Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Nderi
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Nderi

Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.

Prinderit nuk pranojne ta marrin kufomen e vajzes ta varrosin me nje pergjigje makabre, shtazarake: “Na ka korite fisin, t’a varrosin familjaret e te dashurit!!!” E dialogu mes dy familjeve nuk mbaron ketu: “Kemi hallin e djalit tone ( ai eshte i plagosur ne spital), vajzen merreni e varroseni vete!!!” Çdo gje jashte imagjinates, jashte kohes, jashte shekullit ne te cilin jetojme. Kufoma e vajzes pret e vetme ne spital, e abandonuar dhe nga prinderit qe e sollen ne jete per mekatin e vetem se dashuroi nje djale qe prinderit nuk e deshironin, sigurisht se nuk kishte shume para, vile apo nje pune te mire, e per kete aresye atyre nuk u pershtatej. Pas shume mundimeve vone, naten vone, trupi i vajzes terhiqet nga spitali e varroset. U mbyll çdo gje.
Vrasin te motren per Nder (6.12.2007)
Dibër, tre vëllezërit Buci kanë vrarë motrën 17 vjeç dhe të dashurin e saj teksa ndodheshin në shtrat. Ngjarja e paramenduar kohë më parë.
Si është e mundur vallë që në 2008 të ndodhin krime të tilla? Për çfarë “nderi” flasin autorët e kësaj masakre? Viktima të izolimit të tyre, viktima të injorancës së tyre. Një provë e dështimit tonë si shoqëri.

Çfarë duhet bërë? Nga duhet nisur? Kush duhet të jetë forca që do të kthejë normalitetin në ato mendje të sëmura: Ligji? Familja? Shkollat? Feja? Mediat? Kush? Si?

Ok!Tema nuk flet ngushtesisht vetem per Kanunin ose vetem per veriun e Shqiperise...e trajtojme ate si ceshtje qe na prek te gjitheve si shqiptare qe jemi.Flm

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Modifikuar nga briseide datė 09/12/2007 ora 19:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2007 19:34
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Brisi ma ke marre nga mendja kete temen. Kur degjova rastin e asaj te shkretes qe e kishin lene te vdiste e vetme te vuante 4 ore e si kishin marre as kufomen mu rrenqeth trupi. Ne djall te veje ky pseudo nderi, ky kanun absurd qe mund te kishte pak kuptim atehere kur u shkrua por jo tani.

Nese ata qe i bejne keto krime e quajne veten prinder, vellezer ti therrasin mendjes se jane vecse kafshe e s'meritojne as keqardhjen me te vogel. Jane keto rastet kur dhe une qe jam paqesore kur flitet per ndeshkime fizike dua te ishte denimi me vdekje!!!!!!!!
Ato nuk vendosin as nder e asgje, sikur ajo kishte bere krimin me te rende te kesaj bote. Po mos ta donin ta mbanin me si moter si bije mund ta refuzonin ta mbanin ekonomikisht ( megjithese si e mitur e kishin me ligj ta mbanin ) po jo ti merrnin jeten.
Ja pra kjo eshte shoqeria shqipetare ajo pjese e cila ka ngelur si ne epoken e gurit, ku fjala nder merr kuptime nga me te cuditshmet.
Ata te " ndershmit " jane funderrinat me te medha ata qe imponojne nje jete te mbyllur, qe detyrojne grate e femijet tyre te varrosen te gjalle.
dhe mos me thote njeri qe jane vrasje vec per nder, i di mire shume raste ne Tropoje e vende te tjera qe jane vrare per trafiqe armesh, prostitutash etj... ja pra nderi i ketyre burracakeve!!!

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2007 13:23
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Sa me revoltojne ngjarje te tilla...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2007 13:53
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Puuuh, ca jam acaruar ditet e fundit kur kam lexuar per ate vajzen ne Lure dhe te dashurin. Po ato jane kafshe, mishera me dy sy, qe i terheq nga hunda nje mentalitet budallenjesh. Meritojne te rripen per kembesh ne mes te fshatit. Denim kapital.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2007 13:56
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Cmenduria e ketyre njerezve nuk njeh kufij e arsye.Mire qe e vrane motren e tyre dhe te dashurin e saj,po per veten e tyre a kane menduar keta idjoter.llogjika e tyre nuk ju afrohet as kafsheve.Na ka rene rast qe neper dokumentare,apo edhe me syte tane kemi pare kur dy kafshe te te njejtit lloj kacafyten nuk kalojne gjer ne eleminim te njera tjetres.Kjo tregon se sa njerez te pacivilizuar jetojne ne ato zona.Jugu nuk ka raste te tilla ekstreme kafsherore.E shumta qe mund te benin,do t'i jepnin nje dru te mire atij djalit dhe vajzen do ta izolonin per nje periudhe kohe,por nqse djali do ti dilte per zot vajzes duke thene se kish qellime serioze,ndoshta nuk do ta preknin fare.Me ngjethet mishi kur imagjinoj veprimet me instikte kafsherore te tre vellezerve.

I thashe nje dite bosit tim te shikonte njehere tregun shqiptar per te bere ndonje investim atje.Tregu eshte i favorshen sepse krahu i punes eshte i lire i tregova atij.Ai u mendua pak dhe pyetja e pare qe me beri ishte.A jane shqiptaret te civilizuar me tha?Pse dyshoni per kete iu pergjegja?Dyshoj shume me tha ,sepse vendi juaj ka qene pjese e Turkish Empire dhe nuk dua te rrezikoje.Po i thashe ka qene dikur,por nuk jane ashtu si mendoni ju. Ne jemi pjese e Europes.Per te gjykuar se kush jane shqiptaret. cfare mendimi ke per mua dhe filanin i thashe(nje djale nga qyteti i Fierit) anglezit.Nuk mu pergjigj,por as u interesua per cfare i thashe.Shkoi dhe investoi ne Spanje.Me thene te drejten e ndjeva veten ngushte.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2007 15:05
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Cmenduria e ketyre njerezve nuk njeh kufij e arsye.Mire qe e vrane motren e tyre dhe te dashurin e saj,po per veten e tyre a kane menduar keta idjoter.llogjika e tyre nuk ju afrohet as kafsheve.Na ka rene rast qe neper dokumentare,apo edhe me syte tane kemi pare kur dy kafshe te te njejtit lloj kacafyten nuk kalojne gjer ne eleminim te njera tjetres.Kjo tregon se sa njerez te pacivilizuar jetojne ne ato zona.Jugu nuk ka raste te tilla ekstreme kafsherore.E shumta qe mund te benin,do t'i jepnin nje dru te mire atij djalit dhe vajzen do ta izolonin per nje periudhe kohe,por nqse djali do ti dilte per zot vajzes duke thene se kish qellime serioze,ndoshta nuk do ta preknin fare.Me ngjethet mishi kur imagjinoj veprimet me instikte kafsherore te tre vellezerve.

I thashe nje dite bosit tim te shikonte njehere tregun shqiptar per te bere ndonje investim atje.Tregu eshte i favorshen sepse krahu i punes eshte i lire i tregova atij.Ai u mendua pak dhe pyetja e pare qe me beri ishte.A jane shqiptaret te civilizuar me tha?Pse dyshoni per kete iu pergjegja?Dyshoj shume me tha ,sepse vendi juaj ka qene pjese e Turkish Empire dhe nuk dua te rrezikoje.Po i thashe ka qene dikur,por nuk jane ashtu si mendoni ju. Ne jemi pjese e Europes.Per te gjykuar se kush jane shqiptaret. cfare mendimi ke per mua dhe filanin i thashe(nje djale nga qyteti i Fierit) anglezit.Nuk mu pergjigj,por as u interesua per cfare i thashe.Shkoi dhe investoi ne Spanje.Me thene te drejten e ndjeva veten ngushte.

Do thosha se nuk ndodhin vetem ne veri keto gjera Vlora sepse kemi edhe raste ne jug, por kjo eshte plage qe siç e thua me poshte dhe nuk ka pse te inkriminoje te gjithe veriun do thosha, ashtu sikurse gjithe vendin tone. Do thosha nje rast i rende nje vrasje, nje krim ku dhe ata duhen denuar,. pastaj nuk e dime sesi mund te jete problemi ne thelb megjithese na shkon mendja tek nderi apo malokeria.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2007 18:23
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

wow!!!!!!!!!

ta them te drejten nuk i lexoj as lajmet shqip kurre, as te dhena nga shqiperia nuk marr shume, ktu tek ky forum qe e gjeta kohet e fundit rastesisht me ka lidhur pak me popullin tim, se isha bere shume i trertur per 13 vjet. kjo ma vravi shpirtin, adoleshenca tragjike e ature fatkeqeve me solli lot, edhe ne shpirt. jam rritur ne veriun, jam lindur ne bajze dhe kam jetuar ne shkoder, kam ikur qe ne moshen 17 vjechare, kaluan 13 vjet edhe kurr nuk kam shkuar as per nje vizite, sa kishte filluar te me merrete madhi shume pasi ktu ne ket forum lexova mendimet e shume djemve dhe vajzave shqiptare qe me pelqyen dhe me mahniten jashtzakonisht. po kur lexoj lajme si kjo me ike madhi, 13 vjet me duken asgje. per mendimin tim shume meshkuj shqiptar duhen te pushkatohen, nuk duhet te lejohet te shtohet nje rrace e keqe, per fatin e keq te njerezve te mire, bad breed multiply's fast. like insects, and we have too much of that i albania. po mos harrojme se edhe ne shqiperin e jugut jan bere krime qe jane edhe me te nyta, ne fier p.sh, jane bere shume krime atje qe e mora vesht ne gazetat e kalifornise para sa vitesh per do kriminela te pa shirt. kam jetuar edhe ne itali per pak kohe, sa kisha mbush 18 po kam takuar shqiptar aq te flliqt edhe goca te trasha nga truni budallica si thojme ne, qe me benin te me vije turp se jam shqiptar. e dua shqiperine edhe shqiptaret se jam shqiptar dhe shume krenar kudo qe shkoj, po i dua shqiptaret e sgjuar si disa qe shkruajn shume ne kyt forum, po me besoni o miq te mire, vllezer shqiptare. ne jeten time kam takuar edhe nojftur shume karaktera te ndryshem shqiptar se kam bredhur evropen dhe ameriken vetem, po kur me kujtohen ca karaktera te ulet ne shoqerine shqiptare, qe ata prap marrin fryme ne ket bote, me vjen pergjigjja pse nuk kam shkuar me ne shqiperi???!!!! me nje kthjellesi , se me pelqen qetesija, nje jete paqesore, me mire i vetem ne rruget e amerikes se ne nje shoqeri that is filled with ignorant twisted souls walking in the same street as me.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2008 12:34
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Sa keq qe ngjarje te tilla vazhdjne te ndodhin edhe ne ditet e sotme.

O zot si mund te vrasesh femijen tend per te ruajtur'' nderin e familjes''?!

Per cfare nderi flasin keta njerez kur jane kthyer ne vrasesa ,ne kriminela? A e bejne gjumin rehat keta lloj njerezish te prapambetur, tani ,qe vrane femijen e tyre dhe cuan ''nderin ne vend''?!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 14:45
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Arrow

-Edhe un jam rrit me frymen e "Nderit".; ku Virgjeria ime deri ne martese
supozonte Nderin Familjar.Kurre s`e mora vesh se ca lidhje pat Virgjeria
me Nderin, dhe as me intereson ta di me gjate.


Te kesh nder, do te thote te jesh i sinqerte me vetveten separit,me prinderit,me shoqerine,etj etj.Te jetosh me mundin dhe djersen tande,dhe te mos kryesh krime.

Nejse,tema eshte e bukur Briseide.Urime.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Janar 2008 16:08
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

kjo ma merr mendja esht nje teme me e komplikuar se asnje teme tjeter. une fola mepare per keqardhjen e madhe per humbjen e jetes e atyre adoleshentave. po nuk di ku tja filloj ne ket teme, kjo fjale, NDERI, eshte nje nga fjalet me te perdorsheme e me te rendesidhme ne gjuhen shqipe. ju lutem mos e ngaterroni kyt fjale me prapambetje, nderi nuk te len te prapambetur, shume nga shqiptaret qe jetojne jashte atdheut e ngaterrojne kuptimin e ksaj fjale me prapambetje, perkundrazi ky mendim i ben edhe ma injoranta kta n jerez. kombi yne shqiptare eshte nje nga kombet me komplekse ne bote sot per sot mendoj une.p.sh. ne shqiperi kemi njerezit me te ndershem ne bote, por kemi edhe njerezit me te pa ndershem ne bote. p.sh krimet qe behen ne shqiperi, vjedhja e femijeve per te nderruar organe e trupit per leke, nje djale e merr nje vajze qe eshte rritur ne nje lagje qe kur ishin femije dhe e qet ne rruget e italise kur familja kujtojne se vajzen e kane te martuar, ka edhe nga ata familje qe e dine dhe perseri e kalojne kafshaten e bukes pa problem. une mund tju sjelli 1000 shembuj nga ky lloj qe ndollin ne shqiperi, dhe shume nga keto njerez mund ta quajn veten te qyteteruar.pra, mosndershmeria ka arritur kulmin ne shume familje shqiptare, mos harrojm o miq te mire shqiptare ku ka njerez te ndershem shume, dhe njerez me shume mungese nderi kemi per te pasur konfikte dhe shume vrasje. (nuk e kam fjalen per kete rastin e ketyre te rinjeve qe vdiqen) e kam fjalen ne pergjithesi ne kulturen shqiptare sot, shume njerez jane korruptuar dhe degjeneruar, dhe ata kujtojne se jane modernizuar. p.sh shume nga jugu kujtojne se nje njeri nga veriu eshte malok dhe i paditur vetem se ai e flet gjuhen tone shqipe me nje dialkt verior. pra kjo tregon nje budllallek ne pergjethesi. mos harrojme o vllezer e motra se jemi rritur te varfer por jemi rritur shume te pasur ne shpirt, se kemi prinderit e mire shqiptare, qe kane punuar shume per nje kafshate buke, por me nder jemi rritur. paraftyroni si do rriten shume shqiptar ne brezat e ardhshem kur kta kriminela, hajduta, prostituta, gjakpiresa, do te bejne femije, dhe ata do ta quajne veten shqiptare. pra mos ta shikojme veriun me nje sy te keq, pse nje njeri i trashe ben nje marri ne veri. ktu ne amerike ka shume familje malsoresh dhe per mendimin tim jane familjet me te mira ne amerike, femijet e tyre shkojne ne shkolla, jane profesora, inginiera, doktorra, punetore te thjeshte, por ne fund te dites eshte tradita kulturore e bukur e veriut qe e kane trashiguar me mija vite, qe i mban kto familje te forta, te bashkuara, dhe shume krenar, faktikisht me ja pas inatin ose zili si i thojn!! thjeshtesia dhe nderi nuk dot te thote i prapambetur, te jeshe dredharak dhe i degjeneruar nuk do te thote moderrnizim. take care.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2008 05:28
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Nderi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.