaret sdo te mund te levizin te lire dote perderisa gjendja ne shqiperi te jete ekonomikisht e forte.
Dhe po te jemi mire vete nuk ja kemi nevojen evropes e as ndonje tjetrit

Gjeja tjeter qe me nevrikos eshte lehtesia qe kemi kur i veshim te tera te keqiajt "Mentalitetit Tone Shqiptar"

Cfare qenkerka keq me mentalitetin tone. Jemi bujar te shoqerise te hapur te muhabetit cfare ndryshimi kolosal ne mentalitet sheh ti ne shqipetaret dhe itljanet apo francezet??????

para disa kohesh Koha Jone kishte nje artikull te tille. E kemi fajin ne vete se kemi mentalitet te tille etj etj.

Kush mentalitet qenkerka standart qe ne duhet te ndjekim????

Per punen e Turkut dakort jam qe po u fut ne Evrope atehere ne do ta gjejme veten me me shume perkrahje me Turkun.
Realiteti eshte ashtu sic thote Petriti. Shih lojrat qe po behen jo te drejtat e njeriut Qipro etj qe jane qesharake fare. Kur ka shtete qe jane katrahur fare dhe po pranohen pa debate.

Evropa e bashkuar fajtori e ka jeten e shkurter, sepse kur te vijne kohe te veshtira gjithsecili do te vrapoj tek strofka e vete, diferencat do te shfaqen perseri, dhe ne po nuk patem kurajo vete ta ndertojme shqiperine pa u shtirur e lepire sa andej e kendej do te dalim perseri te humbur sic kemi dale
ne cdo 100 vjet.

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2006 16:44
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > "Pranimi" i Shqiperise ne Evrope

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.