Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gėrdeci”, imuniteti shpėton Mediun. Familjarėt: Vetėgjyqėsi
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Gėrdeci”, imuniteti shpėton Mediun. Familjarėt: Vetėgjyqėsi

Kolegji Penal i Gjykates se Lartë ka pranuar kërkesën e avokatëve te Fatmir Mediut qe po gjykohej per tragjedine e Gerdecit. Avokatet kërkuan qe Mediu te mos procedohet me penalisht duke paraqitur si prove mandatin e ri te deputetit, Kolegji e pranon.
REAGON BERISHA
MEDIU: I HAPUR PER HETIM


TIRANE-
Reagon Mediu: Jam i hapur për hetim, nuk i njoh vetes imunitet

Ora: 17:19- Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e cështjes ka ardhur reagimi i vetë ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në një deklaratë për shtyp, i sapo dekretuar në postin e ish ministrit të Mjedisit, Mediu shprehet i gatshëm për hetim, duke mos i njohur vetes asnjë lloj imuniteti për këtë cështje. Në letrën e tij drejtuar mediave, ish ministri i mbrojtjes në kohën e shpërthimit në Gërdec, shprehet se ka qënë dhe është i bindur se vendimi më i drejtë është hetimi dhe gjykimi i kësaj cështje deri në fund. Mediu shton se me kërkesën e tij, përfaqësuesit ligjorë, pavarësisht nga kushtet e reja proceduriale kërkuan vazhdimin e gjykimit. Ish ministri i Mbrojtjes përsërit se ai ka kërkuar zbardhje dhe transparencë të plotë për tragjedinë e Gërdecit, duke e lidhur këtë me dorëheqjen që dha nga detyra e ministrit.

“Gërdeci”, imuniteti shpëton Mediun. Familjarët: Vetëgjyqësi

Ora:15:30- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot të pushojë cështjen në ngarkim të ish-Minsitrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë Minister i Mjedisit në kabinetin e ri qeveritar. Ky vendim ka ngjallur reagimin e familjareve te viktimave te Gerdecit.
Pak minuta pasi Mediu mori "Ok" e Presidentit per te qene Minister i kabinetit "Berisha", sot pasdite Kolegji Penal i kryesuar nga Besnik Ymeraj, ne Gjykaten e Lartë ka pranuar gjatë seancës kërkesën e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan mosprocedimin penal te ceshtjes duke paraqitur si prove mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti. Avokati i Mediut, Ardian Visha tha se ky mandat i siguron Mediut imunitetin, dhe sipas avokatëve në bazë të ligjit, nuk mund të vazhdoje procedimi penal ndaj një personi me imunitet. Nderkaq prokurorët e cështjes e kundërshtuan kërkesën, me argumentimin pasi Kuvendi ka marre nje here mendim per imunitetin e Mediut dhe perderisa nuk ka vendim te dyte ceshtja nuk mund te pushohet.
Prokurori i ceshtjes ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, Sokol Stojani kerkoi rrezimin e kerkeses se avokateve mbrojtes. "Kerkesa e avokateve per mosprocedim eshte e pabazuar ne ligj", u shpreh Stojani.
Pasi jane parashtruar të dy pretendimet, kolegji penal ka vendosur pushimin e cështjes pikerisht sipas argumentimit të avokateve se ndaj një personi me imunitet nuk mund te vazhdojë procedimi penal. Ne kete menyre. Mediu u shpeton te gjitha akuzave mbi ceshtjen ne ngarkim te tij, ate te Gerdecit. Ne kuader te hetimeve per Gerdecin, Prokuroria e akuzoi Mediun se me veprimet e mosveprimet e tij abuzoi e shperdoroi me detyren ne kohen qe ka qene Minister i Mbrojtjes.

Avokati i Mediut, Ardian Visha, u deklarua pas vendimit se “ai si avokat do preferonte një betejë gjyqësore me prokurorët, por, nuk pati fat, pasi prokurorët ishin të paaftë”.

Ky vendim ka ngjallur reagimin e familjareve te viktimave te Gerdecit, te cilat jane shprehur se ky vendim është njësoj si një vrasje e dyte per ta, dhe se do te kalojne ne vetëgjyqesi. Nena Zamira Durda qe humbi djalin e saj te mitur ne tragjedine e Gerdecit, pas shprethimit te fabrikes se demontimit te armeve shprehet e indinjuar per vendimin. me lot ne sy ajo shprehet se nuk po vendoset drejtesi per vdekjen jonatyrore te djalit te saj."Se kuptoj pse nuk ngrihen keta njerez, pse nuk kerkojne te drejte per femijet e tyre, lere timin. Une do vazhdoj te kerkoj te drejten time. Dua nje pergjigje, perse femija ime nuk jeton. Nuk ja fal Mediut a kushdo qofte gjakun e femijes. Ai sot duhet te shkonte ne shkolle, por nuk eshte. Do kaloj ne vetegjyqesi, do behem kamikaze", shprehet Zamira.

Gjykimi ndaj Mediut, nisi pak muaj pas tragjedisë së rëndë të Gerdecit që ndodhi më 15 mars të 2008. Tragjedia shkaktoi 26 viktima qindra të plagosur dhe shkaterrimin e mijera bizneseve dhe banesave. Rreth 30 te akuzuar po perballen me drejtesine pas tragjedise se rendë.

(d.b/BalkanWeb)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2009 18:47
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Po ne nivel parlamentar nuk jepet dot nje leje per process?(e.g. ne Itali nese "Camera" jep lejen, perjashto rast flagrance e denim te pronuncuar perfundimisht,mund te vazhdohet perpara me hetime,kontrolle shtepiake e pergjime telefonike e gjithcka tjeter permbahet ne paketen e imunitetit parlamentar).
Cudi qe avokatet te kerkojne nje rrugezgjidhje te tille e ne te njejten kohe Mediu te mos ta doje! Ja hodhi dhe ky!

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2009 23:07
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kryeprokuroria Rama: Ēėshtja Mediu e mbyllur, respektojmė vendimin e gjykatės

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re ina%20rama%20kryeprokurorja%20e%20vendit.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 35 herė.

Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar sot se çështja Mediu është tashmë e mbyllur pasi prokuroria do të zbatojë vendimin e gjykatës. Sipas saj Prokuroria e Përgjithshme zbatoi procedurat ligjore.


Me këto dy fjalë Kryeprokuroria ka komentuar çështjen më të bujshme gjyqësore në vend. Si në çështjen Basha, Prokuroria e Përgjithshme tregoi se bën vetëm zhurmë. Një dosje voluminoze ky institucion dorëzoi edhe për ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha si përgjegjës për shpërdorimin e fondeve të rrugës Durrës-Kukës. Asnjë nga provat nuk u mor parasysh, pasi gjykata pezulloi dosjen për moszbatim të afateve nga ana e prokurorisë. Në rastin më të freskët atë të Mediut, prokuroria e akuzoi atë për shpërdorim detyre në dhënien e lejes së fabrikën e çmontimit të armëve në Gërdec dhe si përfundim, seancat e dështuari rishtazi në Gjykatën e Lartë përfunduan me rimandatimin e Mediut si deputet duke u penguar kështu procedimi ndaj tij. Prokuroria këtu mbyll punën e saj edhe për këtë çështje.








__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 11:40
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

skandal

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 11:59
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611



dhe pse shtohen krimet ne Shqiperi.......... mendo ata familjare qe kane humbur njerezit me te dashur per faj te Medirave

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 12:37
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E pafaleshme!Si ka mundesi qe kriminelet t'i shpetoje imuniteti?
!-Fatmir Mediu
2-L Basha
3-Dritan Prifti
nuk duhet te jene anetare te kabinetit qeveritar,sepse kundrejt tyre ka akuza per korrupsion.Rasti me i rende eshte ai i kryetarit te PR,i cili i trimeruar nga Berisha kesaj here shmangu edhe liderin e krijimit te PR,zotin sabri Godo.Te tre e kane vendin ne burg nqse ju faktohen akuzat,por F Mediu,krimineli i Gerdecit duhet te gjykohej.Ate duhej ta shihnim mbas hekurave,sepse eshte kriminel.Une mendoj se disa gjera nuk thuhen publikisht,por koke me koke apo me te derguar.Mosgjykimi i ketij krimi eshte kerkuar nga njerez te fuqishem pertej Oqeanit.Saliu e Fatmir Mediu nuk kane si i lajne duart si Pons Pilati nga krimi i Gerdecit.
Ne kete rast une i jap te drejte PS-s.Edvini le ta ngrej popullin ne protesta te perditeshme kunder kesaj maskarade, e cila filloi me zhdukjen e Kosta Trebickes.Por edhe atij si duket nuk ja mban te beje shaka me miellin e gjermanit e keshtu mjaqftohet vetem me nje deklarate te atij syzes.
Djallushe shkodrane ata qe kane urdheruar mbylljen e gjykimit te Mediut jane aty ku jeton ti dhe i ruhen plasjes se ndonje skandali ne Pentagon i cili ka dore ne Gerdec.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 13:25
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

normal qe po pertej oqeanit me duket e mua kjo pune ska te beje me medira jo .... mbase ka te njejtin fat e mediu si trebicka si dihet.....

p.s. sjam shkodrane jo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 13:35
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Ne aeroportin e vetem te atdheut.....

(Homazh per viktimat e Gerdecit-Revolte ndaj vendimit te Gjykates per Lirimin e Fatmir Mediut nga akuza)
Poemë



Janë të lutur të më falin që të gjithë që do të përloten duke lexuar këto vargje.
Nga Raimonda Moisiu

Ajo nuk ishte vërtet Zonjë e rëndë
Ndërsa e vështronin tek zbriste shkallët e Boingut
Në aeroportin e vetëm të Atdheut.
Ajo, zonja e rëndë vinte nga Amerika,
nëpër pluhurin e ëmbël të Rinasit,
Fundi i mëndafshtë i fustanit
përzjente baltën dhe gurët e tokës mëmë.
Ishte veshur ashtu për dasëm,
Për një dasëm pa dhëndërr dhe nuse,
Për këtë dasmë që quhet
Mall-Ardhja në Atdhe.
Ndërsa priste e vetme bagazhet
hodhi sytë rreth e rrotull,
shumë lypsarë e njerës të mjerë
i kërkonin t'ia mbanin valixhen.
"Oooohhhh!"
Elevatori rrotullohej ajo priste.. priste,
Ato vite kursime
I kishte shkrirë të gjitha,
Veç të kalonte ca ditë si një princeshë
Në tokën e uritur.
Vëndlindjen e saj
dëshironte ta mbushte
me dhurata,
Po I dukej vetja
bija më e pasur e kësaj toke të përzhitur,
Që vjen nga Amerika…
Oh Zot Ç'farë është?!! Ç'po ndodh??!!
ǒështë kjo dorë e vockël që i preku lehtë dorën? Po
Kjo gjuhë që po i lëpin pëllëmbën?
Nëna ime -psherëtiu - thellë,
Nuk është qenush…Oh Zot, Oh Nënë,
Është një fëmijë
Një fëmijë
I leckosur, i zbathur, i pistë dhe me sytë e blertë
Të pikëlluar, të trishtuar plot plogështi
Si një lëndinë që po thahet për një pikë ujë…
Njërën dorë brënda kanotjeres
Të grisur ku
Dilnin kockat si kokallat qenushi.
Dhe
Një medalion të varur në qafë… !
“Miss..…Sinjora…Lady…Frau…Hanëm…!”
“Jam teta, shpirt ,teta-më thërrit "
“Teta ...Teta…Të të ndihmoj të mbash valixhen?
Pesë lekë dua …Vetëm pesë lekë, teta…Nëma ta mbaj
Jam i fortë unë,
jam shume i forte...nuk jam i vogel.....!”
Vogëlushi i vëndit tim!...
Po pse ardhe këto çaste
Të plasje shpirtin e mbushur tim plot mall e pikëllim?!!
Mos ma lëpi dorën…I mbaj vetë valixhet, shpirt,
Do të të japë çfarë të ketë teta jote
Se ti,
Je shqiptari I parë
Që takova në Atdhe…
“Shpirti imi, përse
I ke gishtrinjtë e prerë të dorës tjetër?”
“Mmmmmm”
“Mos qaj, engjellush i vogël”!
Ajo zonjë e rëndë,dridhet sërish,ndërsa
Vogëlushi fshinte lotët me dorën pa gishtrinj:
“Gishtrinjtë
I humba në Gërdec
Atje
Ku humba, mamin tim…dhe babushin tim…
Unë nuk i kam më teta,
As prindërit as vëllain e vogël,
Dhe
Që mbrëmë nuk kam ngrënë asgjë.
Por...
Shkoj të fle përnatë në Gërdec…Të gjithë
Kanë frikë të venë atje,
Por unë
Shkoj atje dhe fle përnatë,
Se nuk kam frikë …Uf…sa kam uri,
Moj teta!
Dhe mamin nuk e kam,
Të nxjerrë një copë bukë nga përparsja e saj
Ku gjithmonë kishte diçka
Për mua kur më grinte uria!
Nënën,
Ma mori Gërdeci…ndërsa punonte
për të na rritur ne ...Nënën...
Dhe babushin tim…Eeeeee
Edhe Flavion…vëllain e vogël.
Medalioni …ja ky
Është i Flavios, teta,
Ai qe bërë shkrumb nga shpërthimi,
Po unë e gjeta Flavion nga medalioni
Flaka e kish djegur
Atë,
Ndërsa e shtërngonte nëna.
Qenë bërë zhurr që të dy!

“Lëre, Zoti Polic! Të lutem
mos e hiq nga unë,
është me mua!”
Polici largohet me fytyrë të trishtuar
Sapo, ajo i flet...
Ajo zonjë e rëndë nga Amerika, që
Sapo ka zbritur nga shkallët e larta të Boingut.

Askush nuk ka dalë ta presë,
Ajo ka ardhur krejt papritur
Për nënën, që i lëngon aty në spital,
Ka lënë gjithçka atje,
Për ta parë atë
Nënën,
Atdheun e saj!
Ja ku është një taksi...,
Më tej
Vetura lluksoze,
Me njerëz të dhjamosur me kollare,
Nëpër këtë tmerr të vapës së gushtit,
Pikojnë djersë,
Dhe kanë fuqi të dhurojne buzëqeshje!
Ju përshëndes, hipokritët e atdheut tim!
Më tej,
Bodigardët e tyre të fortë,
Të gjatë e trupderdhur.
Ndërsa ajo
Me fëmijën pa gishtrinj
shkoi te taksisti. Ai
shqeu sytë ,
Kur
Zonja nga Amerika
I tregoi adresën,
Me emrin më të dhimbshëm në planet,
GËRDEC!
Atë natë,
Natën e parë në atdhe
Ajo fjeti përqafuar me ferishtën,
Fjeti në tokë
Mbi një kërpudhë zjarri bërë shkrumb,
dhe erë vdekjë binte ngado.
Si jastëk vunë valixhen e madhe, Natën
nisi të ftohtë, dhe ajo
e mbuloi ferishten
me fustanin më të bukur të saj.
Zonja e rëndë nga Amerika
fjeti aty në Gërdec,
Duke dëgjuar të rrahurat e zemërs
Së nënës, babushit dhe Flavios së vogël
Që nuk arriti ta gëzonte
medalionin .
Kur zuri gjumi nga mëngjesi
Mbi varrezë kolektive Gërdec
Në ëndërr,
I dilnin fytyra të krekosura, te dhjamosura,
mbërthyer me kollare në mes vapës
dhe të nxehtit të barotit të Gërdecit,
Duke u mburrur në televizor
"Jemi vëndi më i lumtur në botë"!
U zgjua,
Nga një zë:
“Nënë, dua bukë!”
I fali vogëlushit gjithshka kishte
mbushur përplot,
Me dhurata për njerëzit e saj.
Më falni Ju
Të shtrenjtit e mi të kësaj bote
Më fal nënë!
Më falni të gjithë!
Po vij, drejt Jush,
Më janë shterruar lotët tanimë.
Më prit nënë!
Ja..
Po vij të të shikoj në spital.
Më fal,
Që natën e parë
E kalova
Në Gërdec
Duke fjetur
Mbi të rrahurat e zemres
Së nënës, babait, vëllait,
Të një fëmije,
Që më kërkoi bukë në mëngjes
Duke më quajtur nëpër gjumë
“Nënë”

Nga Raimonda Moisiu
Hartford Ct USA

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2009 19:32
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
normal qe po pertej oqeanit me duket e mua kjo pune ska te beje me medira jo .... mbase ka te njejtin fat e mediu si trebicka si dihet.....

p.s. sjam shkodrane jo



Pra je.........shqiptare.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Shtator 2009 14:33
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Misha
Vogelushja Misha

Regjistruar: 08/09/2009
Vendbanimi: Everywhere
Mesazhe: 263

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
Ne aeroportin e vetem te atdheut.....

(Homazh per viktimat e Gerdecit-Revolte ndaj vendimit te Gjykates per Lirimin e Fatmir Mediut nga akuza)
Poemë



Janë të lutur të më falin që të gjithë që do të përloten duke lexuar këto vargje.
Nga Raimonda Moisiu

Ajo nuk ishte vërtet Zonjë e rëndë
Ndërsa e vështronin tek zbriste shkallët e Boingut
Në aeroportin e vetëm të Atdheut.
Ajo, zonja e rëndë vinte nga Amerika,
nëpër pluhurin e ëmbël të Rinasit,
Fundi i mëndafshtë i fustanit
përzjente baltën dhe gurët e tokës mëmë.
Ishte veshur ashtu për dasëm,
Për një dasëm pa dhëndërr dhe nuse,
Për këtë dasmë që quhet
Mall-Ardhja në Atdhe.
Ndërsa priste e vetme bagazhet
hodhi sytë rreth e rrotull,
shumë lypsarë e njerës të mjerë
i kërkonin t'ia mbanin valixhen.
"Oooohhhh!"
Elevatori rrotullohej ajo priste.. priste,
Ato vite kursime
I kishte shkrirë të gjitha,
Veç të kalonte ca ditë si një princeshë
Në tokën e uritur.
Vëndlindjen e saj
dëshironte ta mbushte
me dhurata,
Po I dukej vetja
bija më e pasur e kësaj toke të përzhitur,
Që vjen nga Amerika…
Oh Zot Ç'farë është?!! Ç'po ndodh??!!
ǒështë kjo dorë e vockël që i preku lehtë dorën? Po
Kjo gjuhë që po i lëpin pëllëmbën?
Nëna ime -psherëtiu - thellë,
Nuk është qenush…Oh Zot, Oh Nënë,
Është një fëmijë
Një fëmijë
I leckosur, i zbathur, i pistë dhe me sytë e blertë
Të pikëlluar, të trishtuar plot plogështi
Si një lëndinë që po thahet për një pikë ujë…
Njërën dorë brënda kanotjeres
Të grisur ku
Dilnin kockat si kokallat qenushi.
Dhe
Një medalion të varur në qafë… !
“Miss..…Sinjora…Lady…Frau…Hanëm…!”
“Jam teta, shpirt ,teta-më thërrit "
“Teta ...Teta…Të të ndihmoj të mbash valixhen?
Pesë lekë dua …Vetëm pesë lekë, teta…Nëma ta mbaj
Jam i fortë unë,
jam shume i forte...nuk jam i vogel.....!”
Vogëlushi i vëndit tim!...
Po pse ardhe këto çaste
Të plasje shpirtin e mbushur tim plot mall e pikëllim?!!
Mos ma lëpi dorën…I mbaj vetë valixhet, shpirt,
Do të të japë çfarë të ketë teta jote
Se ti,
Je shqiptari I parë
Që takova në Atdhe…
“Shpirti imi, përse
I ke gishtrinjtë e prerë të dorës tjetër?”
“Mmmmmm”
“Mos qaj, engjellush i vogël”!
Ajo zonjë e rëndë,dridhet sërish,ndërsa
Vogëlushi fshinte lotët me dorën pa gishtrinj:
“Gishtrinjtë
I humba në Gërdec
Atje
Ku humba, mamin tim…dhe babushin tim…
Unë nuk i kam më teta,
As prindërit as vëllain e vogël,
Dhe
Që mbrëmë nuk kam ngrënë asgjë.
Por...
Shkoj të fle përnatë në Gërdec…Të gjithë
Kanë frikë të venë atje,
Por unë
Shkoj atje dhe fle përnatë,
Se nuk kam frikë …Uf…sa kam uri,
Moj teta!
Dhe mamin nuk e kam,
Të nxjerrë një copë bukë nga përparsja e saj
Ku gjithmonë kishte diçka
Për mua kur më grinte uria!
Nënën,
Ma mori Gërdeci…ndërsa punonte
për të na rritur ne ...Nënën...
Dhe babushin tim…Eeeeee
Edhe Flavion…vëllain e vogël.
Medalioni …ja ky
Është i Flavios, teta,
Ai qe bërë shkrumb nga shpërthimi,
Po unë e gjeta Flavion nga medalioni
Flaka e kish djegur
Atë,
Ndërsa e shtërngonte nëna.
Qenë bërë zhurr që të dy!

“Lëre, Zoti Polic! Të lutem
mos e hiq nga unë,
është me mua!”
Polici largohet me fytyrë të trishtuar
Sapo, ajo i flet...
Ajo zonjë e rëndë nga Amerika, që
Sapo ka zbritur nga shkallët e larta të Boingut.

Askush nuk ka dalë ta presë,
Ajo ka ardhur krejt papritur
Për nënën, që i lëngon aty në spital,
Ka lënë gjithçka atje,
Për ta parë atë
Nënën,
Atdheun e saj!
Ja ku është një taksi...,
Më tej
Vetura lluksoze,
Me njerëz të dhjamosur me kollare,
Nëpër këtë tmerr të vapës së gushtit,
Pikojnë djersë,
Dhe kanë fuqi të dhurojne buzëqeshje!
Ju përshëndes, hipokritët e atdheut tim!
Më tej,
Bodigardët e tyre të fortë,
Të gjatë e trupderdhur.
Ndërsa ajo
Me fëmijën pa gishtrinj
shkoi te taksisti. Ai
shqeu sytë ,
Kur
Zonja nga Amerika
I tregoi adresën,
Me emrin më të dhimbshëm në planet,
GËRDEC!
Atë natë,
Natën e parë në atdhe
Ajo fjeti përqafuar me ferishtën,
Fjeti në tokë
Mbi një kërpudhë zjarri bërë shkrumb,
dhe erë vdekjë binte ngado.
Si jastëk vunë valixhen e madhe, Natën
nisi të ftohtë, dhe ajo
e mbuloi ferishten
me fustanin më të bukur të saj.
Zonja e rëndë nga Amerika
fjeti aty në Gërdec,
Duke dëgjuar të rrahurat e zemërs
Së nënës, babushit dhe Flavios së vogël
Që nuk arriti ta gëzonte
medalionin .
Kur zuri gjumi nga mëngjesi
Mbi varrezë kolektive Gërdec
Në ëndërr,
I dilnin fytyra të krekosura, te dhjamosura,
mbërthyer me kollare në mes vapës
dhe të nxehtit të barotit të Gërdecit,
Duke u mburrur në televizor
"Jemi vëndi më i lumtur në botë"!
U zgjua,
Nga një zë:
“Nënë, dua bukë!”
I fali vogëlushit gjithshka kishte
mbushur përplot,
Me dhurata për njerëzit e saj.
Më falni Ju
Të shtrenjtit e mi të kësaj bote
Më fal nënë!
Më falni të gjithë!
Po vij, drejt Jush,
Më janë shterruar lotët tanimë.
Më prit nënë!
Ja..
Po vij të të shikoj në spital.
Më fal,
Që natën e parë
E kalova
Në Gërdec
Duke fjetur
Mbi të rrahurat e zemres
Së nënës, babait, vëllait,
Të një fëmije,
Që më kërkoi bukë në mëngjes
Duke më quajtur nëpër gjumë
“Nënë”

Nga Raimonda Moisiu
Hartford Ct USA




ishin vargjet me te trishta dhe pse ta mohoj qe me ben te lotoj teksa i lexoja .
vetem nje pyetje me lind...valle ia kane kaluar Mediut ta lexoj????

__________________
No one thinks to change himself, everyone thinks of changing the WORLD........Tolstoi my love

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2009 13:06
Misha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Misha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Misha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Misha Shto Misha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Misha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Gėrdeci”, imuniteti shpėton Mediun. Familjarėt: Vetėgjyqėsi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.