Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Opozita vendos te bojkotoje parlamentin
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Opozita vendos te bojkotoje parlamentin

Opozita shqiptare e udhehequr nga enveristi Edvin Kristaq Rama ka vendosur nen diktatin e kryetarit ne detyre te bojkotoje punimet e parlamentit.Ne kete rruge pakrye ate e shoqerojne ata qe ka mbledhur nga bashkia e Tiranes dhe ata qe kane punuar ne shoqerine civile per Partine Socialiste.Edvini po gabon rende si Saliu dikur para 12 vjetesh.Ai po i hap varrin opozites.PS ka rrezik te pjelle nje parti tjeter te majte.Me 1996 ishte USA qe nuk i njohu zgjedhjet ne Shqiperi,por sot ajo do t'i quaje ashtu si EU zgjedhje te mira.Cfare do te mbetet per Edvinin dhe edvinerine?Pervecese izolimit dhe shperberjes.Keshtu eshte kur ne krye te partise ke nje kryebashkiak e jo nje kryetar partie ne krye te deputetve te partise se tij.Ai eshte humbes dhe si i till duhet te largohet sa me pare.Me kete veprim ai po e con PS drejt humbjesh te tjera.Bashkpunimi PD-LSI do te vazhdoje edhe ne zgjedhjet e pushtetit lokal.Si rezultat PS do te pesoje nje disfate te atille sa do te suhen vite per ta marre veten.
Edvini dhe PS fajin per humbjen duhet ta kerkojne ne radhe te pare tek vetja e tyre!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2009 21:18
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Nga Mero Baze


U bënë dy ditë që thuajse në çdo ekran shikoj dy kandidatë për ministra të LSI, Petrit Vasilin dhe Dritan Priftin, që flasin për idetë e tyre mbi dikasteret që do drejtojnë, planet për reforma, dhe ndonjëherë angazhime që mund t’i bëjnë nesër qesharakë. Nuk dua të paragjykoj idetë dhe as aftësitë e tyre, por në një kohë kur qeveria ende nuk është formuar, në një kohë kur ata ende nuk janë emëruar ministra dhe mbi të gjitha në një kohë kur ende nuk ka një program qeveritar, duket paksa fëminore të shikojmë në ekran kandidatë për ministra që të nesërmen e Marrëveshjes flasin për projektet e tyre, a thua se e kanë ditur një vit më parë që do bëheshin ministra të këtyre dy ministrive dhe kishin përgatitur projektet.

Por përveç anës formale, në nxitimin e tyre ka dhe një problem real. Shëndetësia dhe Ekonomia ishin dy kuajt e betejës së Sali Berishës në këtë fushatë, e cila u bazua te premtimi për ta bërë Shqipërinë fuqi energjitike në Evropë, duke e nisur me hidrocentrale e duke e sosur me TEC qymyri dhe centrale atomike, dhe nga ana tjetër reforma në shëndetësi ishte premtimi i tij madhor.

Unë nuk kam asnjë dyshim se dy ministrat e LSI janë po aq të zot ose të pazot sa ata që do të vendoste Sali Berisha dhe nuk kam asgjë me personalitetin e tyre në këtë rast. Pikërisht pse s’kam gjë me ta, më duket foshnjarak pozimi i tyre në ekrane dhe deklarimi për prioritete që shkojnë shpesh kundër projekteve të Sali Berishës.

Dritan Prifti për shembull po trashëgon një dikaster, ku familja e kryeministrit ka bërë kërdinë, siç e ka thënë dhe vetë Dritan Prifti, së paku në një emision timin televiziv. Ai duhet të tërheqë mbrapsht tashmë deklaratat për Bashkim Ulajn, biznesmenin e familjes Berisha, që ka marrë licenca për fabrika çimentoje, apo hidrocentralet e Devollit, që janë asistuar nga njerëzit e vajzës së kryeministrit. Ai duhet të tërheqë mbrapsht privatizimin problematik të OSSH, në të cilën shfaqen sërish njerëzit e familjes së kryeministrit. Dritan Prifti duhet t’i drejtohet sektorit të pastrimit të parave dhe të hetojë se kush e ka mbushur llogarinë e Rezart Taçit në cilësinë e administratorit të ARMO-s më 21 nëntor të 2008, pasi më 19 nëntor bordi i blerësve të ARMO-s, me në krye Rezart Taçin, kanë deklaruar se nuk kanë parį për ta blerë dhe duhet të marrin kredi. Ai duhet të hetojë se si lekët e ISKSH, që drejtohet nga mbesa e familjes kryeministrore, janë përdorur për këtë transaksion të ndyrë të familjes kryeministrore, duke krijuar njëherësh disa konflikte interesi. ISKSH drejtohet nga Elvana Hana, mbesa e familjes, e cila është po ashtu pronare e Credins, e cila ka livruar një shumë që kalon dhjetë përqindëshin e kapitalit të saj për llogari të Rezart Taçit si administrator i ri i blerjes së ARMO-s. Gjithë kjo ngrehinë skandalesh është kultivuar në zyrat e dikasterit ku ai po shkon. Madje dhe një copë tokë me naftë që kishte ngelur pa u dhënë në Marinëz me koncesion, drejtoresha e madhe e koncesioneve, Vokshi, ia dha motrës së vet (burrit të motrës), duke tejkaluar gjithë standardet e konfliktit të interesit në shtetin shqiptar. Dhe tashmë ai do të ndeshet me burrin e një deputeteje të PD që ka marrë nga kunata e tij me koncesion një fushë nafte për ta shfrytëzuar si ta ketë pronë babe, ndërkohë që ndaj të tjerëve kanë ushtruar arbitraritet dhe kanë thyer gjithë ligjet e shtetit shqiptar.

Petrit Vasili po ashtu flet për reforma, të cilat nuk ia mbështet njeri. Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë tani nuk administrohet më prej ministrit të Shëndetësisë, po prej ISKSH, pra prej mbesës së familjes së kryeministrit. Ajo blen ilaçet, ajo blen shërbimet, ajo paguan trupën e mjekëve, dhe të gjitha paratë i nxjerr nga Thesari dhe i mban në bankën e saj familjare. Petrit Vasili ka çelësat e kashtës. Për këtë arsye është mirë të mos nxitohet të flasë, është mirë të mos nxitohet të shqiptojë fjalën reformë, është mirë të jetë më modest, pasi nesër do të bëhet qesharak, nëse ia ritransmetoj këto që thotë sot nëpër ekrane.

Qeveria ende nuk është formuar dhe ne ende nuk kemi një program të saj. Berisha ka hequr sërish përgjegjësinë nga prioritetet e veta duke ia lënë ato aleatëve, të cilët do të marrin faturat e qeverisjes familjare të Sali Berishës. Ndaj është mirë të mos nxitohen duke folur si ministra. Të paktën të presin ose të pyesin Genc Rulin se si duhet të sillen për të qenë ministra pa probleme. Dy kompetencat e tyre të vetme janë, të firmosin dhe të mos flasin. E kanë filluar keq duke folur.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2009 09:06
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Re: Opozita vendos te bojkotoje parlamentin

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Opozita shqiptare e udhehequr nga enveristi Edvin Kristaq Rama ka vendosur nen diktatin e kryetarit ne detyre te bojkotoje punimet e parlamentit.Ne kete rruge pakrye ate e shoqerojne ata qe ka mbledhur nga bashkia e Tiranes dhe ata qe kane punuar ne shoqerine civile per Partine Socialiste.Edvini po gabon rende si Saliu dikur para 12 vjetesh.Ai po i hap varrin opozites.PS ka rrezik te pjelle nje parti tjeter te majte.Me 1996 ishte USA qe nuk i njohu zgjedhjet ne Shqiperi,por sot ajo do t'i quaje ashtu si EU zgjedhje te mira.Cfare do te mbetet per Edvinin dhe edvinerine?Pervecese izolimit dhe shperberjes.Keshtu eshte kur ne krye te partise ke nje kryebashkiak e jo nje kryetar partie ne krye te deputetve te partise se tij.Ai eshte humbes dhe si i till duhet te largohet sa me pare.Me kete veprim ai po e con PS drejt humbjesh te tjera.Bashkpunimi PD-LSI do te vazhdoje edhe ne zgjedhjet e pushtetit lokal.Si rezultat PS do te pesoje nje disfate te atille sa do te suhen vite per ta marre veten.
Edvini dhe PS fajin per humbjen duhet ta kerkojne ne radhe te pare tek vetja e tyre!




__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2009 09:09
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roi
Drift in and out....

Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786

Fakti eshte qe Edi Rama me kete iniciative po tregon se nuk eshte ndryshe nga te tjeret, pra qe nuk eshte ndryshe nga Saliu i disa viteve me pare ku sapo humbiste zgjedhjet,te nesermen nisej direkte per ne Bruksel duke thene ....komunistet me vodhen votat !
Por Rama po kujtohet pas dy muajsh qe i vodhen votat ! S'i ka thene njeri qe hekuri rrihet sa eshte i nxehte ???! Sinqerisht e gjithe kjo me duket vertet qesharake ! S'e prisja aspak nga Rama,sado qe vitet e fundit po zhgenjehesha dita dites e me shume prej tij ! Sa me shume kalon koha aq me shume degjon per korrupsionin galopant ne lidhje me lejendertimet e dhena nga bashkia e kryeqyetit e aq me shume Rama po nxerr ne pah nje autoritet e sjellje pothuajse prej diktatori ! Te pakten brenda ps-s,absolutisht po !

E keqja e Shqiptareve eshte se nuk kane kulturen e hubjes ! Mendojne se ne jete vetem fitohem ! Nese Edi do pranonte qe kish humbur e te jepte doreheqjen nga posti i kryetarit te Ps-s,me siguri qe Shqiperia do ishte pare goxha me sy me pozitiv nga te gjithe,do kish fituar me pike e do ishte edhe ndonje gjys hapi me afer evropes !

Vertet zgjedhjet nuk qene fare shembullore,por sinqerisht mu duken disi me mire se ato te viteve te kaluara ! Mendoj se Pd-istet ndonje pisllek gjithsesi e kane bere,ndonje vote e kane vjedhur,por sdq nuk mendoj aspak se Rama do i kish fituar ne menyre te bindshme keto zgjedhje ! Kam pershtyjen se per ato votat qe ankohet Rama,jane a s'jane 1% ! Dhe me 1% nuk eshte se do bente mbrekullira ! Votuesit ne pergjithsi votuan per te majten,por ja qe Rama nuk diti t'i parashikonte tere ngjarjet qe do vijonin,dhe per me pak akoma nuk diti te menaxhonte nje politikan paksa te rendomte e provincial si Ilir Meta !
Ndoshta tani kerkon nje shans te dyte te ndreqi c'fare... menderosi,por besoj se Shqiptaret nuk kane per borxh te presin qe Rama te nxjerre leksione nga gafat e gabimet e veta ! Ka plot me te afte se Rama (sado qe rreziku per ndonje me te paafte eshte i madh )

Bojkotimi i opozites nuk eshte aspak i drejte,aspak etik,aspak i moralshem dhe per me shume i demshem per situaten ekonomiko-sociale te Shqiperise,per qendrueshmerine e vendit ! Per mos te fol pastaj per imazhin qe krijome neper bote me nisma te tilla.... le vertet per te deshiruar !

Fitoi Saliu fale votave te Ilirit,nuk i pelqen pothuaj askujt,por duhet lene qeverisur nese besojme tek koncepti i demokracise dhe te qeverisjes ne menyre demokratike !Pastaj derisa kushtetuta,ose me sakte kodi zgjedhor, lejon koalicione te tilla,s'ka si te dali kundra njeri e te thoje...jo mua s'me pelqen,dua te jem une ai qe do qeveris !!

Rames i ka ngelur vetem nje gje per te bere,te mbaje premtimin para-elektoral qe beri ne rast se do humbiste !
Te japi doreheqjen nga posti i kryatrit te Ps-s (dhe te mbaje fort ate te Bashkise) !

__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !

Modifikuar nga Roi datė 07/09/2009 ora 01:20

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2009 01:12
Roi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roi Shto Roi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

mire e tha meta,,, po nuk fitova une anullojm lojen hahahahahahahha.

edi rama nuk ka pse e vret mendjen per deputetllekun se ai nuk eshte deputet....

forca psiqiku

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2009 06:33
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Shume mire e ke.Ai s'ka nevoje per te qene deputet i parlamentit,sepse eshte kryetar i ''parlamentit te bashkise''.Si duket i mjafton ky post,i cili ka fitime marramendese nga lejet e ndertimit.
Rrofte djali i enverit Edvin Rama me gjithe debatikasit e tij!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2009 13:33
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Opozita vendos te bojkotoje parlamentin

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.