Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha ne Corriere della Sera
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Berisha ne Corriere della Sera

Kryeministri ynë, Sali Berisha ka dhënë një intervistë në gazetën Italiane Corriere della Serra. Në këtë intervistë ai është shprehur se është i gatshëm të ndërtojë centrale bërthamore me qëllim furnizimin e Italisë me energji. Ndersa per plehrat eshte shprehur se nuk e lejon ligji per momentin...



Marre nga Corriere della Sera

Nukleare? Po, Faleminderit! Nuk është e nevojshme të premtosh ulje te taksave per italianet ne kembim te centralit berthamore; përtej Adriatikut, kryeministri përgjigjet ‘po, faleminderit’, është Sali Berisha qe premton dhe nuk mohon aleancat e vjetra (“Prodi mbetet një mik i madh”, e ndërkohë kërkon edhe aleanca të reja (“Silvio është luani i Gadishullit! Ka bërë shumë për Italinë dhe për miqtë e tij! Do të kemi marrdhënie të ngushta! Do ta ftoj sa më shpejt të jetë e mundur!”, ndoshta në një marrdhënie të afërt, - thotë Berisha i rivotuar për të tretën herë si kreu i qeverisë, 64 vjecari, kardiologu që vjen nga veriu i Shqipërisë, ka në mendje një ofertë speciale pa u shqetësuar shumë për këtë: “Ky vend ofron të gjitha garancitë për të ndërtuar energji nukleare të sigurtë. Do të kemi sistemet më të mira të gjeneratës së katërt. Asnjë nuk do ketë frikë, në Mesdhe”.


Corriere della Sera - Zoti Berisha, a është e gatshme Shqipëria të ndërtojë centralet bërthamore që do Berluskoni?
Vendimi im është që shqiptarëve të mos ju hiqet mundësia nga ky potencial i madh energjetik siç është energjia nukleare. Më ekonomike, më e pastër. Mungon vetëm kuadri normativ, dhe ne jemi duke punuar për këtë me Agjencinë Atomike në Vienë. Projekti është përpara. Sapo të jetë gati, qëllimi ynë do të jetë rënia dakord me vendet afër, dhe Italia është e para. Së bashku me qeverinë e Romës do të financojmë një impiant i cili do të ndërtohet në Shqipëri. Dhe nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të kërkojmë ndihmën e sektorit privat për të studiuar tregun ballkanik dhe italian.


Disa javë më parë, Tremonti ka thënë se Shqipëria është një zgjidhje e mundshme. A është e vërtet se është përcaktuar një vend në Durrës?

Vendi ynë është i hapur për energjinë atomike. I hapur për këdo. Nuk kam folur me qeverinë italiane deri tani, pasi qeveria e mëparshme ishte anti energjisë nukleare. Përkundrazi me Berluskonin ndryshon cdo gjë. Një grup italian ka ardhur për të diskutuar mundësinë e një centrali në Shqipëri. Por nuk e kemi vendosur akoma vendin. Dimë vetëm që do të bëhet.

Po për kohën? Qeveria italiane ka folur për një periudhë 5 vjeçare

Varet. Nëse do të biem dakord, 5 vjet është një afat i pranueshëm.

Me Italinë, në të kaluarën ka pasur edhe projekte të përbashkëta për plehrat. A mund të bëni diçka për Napolin?

Pyetje shumë delikate. Gjërat kanë ndryshuar. Sot, importimi i plehrave nga jashtë është i ndaluar me ligjin shqiptar. Unë besoj se ky vendim është marrë nga interesa të veçanta, pasi në këtë botë biznesin e plehrave e bëjnë edhe vende të tjera. Por pengesat ligjore janë të pakalueshme.

Fratin, nga komisioni evropian, ka premtuar kohë të shkurtër për qarkullimin e lirë në Europë. Por tani është në qevri dhe ka në dorë Ligjin. A besoni se ai do ta mbajë këtë premtim?

Fratini, miku i madh! Në sjelljen e tij kundrejt shqiptarëve nuk mund të ndryshojë. Një herë që kam takuar Silvion, më tha mua dhe medias: nuk kemi probleme me shqiptarët. Në fakt, situata në Itali është përmirësuar. Janë të paktën 400 mijë shqiptarë me dokumente të rregullta, mijëra punonjës, dhe mbi 10 mijë studentë.

Ju jeni optimist: Në Itali nuk ka probleme...
Krimi i organizuar është një problem shumë i madh. Ne kemi shpallur tolerancë zero. Nëse shohim treguesit e kriminalitetit, ato janë ndër më të ulëtit në Europë, më pak se dhe te juve. Nëse Italia tregohet e fortë kundra kriminelëve, edhe Shqipëria do ta ndjekë. Por e vetmja zgjidhje ndaj problemit të emigrantëve legalë është tu japësh atyre statusin e minoritetit.

Shqiptarët të trajtohen si minoritetet e tjera (sudtirolesi)?

Varet. Nëse minoranca kalon 10% të popullsisë, pse mos tju jepet kjo e drejtë? Por Europa nuk është ende e përgatitur.


A do të mund të hyni në BE brenda vitit 2014...

Nuk jap data. Nuk jam profet. Por mendoj se do të jetë shumë më e shpejtë nga ajo që imagjinohet.

Sapo keni hyrë ne NATO: do të prisni edhe baza të tjera ushtarake?

Kemi nje rezultat te shkëlqyer! Ne jemi gati të bëjmë gjithshka që kërkon NATO.

Megjithatë imazhi juaj në perëndim nuk është i mirë. New York Times ju akuzon për trafik armësh. Dhe pas tragjedisë së Gërdecit, në lojë është edhe familja juaj....

Në këtë tragjedi nuk ka lidhje familja ime. Është kjo gazetë e madhe që përdor përgjimet e mafiozëve!... Times i referohet një furnizimi me municion për Pentagonin. Shqiptarët nuk kanë lidhje me këtë. Kemi qenë të parët që kemi bllokuar këtë kontratë. Kur kam parë që dyfishohej çmimi i shitjes së armëve për ushtrinë Afgane, kam thirrur presidentin Karzai dhe i kam thënë: mund ta keni gjithçka gratis. Të gjitha municionet që ju duhen. Këtë e kam bërë gjatë luftës në Ballkan, me vendet mike!...

Kujt ja jepnit, më falni?
Është histori e vjetër, lere më mirë. Por e kam bërë. Ne kemi male plot me municione.

më pas vjen Carla del Ponte: akuzon se në Shqipëri është bërë trafik organesh për të financuar luftën në Kosovë...

Unë di që janë më shumë se 1500 shqiptarë të zhdukur në Kosovë. Që prej tre vjetësh, kam ndihmuar në gjyqin e Aja. Ajo grua nuk ka prova. Mundësisht, duhet të jetë e pasionuar me shkrimtaren Agatha Christie. Por është një imitim që lë për të dëshiruar. Një gabim që Onu ka zgjedhur këtë grua dhe i ka dhënë një pozicion të lartë të cilin ajo e ka nëpërkëmbur duke thënë gjëra të pavërteta. Do të kërkojmë të procedohet kundra saj.

Berisha që prej 18 vjetësh vazhdoni të jeni në skenën politike: do të rikandidoni?

Janë vetëm dy gjëra që mund të nxjerrin në pension Berishën. Zoti i Madh dhe populli shqiptar. Më pëlqen të shoh në të ardhmen, jo në të kaluarën.

Gazeta Shekulli
Orjeta Zhupa

..............................................
Italjanet nuk jane budallenj te ndretojne ne vendin e tyre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 05:01
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Berisha ne Corriere della Sera

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
më pas vjen Carla del Ponte: akuzon se në Shqipëri është bërë trafik organesh për të financuar luftën në Kosovë...

Unë di që janë më shumë se 1500 shqiptarë të zhdukur në Kosovë. Që prej tre vjetësh, kam ndihmuar në gjyqin e Aja. Ajo grua nuk ka prova. Mundësisht, duhet të jetë e pasionuar me shkrimtaren Agatha Christie. Por është një imitim që lë për të dëshiruar. Një gabim që Onu ka zgjedhur këtë grua dhe i ka dhënë një pozicion të lartë të cilin ajo e ka nëpërkëmbur duke thënë gjëra të pavërteta. Do të kërkojmë të procedohet kundra saj.



Hahahah, prape paska lene nam ky. Si mund te quhet politikan nje kryeminister qe shprehet keshtu nje zot e di.

Sidoqofte Italia do ndertoje EDHE brenda shtetit te vet centrale berthamore. Ajo eshte e vetmja zgjidhje tani per tani sepse energjia po kushton shume. Kete e thane ministrat e kabinetit te ri sapo u ndertua qeveria e fundit italiane.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 09:11
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Ky budalla do ta beje Gërdec gjithe Shqiperine.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 13:34
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
zemer-....
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 09/03/2008
Vendbanimi: ........................
Mesazhe: 447

Re: Re: Berisha ne Corriere della Sera

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Hahahah, prape paska lene nam ky. Si mund te quhet politikan nje kryeminister qe shprehet keshtu nje zot e di.

Sidoqofte Italia do ndertoje EDHE brenda shtetit te vet centrale berthamore. Ajo eshte e vetmja zgjidhje tani per tani sepse energjia po kushton shume. Kete e thane ministrat e kabinetit te ri sapo u ndertua qeveria e fundit italiane.




Italia i ka ndertuar para shume vitesh centralet berthamore ku ka shpenzuar miliarda leke dhe asnjehere nuk i ka vene ne perdorim,te shohim me kabinetin e ri si do veprojne.

__________________
"L'amore della donna č come la rosa che cresce nel giardino del Caid,colma di lacrime d'argento......"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 13:38
zemer-.... nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė zemer-.... Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me zemer-.... (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: zemer-.... Shto zemer-.... nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto zemer-.... nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Me ben pershtypje nje gje.
Qe persa i perket plehrave te Napolit, gazetari pyeti ne nje menyre sikur ky problem ne mynyre shume natyrale, eshte shtruar per tu zgjidhur ne Tirane.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 13:42
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Planet largpamese te te ndriturit tone Berisha !!

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur

“Ky vend ofron të gjitha garancitë për të ndërtuar energji nukleare të sigurtë. Do të kemi sistemet më të mira të gjeneratës së katërt. Asnjë nuk do ketë frikë, në Mesdhe”.

Po për kohën? Qeveria italiane ka folur për një periudhë 5 vjeçare

Varet. Nëse do të biem dakord, 5 vjet është një afat i pranueshëm.

Sapo keni hyrë ne NATO: do të prisni edhe baza të tjera ushtarake?

Kemi nje rezultat te shkëlqyer! Ne jemi gati të bëjmë gjithshka që kërkon NATO.


Berisha që prej 18 vjetësh vazhdoni të jeni në skenën politike: do të rikandidoni?

Janë vetëm dy gjëra që mund të nxjerrin në pension Berishën. Zoti i Madh dhe populli shqiptar. Më pëlqen të shoh në të ardhmen, jo në të kaluarën.





Berisha per ta ndertuar centralin do 5 vjet? Me pune vullnetare nga gjithe shqiptaret budallenj rrezik ia del ... jo per ndonje gje po te tjeret duan rreth 10 vjet ta vene ne pune si impiant vec ne 5 % te kapacitetit po i shkoi mire ... ndersa ne premtojme qiqrra ne hell se i kemi specialitetet e pjates se nxehur-ftohur e bere bajate te quajtur Sali.



Kam nje propozim per z.Berisha :

ka vec nje menyre per ti realizuar planet e tua ... te besh Shqiperine si ishulli i Diego Garcia !! Ti largosh gjithe shqiptaret, pastaj ta besh baze Nato ku ta thote mendja ty, ti vesh plehrat ku te ta thote ndergjegja jote e paster,
te jesh ti vete zot e vete shkop e te vihesh ne kerkim te ndonje diversanti qe te ka shpetuar pa hequr qafe e qe do te cenonte karriken qe ka zene rrenje ne cmendurine tende tashme ne fazen e moskthimit.



Duke qene se te zoti nuk besoj (se po te ekzistonte ti e bashke me ca te tjere do ti kishe lare haqet me kohe ) e as tek populli yne me i ndritur se ty ... per te te hequr qafe i bie qe duhet te te gjejme ndonje menyre te 3

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 14:36
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Re: Re: Berisha ne Corriere della Sera

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Hahahah, prape paska lene nam ky. Si mund te quhet politikan nje kryeminister qe shprehet keshtu nje zot e di.

Sidoqofte Italia do ndertoje EDHE brenda shtetit te vet centrale berthamore. Ajo eshte e vetmja zgjidhje tani per tani sepse energjia po kushton shume. Kete e thane ministrat e kabinetit te ri sapo u ndertua qeveria e fundit italiane.



...........................................

Centralet berthamore jane rezik per sigurine..Italia  ka ekspert specialit ne fushen berthamore..edhe Franca po nderton ne jug nje central ku 80% do te kete energji te pashterur.. Ne shqiperi munde te behet ..por opinioni eshte kundra.. Mbaj mend kur isha ne Sarande Berluskoni donte Syrin e Kalter..ku ne ate kohe ishte Fatos Nano kryeminister dhe prap se prap nuk u realizua...Por ne nuk na lene keta pushtetare te korruptuar.. cdo kontrat qe bejne mendojne si e si te zhvasin..Fajtori ti e di me mire se une.....?

Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret dhe kure mos te kene raste si Gerdeci...

Pershendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2008 14:39
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Re: Re: Berisha ne Corriere della Sera

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
... Italia do ndertoje EDHE brenda shtetit te vet centrale berthamore. ....


Po atehere perse do qe ta ndertoje ne Shqiperi? Sepse gjen budallenj te tille si kryeministri yne?

E BUKURA ESHTE SE KETA DO TA NDERTOJNE CENTRALIN NE SHQIPERI   ......... DHE NE DO T'JUA BLEJME ATYRE ENERGJINE E KETIJ CENTRALI.

A nuk do ishte me llogjike qe, rezik per rrezik, te ndertohet nje central berthamor Shqiptar, ne menyre qe te perballoje konsumun vendas dhe t'jua shesim ne italianeve dhe jo ata neve?

Sa i mencur jeni zoti Kryeministr.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 13:38
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Arturm bir i nenes...eshte aq i mencur sa, i hedh popullit hipnoz, President po, kryeminister po.. e kaloi jeten e tij ne mes te gjith te mirave dhe prap ka shprese ne 2009 te jete  kryeminister...populli genjehet me nje luge corbe..ky, i le per ne funde..i  shton 15% pensionet ..ju jep nje pjes demshperblim te persekutuarve.. flet ne popull prona te shkoje te i zoti...kush e ka mare ne menyre te paligjeshme te baguj dhe 1 centimeter etj,etj.. magjistaret nuk bejne me shume se ky

Pershendetje Saranda..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 14:00
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enver-Hoxha
AntiParazit.

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Milano
Mesazhe: 112

Re: Berisha ne Corriere della Sera

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur

Në këtë tragjedi nuk ka lidhje familja ime. Është kjo gazetë e madhe që përdor përgjimet e mafiozëve!... Times i referohet një furnizimi me municion për Pentagonin. Shqiptarët nuk kanë lidhje me këtë. Kemi qenë të parët që kemi bllokuar këtë kontratë. Kur kam parë që dyfishohej çmimi i shitjes së armëve për ushtrinë Afgane, kam thirrur presidentin Karzai dhe i kam thënë: mund ta keni gjithçka gratis. Të gjitha municionet që ju duhen. Këtë e kam bërë gjatë luftës në Ballkan, me vendet mike!...

Kujt ja jepnit, më falni?

Është histori e vjetër, lere më mirë. Por e kam bërë. Ne kemi male plot me municione.

[/B]


Hahahahahaahaha.

Eshte histori e vjeter, lere me mire... Por e kam bere !

Hahahahahahahaahahhhha.

O sa Gomar.

Sali berishaaaa Sali Berishaaaa , Liri Demokraci, Liri Demokraciii Ngrini dy gishtat larte te gjithe.

Hahahahahahahahahahaa. Ja keshtu behesh gazi botes.

Dikur ishim njerez me nder te respektuar, shiko sot

__________________
'No force, no torture, no intrigue, no deception can eradicate Marxism-Leninism from the minds and hearts of men.' -Enver Hoxha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2008 14:23
Enver-Hoxha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enver-Hoxha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enver-Hoxha (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Enver-Hoxha't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enver-Hoxha Shto Enver-Hoxha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enver-Hoxha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha ne Corriere della Sera

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.