Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Si do tė dukej Bota pa ne ?
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NoThInG
AltruisT

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70

Si do tė dukej Bota pa ne ?

Mirë se erdhët në planetin Tokë! Popullsia 0. Mund ta shihni me sytë tuaj se si do të dukej bota pa ne. Pamjet imagjinare te mësiperme janë krijuar për të ilustruar se çfarë do të ndodhë nëse qeniet njerëzore nesër nuk do të ishin më dhe nëse për çfarëdolloj arsyeje njerëzimi do të jetë zhdukur. Ndoshta duke qenë pa ne, shkatërruesit më të mëdhenj, sigurisht që natyra do të fillojë të mendojë seriozisht për veten.

Fushat dhe kullotat do të mbuloheshin nga bari dhe pyjet, ajri dhe uji do të pastroheshin nga ndotjet dhe rrugët dhe qytetet do të mbuloheshin nga gjelbërimi. “E vërteta e hidhur është se peizazhi do të përmirësohej dukshëm sapo qeniet njerëzore të dilnin nga skena”, shprehet John Orrock, një biolog i qendrës kombëtare për analizat ekologjike në Santa Barbara, në Kaliforni. Çështja që shtrohet është kjo: Për sa kohë do të vazhdojnë të ruhen “mbeturinat” e qytetërimit tonë? Çfarë do të lëmë pas? Çfarë do të mësojë një alien rreth nesh kur të zbresë në tokë 100 vjet ose më shumë kohë pasi të jemi zhdukur? Përgjigjja: Sigurisht, asgjë. Sepse brenda 100 vjetësh shumica e gjurmëve për jetën tonë moderne do të jetë shkatërruar plotësisht nga moti, gërryerja, lëkundjet e tokës, kafshët që do të kenë ngelur gjallë, insektet dhe bakterit.

Por ajo çka është më e çuditshme ka të bëjë me faktin se monumentet dhe hieroglifët e qytetërimeve antike do të ruhen më shumë se sa ndërtesat, miliona librat dhe kujtimet tona elektronike. Alienët që mund të vizitojnë tokën, ndoshta do të mendojnë se qytetërimi i fundit mbi tokë ka qenë ai egjiptian. Pikërisht tema mbi qytetërimin e shekullit XXI ishte në qendër të kërkimeve të një dokumentari televiziv, “Life After People“. E gjithë kjo nuk është aspak një supozim. Për rreth 2 orë e gjysmë specialistët e shkencës kanë analizuar me kujdes mbi të ardhmen e tokës, kur në të të mos ketë ngelur asnjë njeri i gjallë. “Brenda një kohe të shkurtër, maksimumi brenda një ose dy ditësh, do të fillonin blackout-ët e parë, pasi askush nuk do të kujdesej më për centralet”, shpjegon Gordon Masterton, president i Institutit të Inxhinierisë Civile në Londër.

Burimet e energjisë së rinovueshme, si turbinat me erë, apo panelet diellore, do të mbanin të ndezura automatikisht pak drita, por pa mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, edhe ato do të dilnin jashtë përdorimit brenda pak javëve. Pa elektricitetin do të ndalonin pompat elektrike, impiantet për funksionimin e kanalizimeve për ujërat e zeza dhe të gjitha aparaturat e tjera të shoqërisë moderne. Mungesa e mirëmbajtjes do të çonte drejt shkatërrimit ndërtesa, rrugë, ura dhe struktura të tjera. Konstruksionet moderne janë projektuar për të duruar mesatarisht 70 vjet, urat deri në 120 dhe digat deri në 250, por kjo parashikon edhe mundësinë që dikush t‘i mbajë të pastra dhe të zgjidhë problemet e herëpashershme që mund të shfaqin. Dhe pa njerëzit që mund t‘i kryejnë këto detyra, që në pamje të parë duken të parëndësishme, gjërat do të shkonin shumë shpejt drejt shkatërrimit. “Dritat shumë shpejt do të fiken në të gjithë botën dhe të vetmet që do punojnë edhe për disa kohë do të jenë turbinat me erë, por pas disa javësh planeti do të zhytet në një errësirë të thellë, që nuk që është parë që nga koha kur njerëzit e parë primitivë grumbulloheshin rreth zjarrit”, tregon ai.

Pas gjashtë muajsh, zonat urbane do të nisin të ripopullohen nga kafshët, përshi këtu edhe ato ish-shtëpiaket. Brenda 20 vjetësh, ujqërit dhe arinjtë do të jenë “padronët” e vetëm të rrugëve dhe çdo ndërtesë e bërë me dru do të nisë të shkatërrohet, veçanërisht aty ku “lulëzojnë” termitet. Edhe strukturat e forta prej çeliku do të nisin të shkatërrohen. Pas 40 apo 50 vjetësh, gërryerja e çelikut, inkursioni i rrënjëve bimore dhe efektet e motit nënkuptojnë se ndërtesat moderne do të nisin të bien. Brenda një shekulli pothuajse të gjitha makinat do të jenë ndryshkur tërësisht. Ndërtesat prej xhami do të bien, ndërtesat prej guri do të shkatërrohen, i ftohti dhe bora do të kthejnë rrugët në gërmadha, do të dalin në sipërfaqe ujërat nëntokësore, metrotë do të përmbyten, ndërsa pjesë të tëra të qytetit do të mbulohen nga bari. Për shembull, Londra do të përmbytet pas vërshimit të Tamizit, ashtu sikurse Spanja, Franca apo Roma.

Minjtë do të jenë ushqimi i preferuar i fajkonjve dhe skifterëve. Në fund, kafshët e mëdha do të rishfaqen sërish brenda 100 vjetësh. Gjysmë milion elefantët e Afrikës do të jenë shtuar në dhjetë milionë ose më shumë. Gjëja e gjallë, si demat apo delet, do të zhduken ngadalë nga grabitqarët agresivë. Ndërkohë, kujtimet më të çmuara të historisë dhe kulturë sonë, që janë ruajtur nëpër arkiva me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar, do të jenë zhduken gjithashtu. Pjesa më e madhe e kujtimeve njerëzore, si librat, fotografitë, të dhënat elektronike, do të jenë çngjyrosur duke lënë pak gjurmë që dëshmojnë për ekzistencën tonë.

Ps. Ka edhe nje ilustrim me foto por qe nuk e mer nuk po e kuptoj shkakun sepse eshte brenda dimensioneve...

__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2008 15:53
NoThInG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NoThInG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NoThInG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NoThInG Shto NoThInG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NoThInG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
totaly_spy
Anetar i ri

Regjistruar: 08/04/2008
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 19

Libri i i Alan Weisman "Bota pa ne" eshte nje liber vertet i mrekullueshem.
Mund te lexojme qe nga origjina jone deri tek origjina e botes dhe natyrisht se cfare do te ndodhe kur ne te mos jemi me.

Bota pa ne do shkaterrohet e me pas do te rilind.

__________________
Ne jeten tende do jem nje pike qe te ka xhan.Ky xhan qe te ka kjo pike do te te duket e pavlefshme,por kujto se nga larg edhe nje yll duket i vogel.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2008 21:46
totaly_spy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė totaly_spy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me totaly_spy (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė totaly_spy't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: totaly_spy Shto totaly_spy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto totaly_spy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kujta1
Matematikan

Regjistruar: 04/01/2008
Vendbanimi: kumanov
Mesazhe: 182

bota do te ishte e pandotur, dhe e gjelberume

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2008 00:38
kujta1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kujta1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kujta1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kujta1 Shto kujta1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kujta1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Eshte e vertete se njeriu i ka shkatuar deme te medhaja natyres dhe atmosferes, imagjinoni nje stalle me lope, thone se ndot me shume se trafiku i mengjesit te nje qyteti.
Bota sot eshte e mbipopulluar, plus demet e bera ne kohe. Tashme problemi eshte perqendruar tek ekologjia dhe shfrytzimi i energjive te "pastra" nese kjo arrihet nje dite dihet se do te jete bere akoma me shume ndotje.
Nje faktor tjeter eshte edhe ndotja akustike bota sot gumzhin dikush supozon se ne ajer ndodhen akoma edhe thirrjet e Hitlerit apo vringellimat e shpatave ne kohen e mesjetes.
Si do ishte bota pa ne nje hiq nje gje qe nuk i sherben askujt nuk mund te percaktoj ndonje dllim mes asaj bote pa ne dhe nje planeti tjeter qe eshte pa ne, nje planeti?!!! te gjithe planeteve qe njohim qe nuk kane jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2009 21:48
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Jemi tamam si nje virus qe shkaterron organizmin ne te cilin jeton doni te thoni kete?
Eshte shume e vertete e per kete e paguajme nje cmim perdite ... ama kjo bote pa ne, pa ty pa mua ... Mund te ishte nje bote me e mire a ndoshta me e keqe por s'do te ishte bota jone!

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2009 12:01
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Jashte teme ndoshta (per disa).

Kur lexova titullin e kesaj teme, pa lexuar positimin e gjate shpjegues mendimi i pare qe me erdhi ne mendje ishte:

     - E c'me duhet se si duket  bota kur nuk jam UNE/NE!

 

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2009 12:16
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

E mendoni dot nje bote pa Nutella?Apo çokokrem?
Ja bota pa mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2009 12:40
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
E mendoni dot nje bote pa Nutella?Apo çokokrem?
Ja bota pa mua



.............



S'po bej listen time..se do pendoheshin qe kane hapur temen.:p

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2009 12:44
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
E mendoni dot nje bote pa Nutella?Apo çokokrem?
Ja bota pa mua



Ne fakt mua mendja me shkon nje bote pa Baci po nejse

kjo eshte kontradiktorja e ne njerezve mendojme se s'mund te jetojme dot pa disa gjera po ja qe ne shumicen e rasteve kujtojme se kemi 100 jete dhe e jetojme si mazokiste duke privuar veten.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2009 12:49
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

shume i leztshem titulli i temes! para disa kohesh pashe nje emision ne NGexplorer, dhe po pershkruanin se si do ishte bota pa ne?! njerzit!

e harrova se sa qindra vite do merrte qe nju jorku te shuhej, sa kohe do merrte per dritat te fikeshin komplet etj etj, dhe me kujtohet se thoshte gjurmet t'ona si njerz qe do qendronin me gjate se asgje tjeter do ishin ata kater fytyrat e gdhendura ne mal, se j'a harrova emrin!!!

me falni nese po dal pak jashte temes: nje dite neper shpi me lindi ideja se si do ishte bota sikur vetem njerz si une apo shume te tjere do ngelnim te vetem ne ket bote.

p.s une vetem di te paguaj internetin, dritat, cable te shikoj tv. gjithmone pothujse ha ushqime te gatuara,dmth te bera gati per mua. makinen paguaj para t'a blej, por nuk e kam shpikur une dmth te gjitha kto komoditete qe na japin njefare kualiteti ne jete nuk kemi bere asgje, thjeshte vetem dijm t'i perdorim.

si do ishte bota nese vetem njerz si ne do ngelnim neper bote?!?!

nese fati juaj do ngelte ne doren time! do ngordhnit pa drita pa teknologji dhe pa buke o njerz prandaj ua di per nder kokave te zgjuara dhe ata qe kane shpikur dhe i kane dhen ksaj bote kaq shume.

supozojm se bota u shua dhe vetem antaret e FH shpetojn!!!
si do funksiononte kjo bote?! inxhinjerat do na nevojiteshin, kta qe jane shume te mire dhe te gartshem te ndihmojn njeri-tjetrin me kompjutera do na nevojiteshin, filozofat nuk do na hynin shume ne pune, poetet gjithashtu, mesuesit/mesueset do na duheshin te na edukojn femijet tane, psikologet nuk do hynin shume ne pune:p klasa puntore do ishte shume e nevojshme, ata qe dijn te punojn token dhe te na mbjellin fruta perime etj etj do na nevojiteshin shume:p
dembelat si puna ime qe nuk kuntribojn asgje te dobishme per kyt seciety do thonit po pse i shpetoi zoti kta njerz?!?!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2009 14:50
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Si do tė dukej Bota pa ne ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.