Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...
Gjithsej 25 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


e kuptoj mor e kuptoj .... ja paskeni vene 1 epitet Ndue Lleshit shume mbiemra te cuditshem kemi ne shqiptaret, ja merr pershembull krietarin e bashkise se Korces N. Peleshi ..... pune leshi mo

a do behet Shqiperia ndonjehere mo Cedrus?




hahahhahahahahahahahha ku mi gjen kto.......

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2010 13:45
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Peticion




PETICION i sponsorizuar nga Lek Mirakaj, VATRA, FEDERATA PANSHQIPTARE në SHBA rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese
Drejtuar:


E Djelë, 05.30.2010, 07:29am (GMT+1)




Drejtuar:
 
Barack Obama
President i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500

Joseph Biden
Nën Presidenti i SHBA
The White House
1600 Pennsylvania Avenue NW
Washington, DC 20500

Hillary R. Clinton
Sekretarja e Shtetit
U.S. Department of State
Washington, DC 20520


PETICIONI


Ne të nënshkruarit e Peticionit drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama , Nën  Presidentit të SHBA Joseph Biden, dhe Sekretares së Shtetit të SHBA Hillary R. Clinton, për të tërhequr vemendjen, rreth qendrimit të Ambasadorit Withers përsa i takon çështjes që paraqesim më poshtë.

Si shtetas Amerikanë me prejardhje Shqiptare, jemi shumë të shqetësuar lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga ambasadori Withers në Shqipëri sa i përket votimit të Kuvendit të Shqipërisë për të hedhur poshtë emërimin e Vangjel Kostës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Ambasadori Withers e quajti vendimin e Kuvendit të Shqipërisë "të çuditshëm, nëse jo të pakuptimtë", dhe nxiti median për ta luftuar vendimin në njëkohë kur bota është përsëri e shqetësuar për stabilitetin politik në Shqipëri.

Në një sulm të mëtejshëm për votimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ambasadori Withers gjithashtu deklaroi se "arsyet e dhëna për këtë mospranim çuditërisht i ngjasojnë kriterit të projektligjit të lustracionit të vitit të kaluar, i cili qe deklaruar jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias".

Jam i detyruar të vë në dukje natyrën mashtruese të kësaj deklarate. Projektligji i lustracionit për të cilin e ka fjalën ambasadori Withers, kërkoi një rishikim të së kaluarës së zyrtarëve. Ligji nuk u miratua, bazuar në mundësinë e shtrëngimit dhe të manipulimit të zyrtarëve ekzistues të zgjedhur, që ai ligj mund ta shkaktonte.

Kuvendi i Shqipërisë, megjithatë, nuk veproi fare në pajtim me parimet e projektligjit të lustracionit në këtë rast. Vangjel Kosta nuk ishte dhe nuk është një zyrtar i zgjedhur.

Për më shumë klikoni në linkun poshtë:


[URL=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=6997 href="]ttp://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=6997" rel=nofollow target=_blank>http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=6997[/URL]





__._,_.___

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2010 13:41
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Qeveri Pangosh

Debati i ngritur tashmë në disa media të shkruara dhe vizive pas vendimit të Gjykatës së Tiranës në lidhje me rastin "Pango" rezulton të jetë shumë i lokalizuar dhe në shumicën e rasteve tejet i thjeshtëzuar.

Politika dhe shoqëria janë të pandashme nga njëra-tjetra. Politika nuk është gjë tjetër, por një nënsistem social, përmes së cilit bëhet shpërndarja autoritative e vlerave të një shoqërie. Politika i jep një hierarki vlerave të shoqërisë, pasi ajo nuk është veprimtari individësh, por veprimtari e grupimeve shoqërore me interesa dhe vlera të përbashkëta.

Dhe ja ku mbërritëm tek rasti "Pango". Ministri e kishte kthyer shtëpinë dhe dhomën e gjumit në zyrë shteti ku diskutonte dhe merrte vendime rreth aferave që kishin të bënin direkt me funksionin e tij të ministrit. Disa palloshë analistë deklarojnë se nuk ka asnjë problem ligjor me këtë akt të ministrit edhe pse ai veprim bie ndesh me interesat e shoqërisë. Nuk ka asnjë vend të botës demokratike ku ekziston një ligj që bie ndesh me interesat e shoqërisë. Këta syresh analistë trumbetojnë me të madhe të drejtën e privatësisë së ministrit.

Por këta syresh harrojnë se ministri Pango e humbi pritshmërinë e arsyeshme të privatësisë (reasonable expectation of privacy) në momentin kur ai e ftoi, hapi derën e shtëpisë, dhe bisedoi me vajzën (gazetaren). Ligji kërkon që vetëm njëra palë të japë pëlqimin për regjistrimin dhe publikimin e një bisede apo çështje që nuk është e karakterit të një marrëdhënie intime. Pango ishte koshient dhe i bindur se ai nuk gëzonte më të drejtën e privatësisë, pasi goca, si palë në bisedë, kishte të drejtën t'ia tregonte bisedën kujtdo.

Përpos kësaj, çështja duhej të publikohej për vetë faktin se ajo përbënte një interes publik dhe ishte objekt i ushtrimit të një funksioni shtetëror. Ja ku jemi. Tashmë po flitet se vendimi i gjykatës në rastin "Pango" është një përplasje midis medias dhe gjyqësorit. Madje, flitet se disa gjyqtarë të prekur sentimentalisht firmosën një listë-peticion si ai i artistëve që kërkonin ndërprerjen e grevës së urisë së opozitës. Absurditet dhe përralla me mbret! Ai vendim nuk ishte gjë tjetër, por një levë-instrument në duart e pushtetit Berisha për të goditur dhe nënshtruar median e lirë dhe kundërshtare.

Për kujtesë, në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, gjykata e la të lirë përgjegjësin kryesor të saj, ministrin Mediu, dhe e çmoi një jetë fëmije të barabartë me 20 milionë lekë të vjetra. Kurse në rastin e ministrit "Pango", po ky gjyqësor i jep të drejtën ministrit 60-vjeçar dhe e shpërblen atë me plot 400 mijë euro, ose 520 milionë lekë të vjetra.
Këto çudira dhe maskarallëqe ndodhin vetëm në Shqipërinë tonë.

Këtu tek ne duket se ka vetëm një shoqëri të fjetur, një klasë intelektualësh të dështuar, një klasë pushtetarësh finokë, bastardë dhe të babëzitur, një klasë teknokratësh të zellshëm për t'i shërbyer pushtetit, dhe një opozitë politike të pafuqishme për t'u përballur me gjithë të parët.

Në sistemin tonë politik nuk ka ruajtës të balancës së pushteteve; madje nuk mund të flitet për pushtete, por për klane. Parlamenti është kthyer në një teatër kukullash, ku deputetët flasin si kukulla të kurdisura.

Presidenti është i kujdesshëm të mos harrojë se si u zgjodh dhe se kujt ia detyron presidencën. Prokuroria ecën nën hapat e presidencës duke sajuar gjoja përplasje me ekzekutivin (për t'i hedhur hi syve publikut) edhe pse po mbushet viti dhe nuk po dëgjojmë gjë se çfarë ka ndodhur me votat në qarkun Shkodër.

Sistemi ynë gjyqësor nga një ruajtës besnik i të drejtës që duhet të ishte është shndërruar në një qen gjahu i pushtetit Berisha. Në gjuhën popullore, një shërbyes i këtillë mund të konsiderohet "laro" ose "balo".

Ka një sërë rastesh kryesore që vërtetojnë se pushteti gjyqësor nuk është gjë tjetër, por një instrument në duart e pushtetit ekzekutiv, i cili përdoret për të promovuar dhe mbrojtur interesat e pushtetit. Shenjat e para të një gjyqësori të instrumentalizuar ishin rehabilitimet në pushtetin ekzekutiv, pas vitit 2005-së, të personave publik me precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe shoqërinë. Pasi pushteti krijoi bandën e tij, erdhi koha e kthimit të shtetit në funksion të pushtetit dhe interesave të klaneve të tij.

Si rezultat i kthimit të shtetit në shërbim të pushtetit dhe klaneve ndodhën dhe u orkestruan dy nga veprat më të rënda penale që ka përjetuar shteti shqiptar në periudhën post-komuniste: (1) tragjedia e Gërdecit, dhe (2) vjedhja dhe shpërdorimi nga pushteti i miliona eurove gjatë punimeve në rrugën Durrës-Kukës. Në të dyja rastet, të akuzuarit kryesorë ishin dhe janë dy ministrat e kabinetit Berisha, respektivisht Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha. Në rastin e parë, Ministri i Mbrojtjes nuk vepronte i vetëm, por kishte dhe ndihmesën e djalit të kryeministrit Berisha. Odiseja dhe fundi i deritanishëm i procesit "Mediu" dihet nga mbarë publiku; padia kundër ministrit u rrëzua për shkak se ministri fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

Si "shpërblim" për punëtorët dhe fëmijët e vrarë në tragjedinë e Gërdecit, kryeministri Berisha i dha Mediut një post ministror. I njëjti fat do të gjente edhe çështjen "Basha".
Për tejkalim të afatit të hetimit, gjykata pushoi çështjen në ngarkim të ministrit Basha. Ashtu si edhe në rastin "Mediu", kryeministri Berisha "rehabilitoi" dhe "shpërbleu" deputetin Basha, duke i dhënë edhe atij një portofol ministror.

Pavarësisht mendimeve të mësipërme, lexuesi do të vazhdojë të pyesë nëse është ky pushtet pangosh që krijoi këtë drejtësi larosh, apo është kjo drejtësi larosh që krijoi këtë pushtet pangosh.

BLEDAR H. PRIFTI (Shekulli)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2010 17:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

eshte PUSHToDrejtesi Laropangosh te deshtuar .... analize e sakte por jo e panjohur gjithesesi

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2010 18:36
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Bah.. artikull kot fare ky i Bledarit.
Autori s'me duket t'ia kete idene fare, se ku fillon principi i drejtesise dhe ku mbaron balta e politikes.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Korrik 2010 21:36
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cfare ideje ka per te pas kur ti (minister) fut punet e shtetit ne dhome te gjumit dhe i zberthen nja dy kopsa.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2010 03:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

A kane individed (perfshi edhe ministra apo kryetare shiku) ne Shqiperi qofte edhe nje vrime miu, ku te mund te futen dhe shfryjne perversitetet e tyre pa pasur friken qe mund t'i filmoje topi?

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2010 05:19
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E para cfare lidhje ka shfryrja e perversitetit me perdorimin e postit publik per per qellime vetjake.

E dyta, ky diskutim eshte retorik sepse kush i ka rene tamburčse se PD-se nuk arrin te shikoje me larg se kaq. Dhe ne fakt Shqiperia prandaj eshte e tille (Vetem ne Shqiperi...), sepse njerezit nuk duan te krijojne rend dhe vlera te perbashketa, por duan te perparoje klani dhe partia qe simpatizojne. Pikerisht per kete Tirana eshte mbushur me çunake te mbaruar qe luajne botash me kockat qe i hedh Sala, Nano apo Rama.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2010 22:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Na lodhet o burr i dheut duke na dhene leksione per vlerat. Cfare lesh vlerash kerkon te krijosh?
Askush nuk po flet me per abuzimin. Ai muhabet u mbyll muaj me pare dhe Pango mori nje fare denimi qe i takonte
Vetem ti dhe ai artikullshkruesi ndoshta akoma s'e paskeni kuptu qe ketu po flitet per uzurpimin e privacise te individit, prandaj edhe ngaterroni jo Gerdecin jo daullet e pd-se jo dreqin e te birin me kete ceshtje.

A eshte privacia vlere qe ia vlen te mbrohet sipas teje? Apo nqs personi eshte i pd-se s'ka shume problem.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2010 03:36
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nqs flasim per privacy ajo pune eshte e zgjidhur. Por ne rastin Pango, per te cilin u hap muhabeti, privacy eshte dhunuar fillimisht nga vete Pango. Kush kerkon privacy duhet te dije ne fillim si ndahet privatesia nga pub(l)ikesia, pastaj te kerkoje hapesire private.
Pango, perkundrazi, perzjeu punet private me funksionet shteterore. Eshte simbol i injorances se ndarjes se sferave.

Cfare vlereash pretendoj (te krijohen)?
Po ja per shembull, pretendoj qe nje minister i kapur ne nje rast te tille te kete turp. Pretendoj te dale ne TV dhe te thote "me vjen keq". Pretendoj qe mundesisht te vrase veten, jo nga turpi seksual, por nga turpi ku e uli shteitin e tij, partine e tij dhe figuren e politikanit. Ja kete pretendoj, qe ne mos vrafte veten, te thote "mea culpa". Pretendoj qe brezi i ri te kete shprese se ministrat qe do vijne do respektojne shtetin dhe do punojne me ndershmeri. Pretendoj qe kjo pune mos kishte shkuar ne gjyqe, por te zgjidhej ne ndergjegjen e ministrit. Pretendoj qe gjyqin mos ta kishte fituar. Pretendoj qe publiku te ishte lemerisur nga fakti qe ministri i ben nder nje gazetari qofte dhe jashte dhomes se gjumit (ne shkembim te kujt favori?). Me pak fjale pretendoj qe korrupsioni moral mos pranohet diten me diell, se ndryshe Shqiperia do mbetet vend zaroligarkie.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2010 06:15
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 25 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Komente...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.