Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Opinione te mjekeve mbi sistemin shendetesor te shteteve ku jetojne.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mike 011
Anetar i ri

Regjistruar: 12/08/2008
Vendbanimi: Torino, Italy.
Mesazhe: 3

Post

Opinione te mjekeve mbi sistemin shendetesor te shteteve ku jetojne.

Jam nje mjek shqipetar, i diplomuar ne 1991 ne Tirane dhe ne 1997 ne Torino (italy). Deshiroja te dija opinionet e kolegeve te mi mbi sistemin shendetesor dhe kushtet e punes se mjekeve (shqipetare) ne vende te ndryshme te botes.
Faleminderit!

__________________
:flamur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Gusht 2008 23:21
Mike 011 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mike 011 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mike 011 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mike 011 Shto Mike 011 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mike 011 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lindjedielli
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 24/07/2007
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 94

ju pershendes

une nuk jam akoma ne profesion por me ka interesuar gjithmone informacioni ne fushen tone . une jetoj ne gjermani dhe ketu mjeket nuk jane zot ne perparse te bardhe sic mund te quheshin me perpara.ne ditet e sotme kemi te bejme me paciente te mireinformuar gje qe ja ben mjekut relativisht te veshtire komunikimin.per sa i perket sistemit ketu tek ne besoj se nuk eshte shume i deshiruar pasi e shumta e elites se kolegeve tane emigrojne ne vende ku e drejta e zbulimit dhe zbatimit eshte me e favorshme. ketu punojne e shumta e mjekve ne klinika te krijuara vet pra mjek te drejtimeve te ndryshme krijojne nje vend pune te perbashket. ka shume te diplomuar qe hapin vend pune private( praxis) por une skam ndonje konsiderate te vecante per ta , nuk mund te them qe sjan ne nivel por mendoj qe sherbimi i tyre ndaj pacienteve le shume per te deshiruar, ketu jane mjeket shume te fokusuar mbi lekun .per sa i perket kushteve te punes mund te them qe jane optimale .ne spitale te medha pra ne klinika te universitetit behet nje sherbim i egzaminuar duke filluar qe nga anamneza dhe duke kaluar tek kontrollet e ndryshme te bazuara tek simptomat.nuk e di se cfare pajisjesh disponojne spitalet tona por spitalet ose klinikat me emer ketu jane te pajisura me mjetet me te reja te teknologjise.qe te permend emrat e ketyre pajisjeve besoj se nuk do te ishte e nevojshme pasi nuk po i referohem nje rasti konkret.gjithsesi kjo teme ka shume per tu biseduar , do te kisha deshire qe dhe ju si mjek me pervoje ne pune te sillni raste te cilat mund ti bisedonim dhe te ndihmoheshim njekohesisht me informacion.

ju pershendes dhe shpresoj te lexoj prej jush.
lindjedielli.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2008 22:40
lindjedielli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lindjedielli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lindjedielli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lindjedielli Shto lindjedielli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lindjedielli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mike 011
Anetar i ri

Regjistruar: 12/08/2008
Vendbanimi: Torino, Italy.
Mesazhe: 3

Pershendetje!
Ketu ne Itali sherbimi shendetesor kryesisht eshte publik, dhe pjesa tjeter eshte private dhe private e konveksionuar me sherbimin shendetesor kombetar.
Si qualitet, ne baze te zones gjeografike (veri apo jug), ka shume diferenza; jugu i Italise eshte me i prapambetur dhe me shume probleme korrupsioni (mafia). Ne pergjithesi spitalet publike te veriut jane me qualitet te pranushem (personalisht kur ka pasur nevoje jam kuruar ne spitale publike). Persa i perket privateve, sherbimi varet nga tipi i klinikes. P.sh. ne nje klinike private shume te njohur te Torinos (nuk i them emrin per korrektese) ka punuar (e ndoshta punojne akoma) dy shoket e mi anestezist (pa patur specialitetin) dhe gjinekolloge qe ben dhe lindje me prerje Cesari ne periudhen qe bente specializimin. Pa vene ne dyshim zotesine dhe profesionalitetin e tyre, nuk me duket shume korrekte qe nje person paguan "qimet e kokes" dhe te sherbehet nga nje anestesit qe nuk eshte anestesist. Personalisht ne kete klinike, ne vitin 1993 kur isha akoma klandestin, kerkova pune si infermier duke u treguar te verteten qe isha pa dokumente, dhe me moren si instrumentist ne sallen operatore; per nje problem tjeter nuk fillova pune, por kjo tregon se sa serioz jane!
Mjeket shqiptare ne Itali pergjithesisht i kane gjetur rrugen te hapur per te njohur diplomen (pas 1998 u hap dhe rruga per tu shkruar ne urdherin e mjekeve). Problem ngelet akoma kontrata me sherbimin publik, qe nuk ta bejne po nuk pate shtetesine italiane. Megjithate, shumica e mjekeve e kane gjetur rrugen e inserimit ne profesion; kush ka dhe specialitetin eshte bere dhe me emer te njohur.
Ekonomikisht, mjeku italian nuk eshte nga me te paguarit; takova para disa ditesh nje mjek nga somalia qe deri pak kohe me pare punonte ne angli per 8000 euro ne muaj qe eshte 3-4 here ne shume nga ajo qe mer nje mjek italian ne te njejtin pozicion.

Pershendetje, dhe u uroj te dipllomoheni sa me shpejt!
Ne fund te fundit, profesioni yne nuk eshte aq i keq..!

__________________
:flamur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2008 16:29
Mike 011 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mike 011 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mike 011 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mike 011 Shto Mike 011 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mike 011 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lindjedielli
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 24/07/2007
Vendbanimi: gjermani
Mesazhe: 94

Unhappy

pershendetje

Profesioni yne nuk eshte aspak i keq varet nga menyra e interpretimit nga gjithseicili.Une mund te them qe do te isha shume here me krenare po te mbaroja studimin ne vendin tim per arsye te shumta( te cilat besoj se do i bashkengjitej cdo student jashte vendit te tij).Por nga ana tjeter jam e kenaqur me kete qe kam arritur dhe me mundesite qe me ofrohen.Nuk e di se si funksionon sistemi shendetsor ne itali( mendova se ju punoni ne shqiperi) por tek ne jane te gjithe shtetasit te siguruar obligat.Dhe nje gje nuk e kuptova mire , cfare eshte kontrata me sherbimin publik? ketu edhe klinikat private jane ne bashkepunim me shoqatat e sigurimit shoqeror, por cdo tre muaj duhet te paguash vetem nje takse prej 10 euro.Jam kurjoze te di se cfare specializimi keni ndjekur ju dhe cfare ju ka terhequr me teper drejt tij.Sistemi ketu eshte 6 vjet mjekesi te pergjithshme nje vit praktike ne drejtimin e zgjedhur , pastaj me vone mund te punohet si mjek asistent pas nje mjeku specialist ( sic quhet ketu) i cili te jep profesionin dhe cdo gje cfare permban pervoja e tij .Une kete pjes te studimit kam per te bere 4 muaj famulatur .Kete mund ta bejme ne vende te ndryshme te botes dhe shpresoje te kem mundesi te njoh sisteme te ndryshme shendetsore.
Po ju keni qene ndonjehere ne vendet e botes se trete? Do te me terhiqte shume nje mision ne ato vende.

Ju pershendes .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Nëntor 2008 23:09
lindjedielli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lindjedielli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lindjedielli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lindjedielli Shto lindjedielli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lindjedielli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Si eshte ajo puna e njohjes se diplomes se mjekut ne Itali????????? Mjafton te kesh diplomen dhe t'a konvertosh ........ kerkon per pune???? Apo duhet te japesh provime license ....... ??????????
Faleminderit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2008 02:37
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mike 011
Anetar i ri

Regjistruar: 12/08/2008
Vendbanimi: Torino, Italy.
Mesazhe: 3

Ne radhe te pare ne Fakultetin e mjekesise do kerkosh programin e te gjithe viteve - perkthyer dhe noterizuar; diplloma e shkolles se mesme dhe e universitetit - perkthyer dhe noterizuar; behet kerkesa ne ambasaden italiane me te gjithe documentet. Interesohesh ne universitetin italian, ku ke bere kerkesen per studim, per te ditur ardhjen e documentave. Universiteti italian analizon kerkesen dhe programin dhe vendos ne cfare viti shkolle do te hysh. Kur te arrin pergjigjja pozitive e kerkeses, te therrasin per provimin e gjuhes (i thjeshte) dhe pastaj eshte e mundur ti beshe kerkese rektorit te universitetit per per te mos ndjekur leksionet ne menyre te detyrushme por mund te japesh vetem provimet (duke punuar p.sh.). Keto ishin rregullat e para 10 vjeteve, por nuk ma ha mendja te kene ndryshuar. Mbas provimeve, ke tezen e dipllomes, stazhin ne spital frekuentimin i reparteve te ndryshem, dhe ne fund provimin e shtetit. Shkruajtja ne urdherin e mjekeve te jep mundesine perfundimtare per te ushtruar profesionin e mjekut.

__________________
:flamur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Nëntor 2008 07:55
Mike 011 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mike 011 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mike 011 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mike 011 Shto Mike 011 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mike 011 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Opinione te mjekeve mbi sistemin shendetesor te shteteve ku jetojne.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.