Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

The Dreamers ... jo vetem lavderime

Bertolucci eshte regjizori italian qe me pelqen me shume prandaj verejtjet nuk jane per ti ulur vlerat.

Si film me pelqeu por ajo qe mu duk e tepert ishte konsiderimi i tij nga regjizori si nje paraqitje ose si perfaqesues i viteve 68' kur ky revolucion vec sa kalohet tangent ne fillim e ne fund e problemet madhore te atyre viteve vec sa degjohen largshem nga brenda apartamentit.

Shume batuta ne film i referohen kinemase e regjizoreve qe vec cinefilet me te devotshem i njohin e keshtu ajo loja intriguese mes enderrimtareve e skenat e tyre te improvizuara nuk jane per shumicen e humbet pike sepse jo te gjithe e kane idene se kush jane.

Regjizori eshte perseritur ne shume gjera e ka analogji me Ultimo tango a Parigi (kush e merr persiper ta komentoje kete film? ), por tek The dreamers mosha e personazheve penalizon filmin e idea per nje vazhdim psiko-filozofik te tij s'me pelqen me duket siperfaqesore.


Personazhet s'jane te balancuar e ne fakt ajo qe te ngel ne mendje eshte vec Eva Green, 2 te tjeret jane vec kontorno.


Ne fund nje gje pozitive, kolona zanore eshte si gjithmone ne filmat e Bertolucci-t e mrekullueshme

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2009 13:07
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Er pił: storia d'amore e di coltello (1971)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re erpiu.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 55 herė.

Regjia: Sergio Corbucci
Skenari: Sabatino Ciuffini, Mario Amendola, Sergio Corbucci
Aktore: Adriano Celentano, Claudia Mori

Ne Romen e fillimit te shekullit XX Nino (Adriano Celentano) eshte i ashtequajturi Er Pił, lider i lagjes se vet. Ashtu sic bejne te fortet zakonisht Nino do nje nga vajzat me te bukura te lagjes, Rozen (Claudia Mori). Por problemin e sjell nje djale tjeter qe i vardiset vajzes. Ai eshte Augustarello, nje mashkull simpatik, pjesetar i familjes qe udheheq nje lagje tjeter te Romes. Mes koncepteve te nderit dhe luftes per femren e bukur dy palet perfundojne ne duele te ndryshme ku thika eshte arma me e perdorur asokohe. Por keto nuk jane zenka te thjeshta rrugesh. Aty luhet nje nga gjerat me te shenjta per kapot e lagjeve: nderi. Per kete, me hir ose me pahir secili duhet ti kunderpergjigjet tjetrit me sarkazem, dru apo duel.

Filmi paraqet bukur disa koncepte qe sot mund te duken qesharake, por atehere krijonin boshtin e shoqerise. Ne fakt vete fundi tregon se burreria dhe nderi i le vendin pabesise, ndersa thika i le vendin pistoletes.

Koncepti i hakmarrjes dhe marrjes se gjakut te vellait eshte prezent haptaz ne film, sepse filmi tregon shoqerine e hershme, por eshte prezent edhe ne Shqiperine e sotme. Kjo e ben filmin nje pasqyre interesante te realiteteve qe jetojme nepermjet lajmeve dhe shokeve.

Nga ana artistike filmi eshte i pelqyeshem dhe i bukur, por ka difekte te vogla qe bien ne sy shpejt. Ne fakt ky film nuk eshte as komik dhe as dramatik, por sidoqofte futet bukur ne epoken e hershme kur Italia sapo ishte bashkuar dhe shteti i dobet (i perfaqsuar nga karabinieret) nuk mund te tejkaloje mentalitetin e heshtjes dhe organizimin shoqeror me kapo lagjesh. Kjo tregohet kur karabinieret mbeshteten tek Nino per te gjetur sendet e vjedhura ne lagjen e tij. Ne kete menyre konfirmohet pushteti ne duart e Ninos qe kontrollon lagjen. Nje situate e ngjashme ka ndodhur vertet gjate zhdukjes se Aldo Moros (kryeministri italian), kur sherbimet sekrete ju referuan bandes se Maglianes (ne Rome) per te marre ndonje informacion ku mbahej peng kryeministri nga celulat e brigadave te kuqe.

Spikat personazhi i "kinezit", nje tip skuthi qe shikon vetem lekun dhe spiunon vazhdimisht ne polici ne kembim te shumave monetare. Luhet nga Vittorio Caprioli, ndoshta aktori me i mire ne kete film.


Shume pjese ne youtube i kane hequr. Tani gjendet vetem ky fragment:

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2009 11:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Me ka lene nje shije te hidhur fundi i ketij filmi edhe sepse komiciteti i tij ndonjehere sikur ta merr mendjen e s'te pergatit tamam per finalen

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2009 10:21
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I due orfanelli (1947)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re orfanelli.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 47 herė.

Regjia: Mario Mattoli
Skenari: Steno, Age Scarpelli, Jean-Jacques Rastier
Aktore: Totņ, Carlo Campanini

Ne shtepine e femijes banojne shume vajza, te gjitha jetime, se bashku me dy kopshtare. Edhe kopshtaret jane jetime si gjithe vajzat e tjera. Drejtoresha eshte nje konservatore e rrepte qe detyron vajzat edhe te lahen me kemisha nate duke i indoktrinuar me moralin antik. Por dashuria e njeres prej vajzave detyron kopshtaret ta ndihmojne per te gjetur familjen e saj. Ne vend te familjes se saj ata gjejne familjen e nje prej kopshtareve, e cila eshte familje aristokrate e mirefillte. Kopshtari i thjeshte ka mbetur trashegimtari i vetem i milionave te asaj familje.
Historia ka shume klecka te tjera qe vlejne per tu pare dhe eshte e mbushur me situata humoristike, gjithmone te krijuara nga Totņ. Shkujdesja me te cilen i merr situatat kopshtari Totņ krijon nje film komik qe nuk kerkon sforcim per tu pare.

Carlo Campanini vjen nga role me serioze, por me habit gjithmone me aftesine e tij akteruese. Ai ka qene mbeshtetes i rendesishem me vone per Walter Chiari-n.

Totņ ketu dallon ne pjekurine e tij si aktor dhe ne vendsmerine me te cilen i jep aspektin komik rolit te tij. Duhet te mendojme qe jemi vetem ne 1947, kur Italia sapo ka dale nga lufta. Te gjesh forcen per te futur aspekte komike kaq kollaj eshte disi speciale. Gjithashtu dallohet ndryshimi i Totņ-se krahasuar me filmin e tij te pare "Fermo con le mani" 10 vjet me pare (1937). Ne fakt ne ate film Totņ imiton levizjet e Charlie Chaplin per te krijuar me shume nje humor mimik, ndersa vitet e pas luftes humori behet me inteligjent dhe verbal.


Ne Youtube s'ka shume pjese. Kjo me poshte ka cilesi te keqe dhe eshte prere ne format 16:9 edhe pse filmi origjinal ka format 4:3.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2009 13:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Non ti muovere (2004)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re non-ti-muovere3.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 41 herė.

Regjia: Sergio Castellito
Skenari: Margaret Mazzantini
Aktore: Sergio Castellito, Penelope Cruz, Claudia Gerini


Nje kirurg merr nje telefonate. E lajmerojne se vajza ka pesuar aksident. Ai gjendet ne spital dhe per here te pare duhet te operoje vajzen e tij te vetme. Gjate operacionit i kthehen ne mend kujtimet, 16 vjet me pare, kur vajza akoma nuk kishte lindur dhe gruaja e tij e bukur (Claudia Gerini) ishte shtatzane. Atehere ai njohu nje shqiptare (Penelope Cruz), me te cilen jeton nje histori te forte dhe dramatike. Historia me ate femer i rikthehet ne mend cast pas casti per te rijetuar serisht cdo moment deri ne lindjen e vajzes me gruan e tij. Kujtimi i larget permblidhet tek femija qe atehere lindi dhe tani po operohet ne rrezik per jeten.

Nje nga filmat moderne me te bukur qe do i keshilloja cdo njeriu te shikoje. Fotografia eshte shume e bukur, por ajo qe te fut plotesisht ne film eshte akterimi perfekt per nje histori reale. Nuk ka sens llogjik ne film, dashuria nuk njeh llogjike. Kirurgu mund te jete secili prej nesh me copezat e vogla te kristalit qe fshehim nga partneret tane.

Filmi dhe aktoret fitojne çmime ne festivale te ndryshme. Penelope Cruz eshte si rrallehere perfekte ne rolin e shqiptares se lene pas dore. Shpejt do harroni se po shikoni nje film.

Ne Youtube nuk ka pjese qe t'ia vlejne. Po vendos vetem trailer ne anglisht:


Dhe kolonen zanore (e cila ka fituar çmim ne Itali):

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 18/03/2011 ora 04:48

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2009 13:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ormai č fatta (1999)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ormaiefatta.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 37 herė.

Regjia: Enzo Monteleone
Skenari: Horst Fantazzini, Angelo Orlando, E. Monteleone
Aktor: Stefano Accorsi

Horst Fantazzini u etiketua si grabitesi xhentil, sepse nuk ushtronte asnjehere dhune gjate grabitjeve. Madje njehere i dergoi lule punonjeses se bankes qe i ra te fiket gjate grabitjes. Kjo eshte historia e vertete e nje grabitesi te viteve '60-'70. Filmi tregon nje arratisje nga burgu qe ka ndodhur me te vertete. Realizimi eshte mbreselenes dhe dy policet qe merr peng te kujtojne varfanjaket shqiptare qe edhe sot behen police per te ushqyer familjen.

Eshte nje histori e bukur qe te ben per vete deri ne fund. Nuk njihet shume nga publiku dhe nuk mund te them me teper mbi anet artistike pasi e kam pare shume kohe me pare. I vetmi film qe me vjen ne mend nga bota amerikane eshte nje realizim i bukur amerikan me Al Pacino (Dog Day Afternoon, 1975)

Nje situate per tu kujtuar.
Drejtori i burgut diskuton me eproret e ministrise qe vijne per te zgjidhur situaten.
"Degjo, kam lexuar se organizmi njerezor prodhon vazhdimisht qeliza te reja, ndersa te vjetrat vdesin. Psh pas 10 vjetesh, te gjitha qelizat jane nderruar. Tani une pyes veten, çfare kuptimi ka te mbajme ne burg nje njeri komplet te ri, qe nuk ka asnje qelize njesoj me njeriun qe denuam"...

Regjizori ka dore te mire dhe jo rastesisht eshte nje nga dy regjizoret qe kane krijuar serialin e suksesshem "Il capo dei capi".

Historia e vertete ketu:
http://www.horstfantazzini.net/biografia.htm

Ne youtube gjendet hapja e filmit, e cila nuk mund te vihet ne faqe:
http://www.youtube.com/watch?v=uZCKjDLwgTA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2009 00:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Le Bambole (1965)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re le-bambole.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 27 herė.

Regjia:
Dino Risi (segment "La Telefonata")
Luigi Comencini (segment "Trattato di Eugenetica")
Franco Rossi (segment "La minestra")
Mauro Bolognini (segment "Monsignor Cupido")

Skenari: Rodolfo Sonego
Aktore: Nino Manfredi, Gina Lollobrigida, Virna Lisi, Monica Vitti

Nje film nga 4 regjizore te ndryshem, ku secili ka krijuar nje histori te shkurter. Filmi quhet Le Bambole sepse trajton aspekte te dashurise ku femra ndodh te jete nje kukull. Kater episodet ishin:
1. La telefonata
2. Il trattamento di eugenetica
3. La minestra
4. Monsignor Cupido

Duke qene se ka patur xhirime nga duar te ndryshme cilesia ndryshon nga nje episod tek tjetri. Filmi u denoncua per imoralitet dhe u ndalua per femijet nen 14 vjeç. Shkak per kete ishte episodi i pare. Ne fakt episodi i pare eshte shume i bukur. Ai tregon nje vajze qe refuzon deshirat seksuale te burrit, per ti dhene rendesi leximit te librave dhe lloqeve telefonike. Loja e Manfredit eshte superlative, me nje mimike qe shpreh gjithe personazhin e tij. Difekti i vetem eshte xhirimi me cilesi te keqe.


Episodi 1: La telefonata (bukuroshja qe ben gruan eshte Virna Lisi)



Episodi 1: La telefonata (vazhdim)

Modifikuar nga Fajtori datė 09/08/2009 ora 22:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2009 22:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Shume e bukur. Perfekt fare do kish qene Mastroianni se keto role i bente te perkryera, Gasman jo sepse do ta merrte telefonin e do ia mbyllte direkt per te vazhduar punen e tij.

Pjesa kur i mban telefonin dhe e con ne dhome eshte super tregon nje padurim te tmerrshem gje qe perfundon tek komshija perballe qe mesa shoh s'bente dallim race, feje e krahine.



Do isha kurioze te shikoja episodin me Gina Lollobrigida.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 01:34
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Riso amaro (1949)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re riso-amaro.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 20 herė.

Regjia: Giuseppe De Santis
Skenari: Carlo Lizzani, Mario Monicelli, Gianni Puccini, Corrado Alvaro, Franco Monicelli, Ivo Perilli, Carlo Musso
Aktore: Vittorio Gassman, Doris Dowling, Silvana Mangano

Ne varferine e shoqerise se dikurshme mbledhja e orizit ishte periudhe e rendesishme. Me mijera gra kerkonin pune ne plantacionet me oriz. Por me ta bashkohet rastesisht nje çift hajdutesh qe sapo ka kryer nje vejdhje. Burri eshte nje tip i rrahur me vaj e me uthull, i hurit dhe litarit, dhe pikerisht keto karakteristika e bejne terheqes per femrat, veçanerisht per nje vajze qe punon ne orizore. Keshtu gjendet mes dy vajzave dhe dy dashurive. Por ai edhe dashurite i shfrytezon per te arritur qellimet e veta. Keshtu planifikon nje vjedhje masive te hambareve te fshatit.

Ky film i perket nje epoke tjeter. Nuk ka fare aspekte komike dhe nuk ben per te qeshur. Nga pjesa e meposhtme mund te shikoni sa ngjan me filmat shqiptare te dikurshem.

Megjithate po e vendos ketu sepse...
Eshte nje film kult, i njohur ne mbare boten. Kantidohet per Oscar ne 1951-in per skenarin me te mire dhe konsiderohet nje kryeveper neoraliste. Shalet dhe gjokset e femrave te shkujdesura u bene mit i veçante per shikuesin e atehershem. Figura e mbledheseve te orizit (le mondine) ekziston akoma sot per te treguar seksualitetin qe ndjell femra ne fshat. Shume italiane e njohin "Riso Amaro", megjithese kane kaluar 60 vjet nga dalja e ketij filmi.


Nje fragment:

Modifikuar nga Fajtori datė 10/08/2009 ora 13:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 12:55
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Papa diventa mamma (1952)

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re pappamamma.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 70 herė.

Regjia: Aldo Fabrizi
Skenari: Piero Tellini, Mario Amendola, Ruggero Maccari
Aktore: Aldo Fabrizi, Ave Ninchi

Burre e grua rreth te pesedhjetave shkojne te shikojne nje spektakel magjie. Nje fakir oriental kerkon vullnetare ne salle per te treguar fuqite e veta. Mirepo ndodh nje aksident dhe fakirit i shtremberohen syte. Keshtu padashje kthen burrin ne grua dhe humbet fuqite magjike. Dy te martuarit nuk e kuptojne dhe vazhdojne jeten e perditshme. Por nga ai moment burri fillon te sillet si grua shtepie, lyen surratin me krem, vesh nallanet, ushqen femijet, lan shtepine, lan rrobat, dhe eshte xheloz. Situatat komike vijne njera pas tjetres dhe jane vertet qesharake.

Nje film i bukur per tu pare, plot me stereotipe gjinore.

Nje fragment:

Modifikuar nga Fajtori datė 25/08/2010 ora 06:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Gusht 2009 13:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.