Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Marreveshje e Kombit Shqiptar per Vlerat Themelore Morale te tij
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Marreveshje e Kombit Shqiptar per Vlerat Themelore Morale te tij

Ideuar nga Koco Danaj

Parahyrje



Pse tani kjo nisem?

Sepse tani kombi shqiptar eshte afer integrimit te tij brenda vetes dhe afer integrimit te tij brenda Europes se Bashkuar.


Cili eshte qellimi i kësaj Nisme?

Qellimi i kesaj inisiative ka te beje me materializimin e perpjekjeve te te gjithe spektrit politik dhe shoqerise civile shqiptare per tu integruar ne strukturat euro-atlantike jo vetem si qytetare, por si komb me vlera morale kombetare, te cilat duhet te perbejne fondin e parevokueshem te trashegimise së qyteterimit modern shqiptar ne fillimin e mijevjecarit te trete përkrah gjithe kombeve te tjera europiane.


Perse eshte shndërruar ne domosdoshmëri nevoja e hartimit te nje marrëveshjeje mbi Vlerat Morale te Kombit Shqiptar?

Domosdoshmeria e hartimit dhe miratimit te Vlerave Morale Themelore, behet nje imperativ mbështetur ne gjendjen reale te vete kombit shqiptar. Ai sot jeton ne dy shtete shqiptare si shumice dhe ne tre shtete te tjera me rolin e popullit shtetformues apo te pakicave nacionale.

Eshte nje realitet i panjohur ne asnje prej vendeve te Bashkimit Europian. Si i tille para se te behet i njohur institucioneve te BE, eshte e nevojshme te sendërtohet dhe individualizohet e perbashketa e tij.
Ky realitet unikal, kërkon harmonizimin e përpjekjeve per konsolidimin e lirive dhe te drejtave demokratike te shqiptareve si qytetare kudo qe ata jetojne me njohjen, ruajtjen, respektimin dhe pasurimin e vlerave morale kombetare te kombit shqiptar te cilit ata i perkasin.



Hyrje

Materiali qe po i paraqitet opinionit publik dhe politik shqiptare kudo qe ai ndodhet, eshte i papërfunduar, pra eshte nje Projekt. Duke qene Projekt-Platforme, dokumenti i meposhtem, perben nje ftese publike per spektrin politik dhe shoqerine civile shqiptare ne Prishtine, Tirane, Shkup, Tetove, Presheve, Ulqin, diaspore etj, per te diskutuar lidhur me vlerat themelore morale kombetare te kombit shqiptar.


Cili eshte Synimi:

Synimi yne themelor eshte qe Vlerat Morale Nacionale te shqiptareve, duke u pranuar vullnetarisht nga te gjithe, te behen detyrimisht te respektueshme nga strukturat dhe subjektet politike dhe sociale te shoqerise shqiptare, pavaresisht nga interesat partiake, konkurenca politike apo nga rotacioni i pushtetit.


Cila eshte metodologjia e ndjekur per hartimin e kësaj Projekt-Platforme?

Metodologjia e ndjekur eshte hulumtimi dhe gjetja e atyre Vlerave Morale qe i kemi te perbashketa si komb, pa mohuar dallimet politike si parti. Pra eshte ndjekur parimi: Te dallueshem ne Alterantivat Politike dhe te unifikueshem ne Vlerat Morale Kombetare.
ProjektPlatforma nuk mohon vlerat qe na dallojne si antare dhe simptizante te partive te ndryshme politike dhe as programet Politike dhe Kodet Etike te ketyre partive. Ajo vetem pohon Vlerat Morale qe na bashkojne si shqiptare dhe si komb.


Cila eshte filozofia Politike e kësaj Projekt-Platforme?

Synimi i kombit shqiptar per tu integruar ne Bashkimin Europian parakupton edhe njohjen e filozofise Politke te Traktateve mbi te cilat eshte ngritur dhe funksionon ky bashkim. Nje komb modern aq sa pranon diversitetin dhe pluralitetin e alternativave zhvillimore apo Kodet e respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, po aq konservon njemendesine e Vlerave Morale Themelore te tija te cilat e bejne te dallueshem dhe te respektueshme nga kombet e tjere.
Europa e bashkuar ne te cilen synon te integrohet edhe kombi shqiptar, para se gjithash eshte nje bashkim vlerash morale te kombeve te ndryshem qe jetojne te bashkuar me njeri tjetrin, por me identitetet dalluese nga njeri tjetri dhe te respektueshme prej njeri tjetrit.
Mareveshja e Vlerave Morale te Kombit Shqiptar pranon globalizmin si filozofi boterore dhe synon te jete aktive ne kete filozofi. Thelbi i saj eshte: Te mendojme globalisht duke u identifikuar kombetarisht.



Kujt i drejtohet kjo ProjektPlatforme?

-Mbeshtetur mbi arsyet e mesiperme, bejme publike Dokumentin e meposhtem.
Ftojme te gjithe pjestaret e shoqerise shqiptare, Akademite e Shkencave dhe akademiket ne Tirane, Prishtine, Shkup etj, ftojme gjithe inteligjencen e kombit shqiptar, ftojme faktorin politik shqiptar, ftojme median e shkruar dhe ate elektronike shqiptare per te hartuar dhe miratuar sebashku Marreveshjen e Vlerave Themelore Morale te Kombit Shqiptar.








(Projekt-Marreveshje)

Pranohen si referenca themelore të perbashketa, te kombit dhe te shoqërisë civile pluraliste shqiptare ne Tirane, Prishtine, Shkup, Tetove, Presheve, Ulqin, Filat; vlerat e meposhtme:

-Vazhdimesia e panderprere etnokulturore, historike dhe shpirterore e shqiptareve dhe kombit shqiptar ne truallin e vet, prej lashtësisë deri me sot.

-Qendresa historike dhe lufta e kombit shqiptar per liri dhe dinjitet kombetar ne periudhën e Skënderbeut, Beselidhja e Lezhes dhe bashkimi i shqiptareve per te mbrojtur vlerat e qyteterimit te te pareve.

- Platforma politiko-ideologjike Kombetare e Rilindjes dhe roli historik perbashkues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

-Konsiderohet Vlere Morale Kombetare kryengritjet e shqiptareve ne vitet 1910-1911, te cilat rizgjuan ndergjegjen kombetare dhe I happen rruge Pavarsise se Shqiperise

-Konsiderohet vlerë themelore morale kombëtare dhe konkluzion politik epokal i popullit shqiptar, shpallja e shtetit te pavarur shqiptar, njohja dhe afirmimi nderkombetar i tij, pranimi I 28 Nentorit 1912 nga te gjithe shqiptaret si dita e mevetesimit te tyre, pavarsisht konferencave te zhvilluara me vone ne dem te shqiptareve.

-Mbajtja e Kongresit te Lushnjes, fillesat e pluralizmit politik dhe përvojes parlamentare gjate viteve 1921-1924, perpjekjet per konsolidimin e institucioneve dhe administrates politike, kontributi dhe pervoja per ndertimin e shtetit në vitet 1921-1939, lufta dhe perpjekjet e popullit shqiptar per demokraci gjate kesaj periudhe.


-Lufta mbarekombetare e Vlorës e vitit 1920 dhe Periudha e rezistencës në Kosovë në vitet 1920-1930

-Antifashizmi i shfaqur nga kombi shqiptar ne teresi gjatë Luftes se Dyte Boterore 1939-1944, rreshtimi i tij ne krahun e aleances fitimtare te luftes së dytë boterore, vleresimi i Shqipërisë si “fuqi shoqe’ ne Konferencen e Paqes se vitit 1946.

-Vlerat e krijuara nga kombi shqiptar ne Tirane, Prishtine, Shkup ne vitet 1945-1991, kontributi i brezit antifashist në vitet e para të pasluftes se dyte boterore per rindertimin, emancipimi social e kulturor, konvergjenca materiale dhe shpirterore e kombit shqiptar si proces vetepohimi, perpjekjet dhe pervoja per konsolidimin e shtetit, lufta dhe perpjekjet per hapsire demokratike pluraliste dhe ruajtjes se identitetit nacional.

-Konsiderohen Vlera Morale Kombetare, ngjarjet e medha te viteve 1968 dhe 1981 ne Prishtine, Tetove, etj

- Konsiderohen Vlera Morale Kombetare, vendosja e pluralizmit politik ne Tirane, Prishtine e Tetove ne fillim te viteve 90-te, legalizimi i besimeve fetare ne Shqiperi, kontributi i faktoreve politike dhe sociale te shoqerise pluraliste shqiptare per konsolidimin e demokracise, perpjekjet per realizimin e plote dhe te gjithanshem te te gjitha lirive dhe te drejtave te njeriut, per ndertimin e shtetit ligjor demokratik te se drejtes, per integrimin e kombit shqiptar ne strukturat euro-atlantike.

- Lufta shekullore e kombit shqiptar ne Kosove, rezistenca paqesore dhe e armatosur per ruajtjen e vlerave morale dhe identitetit nacional.
Kurorezimi i ketyre përpjekjeve ne vitet 1998-1999 nen udheheqjen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves si dhe me ndihmen dhe mbështetjen e alences euroatlantike, njohja nderkombetare e se drejtes se shqiptareve per vetvendosje. Shpallja e pavarsise se Kosoves, rikonfirmimi i solidaritetit dhe kohezionit kombëtar nepermjet sentences: Nje Komb Nje Qendrim

-Lufta shekullore e popullit shqiptar ne trojet e veta ne Maqedoni, kryengritja shqiptare e vitit 2001, njohja e shqiptareve si popull shtetformues dhe forcimi i kohezionit kombëtar te shqiptareve duke respektuar gjeopolitiken rajonale dhe apiraten kombetare

- Traditat perparimtare kulturore te historise se vjeter, te mesme dhe te re te kombit shqiptar ne fushen e artit, letersise, muzikes etj, Kongresi i Manastirit, njehsimi i alfabetit dhe gjuhes shqipe, pasurimi dhe ruajtja e tipareve kulturore etnodalluese, pohimi i identitetit kombetar ne jeten shpirterore, aftesia gjenerative e kultures shqiptare dhe kontributi i saj ne thesarin evropian dhe boteror.

-Konsiderohet Vlere Morale pluralizmi fetar i kombit shqiptar dhe shkalla e larte e zhvillimit te tij si nje nder pasurite me te medha morale edhe te vete Europes se bashkuar

-Konsiderohet Vlere Morale Kombetare kontributi i kombit shqiptar ne clirimin dhe zhvillimin e kombeve fqinje te tij

-Konsiderohet Vlere Morale, respektimi shekullor nga kombi shqiptar i kultures, etnise, traditave kulturore dhe shpirterore te kombeve fqinje me ate, i pakicave nacionale dhe vlerave te tyre.

-Konsiderohet Vlere e përhershme Morale Kombetare, e drejta e kombit shqiptar per te jetuar ne nje shtet te vetem. Sanksionimi i kësaj Vlere ne Kushtetuten e Shqiperise e institucionalizon ate.

-Keto dhe vlera te tjera te pranuara me konsensus nga spektri politik dhe shoqeria civile shqiptare, perbejne nje fond te parevokueshem te trashegimise morale dhe civilizuese te qyteterimit modern shqiptar ne fillimin e mijevjecarit te trete

-Ato jane vullnetarisht te pranuara nga te gjithe dhe detyrimisht te respektueshme nga strukturat dhe subjektet politike dhe sociale te shoqerise shqiptare, pavaresisht nga interesat partiake, konkurenca politike apo nga rotacioni i pushtetit.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Tetor 2009 16:14
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
junkie
Anetar i ri

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: andej kendej
Mesazhe: 1

Ky Koco qenka i coroditur!!
Kerkon te hartoje dhe miratoje (LOOOOL) vlerat themerole kombetare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2010 07:16
junkie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė junkie Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me junkie (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: junkie Shto junkie nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto junkie nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Marreveshje e Kombit Shqiptar per Vlerat Themelore Morale te tij

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.