Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > NY Times -> BERISHA MAFIOZ! TRAFIKANT ...
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

NY Times -> BERISHA MAFIOZ! TRAFIKANT ...

Artikulli i NYT


________________________________________________

Une personalisht nuk e kam lexuar artikullin,
por degjova ne TV mbi te...

... eshte paksa "kilometrik" si shkrim...
por IA VLEN te lexohet!


Une tani po shkoj ta lexoj...

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2008 16:23
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

New York Times

Gazeta ndërkombëtare New York Times ka publikuar sot një raport prej 13 faqesh mbi skemën e furnizimit me armë të ushtrisë Afgane nga ShqipërMë poshtë do të publikojmë të plotë këtë raport, mbi të cilin kanë investiguar 7 gazetarë të kësaj gazete.

Shpërthimi i një depoje armatimi në Shqipëri, u bë shkas për të hedhur dritë mbi problemet e municioneve dhe skemën e furnizimit të ushtrisë afgane.
Që prej vitit 2006, kur kryengritjet afgane u intensifikuan, qeveria Afgane u bë e varur nga ushtria amerikane, dhe mbështetja u dha më shumë në luftën kundër Al Qaedas dhe Talebanëve.

Por për të armatosur forcat Afgane, të cilat kanë qenë edhe udhëheqësit e kësaj lufte, ushtria amerikane ka kërkuar ndihmën e një kompanie të udhëhequr nga një 22-vjeçar.

Me një kontratë nga SHBA, të vlefshme 300 milionë dollarë, kompania AEY Inc., e cila operon e paregjistruar në një zyrë në Miami Beach, u bë furnitori kryesor i ushtrisë afgane dhe forcave të policisë
Që atëherë, kompania ka furnizuar municion që është shumë i vjetër, mbi 40 vjet, dhe i demontuar nëpër arka. Municioni është vëzhguar nga vetë gazetarët e New York Times ndërkohë që është konfirmuar edhe në intervistat me zyrtarë Amerikanë dhe Afganë.
Shumica e municioneve ka ardhur nga rezervat e vjetra të bllokut komunist, dhe është konsideruar e pasigurt dhe e pavlefshme nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga NATO. Për ta asgjësuar këtë municion të rrezikshem per jeten e njerzve, janë vënë në dispozicion miliona dollarë.

Në blerjen e municioneve, kontraktori ka punuar gjithashtu me ndërmjetës dhe një kompani demontimi, që në listën e rezervës federale rezulton si kompani ilegale e lidhur me trafikimin e armëve.
Për më tepër, miliona nga këto pushkë dhe armatime janë prodhuar në Kinë, duke e qenë kështu të ndaluara sipas ligjit amerikan. Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, është rregjistruar fshehtaz në një bisedë që tregon qartë korrupsionin në blerjen e më shumë se 100 milionë armatimeve në Shqipëri.

Këtë javë, pas hetimeve mbi performancën e kompanisë AEY nga "The Times", Ushtria mënjanoi kompaninë nga çdo lloj kontrate federale, dhe tha se Diveroli i kishte mashtruar duke thënë se armët ishin Hungareze dhe jo kineze.

Z. Diveroli, i kapur me telefon në një intervistë, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë ngjarje.

Problemet me municionin ishin evidente në vende si Nawa, Afganistan, një vend afër kufirit me Pakistanin, ku një zv/kolonel Afgan bëri ekspertizën e arkave me fishekë dhe armatime. Menjëherë pasi municioni kishte arritur atje, arkat shpërthyen dhe municioni doli jashtë duke zbuluar se ishte me të vërtetë municion i prodhuar në Kinë në vitin 1966.

Ky ishte municioni që ata na jepnin për të luftuar tha koloneli, Amanuddin, i cili si shumë të tjerë afganë ka vetëm një emër. Ky municion na bëri të shqetësoheshim, pasi ishte shumë i vjetër, dhe municioni pas shumë dekadave bëhet më pak i fuqishëm, dhe shumë më pak i sigurtë.

AEY është një kompani mbrojtjeje e panjohur më parë, e cila ka lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni mori vendimin të shpenzojë miliarda dollarë për të trajnuar dhe dërguar forca në Afganistan dhe Irak. Ƌshtë një kompani e dalë nga errësira dhe duket se është një sukses i pashembullt i administratës së Bush-it, dhe strategjisë së tij së luftës.
Duke hetuar mbi të kaluarën e kompanisë AEY, nëpërmjet intervistave të bëra në shumë vende të botës, duke investiguar mbi shumë dokumeta konfidencialë qeveritarë dhe duke ekzaminuar një pjesë të municionit, u bë e qartë se "Ushtria" nën presionin e lartë të Pentagonit për të furnizuar trupat afgane me municion, lejoi një kompani të pakonsoliduar të futej në botën e errët të tregtisë ndërkombëtare të armëve. Kjo kompani arriti të futej lehtësisht në këtë treg me ndihmën e Pentagonit, me një kontratë të shkruar shumë të paqartë me pak kufizime.
Pas pezullimit të punës, AEY është nën investigim nga Departamenti i Mbrojtjes dhe nga forcat e Imigrimit, rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve që ajo furnizonte, si dhe për korrupsion e tregti të jashtëligjshme.

Z. Diveroli në një intervistë të shkurtër telefonike, hodhi poshtë zërat për mashtrime: Unë e di se kompania ime bën çdo gjë shumë mirë- tha ai.
Ai gjithashtu sugjeroi që aktiviteti i tij të mos bëhej objekt publik. AEY është duke punuar nën një projekt të Departamentit të Mbrojtjes. Unë nuk dua të flas për detajet tha ai.

Pyetjet në drejtim të tij, ai ja dha një avokati, Hy Shapiro, i cili ktheu këtë përgjigje me e-mail: Ndërkohë që AEY po punon me shumë intensitet për të përmbushur detyrimet që ka sipas kontratës me Ushtrinë Amerikane, drejtuesit nuk kanë kohë për tu ulur në diskutime për detaje.
Si pjesë e pezullimit të punës në kompaninë AEY, as Z. Diveroli as kompania e tij nuk mund të marrin më përsipër punë nga shteti federal, derisa të zgjidhen lidhjet e saj me Ushtrinë e USA.

Por atij mund ti lejohet të furnizojë municionin që ka në kontratë për Afganistanin, sipas një ligji ndërkombëtar të ushtrisë.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili la detyrën e tij si ministër pas shpërthimit të depos, nuk pranon korrupsionin në shitjen e armëve.

Një kompani e vogël amerikane ndërton një biznes global

Një djalosh i ri, 25- vjeçar, David M. Packouz, ishte zv/president në kompaninë AEY, dhe është licencuar si masazhit.
Në muajin Janar, komandot amerikane në Kabul, të shqetësuar nga municionet e pasigurta që sillte për ta AEY, kanë kontaktuar "Army"s Rock Island Arsenal, në Illinois, dhe kërkuan përfundimin e kontratës me AEY. Komandot që shërbenin në "Army Sustainment Command," pasi u takuan me përfaqësues të AEY në fund të Shkurtit, thanë se kishin kërkuar të ulnin sasinë e municioneve që vinin për në luftë, për shkak të standardit që ato kishin.

Por menjëherë pas takimit, AEY dërgon një tjetër anije me të paktën 1 milionë fishekë në Afganistan. Koloneli David G. Johnson, nga departamenti i sigurisë, tha se armatimi ishte jashtë standardit dhe shumë i papërshtatshëm për luftim. Ne nuk jemi të kënaqur nga mënyra se si ai municion u soll këtu tha kolonel Johnson.
Shumë zyrtarë thanë se problemi mund të ishte shmangur nëse Ushtria amerikane do të kishte bërë një kontratë të qartë për kontraktonin.
Dokumentet publikë tregojnë se kontratat e AEY-së që prej vitit 2004 kanë qenë të vlefshme më shumë se 1 e treta miliardë dollarë. Z. Diveroli vendosi vlerë më të lartë; ai deklaroi se arrin të fitojë më shumë se 200 milionë dollarë në këtë biznes çdo vit.

Shumë oficerë të lartë dhe zyrtarë të qeverisë, të cilët duhet të mbeten anonim për shkak të investigimit, kanë bërë të qartë se si Z. Diveroli dhe një grup njerëzish të papjekur, të cilët nuk i kanë arritur as të 20-tat, dhe pa mbaruar asnjë shërbim ushtarak apo shkollë të ngjashme, futen në një biznes të tillë me përmasa qeveritare.
Shumica prej nesh ngrejnë pyetjen, Si ja kanë arritur të futen në këtë biznes?- tha një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Një kompani ambicioze
Kryengritjet e rebelëve Afganë alarmuan Pentagonin në vitin 2006, dhe njësia Amerikane që trajnon dhe mbështet forcat Afgane kërkoi një sasi shumë të madhe municioni tek Komanda e logjistikës së Ushtrisë.
Porosia ishte për 53 tipe të ndryshme municionesh: karabina, pistoleta, fishekë, granata dore, raketa, plumba shotgani, murtajë, tanke e shumë të tjera. Si fillim forcat afgane kanë përdorur armë të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Kjo do të thoshte se shumica e municionit nga lista e paraqitur duhej të blihej diku jashtë nëpër botë.

AEY ishte një nga 10 kompanitë që ka dhënë ofertën për tu futur në këtë biznes në fund të shtatorit 2006, dhe pikërisht në fund të afatit kohor të fendosur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Michael Diveroli, i jati i Efraimit, ka themeluar kompaninë në vitin 1999, kur Efraim ishte vetëm 13 vjeç. Për disa vite, kompania punonte me aktivitet minimal dhe Michael Diveroli, ishte i vetmi punonjës i kompanisë AEY.

Në vitin 2004, AEY fut në skenë Efraim Diverolin, në atë kohë vetëm 18 vjeç, si oficer me 1% të aksioneve.

I riu Diveroli me një eksperiencë të vogël pune në municione kishte punuar më parë në një kompani në Los Angeles, Botach Tactical, e cila merrej me furnizimin me armë të ushtrisë, dhe që ishte nën pronësinë e xhaxhait të tij, Bar- Kochba Botach.

Z. Diveroli ndërpreu intervistën kur u pyet për Botach Tactical. Ndërkohë Z. Botach, në një intervistë telefonike, tha se të dy si Michaeli dhe Efraim Diveroli kishin punuar pak kohë për të, por më vonë duke parë intensitetin e kontratave qeveritare për furnizimin me armë, me fillimin e luftës, ata themeluan kompaninë e tyre dhe u ndanë më vete.

Ata më lanë dhe morën te kompania e tyre edhe një pjesë të klientëve të mi tha ai. Ata sigurisht që thanë: Pse duhet të punojmë për Botach? Kur mund ta bëjmë vet këtë punë

Kur Efraim Diveroli u bë pjesë e AEY-së, filloi të bëhej shumë agresiv për të kapur kontratat e qeverisë amerikane.

Ai fitoi 126 000 dollarë për furnizimin me municione dhe materiale të Forcave Speciale; të Departamentit të Energjisë, të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit; për Administratën e Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit.

Në vitin 2005, kur Z. Diveroli u bë president i AEY-së, në moshën 19 vjeçare, kompania bënte oferta në të gjitha agjencitë qeveritare për të furnizuar me armë, helmeta, boma, bateri për makinat X-ray- për ndihmat amerikane në Pakistan, Bolivi dhe kudo tjetër.
Koloneli i moshuar Amanuddin ka survejuar municionin kinez të vjetër 42 vjeçar që furnizonte AEY në Afganistan.
Kjo kompani ka furnizuar gjithashtu ushtarët amerikanë në Irak, biznes i vlefshëm 5.7 milionë dollarë.
Dy zyrtarë amerikanë të përfshinë në kontratën e Bagdatit thanë se AEY krijoi menjëherë një reputacion të keq. Ata nuk ishin të besueshëm, dhe sillnin municion shumë të rrezikshëm- tha njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mbahej anonim, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me reporterët.
Nga ajo kohë, presionet kanë arritur deri te jeta e Efraim Diverolit. Në nëntor 2005, një grua e re mori një urdhër për mbrojtjen e tij në Dade Country Circuit Court.

Gruaja në fakt nuk u paraqit në gjyq, dhe lidhjet e saj me Diverolin asnjëherë nuk ecën. Por në letrat e gjyqit, gruaja tha se pasi marrdhëniet e saj me Z. Diveroli u mbyllën, ajo kishte marrë disa mesazhe kërcënuese. <

Sipas të dhënave, sjellja e tij ndaj kësaj gruaje ishte shumë arrogante. Herën e parë kur kanë pasur një debat ballë për ballë, ai e ka shtyrë dhe hedhur në dysheme dhe i ka kërkuar të mos ikë. Herë të tjera, sipas saj, Z. Diveroli erdhi në shtëpinë e saj nën efektin e pijes, dhe ka goditur dyer e dritare.

Gruaja ka deklaruar në gjykatë se sjellja e tij e ka frikësuar dhe se nuk duhej anashkaluar nga policia.

Z. Diveroli foli me shumë bindje në gjyqin e sigurisë. Unë jam Presidenti dhe i vetmi punonjës zyrtar i biznesit tim shkruajti ai në gjyqin e datës 8 Dhjetor, 2005. Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin pasi unë jam i licencuar nga Mbrojtja e SHBA-së, për të mbështetur luftën kundër terrorizmit në Irak, dhe po bëj çështë e mundur për të furnizuar trupat me armatime dhe paisje luftarake.

Vështirësitë e Z. Diveroli filluan kur AEY po përpiqej të fitonte kontratën më të madhe qeveritare të bërë ndonjëherë.

Në 26 nëntor 2006, policia e Miami Beach është thirrur në godinën e tij për të zgjidhur një keqkuptim midis tij dhe të dashurës. Sipas raportit të policisë, ai e ka kërcënuar atë e ka zhveshur dhe i ka kërkuar të dilte jashtë.

Dëshmitarët kanë thënë në polici se Z. Diveroli e ka zvarritur atë më pas nga korridori në apartamentin e tij. Policia e gjeti gruan duke qarë; por ajo para policisë tha se Diveroli nuk e kishte zvarritur, kështu që ai nuk u dënua për këtë.

Në datën 21 dhjetor, 2006, policia është njoftuar prapë për të shkuar në shtëpinëe tij pasi Z. Diveroli dhe zv/presidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke u grindur me rojen e parkingut.

Sipas policisë, sherri filloi pasi roja refuzoi ti jepte Z. Diveroli çelsat e tij dhe Z. Diveroli hyri në garazh për ti marrë ato me forcë. Një dëshmitar tha se Z. Diveroli dhe Z. Packouz të dy kanë qëlluar mbi rojen; policia kishte fotografuar burrin, mbi të cilin dukeshin qartë shenja dhune në kurriz dhe në fytyrën e tij.

Kur policia kërkoi Z. Diveroli, ata panë se patenta e tij ishte me moshë 4 vjet më të madhe, dhe kjo me synimin për të blerë alkool, pasi mosha e tij ishte minoren. Ditlindja e tij ishte një ditë më parë.

Mua nuk më duhet më kjo patentë tha ai në polici. Tani jam 21 vjeç.

Z. Diveroli është akuzuar për prapësira, krime, agresivitet dhe fallcifikim dokumentesh. Akuzat e tij e vunë biznesin e tij në rrezik. Z. Diveroli kishte një licencë me SHBA-në, e cila duhej për punën e tij. Me një akuzë për krim, licenca mund të anullohej.
(Z. Packouz gjithashtu ishte i mbushur me akuza, por më vonë ato u hodhën poshtë; ai refuzoi të intervistohej për këtë. Për të shmangur ndonjë kundërshti në raportim, Z. Diveroli u fut në një qendër rehabilitimi në Maj 2007, gjë që e shpëtoi atë nga gjyqi).
Një i afërm pagoi Z. Diveroli për 1000 dollarë si garanci pasi kontrata e tij për furnizimin me armë të Afganistanit për konkretizohej.
Që të pranohej, sipas ligjit kompania duhej të ishte një kontraktor i përgjegjshëm, dhe për këtë duhej të bëheshin ekzaminimet financiare, të kishte kapacitete transporti, një background të pastër në përputhje me ligjin dhe të ishte kompani serioze.
Një javë pasi i afërmi pagoi garancinë, "Banc of America Investment Services" në Miami lëshoi për Z. Diveroli një letër ku vërtetohej se kompania e tij kishte para "cash"mun të mjaftueshme për të blerë municione me sasi të madhe. U tha se AEY kishte në llogari 5,469,668.95 dollarë.
AEY e fitoi kontratën në Janar 2007. Të pyetur pse zgjodhën AEY, Komanda e Ushtrisë u përgjigj me shkrim se: Oferta e AEY ishte më e mira për qeverinë.

Armatimet e bllokut Lindor

Si Ushtria Amerikane (Army) ashtu edhe AEY i kanë mbajtur sekret blerjet e municioneve. Ata e kanë quajtur një çështje konfidenciale, dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion se ku blihej municioni, për çfarë çmimi dhe sasie.
Por faktet e dhëna nga një zyrtar hidhnin dyshime mbi performancën e kompanisë, si kompani që merrej me trafikimin e armëve në Europë. Raporti tregonte se AEY merrte armë nga rezervat e armëve në bllokun lindor, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Ceke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Armatimi ripaketohej në mënyrë që të mos dukej si i vjetër. Disa ishin me cilësi më të mirë, por kishte të tjera që ishin jashtë përdorimit.
Kontrata që kishte bërë Ushtria Amerikane (Army) me AEY nuk kishte përcaktuar qartë dallimin midis llojeve të municioneve.
Kur SHBA ose NATO blejnë municione për nevojat e tyre, përcaktojnë qartë edhe standardet që duhet të ketë municioni përfshirë prodhimin, paketimin, ruajtjen, testimin dhe transportin.
Standardet janë të ndara sipas armatimeve pasi ka municione që prishen. Me kalimin e kohës, armatimet dhe eksplozivët degradojnë, dhe pjesa e jashtme merr ngjyrë tjetër. Kushtet e mjedisit lagështia, ndryshimi i temperaturës, lëkundjet etj përshpejtojnë ndryshkjen duke i bërë municionet më pak të sigurta.
Rregullat e NATO-s kërkojnë që municioni të testohet vazhdimisht gjatë jetës së tij; dhe test rregjistrohet.
Për fishekët e pushkëve, testimi fillon që në moshën 10 vjeçare, sipas Peter Courney Green, shef i municioneve në Zyrën e NATO-s.
Bashkimi Sovjetik, i cili ka përcaktuar municionin që ka blerë AEY, ka zhvilluar të njëjtat testime, të cilat janë akoma në përdorim. Por kur Ushtria amerikane (Army) shkruajti kontratën për Afganistanin, nuk mori parasysh as standardet e NATO-s as ato të Rusisë. Në kontratë është shkruar vetëm se municionet duhet të jenë "të fortë dhe rezistentë në të gjitha njësitë pa kualifikim.
Se çfarë do të thotë kjo nuk mund të përcaktohet. Një zyrat në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë (Army) tha se municionet ishin për armë të huaja, dhe e rëndësishme ishte që fishekët të futeshin në armë.
Nuk është kërkuar asnjë testim, dhe nuk ka limit vjetërsie tha Michael Hutchison, drejtori i komandos për blerjen. Përderisa municioni nuk është për inventarin e SHBA-së, Ushtria (Army) nuk ka pse kërkon standarde cilësie apo paketimi për këtë municion .
Kur blihej ky municion, Z. Hutchison tha se, Ushtria kufizohej nga standardet që vinte klienti- dmth njësia e Ushtrisë në Afganistan. Dhe sipas tij, klienti nuk kishte vënë as kritere vjetërsie as testime për municionin.
Me këto standarde të paqarta në dorë, AEY e kishte rrugën të hapur. Stacioni i parë ishte Shqipëria, një shtet i pakalueshëm gjatë kohëve sovjetike, që tani kërkon ti bashkohet NATO-s. Në Shqipëri ka sasira të mëdha stoku municionesh, të prodhuara nga Kina në vitin 1960-1970.
Cilësia e rezervave të armatimeve ndyshon shumë, tha William D. G Hunt, një oficer britanik tashmë i dalë në pension, i cili ka pasur në ngarkim të gjithë armatimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë nga viti 1998 deri në vitin 2002. Sipas tij të paktën 90% e rezervave në Shqipëri janë më shumë se 40 vjeçare.
Nëse do të kërkohej një raport unë dyshoj se shumica e municionit do të ishte jashtë standardit tha ai.
Kjo firmë e vogël amerikane e cila u fut në këtë biznes global nuk kaloi pa probleme për Shqipërinë, kur depua shpërtheu në afërsi të Tiranës, duke vrarë të paktën 23 persona, plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar qindra shtëpi.
Para se kontraktorët eUshtrisë Amerikane filluan të blejnë nga këto depo, municionet Shqiptare ishin në listën e asgjësimit nga NATO dhe Perëndimi. Gjatë vitit2007, SHBA ka kontribuar me 2 milionë dollarë për të asgjësuar armët e kalibrit të vogël dhe 2,000 ton municione shqiptare, sipas Departamentit Amerikan të shtetit.
Një Program i NATO-s që përfundoi në fund të vitit të kaluar, kishte në plan shkatërrimin e armëve në 16 vende lindore. Ajo ka dhënë 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 ton municion të vjetruar. SHBA kontribuoi gjithashtu me 500 000 dollarë në këtë program. Midis armëve të shkatërruara ishin 104 milionë fishekë 7.62 milimetëra, që janë ekzaktësisht municionet që AEY bleu nga Shqipëria.
Shqipëria ofroi shitjen e 10 milionë fishkëve të prodhuar para vitit 1950. Pas testeve, një përfaqësues i AEY mori 1000 fishekë për ti asgjësuar. Kjo sipas Ylli Pinarit, drejtor i agjencisë së eksportit në kohën e shitjes.
Sipas të dhënave, AEY bleu më shumë se 100 milionë fishekë me urdhrin e Pentagonit. Municioni sipas listës së paketimit daton në vitin 1960.
Kompania kontraktoi gjithashtu një biznesmen lokal me emrin Kosta Trebicka, për të hequr municionin nga arkat e vjetruara prej druri dhe duke i vendosur në kuti metali hermetike- sipas standardit ushtark të paketimit që mbron municionet nga lagështia dhe plasja, si dhe lehtëson transportin. Kane raportuar:
C. J Chivers raportoi nga Nawa, Afganistan, Russia dhe Ukraina; Eric Shmitt raporton nga Washington dhe Miami Beach; dhe Nicholas Wood nga Tirana. Nw raportim ka kontribuar dhe Alain Delaqueriere dhe Margot Williams nga New York, James Glanz nga Baghdad, dhe Stefanos Evripidou nga Qipro.

Shekulli

Modifikuar nga Fajtori datė 28/03/2008 ora 04:51

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 02:51
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Kryeministri: Autorizoj NYT te botoje fakte nese ka


E Premte, 28 Mars 2008

Kryeministri Sali Berisha ka autorizuar mbreme te perditshmen amerikane qe te publikoje cdo fakt nese gjen, qe mund te provoje lidhje te tij apo te te birit, ne aferat e dyshuara te trafikut te armeve.

Ne deklaraten e mbremshme per shtyp, Kryeministri permes zedheneses, sqaron se lidhur me kontraten e AEY nuk ka marre asnje ankese nga asnje qytetar dhe nga asnje firme per kete prokurim. €œKryeministri Berisha dhe djali i tij nuk kane pasur dhe nuk kane asnje implikim ne asnje lloj kontrate te kesaj shitjejeā€. Per sa i perket bisedes telefonike te Efraim Diverolit me Kosta Trebicken ku pretendohet se ne kete ceshtje eshte i implikuar edhe Kryeministri dhe djali i tij, Kryeministri Berisha e konsideron nje trillim te mirefillte dhe€œautorizon gazeten€œNew York Times€ dhe cilendo gazete tjeter, qe te publikoje cdo fakt qe mund te provoje lidhjen e Kryeministrit apo te djalit te tij ne kete afereā€.

Kryeministri lajmeron se nje hetim i plote mbi ceshtjen eshte ne vazhdim dhe do te shqyrtoje te gjitha aspektet e kesaj afere, marredheniet e te gjithe aktoreve te implikuar dhe percaktimin e cdo pergjegjesie eventuale te cilitdo. Rezultatet e ketij hetimi dhe dosja e plote do te behen publike, siguron Berisha. Ai thekson se Qeveria eshte e vendosur te bashkepunoje me te gjitha agjencite e huaja qe jane te angazhuara apo te interesuara ne hetimin e kesaj afere

Koha Jone

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 03:45
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Nuk e di pse artikulli i New-York Times kur e postova doli mire e pastaj mbas 20 minutash u prish  dhe me germat qe nuk lexohet mire..moderatoret le ta fshijne....

-------------------------------

Sot lexova se Berisha dhe ambasadori amerikan u takuan dhe nuk dihet se per c`far deklaratash kane bere...????

Berisha ne kuvend..tha: Shkrimin e New- York Times perdoreni per leter higjenike..ndoshta se kjo gazete nganjehere dhe genjen.. si rasti keto dite ... shkruante per republikanin Xhon Mekein (kandidati per president) se na paska patur lidhje jashte martese me nje nga lobistet ne Washington(dhe doli qe ishte genjeshter..)

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 04:38
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Janulla me artikullin e botuar ne NYTimes lepuri flen diku tjeter,besoj ne Pentagon e dashur.Artikulli nuk eshte bere vetem per Shqiperine ashtu sic pretendon ti.Keta 7 gazetar kane bere investigime ne vende te ndryshme te Eastern Europe.Per mendimin tim,megjithese gazeta ne fjale eshte nje gazete prestigjioze nuk ka fakte qe te na bind se vertete mbas ketyre aferave mafioze e antishqiptare qendron kryeministri dhe i biri i tij.Me sa lexova dhe kuptova,artikullshkruesit jane treguar te kujdesshem ne shkrimin e tyre.Theniet e cifutit 22 vjecar une nuk kam pse i marr per te verteta.Pastaj problemi i eksportit te municioneve qe shkonin ne Afganistan me ngjarjen e Gerdecit jane dy gjera te ndryshme.Me mire eshte te mos hamendesojme dhe t'ja lejme drejtesise shqiptare dhe asaj amerikane per ta sqaruar kete problem.Ne loje eshte futur FBI-ja dhe une kam besim se investigimi do te jete i plote per tu zbardhur gjithcka.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 10:33
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Pavaarsisht se shumekush qe debaton ne tema politike ka preferencat e veta (te kuqe apo blu) ne shqiptaret e gjore e pesojme shpesh si te historia e kalit qe kenaqej kur njerezit brohorisnin per kaloresin.
Artikulli ne fjale megjithse dicka flet ber berishen dhe jo- berishet, qellimin kryesor, dmth investigimin e ka patur me ushtrine amerikane. Permendet dikush, 22 vjec qe thote se ne shqiperi ane mafioze...ndoshta thote edhe per berishen. Mua nuk me duket se te permendesh dike ose me mire te etiketosh perben prove.
mendoni se 7 gazetare te NT do investigonin per berishen apo delijorgjin?

A e dini qe ka nje jete qe fabrika e policanit nuk punon me?? pse valle majko & co shisnin fisheke te rinj per vendet ne fjale.
Aman mos benin naivin thjeshte ber urrejtje te berishes. Pse ore nuk e di cia apo sherbimet sekrete te t ushtrise amerikane se c'fisheke conte dhe vazhdon te coje ne afganistan e gjetke? Nje nga vendet qe eshte lider ne tregun boteror ne tregetine e armeve dhe super armve na katandiset dhe blen fisheke ne shqiperi...

Fisheket dhe armet kane qene gjithmone ato dhe nuk i pordhoi bersha apo erion bracet e edi ramat.
ne prag te nje fushate te zjarrte elektorale ne USA shfaqet nje new "war the dog". Sala dhe lala jane deri me tash sponde per te goditur nje administrate qe ka lidhur kontrata me 22 vjecare gati inegzistente.
Dua te jap nje mendim qe nuk eshte se e them vetem une...
Tregtia dhe trafiku i armeve ne bote eshte monopol i pak fuqive. Se pari shqiptaret nuk kane bythe te luajne me zjarrin (dmth me ata). dhe se dyti rruga me e veshtire e mundshme per politikanet e djathte e te majte qe te pasurohen eshte ky tip biznesi.
Kush ka dy gram tru ne koke e kupton se ka menyra te tjera per te bere miliona dhe te dalesh pa lagur.
Personalisht mendoj se kryeministri nuk eshte perzier ne trafiqe.
me kujtohet nje mol i vjeter ne rivieren tone. kam pare me syte e mi anije qe shkarkoheshin dhe maune qe ngarkohehshin. thoshin se ishin te nje eksponenti te ps-se. eshte vertete i zoti. Ai eshte disi edhe strumullar i katapultimit te rames ne krye te ps-se dhe deri diku thashethem perhapesi i artikujve ne fjale. zoterise ose me mire shokut ne fjale ambasada amereikane ia ka refuzuar nje here pa komente kerkesen per vize.
Nejse se u zgjata shume.

Gerdecet mos ardhshin me kurre.

__________________
,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2008 13:51
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė daedal Kėrko mesazhe tė tjera nga: daedal Shto daedal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto daedal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Sot ne tv thane qe FBI nuk ka ardhur akoma dhe mendohet se nuk do te vije mbas botimit te kesaj gazete.
Sa per kete gazete ka te drejte Berisha qe thote t aperdorin si "karte igjenike" nuk besoj se Berisha i biri e ministri i mbrojtjes te beje nje gje te tille nje trafik armesh .
Pastaj mos harrojme dhe 1999 nje gazetar i Corriere della Sera (ne mos gaboj)i quajti Fatos Nanon mfios pa asnje baze dhe tani ai u detyrua te paguaje me shume se 200 mije euro per kete shpifje sa duuhet t epaguaje kjo gazete ateher per kete qe po thote.Pastaj ngelen ato per fishet tone o pika qe si bie pse me car po e bajne luften ato me fishet tone qe jane prodhim kines dhe difektos
Nuk besoj asgje nga kjo qe thone do dali e verteta.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 12:25
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

"Gazetari i NYT: Mediu më bëri presion, më vodhi kaseten"
Gazeta Shqiptare

29/03/2008

Gjatë qëndrimit në Tiranë, gazetari që investigonte trafikun e armëve, është gjendur përballë të papriturave që për të dhe kameramanin ishin të pakëndëshme

Gazeta Shqiptare, dje kontaktoi me gazetarin e New York Times që ka qëndruar në Shqipëri për katër ditë Nicholas Wood. Ai rrëfen investigimin 1-vjeçar të gazetës për çështjen e trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Por gjatë qëndrimit në Tiranë, gazetari që investigonte trafikun e armëve, është gjendur përballë të papriturave që për të dhe kameramanin ishin të pakëndëshme, madje kërcënuese. “Më ofruan para” thotë gazetari, i cili nuk i ka pranuar, edhe pse ka pasur ndërmjetës në mes. Ai nuk është zgjatur tek akuzat e Berishës për të dhe për gazetën, ndërsa është në dijeni të letrës që kryeministri i Shqipërisë i ka dërguar NYT, në të cilën thoshte se ai dhe i biri nuk janë përfshirë në aferën e trafikut të armëve.

Zoti Wood, sa kohë harxhuat në Shqipëri për artikullin e botuar në numrin e djeshëm të NYT, dhe sa kohë harxhuat me gjithë punën tuaj investigative?
Ne e nisëm investigimin tonë në shtator të vitit të kaluar. Në fillim po hetonim për dërgesat e armëve në përgjithsi nga Ballkani drejt Afganistanit dhe Irakut, por që nga tetori i vitit të kaluar, hetimi ynë u përqëndrua në dërgesat e municioneve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Pjesa më e madhe e punës sonë u bë duke hetuar dokumenta që kishin lidhje me marrëveshjet e AEY me EVDIN, MEICO dhe ushtrinë amerikane. Në fund të nëntorit, unë mbërrita në Tiranë për të konfirmuar disa dyshime. Qëndrova katër ditë. Bëra një intervistë zyrtare me Mediun dhe Pinarin. Udhëtova gjithashtu në zonën ushtarake të Tiranës me zotin Pinari për të parë municionin që ishte përgatitur për t’u dërguar në Kabul. Gjatë intervistës me Mediun në zyrën e tij i paraqita dyshimet për korrupsion nëpërmjet përdorimit të Evdin, atij dhe z. Mediu.

Çfarë ndodhi më konkretisht gjatë bisedës suaj me zotin Mediu, pra në kohën që po e intervistonit?
Unë po intervistoja Mediun në zyrën e tij dhe i përmenda çështjen e gjykatës italiane, që e dënoi atë në mungesë me tre vjet burg pasi kishte ndihmuar në aeroportin e Malpensas një kriminel në kërkim (dënimi në vitin 2005 u anulua). Kur ja përmenda, u mërzit (bërtiti “është gënjeshtër, është gënjeshtër”. Ky është background dhe mund të përdoret nga gazeta). Ai i tha kameramanit, që po regjistronte intervistën, të ndërpriste regjistrimin. Ne e nxorrëm kamerën jashtë dhe vazhdova intervistën duke mbajtur shënime. Gjatë intervistës ishte edhe Pinari.
Në mbrëmje, pas intervistës, kameramanin e morën në telefon në shtëpi njerëz që i thoshin se flisnin në emër të Mediut dhe që e këshilluan se do të ishte në interes të tij të mos ia jepte kasetën e intervistës “Nju Jork Tajmsit”. Një ditë më pas, kameramani dhe punëdhënësi i tij, erdhën e më takuan në aeroport para se të nisesha e duhet të më kishin sjellë kasetën. Nuk ma sollën, por më shpjeguan se kishin patur presione nga Ministria e Mbrojtjes për të mos e dhënë kasetën. Ranë dakord të ma dërgonin me postë (Fedex, etj) pasi t’i kishin dorëzuar një kopje Ministrisë së Mbrojtjes.
Mora avionin për në Lubjanë e, kur mbërrita, që mora vesh se, pas ikjes sime, disa persona i kishin shkuar në shtëpi kameramanit dhe i kishin marrë pajisjet e kasetat. Dukej qartë që kameramani e ndjente veten jashtëzakonisht të kërcënuar. Më raportuan se i kishin marrë koleksionin e kasetave dhe disa hard drive. Më vonë mësuam se babai i kameramanit ishte anëtar i partisë së Mediut.

Si reaguat ndërkohë?
Në atë kohë, i dërgova një SMS Mediut, duke i thënë se disa persona kishin marrë kasetën e intervistës. M’u përgjigj, duke thënë se “nuk e di për çfarë po flet” dhe më tha se kisha paraqitur një “figurë të keqe” të tij. “Shkruaj çfarë të duash”, më shkroi.
Pasi u largova nga Shqipëria, kaluam disa kohë duke u marrë me kontratat dhe duke verifikuar variantet e ngjarjeve me të tjerë, të lidhur me çështjen e AEY. U morëm për shumë kohë me vëzhgimin e përdorimit të “Evdin-it”, kompanisë qipriote që kish lidhje me tregtarin zviceran të armëve Heinrich Thomet, për të cilin Diveroli tha se e kishin përdorur për të blerë armatimet. Në bisedat e regjistruara me Kosta Trebickën, ai tha se roli i Thomet-it ishte të sigurohej dhënia e ryshfetit për zyrtarët shqiptarë.

Po ju e përfunduat me kaq incidentin që ju kishte ndodhur në Shqipëri?
Ndonëse incidenti me kameramanin nuk u përfshi në shkrim, bëmë një ankimim zyrtar në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve lidhur me trajtimin e tij dhe vjedhjen e pronës së “Nju Jork Tajms-it”.

Po ju vetë, a ju kanë kërcënuar?
Mua nuk më kërcënuan gjatë qëndrimit në Shqipëri, megjithëse u bë një tentativë e tërthortë në emër të Mediut ndaj njërit prej kontakteve të mia në vend. Një person i kërkoi kontaktit tim t’i thoshte në se kishte ndonjë mënyrë për të parandaluar botimin e artikullit. Ai i tha kontaktit tim se i vinte turp ta pyeste, por a mund të pranonin para për të mos e botuar atë? Kontakti më kërkoi të mos e përmend emrin e tij në këtë histori.
Sipas investigimeve tona, ndaj personave që intervistuam në Shqipëri u bënë presione të fuqishme nga Mediu. Kosta Trebicka u bë epiqendra e një presioni shumë të madh dhe atij i janë bërë për afro tre muaj rresht telefonata kërcënuese.

Kryeministri Berisha deklaroi në seancën parlamentare të 19 marsit në Shqipëri se i kishte dërguar një letër New York Times për artikullin. Eshtë e vërtetë?
Zyra e Berishës në fillim të këtij muaji i dërgoi një letër „Nju Jork Tajms-it”, duke hedhur poshtë lidhjet e tij me çështjen e AEY, si dhe të një implikimi të mundshëm të të birit.

Dhe e fundit, kryeministri deklaroi se për shkak të shpifjeve në këtë shkrim, ju ju kanë pushuar nga puna. A jeni akoma gazetar i kësaj gazete?
Më në fund, diçka rreth punës sime në Nju Jork Tajms. Në dhjetor, m’u bë një ofertë nga Human Right Watch për të punuar në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza. E pranova postin, që e mora në mars. Vazhdova të punoj për shkrimin e armëve, së bashku me Chris Chivers në janar, shkurt dhe mars dhe isha ende duke punuar për të në kohën kur Berisha bëri akuzat e tij.

----------------------------------------

Ke duhet te besojme?????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 14:32
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

sarandaebukur skemi kut ti besojme me te vertete e vetmja gje qe bejme eshte te nderrojme kanal e te mos lexosh gazeten se cmendesh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 14:40
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nqse vendit tone do ti jepet ftesa per ne samitin e NATOS ne Bukuresht, te gjitha perpjekjet e bera nen rrogoz per te penguar marrjen e fteses behen pluhur e hi.Kjo ka shume mundesi te ndodh,sepse edhe ''mikja'' jone e ''dashur'' fqinja jone jugore e perkrahu me ane te ministres se saj te jashtme marrjen e fteses per ne samitin e NATOS.Pervec kurves Gerqi asnje shtet tjeter nuk do ta pengonte ftesen e Shqiperise.Edhe cobanet e Rumanise qe po ju bejne tifo serbeve nuk jane shprehur kunder.Perkrahja e fuqishme e USA,antarit me te fuqishem e me kontribute te rendesishme ne aleance duket i ka shkaterruar planet e atyre qe nuk po e njohin pavaresine e Kosoves shtet.Simbas te dhenave qe kane dale , as qe e diskutoj qe F Mediu eshte i perzier ne kete afere korruptive dhe per kete duhet te jape llogari.Edhe korcari Trebicka eshte i perfshire ne kete komplot gjersa me porosi te ndonje ustai ne amerike e per llogari te dikujt ka dashur qe te fus ne kete mish mash edhe familjen e Berishes.Kuptohet per ta bere sa me te plot planin e tyre ogurzi eshte vepruar ne kete menyre.Nuk do te kisha patur deshire qe kryeministri i vendit tim kushdoqofte ai te ishte i mpleksur ne afera te tilla orruptive,por nqse gjenden fakte nga drejtesia ti vihen prangat.Ndoshta do te jete nje mesim per maskarenjte e tjere qe do te vijne mbas tij.Uroj qe Newyorkezja te kete gabuar ne kete rast.Berisha ndoshta per shkak te nje numri te domosdoshem te votave ne parlament, eshte thyer para presionit te partive te vogla hiena qe duke sfryezua karrken po mundohen qe te zhvasn djersen e shqpareve.Kjo babaezi qe i ka kapur si dke do t'ju aje koen de do t'i coj n shtepine pa qira.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 15:24
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > NY Times -> BERISHA MAFIOZ! TRAFIKANT ...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.