Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Shqipėria pėrjashtohet nga FIFA
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Shqipėria pėrjashtohet nga FIFA

Edhe një arritje tjetër e qeverisë dhe personalisht e ministrit Pango.

Marrë nga Shekulli.



Shqipëria, jashtë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, deri në marrjen e një vendimi nga ana e qeverisë shqiptare.



FIFA akuzon ministrin Pango për ndërhyrje të egra dhe rezistencë në drejtim të autonomisë së FSHF së.

TIRANË- Shqipëria është jashtë çdo lloj aktiviteti ndërkombëtar që ka lidhje me futbollin. Që nga dita e djeshme, vendi ynë është i pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të futbollit. Ka qenë vetë presidenti i FIFA s, Sep Blater, që në një komunikim për mediat, pas mbledhjes në FIFA, ka përcjellë edhe situatën më të fundit, duke lakuar edhe vendimin e fundit, marrë nga Komiteti Ekzekutiv. Lajmi i hidhur është përhapur brenda pak sekondash tek të gjithë tifozët e zjarrtë të Kombëtares shqiptare të futbollit. E tashmë atyre u mbetet vetëm që të falenderojnë për këtë gjë ministrin Pango e kryeministrin Berisha, të cilët nuk denjuan astë reagonin pas këtij lajmi të kobshëm.

"FIFA pezullon Shqipërinë me afat deri në një seancë të jashtëzakonshme urgjente, para Kongresit në Sidnei, nëse nuk do të ketë reflektim nga qeveria shqiptare. Në të kundërt, Kongresi i FIFA- s do të ratifikojë më pas vendimin për përjashtim". Ky është vendimi i marrë dje nga federata botërore e futbollit. "Sipas rekomandimeve të bëra nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, kemi vendosur të pezullojmë Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të ndërhyrjeve të rënda politike",- pohoi Blater në konferencën për shtyp pas vendimit.


Situata është me të vërtetë aspak e këndshme. Shqipëria është e pezulluar dhe pëson fatin e njëjtë, si me vendet e tjera, që kanë kryer një revoltë të panevojshme me statukuonë e autonomisë që kërkon FIFA dhe UEFA për anëtarët e saj. Një vendim drastik që do të ketë një kosto shumë të madhe për qeverinë shqiptare dhe pse jo, mund të ndikojë direkt edhe për proceset integruese të vendit. Ministri Pango nuk ka lëshuar terren dhe kështu FIFA nuk ka toleruar. Vendim drastik për pezullim. Ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që FIFA e ka bërë fare të qartë, që gjithçka ka nisur që prej dy vitesh dhe që në këtë kohë, nëpërmjet një korrespondence, janë krijuar të gjitha mundësitë për të negociuar. Por, nga sa është shkruar saktë në letrën e pezullimit, FIFA shikon se ministri ka bërë një rezistencë të madhe në drejtim të cenimit të pavarësisë së FSHF së. Sipas komunikimit zyrtar që ka mbërritur në FSHF, në bazë të Nenit 14 të statutit të FIFA s, Shqipëria pezullohet pa afat, deri në marrjen e vendimit nga ana e qeverisë shqiptare. Një vendim që nuk do të kalojë lehtë. Një vendim që, sipas arsyetimit të FIFA s, ka gati dy vjet që tolerohet, por në fund ka skaduar çdolloj limiti kohe. Pango dhe qeveria shqiptare marrin faturën e pezullimit të Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare të FIFA s dhe UEFA s.

Pikat ku FIFA mbështet edhe vendimin e saj, në referim të nenit 14 të statutit:

Pezullim me efekt të menjëhershëm

Ndërhyrje konstante qeveritare prej dy vjetësh në autonominë e FSHF së

Akuza denigruese në drejtim të presidentit të FSHF së

Akuzat për trukime të ndeshjeve dhe që nuk u provuan kurrë

Refuzimi i firmës së statutit nga ministri Pango

Rezistencë e ministrit të linjës në Qeveri, për cënimin e pavarësisë së FSHF së


Neni 14 i Statutit të FIFA-s

1. Kongresi është përgjegjës për pezullimin e një anëtari. Komiteti Ekzekutiv mundet, megjithatë, të pezullojë me efekt të menjëhershëm një anëtar, që seriozisht dhe në mënyrë të përsëritur dhunon obligimet e tij si anëtar. Pezullimi duhet të zgjasë deri në Kongresin tjetër, veç, nëse Komiteti Ekzekutiv e ka hequr atë ndërkohë.



2. Pezullimi do të konfirmohet në Kongresin tjetër nga 3/4 e shumicës së votave të marra. Nëse nuk është e konfirmuar, pezullimi hiqet automatikisht.



3. Një anëtar i pezulluar duhet të humbë të drejtat e anëtarësisë. Anëtarët e tjerë nuk duhet të mdërmarrin kontakte sportive me një anëtar të pezulluar. Komiteti i Disiplinës mund të ushtrojë sanksione të mëtejshme.



4. Anëtarët, të cilët nuk marrin pjesë në të paktën dy nga të gjitha kompeticionet e FIFA-s për një periudhë prej katër vitesh konsekutive, duhet të pezullohen nga votimi në Kongres deri sa të kenë përmbushur detyrimet e tyre respektive.

Mandata e FIFA-s



Menjëherë sapo ka përfunduar mbledhja e radhës e FIFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Zherom Valcke, nuk ka "përtuar" për t'ia adresuar "katil-fermanin" sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së. Arben Bicit. Ja çfarë shkruhet në të:





"Situata në FSHF



I dashur sekretar i përgjithshëm


FIFA dëshiron të informojë FSHF-në dhe të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit që Komiteti i saj Ekzekutiv, është mbledhur në Zyrih më 14 mars dhe ka riparë situatën në federatën tuaj.

Duke dëgjuar raportin e kësaj situate, Komiteti Ekzekutiv:

- Mori informacion se, gjatë dy vjetëve të fundit, FSHF ka qenë objekt i një ndërhyrjeje konstante qeveritare nëpërmjet auditimeve të paligjshme, fushatave denigruese kundër Presidentit të FSHF-së me akuzat e paprovuara për fiksim ndeshjesh nga Ministri i ngarkuar për sportin, refuzimin e regjistrimit të statusit të ri të FSHF-së në versionin e aprovuar nga anëtarët tuaj dhe paraprakisht të aprovuar nga FIFA dhe UEFA, etj.

- Vuri re se të gjitha përpjekjet, nëpërmjet vizitave në Shqipëri dhe letrave të përbashkëta FIFA-UEFA, për të krijuar kushtet që t'i mundësonin FSHF-së të respektonte detyrimet e saj përkundrejt FIFA-s, në veçanti pavarësinë e saj për procesin e brendshëm vendim-marrës, kanë dështuar për shkak të rezistencës nga Ministri i ngarkuar për sportet për të njohur këtë pavarësi.

- Vendosi të pezullojë FSHF-në me efekt të menjëhershëm në bazë të Nenit 14 të Statusit të FIFA-s.

Duke pritur që të qëndrojmë rregullisht të informuar për zhvillimet lokale,

Mbetem sinqerisht i juaji".

Armand Duka: Vendimi i komitetit ishte i pritshëm pasi ata kishin lënë disa detyra për një kohë të caktuar ministrisë



Arabia, "kurbani" i parë i Kombëtares



TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar dje menjëherë pas vendimit të marrë nga FIFA në lidhje me pezullimin e Shqipërisë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të futbollit. Në një intervistë të dhënë për "Shekullin", Duka ka pohuar se vendimi ishte i pritshëm pasi ministria nuk është tërhequr asnjëherë nga pretendimet e saj. Dhe kurbani i parë i këtij vendimi është ndeshja e kombëtares sonë me Arabinë Saudite. E planifikuar më datë 21 mars, kjo ndeshje nuk do të kryhet. Pas saj e kanë radhën ndeshja e shpresave me Greqinë e më pas "kombëtarja A" më datë 26 mars, datë zyrtare e FIFA-s.

Zoti Duka, cili është reagimi juaj i parë pas vendimit të FIFA-s?


Vendimi i komitetit ishte i pritshëm pasi atai kishin lënë disa detyra për një kohë të caktuar ministrisë sonë. I kanë thënë të mos ndërhyjë në punët e federatës. Detyrat nuk u plotësuan dhe vendimi i ishte i pritshëm. Gjatë kësaj kohe ne u munduam që kjo të mos ndodhte. I kërkuam disa herë ministrisë të ndalonte me kontrollet apo me mos miratimin e statutit. Ministria është përpjekur që të kalojë klasën e jo të zgjidhë problemin. Në këtë situatë vendimi u mor dhe ne ndihemi shumë keq për këtë. Duhet të kuptojmë se nuk është një ngjarje pozitive sepse dënohet Shqipëria, dënohet futbolli shqiptar.



Cili është përgjegjës për këtë pezullim?



Përgjegjësia nuk jemi ne si Federatë Shqiptare e Futbollit por ata që janë përgjegjës duhet ta analizojnë mirë. Vendimi i pezullimit nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s nuk është se lë detyra për Federatën Shqiptare të Futbollit, kjo nuk ka ardhur si rrjedhojë e mos plotësimit të kërkesave nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nga Ministria e Sporteve për një ultimatum që ishte për tu plotësuar për datën 20 shkurt për të fiksuar disa gjëra në lidhje me futbollin shqiptar. Në një komunikim të mëparshëm ministria i pohoi FIFA-s se do të ndalonte me kërkesat e tij por më pas ai nuk e mbajti këtë premtim.



Ndeshja me Arabinë është pas pak ditësh. Çfarë do të ndodhë me të?



Ne jemi të pezulluar dhe nuk kemi të drejtë të luajmë asnjë ndeshje jashtë Shqipërisë. Ndeshja nuk do të zhvillohet. Ekipi duhet të mblidhej të hënës dhe sot (dje) na thanë që nuk lejohet të luajmë. As nesër nuk kemi shpresë. Unë nuk besoj se ajo ndeshje mund të bëhet. Është një kohë shumë e shkurtër.



Kjo është e vetmja ndeshje që rrezikohet?



Nuk është kjo ndeshja e vetme por janë të paktë tre ndeshje që kemi tani, brenda muajit mars. Përveç ndeshjes me Arabinë Saudite, duhet të zhvillohej edhe një ndeshje e ekipit të Shpresave me Greqinë. As ajo nuk besoj se do të bëhet. Më pas është ndeshja e radhës me Moldavinë por ne nuk na lejohet që të luajmë.


Ka ndonjë mundësi që ky vendim të rikthehet?



Koha është e shkurtër dhe nuk jam i sigurt se mund t'ia arrijmë. Sipas statutit të FIFA-s, masat përfundimtare merren nga kongresi që është në muajin maj. Aty bëhet ratifikimi përfundimtar i vendimit. Shpresojmë të rikthehemi në lojë përpara se të shkojmë në kongres. Ato që kërkon FIFA janë në përputhje me ligjet shqiptare. Besoj se do të ketë vullnet dhe do të arrijmë ta kalojmë këtë situatë.


Por si mund të "zhbëhet" ky vendim?



Vendimi nuk mund të anulohet kaq thjesht. Duhet të mblidhet njëkomision tjetër e të vendosë. FIFA ka kontakte vetë me ministrinë dhe nga ajo merr të dhënat. FIFA dhe UEFA marrin kontakte direkt me ministrinë. Është një grup që udhëhiqet nga zv/presidenti i UEFA-s dhe nëse ata binden se gjërat u sheshuan atëherë do t'i propozojnë që vendimi të anulohet. Deri atëherë ne duhet të presim. Ministri Pango premtoi se do ndalonte veprimet e tij por në realitet nuk i ka bërë. Afati që u la prej tyre bëri që të përjashtoheshim.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2008 13:51
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

eh se mos eshte hera e pare kjo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2008 15:06
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kujta1
Matematikan

Regjistruar: 04/01/2008
Vendbanimi: kumanov
Mesazhe: 182

tani futbollistet shqiptar kane pushim

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2008 15:45
kujta1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kujta1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kujta1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kujta1 Shto kujta1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kujta1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Shqipėria pėrjashtohet nga FIFA

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.