Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Skandali i Shekullit, Berisha dhurate Greqise 225 km2 nė Jon
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Skandali i Shekullit, Berisha dhurate Greqise 225 km2 nė Jon

Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja. Me ndihmën e ekspertit, ne kemi kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L ) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L ) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L ) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150. Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.

Gazeta Shqiptare

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 23:36
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Berisha shet Shqiperine. Harta sekrete e Greqise, i falim kufirin deri ne Qeparo

Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm. Koordinatat e reja të përcaktuara e kanë thelluar pozitën e disfavorshme që Shqipëria ka pasur në det në raport me Greqinë edhe para ndryshimeve të reja. Deri para këtij ndryshimi vija kufitare detare fillonte nga Kepi i Stillos përgjatë ngushticës veriore të Korfuzit dhe përballë Kepit të Qefalit ajo ishte në formë të rregullt harkore. Të dy ishujt Erikuza dhe Otoni, që i përkasin Greqisë, ishin të baraslarguar nga kjo vijë harkore. Vihet re se baraslargimi nga brigjet e dy shteteve sipas hartës së vjetër ruhet vetëm në Kepin e Karagollit e konkretisht në drejtimin Sarandë-Korfuz. Ndërkohë që vijimi i saj në drejtim të veriut afrohet në Kepin e Qefalit pranë Gjirit të Kakomesë, vetëm 2.500 m. Në bazë të ndryshimit të firmosur dje nga Basha dhe Bakojanis, kjo vijë harkore ngjitet në veri-perëndim. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike.

MARRËVESHJE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË GREQISË PËR DELIMITIMIN E ZONAVE TË TYRE PËRKATËSE TE SHELFIT KONTINENTAL DHE ZONAVE TË TJERA DETARE QË U PËRKASIN NË BAZË TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE

HYRJE
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë (më poshtë të quajtura “Palët”);
ME DËSHIRËN për të forcuar lidhjet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve;
ME DËSHIRËN për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekzistues në bazë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, të nënshkruar më 21.03.1996;
TË VETËDIJSHËM për nevojën për të delimituar me saktësi hapësirat detare mbi të cilat dy vendet ushtrojnë apo do të ushtrojnë sovranitetin, të drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare;
DUKE NJOHUR në veçanti rëndësinë e delimitimit të shelfit kontinental me qëllim zhvillimin e të dyja vendeve;
DUKE PASUR PARASYSH dhe zbatuar dispozitat përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982), palë e së cilës janë të dy vendet;
DUKE VENDOSUR që kufijtë detarë do të përcaktohen në bazë të parimit të baraslargësisë që shprehet nga vija e mesme;
ME DËSHIRËN për të mbrojtur me efektshmëri mjedisin detar nga veprimtaritë kërkuese dhe shfrytëzuese që mund të shkaktojnë apo ka të ngjarë të shkaktojnë ndotjen e tij;

KANË RËNË DAKORD si më poshtë:

Neni 1
1. Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare.
2. Vija e mesme përcaktohet nga vija gjeodezike që bashkon pikat ne tabelë.
3. Sistemi gjeodezik është WGS 84.
4. Palët kanë rënë dakord që, aktualisht, delimitimi nuk duhet të shtrihet përtej pikës 150. Në vijim, delimitimi do të shtrihet derisa të prekë pikën treshe të baraslarguar, duke zbatuar metoda të njëjta me ato që janë përdorur për përcaktimin e limiteve ndërmjet pikave 1 dhe 150.

Neni 2
Në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982) Palë e së cilës janë të dy vendet, Republika e Greqisë nga ana e kufirit detar të përcaktuar në Nenin 1 të kësaj Marrëveshjeje që ndodhet pranë Republikës së Shqipërisë, dhe Republika e Shqipërisë në kufirin detar që ndodhet pranë Republikës së Greqisë nuk do të kërkojnë apo ushtrojnë për asnjë qëllim sovranitet, të drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nëntokën.

Neni 3
1. Nëse një depozitë e burimeve jo të gjalla natyrore, që përfshin edhe rërë dhe zhavorr, ndahet nga vija e kufirit sipas përcaktimit të Nenit 1 të kësaj Marrëveshjeje dhe në rast se ajo pjesë e depozitës, e cila ndodhet nga njëra anë e vijës së kufirit është plotësisht ose pjesërisht e shfrytëzueshme nëpërmjet impianteve të vendosura në anën tjetër të vijës, Palët marrin përsipër, pas konsultimeve paraprake me mbajtësit e lejeve të shfrytëzimit, nëse ka të tillë, që të arrijnë në një marrëveshje mbi mënyrën e shfrytëzimit të depozitës, për të siguruar një shfrytëzim që sjell përfitim maksimal dhe që çdo Palë të ruajë të drejtat e saj të plota mbi këto burime. Në veçanti, kjo procedurë do të zbatohet në rast se mënyra e përdorur për shfrytëzimin e asaj pjese të depozitës, e cila ndodhet nga njëra anë e vijës së kufirit, ndikon në kushtet e shfrytëzimit të pjesës tjetër të depozitës.
2. Nëse burimet jo të gjalla natyrore të një depozite që shtrihet në të dyja anët e vijës së kufirit në fjalë janë shfrytëzuar, Palët marrin përsipër që pas konsultimeve paraprake me mbajtësit e lejeve të shfrytëzimit, nëse ka të tillë, të arrijnë një marrëveshje në lidhje me kompensimin e duhur.
3. Lejet e shfrytëzimit që janë dhënë para lidhjes së kësaj Marrëveshjeje do të jenë të vlefshme vetëm brenda kufijve të zonës detare përkatëse, siç përcaktohet nga kufiri në Nenin 1 të kësaj Marrëveshjeje, nga ana e Palës që ka dhënë lejet.

Neni 4
Palët do të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që kërkimet në shelfin kontinental dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore të saj të mos ketë efekte negative mbi ekuilibrin ekologjik apo të ndërhyjnë në mënyrë të pajustifikuar në përdorimet e tjera legjitime të detit.

Neni 5
Asnjë prej dispozitave të kësaj Marrëveshjeje nuk do të prekë të drejtat dhe liritë e lundrimit, të parashikuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982).

Neni 6
1. Palët marrin përsipër të zgjidhin, nëpërmjet rrugëve diplomatike, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.
2. Nëse një mosmarrëveshje e tillë nuk zgjidhet brenda katër muajve nga dita në të cilën një nga Palët bën të ditur synimin e saj për të filluar procedurën e parashikuar në paragrafin e mësipërm, ajo do t’i dërgohet, me kërkesën e secilës prej palëve, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose ndonjë organi tjetër ndërkombëtar të zgjedhur me pëlqimin e ndërsjellë të Palëve.

Neni 7
1. Kjo Marrëveshje do t’i nënshtrohet procesit të ratifikimit. Instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Athinë.
2. Kjo Marrëveshje hyn në fuqi ditën e shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit.
BËRË në …. , më ….2009, në dy kopje, në gjuhën shqipe, greke dhe angleze, duke qenë gjithë tekstet njëlloj të barazvlefshme. Në rast mosmarrëveshjeje në lidhje me interpretimin, do të mbizotërojë teksti në anglisht.

PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
PËR REPUBLIKËN E GREQISË



Gazeta Shqiptare

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2009 23:38
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Gjeja qe me ngushellon ne gjithe kete mes eshte qe marreveshja nuk hyn ne fuqi tani por duhet te aprovohet nga legjislatura e ardhshme e te shpresojme qe mos jene keta te sotmit. Jo se po i ngre permendore te majteve se do bejne me mire por te pakten do kemi mundesi e kohe me shume te marrim vesh nese me te vertete kjo marreveshje eshte e vlefshme per Shqiperine.

Ka dhe dicka tjeter, ka nje zone qe i intereson dhe Italise e cila as nuk eshte thirrur ne ceshtje fare (bile kjo ishte nje nga kushtet qe vendosi Greqia) prandaj diku lexova se kjo marreveshje ka shume lakuna dhe pa aprovimin te nje pjese te saj nga Italia as nga ne nuk mund te ratifikohet.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 12:37
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Shqiperine e mori greku i vu zjarr...
shqipetar mos rri po duku shqipetar !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 12:49
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Shqiperine e mori greku i vu zjarr...
shqipetar mos rri po duku shqipetar !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 12:50
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Gjeja qe me ngushellon ne gjithe kete mes eshte qe marreveshja nuk hyn ne fuqi tani por duhet te aprovohet nga legjislatura e ardhshme e te shpresojme qe mos jene keta te sotmit. Jo se po i ngre permendore te majteve se do bejne me mire por te pakten do kemi mundesi e kohe me shume te marrim vesh nese me te vertete kjo marreveshje eshte e vlefshme per Shqiperine.

Ka dhe dicka tjeter, ka nje zone qe i intereson dhe Italise e cila as nuk eshte thirrur ne ceshtje fare (bile kjo ishte nje nga kushtet qe vendosi Greqia) prandaj diku lexova se kjo marreveshje ka shume lakuna dhe pa aprovimin te nje pjese te saj nga Italia as nga ne nuk mund te ratifikohet.



Edhe une kete shpresoj,sepse ishin te majtet ata qe e dekonspiruan kete marrveshje. Por do te kete mendere Edvini ta kundershtoje?Une them se jo.Ai sa te vije(,po erdhi) ne kolltukun kryeministror do ta quaj te mirqene ate marrveshje dhe do ta kaloje ne Parlamentin e ardhshem.Keto jane pallavra fushate elektorale.Edhe Saliu keshtu bente sa ishte ne pushtet.Do t'ju tregoja nje thenie te tij te pohuar nga nje njeri i afert i tij,Shef i Komisariatit te Vlores,se:''Nqse vinte ne pushtet perseri,greket do te futeshin me viza ne Shqiperi''.Ja ne pushtet erdhi.Cfare beri nga ato qe kish deklaruar?Ayt e tij t'i dalin.Keshtu do te beje edhe Edvini,qe nuk ja mban te leshoj karrigen e bashkise.Nqse aty nderthuren edhe interesa te shtetit italian,patjeter qe greket do t'ju thuhet ndal nga keta te fundit.
Me gjithe sukseset ky njeri duhet te humbasi kesaj here.Qellimi eshte qe PD-ja dhe gjithe Shqiperia te marr fryme lirisht.Ky njeri i fut hundet gjithandej,prandaj boll me!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 13:00
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Talking

Vetem Rama qe s'do ta kundershtoje kurre nje marreveshje te tille ! S'vjen fare era patriot ai dreq ! I eshte bere mendja karriere,plus qe do te beje dhe si politikan modern,si snob qe nacionalizmin tashme e konsideron nje fenomen te tejkaluar,pothuaj te prapambetur !

Pastaj ca prisni nga nje si Rama qe i dha titullin qytetar nderi nje filosllavi si Goran Bregoviç i cili enderron akoma Jugosllavine e vjeter (ka dhe shume mundesi me Shqiperine brenda si republiken e 7 te saj ) !! personat qe kane marre tituj te tille me para kane qene vertet te paket,numerohen me gishta !
Pastaj nje gje me cudit,qe Edvini s'beri ndonje deklarate te forte per shtyp ku te kerkonte me shume informaione per kete akord nga Sala,e as qe te anullohej menjehere nje mareveshje e tille ku nenkembeshin e behej pazar me territoret e shenjta te Shqiperise (qofte edhe thjesht kufijte detar ) per te cilet paraardhesit tane kane dhene jeten !

Pastaj nga ky akord un qe gje s'kam arritur te kuptoj ! Shqiperia cfare perfiton ?? apo vetem humbet ?? nese flitet thjesht per nje ok qe Greqia mund te na japi ne kembim per anetaresimin ne Be,do thoja qe kemi rrene vertet shume poshte !!
Sikur do njeri ne Evrope te dije nese Greqia eshte pro apo kundra anetaresimit tone ne Be ! E kush e pyet shtetin me te prapambetur te Be-s ??!! Sdq nuk e di perse duan te bejne keto leshime ne kurriz te gjithe shqiptareve dhe brezave pasardhes ! vertet s'kuptoj cfare mund ti kete ofruar Karamalis Sales !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 14:36
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk e di sa i politizuar eshte Bregovic, se kam degjuar ndonjehere te flase per politike, por di qe puna e tij si muzikant ka sjelle ne perendim efektin ballkanik (kerko ne Youtube Dj Shantel). Bregovic bashke me Kusturicen ishin te paret. Dhe te pakten Kusturica eshte nje person me dy pare tru qe ndjek stilin e vet ne kinematografi (jo si shume servile shqiptare).

Vertet mund te kene bindjet e veta ne politike, por ka shume shqiptare qe mund te mendojne se ne kohen e Enverit ishte me mire, sic mund te kete nje Bregovic qe enderron Jugosllavine e vjeter, pa ndarje, pa Srebrenice, pa masakra, etj.

Edi Ramen se njoh mire. Por me duket shume e goditur qe nacionalizmit i ka ikur koha. Kjo per dy aresye. E para se jetojme ne bote globale ku kufijte s'kane pike rendesie (mund te levizesh ne gjithe Europen per qejf me nje monedhe unike). Dhe e dyta... Me cil te jesh nacionalist? Me shqiptaret? Me keta te forumit? Me keta qe s'dine te fillojne nje argument pa perfunduar ne sherr? Me ata trafikantet qe po futen burgjeve te Italise dhe Anglise? Me politikanet qe vene bomben ne hyrje te Tiranes? Me gocen e kryeministrit qe mbron shperthyesit? Me prokuroret qe s'dine te ndryshojne nje gjykates? Me bashkine qe te nxin jeten 10 vjet per nje leje ndertimi? Me kamzalinjte qe kane zene tokat? Me femijet qe shesin paketa dhe bajame?

Cfare eshte nacionalizmi? O burra bejme si patriote ne perendim? Para partizane se prapa kemi gjermane?

Nacionalizmi duket tek puna e perditshme, jo tek thirrjet e hienave te politikes. Prandaj nacionalizmi duket me vepra, jo me fjale (per mua te pakten).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 16:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Roi


Pastaj nje gje me cudit,qe Edvini s'beri ndonje deklarate te forte per shtyp ku te kerkonte me shume informaione per kete akord nga Sala,e as qe te anullohej menjehere nje mareveshje e tille ku nenkembeshin e behej pazar me territoret e shenjta te Shqiperise (qofte edhe thjesht kufijte detar ) per te cilet paraardhesit tane kane dhene jeten !

Pastaj nga ky akord un qe gje s'kam arritur te kuptoj ! Shqiperia cfare perfiton ?? apo vetem humbet ?? nese flitet thjesht per nje ok qe Greqia mund te na japi ne kembim per anetaresimin ne Be,do thoja qe kemi rrene vertet shume poshte !!
Sikur do njeri ne Evrope te dije nese Greqia eshte pro apo kundra anetaresimit tone ne Be ! E kush e pyet shtetin me te prapambetur te Be-s ??!! Sdq nuk e di perse duan te bejne keto leshime ne kurriz te gjithe shqiptareve dhe brezave pasardhes ! vertet s'kuptoj cfare mund ti kete ofruar Karamalis Sales !





Edvini ka nje kone qe quhet Erion Brace, qe e ndersen te lehe,por kesaj radhe lehu tamam,ndersa struci fshehu koken ne rere.
Nga akordi duhet te kuptosh qe greket dijne se si ta rrezojne nga karrikja Saliun.Dijne shume gjera per te dhe jane gati t'i versulen nqse ai nuk ju nenshtrohet.Gjithe pislleku e matrapazlleku(korrupsioni) i politikanve tane stimulohet e peshkohet nga politikanet Greke.Pra karriget e tyre varen nga qendrimi i fqinjit tone jugor.Ju lumte ata punojne per interesat e vendit te tyre,kurse keta tanet asnjehere per kombin,por per karriken e tyre.Ju kujtoj Zogollin qe po na i mburrin e jane gati t'i bejne ndonje statuje si e dulles.(Gjithmone nqse ato qe thuhen jane te verteta,sepse nuk kemi fakte).

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 18:07
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Qe t'ju them sinqerisht mendimin tim, kisha frike se hyrja ne NATO, do na kushtonte me teper se 225 km2 ne Jon.
Greket ishin i vetmi shtet qe nuk e deshironin hyrje e shtetit tone ne NATO.
Doktori, i cili kerkon te fitoje perseri zgjedhjet dhe te mbyrret me kete "ngjarje historike" preferon te shese shqiperine, te mbushe xhepat e tij dhe te klanit te tij, se sa te tregoj patriotizem
Po jam e sigurte qe ato te tjeret nuk do benin me pak...
Mjere Ne te shkretet qe kemi vuajtur dhe vazhdojme te vuajme per koka shteti.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2009 19:51
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Skandali i Shekullit, Berisha dhurate Greqise 225 km2 nė Jon

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.