Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mediu skandal me udhetimet jashte vendit !
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Mediu skandal me udhetimet jashte vendit !

Nga 555 ditë që ishte ministër, ai ka shpenzuar më shumë se 400 ditë jashtë vendit duke udhëtuar pothuajse në të gjithë botë.
Zbulohet përmasa e diplomacisë ushtarake të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjatë kohës së qëndrimit në detyrë është ndodhur në zyrë vetëm 555 ditë dhe ka qenë jashtë më shumë se 400 ditë. Që do të thotë se ka udhëtuar mesatarisht një herë në javë jashtë shtetit.
Ka thyer çdo rekord. Rekordi i tij është thjesht i pabesueshëm.
Brenda një periudhe pak më tepër se dy vjeçare, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka udhëtuar plot 135 herë jashtë shtetit. Me një mesatare matematike, prej 4.2 udhëtime në muaj. Çfarë do të thotë pak më shumë se një udhëtim jashtë shtetit në javë. Duke marrë si mesatare tre ditë zgjatje qëndrimi dhe udhëtimi, për një nga këto udhëtime (ka pasur dhe të tjerë që kanë zgjatur dhe shumë më shumë), del se zoti Mediu ka qëndruar jashtë shtetit në kohën që ka mbajtur detyrën e ministrit e pak muaj mbasi ka dhënë dorëheqjen, plot 405 ditë. Krahasuar me vetëm 555 ditë që ka qëndruar në Shqipëri.
Sa për të dhënë disa shembuj që dëshmojnë pikërisht këtë qëndrim të pabesueshëm në ajër të zotit Mediu; Në maj të vitit 2006, janë pesë udhëtime të tilla jashtë vendit. Zoti Mediu ka udhëtuar në datat 1, 5, 20, 25 ndërsa në datën 28 maj të këtij viti, ka porositur dhe një avion Charter. Një muaj më parë, në prill, sapo është kthyer nga Vjena në datën 27 prill, ka rimarrë sërish rrugën jashtë vendit. Po në të njëjtën datë, nga Rinasi ai ka udhëtuar drejt Malit të Zi, por kësaj here me makinën e tij me targë ushtrie me katër njësha.
Në shkurt të vitit 2007, një periudhë që përkon dhe me kohën e hedhjes poshtë në Këshillin e Ministrave të projektit të parë të demontimit të municioneve me kompaninë amerikane SAC, zoti Mediu ka udhëtuar në datat 6 dhe 10 shkurt 2007, kurse mbas miratimit të vendimit të dytë me të njëjtin objekt (kësaj radhe pa përmendur me emër kompaninë që fitoi të drejtën e demontimit) ka udhëtuar në datat 17, 25 dhe 30 mars 2007. Dy muaj më pas, brenda vetëm katër ditëve, institucioni i mbrojtjes ka porositur dy fluturime Charter për zotin Mediu. I pari në datën 27 maj 2007 dhe i dyti në 1 qershor. Vlera? Disa dhjetëra mijëra euro. Ish-ministri i Mbrojtjes ka përdorur të njëjtën mënyrë largimi nga Rinasi dhe kthim në të, (udhëtimin me Charter) edhe pesë herë të tjera, tetë herë në total, në datat 20 korrik 2006, në 5 shtator 2006, në 8 prill 2007, 15 prill 2007 dhe 5 maj 2007.
. Por udhëtimi në i jashtëzakonshëm duhet të ketë qenë vizita në Iran, kur ai ju përgjigj një ftese për të vizituar një panair ushtarak armatimi. Nuk është e qartë nëse Shqipëria ka mundur të blejë apo ka pasur interes për armatimin e ekspozuar aty. Ka të paktën dhe tre udhëtime të zhvilluara në Dubai, një vend i njohur për standardin mjaft të lartë të jetesës dhe turizmin elitar. Nuk ka të dhëna se cili ka qenë argumenti zyrtar i vizitës së zotit Mediu në këtë vend arab. Në zgjedhjet e 28 qershorit partia e zotit Mediu është aleati kryesor i partisë së zotit Berisha. Ajo ruan postin e ministrit të Shëndetësisë. Një nga premtimet e zotit Berisha kur mori pushtetin ishte se qeverisja e tij do të ishte një qeveri në dietë. Të paktën në rastin e zotit Mediu, kjo gjë nuk rezulton e vërtetë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2009 17:38
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

E lexova edhe un kyt artikull, por me ca shofim e degjojm cdo dit, lajme te tilla s'me bejn me pershtypje!
Ne rrethinat e Gerdecit akoma gjenden prella te pashperthyera, e askush se ka problem!
Pa u zgjidh akoma nje ceshtje del nje ceshtje tjeter e kshu ka koh qe po ecen! Jan ber boz tashme, vetem ti jqpin fund me 28 qershor e ti nisin atje nga kan dal!

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2009 18:58
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:43 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Mediu skandal me udhetimet jashte vendit !

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.