Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!!
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!!

Duke u nisur nga nje liber i Francesco Alberoni-t "Renia ne dashuri dhe dashuria", mendova te ndaj disa pjese kyce te librit bashke me JU!
Cuditerisht, analizen qe i ben autori "dashurise" eshte edhe filozofia ime.

C'do te thote te biesh ne dashuri? A eshte renia ne dashuri nje revolucion? C'fare jane deshira, xhelozia, pasioni?
A mund te biesh ne dashuri me dy vete njeheresh?

Ketyreve pyetjeve u pergjigjet Pr.Alberoni duke perkufizuar kategorine e "dashurise ne lindje e siper".Kjo faze e dashurise, qe studiohet e saktesohet per here te pare prej tij, eshte themelore per te kuptuar procesin e renies ne dashuri.

Ky liber me siguri do te lere te pakenaqur tre kategori njerzish: ata qe levizin brenda orbites utilitariste-pragamtiste; ata qe gjenden brenda kuadrit te sistemeve ideologjike, si katolizmi,islamizmi e marksizmi; dhe se fundi, ata qe po i bejne sot procesin ciftit heteroseksual, si psh feministet.


C'do te thote te biesh ne dashuri?
Do te thote te perjetosh gjendjen ne lindje e siper te nje levizjeje kolektive te perbere nga dy vete.
Ky percaktim mund te sillej ne perfundim te nje hulumatimi te hollesishem faktesh e interpretimesh.Parapelqeva ta ve ne fillim qe te na sherbej si udherrefyes gjate ketij udhetimi te shkurter neper nje leme qe e njohim te gjithe, sepse e kemi perjetuar si pervoje te drejtperdrejt, po megjithate na duket kaq enigamitk e i pakapshem.Duke u mbeshtetur te ky perkufizim, renia ne dashuri trajtohet ne menyre te re , sipas nje kendveshtrimi te ndryshem nga ai qe kemi trashiguar nga psikologjia, nga sociologjia e nga vete arti.
Nuk ndodh cdo dite te biesh ne dashuri, kjo gjendje ,uk eshte nje dukuri e perditshme, as nje sublimim i seksualitetit e as nje teke e imagjinates.Por nuk eshte as nje dukuri sui generis, qe s'pershkruhet dot,dicka hyjnore apo djallezore.
Kjo dukuri mund te perfshihet si "klase kolektive".
Renia ne dashuri megjithese eshte nje levizje kolektive, lind vetem midis dy personave;horizonti i perkatesise se saj,cfaredo vlere universale te paraqese,del se eshte i plote vetem kur perbehet nga dy persona.Kjo eshte arsyeja e vecorise specifike te saj,e rrallise se saj, cka nxjerr ne pah disa tipare qe shquajne ne qartesi.
Tani le te kuptojme se c'eshte kjo dukuri kolektive, sic eshte renia ne dashuri.Per ta bere kte duhet te analizojme pervojen e saj, te nxjerrim ne pah menjehere te pakten njeren prej vetive te saj me te spikatura.Kjo do te thote edhe qe ti shmangemi mendimit te kohes, i cili renies ne dashuri nuk i njeh nje status te ndryshem nga jeta e perditshme dhe nga sexualiteti.Per kte arsye, per ta hedhur poshte kte menyre te menduari qe fsheh problemin, do te nisemi pikerisht nga sexualiteti,po duke vene ne pah qe edhe ktu del ne pah nje ndryshim:ka gjera te zakonshme e gjera te jashtezakonshme.Renia ne dashuri- si te gjitha levizjet kolektive- hyn ne regjistrin e dukurive te jashtezakonshme.
Sipas nje mendimi mjaft te perhapur ndryshimi midis sexualitetit njerezor dhe shtazor lidhet me faktin qe ky i dyti eshte ciklik, shfaqet vrullshem ne stinet e ciftzimeve dhe pastaj zhduket.Te njeriu, perkundrazi ,thuhet se deshira sexuale eshte dicka e vazhdushme, perhere e pranishme dhe e vrullshme.Kur nuk shfaqet keshtu, kjo ndodh ngaqe eshte e ndrydhur.Prandaj sexualiteti futet ne po ate klase te "nevojave" te tjra, si gjumi apo ngrenia, dicka e pranishme vazhdimisht ne sasi pak a shume te rregullt, dite per dite.Ky koncept eshte perhapur me thjeshtezimin e psikoanalizes.
Ne shume studime del qe burrat dhe grate kane nje numer te kufizuar raportesh sexuale ne jave,mjaft te shkurter dhe pothuajse gjithmon me te njejtin partener.Pra, del se sexualiteti eshte i vazhdushem, i paket dhe jo kaq i dendur; pak a shume si te ngrenit e te piret.Por ama mbetet pershtypja se nuk duhet te jet keshtu dhe qe duhet te jet krejt ndryshe.Ku mbeshtet kjo bindje?
Mua me duket se pergjigja eshte kjo; gjate jetes se tyre te gjithe burrat e te gjitha grate kane pasur periudha ne te cilat pervoja sexuale ka qene e dendur,e vrullshme, e jashtezakonshme, qe i ka ngritur peshe e qe ata do te deshironin te vijonte gjithnje keshtu.Kto periudha te jashtezakonshme merren si nje matese e sexualitetit te eprditshem,te rendomte, qe hulumohet ne studimet demoskopike,sexualitet qe ne jetojme pothuaj vazhdimisht.
Po te thellohemi seriozisht ne faktin se te gjithe ne,kemi kaluar pervojen e periudhave te shkurtra te nje sexualiteti te jashtezakonshem dhe te periudhave te zakonshme, arrijme ne perfundimin se, ne realitet, edhe tek njeriu sexualiteti nuk eshte dicka e vazhdushme, si te ngrenit e te piret.Ai eshte dicka qe e kemi aty perhere, si "nevojat" " e tjravetem ne trajten e vet te zakonshme, por merr nje trajte dhe vrull krejt tjeter, te jashtezakonshem, ne disa periudha te caktuara, ne periudhat e dashurise.
Njeriu nuk ka nje cikel biologjik te sexualitetit, ai shfaqet me hope dhe praqitet me tere mrekulline e vet vetem ne periudhat e dashurise.Ne kto peridha sexualiteti eshte i pashterrshem e magjithate plotesisht shpagues.
Atehere ne jetojme vazhdimisht, per dite te tera te perqafuar me njeriun e dashur dhe jo vetem, nuk i numurojme aspak"mardheniet sexuale" dhe kohezgjatjen e tyre por cdo veshtrim e cdo kontakt, cdo kontakt,cdo mendim per te dashurin ka nje force erotike njeqind, njemije here me te fuqishme se ajo e nje"mardhenije sexuale" te zakonshme.

vijon...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 09:00
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Ne kto periudha e gjithe jeta jone fizike e shqisore shperthen,mprehet,behet me intesive,fillojme te ndiejme kundermime te panjohura me pare,te perceptojme ngjyre e drita qe zakonisht s'i veme re.
Zgjerohet dhe jeta jone intelektuale,sepse rrokim marredhenie qe me pare per ne ishin te erreta.Nje gjest, nje veshtrim,nje levizje e njeriut te dashur na peshperit ne thellesi, na flet per te, per te kaluaren e tij,si ka qene femije;kuptojme ndjenjat e tij,kuptojme ndjenjat tona.Te tjeret, si dhe ne veten tone,kapim atyperaty c'eshte e sinqerte ose jo,sepse jemi bere vete te sinqerte.Po,sidoqofte,dime te krijojmenje univers fantazirash ne te cilin nuk lodhemi kurre se kerkuari te dashurin tone.Sexualiteti shperthyes,deshira per t'u kenaqur vete e per te dhene kenaqesi,perfshin gjithckaqe ka i dashuri;ne dashurojme gjithcka te tijen,madje brendesine e trupit te tij,melcine e tij,mushkrite e tij.
Atehere raporti sexual kthehet ne nje deshire per te qene brenda trupit te tjetrit, per te perjetuar me te nje shkrirje qe eshte trupore,po qe vazhdon si dhembshuri per dobesite e njeriut te dashur,per naivitetet,per te metat e papersosmerite e tij.Ne kte rast ne dashurojme dhe nje plage te tij,te shfytyruar nga embelsia.
Por te gjitha kto i drejtohen nje personi te vetem dhe kane te bejne vetem me te.Ne fund te fundit s'ka rendesi kush eshte ai, por faktiqe,duke rene ne dashuri,lind ajo force e papermbajtese qe synon drejt shkrirjes tone dhe eben secilin prej nesh te pazevendesushem,unik per tjetrin.
Por nuk eshte keshtu:mjafton nje largim, nje ndarje e shkurter per te na bindur se ai sjell dicka krejt tjeter,dicka qe na ka munguar dhe qe na eshte zbuluar permes atij, qe pa te nuk do ta gjenim dot kurre.Madje, shpesh,mund te percaktojme nje detaj;duart,formen e gjoksit,nje perkulje te trupit,zerin, dicka krejt te parendesishme por qe simbolizon ndryshimin dhe te qenit unik te eprsonit.Eshte "shenja","karizma".Erosi,sexualiteti i jashtezakkonshem eshte monogamik.
Sexualiteti i jashtezakonshem shfaqet ne castet kur vrulli jetesor kerkon rruge te reja e te ndryshme.Atehere sexualiteti behet mjeti me te cilen jeta gjurmon caqet e asaj cka eshte e mundshme,horizontet e fantazise dhe te natyres:gjenden ne lindje e siper.
Ky sexualitet lidhet me inteligjencen e fantazine,me entuziasmin,pasionin, dhe shkrihet me to.Po natyra e tij eshte te perbyse ,te ndryshoje,te thyeje lidhjet e meparshme.Megjithse kufizohet ne dy persona,erosi eshte ne force revolucionare.Dhe ne jete ndodhin pak revolucione.
Per kete arsye sexualiteti i jashtzakonshem nnuk mund te ndillet sipas deshires tone.Ai shenon kthesat tona ne jete apo perpjekjet per te bere nje kthese, prandaj eshte edhe i rrezikshem.Eshte per ne aspirate e panderprere dhe burim i perhershem malli, e magjithate ne i druhemi.Per tu mbrojtur,perdorim te njejten fjale me te cilen tregojmeerosin dhe secualitetin e perditshem,shkurt,etjen dhe urine per seks,per te cilin bejme kerkime demoskopike duke zbuluar gjithmon te njejtat gjera qe dinim prej kohesh,por qe na qartesojne,sepse na thone qe edhe te tjeret jetojne te njejten "varferi seksuale", prapikerisht rutinen tone te perditshme.
Mirpo studimet sherbejne edhe per te na mashtruar.Madje e bejne kete kur na tregojne se si mund ta shtojme lumturine tone duke kaluar,psh nga 4 deri ne 10 mardhenje seksuale , madje me te zgjatura ne kohe e c'eshte me nxitese,me disa persona te ndryshem.Na mashtrojne sepse kur veprojme brenda seksualitetit te zakonshem,te kesh raporte me te njejtin person apo me 98 persona te ndryshem eshte e njejta gje.Dhe kush e ka provuar e di kte , ngaqe zakonisht e ka provuar pikerisht kur ka dashur te zevendesonte personin unik qe,i vetem,do te kish mundur t'i jepte plotesine dhe paqen, ne ato intervale kohe qe,nga kendeveshtrimi subjektiv jane caste perjetesie.
Meqe jemi mesuar ta masim cdo gje me njesine e kohes fizike te sahatit,harrojme se ne seksualitetin e jashtezakonshem te dashurise koha eshte tjetersoj.Ne budizmin japonez,per te treguar dy format e jetes se lumtur perdoren fjalet "nin" dhe "ten".Nin eshte bota e paqes dhe e qetesise se perditshme,Ten eshte casti i jashtezakonshem i emocionit dhe i dashurise.Prandaj,'nin-i' eshte gezim,dhe nje dite 'nin' i pergjigjet nje vit botes se shqetesuar.Por nje dite 'ten'i pergjigjen nje mije ose dhjete mije vite kohe.Madje ne gjendjen ne lindje e siper kemi perjetesimin e sa tashmes.Dhe,kur e humbasim dashurine tone,pritja e nje ore kthehet ne pritje vitesh ose shekujsh dhe malli per castin e perjetesise na shoqeron pergjithmone.

Vijon...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 18:08
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

oj shoqe imen per Natale e gjeke kete teme ti ...me duhet me shkrujt leter tjeter Natales imen ...bota po digjet kjo akoma ke dashnia ..
Renia ne dashuria varet nga personi une bie ne dashni sa here qe luan Juventus ...dashuria eshte ajo qe sa here humbet qaj ....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 18:14
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
oj shoqe imen per Natale e gjeke kete teme ti ...me duhet me shkrujt leter tjeter Natales imen ...bota po digjet kjo akoma ke dashnia ..
Renia ne dashuria varet nga personi une bie ne dashni sa here qe luan Juventus ...dashuria eshte ajo qe sa here humbet qaj ....





Ehe, une jam ne boten time...Mos me çorjentoni me gjona boshe. :p

Prit se ka surpriza dashuria.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 20:40
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




Ehe, une jam ne boten time...Mos me çorjentoni me gjona boshe. :p

Prit se ka surpriza dashuria.



Treni im nisesh ne 7 pa 5 o cecila imen iku nuk kam se cfare pres ma

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Dhjetor 2009 21:11
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

...
Kur bie ne dashuri, edhe njeriu me i papergatitur eshte i detyruar te shprehet e te perdore gjuhen e poezise,e shenjtimit e te mitit.Mund te duket pak qesharake por keshtu ndodh.Kjo ndodh ngaqe shenjterimi e miti krijohen gjithashtu nga pervoja e jashtezakonshme e cila eshte e perbashket per levizjet e ndryshme,pra nga gjendja ne lindje e siper.Psalmet e Davidit,poezia mistike e Rumise ose Dantes,poezia e Nerudes apo e Quasimodos kane objekte dashurie te ndryshme.Te Rumiu eshte zoti,per Danten nje shperfytyrim mistik i gruas,per Neruden e Quasimodon atdheu,shoket,miqte.Por toni,shpresa,kuptimi i fatit,ethosi,jane te njejte...
Le te bejme nje hap mbrapa.Para se te binte ne dashuri,c'mardhenie kishte ndermjet individit dhe familjs te tij,klases se tij,kishes se tij,bashkeshortit,etj, pra, cfare do te thyhet nga renia ne dashuri? Mund te mendojme se ne fillim ka qene nje mardhenie e kenaqshme ose te pakten e pranushme,qe gjykohet normale, e perligjur.Sigusrisht ne te gjitha mardheniet njerzore,ka gjithnje nje doze pak a shume te madhe pakenaqesie,zhgnjeimi,ka perhere nje dyvlersshmeri.Brenda ne familjes se vet femija e do babain e nenen, do vellezrit, do familjen si njesi.Familja eshte nje objekt kolektiv dashurie.Po familja eshte edhe nje vend shqetesimesh e zhgenjimesh,mllefesh,merish dhe agresiviteti.Si objekt dashurie po dhe agresiviteti,familja pra eshte e dyvlershme.Freudi ne baze te psikologjise se tij ka vene dyvlershmerine.Kompleksi i Edipit eshte shfaqja e dyvlershme ndaj babait e nenes,qe sigurisht duhen po edhe urrehen.Po ky mllef i fshehur dhe kjo urrejtje nuk shprehet haptas.Megjithate dyvlershmerine,figura e babait, e nenes,e familjes mbeten pozitive.Kjo, sepse brenda kemi deshiren(nevojen) per ta ruajtur sa me te paster e te paperlyer(jo te dyvlershem) objektin e dashurise tone.
Figura qe krijon femija per familjen e tij eshte nje figure sa me e persosur.Ai ben c'eshte e mundur per ta ruajtur te persosur para syve te tij.Per t'ia dale kesaj,ai meson te marre mbi vete agersivitetin,ta perpunoj si ndjenje faji(depresion) dhe nga ana tjeter te shpjegoj papersosmerine qe sheh duke ia atribuar armikut...
...Duke vazhduar metaforen,ne fillimkerkon vetem te hershmet,pastaj kokrrat,me vone faren dhe se fundi vetshkatarrimin.Mbingarkesa depresive e paraprin te gjitha levizjeve kolektive ashtu si dhe renies ne dashuri.Perpara veteshkatarrimit edhe frika meket,gjithcka qe qe perjetuar si tundim qe duhej shmangur tani shihet ne nje drite tjeter.Mos valle ka jete edhe ne kto tundime? Mos ndryshimi qe paraqesin nuk qenka kaq i keq sac thuhet? Ky proces vazhdon deri ne nje prag,pertej te cilit erosi shprethen me vrull jashte nga strukturat e zapton zonat e ndaluara,dhuna e duruar perbrenda per shume kohe,veshon edhe ajo e papermbajtshme dhe i thyen rregullat qe i mbanin te burgosur e i shkatarron ato: kjo eshte gjendja ne lindje e siper.
Tani te dyja kto forca çlirohen.Njera,erosi, duke perfaqesuar fuqishem me forcen e vet objektet e reja,qe i shnderron atyperaty ne ideale; tjetra, dhuna,duke prere çdo lidhje me kufizimiet deri atehere te duruara e te pranuara.Kjo eshte nje pervoje çliruese,pervoja e nje jete te plote,e lumturise.C'ishte vetem mundesi,tani realizohet dhe shfaqet i kulluar objekti i erosit,objket qe nuk eshte i dyvlefshem ,ne te cilin detyra dhe kenaqesia perputhen,ne te cilin shuhet çdo tehuajesim.

Vijon...

Renia ne dashuri eshte ndarje e asaj qe ishte e bashkuar dhe bashkim i asaj qe ishte e ndare;...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2009 08:43
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Interesante si liber dhe autori duket se ka njohuri te gjithaneshme duke e trajtuar temen ne te gjitha menyrat e mundeshme.
Mendoj se kjo teme mund te pershtatet edhe tek psikologjia e filozofia.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2009 09:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Renia ne dashuri eshte ndarje e asaj qe ishte e bashkuar dhe bashkim i asaj qe ishte e ndare; por nje bashkim qe kryhet ne menyre te posaçme,sepse ai paraqitet si alternative strukturore ndaj nje marrdhenie te strukturuar.Struktura e re e sfidon te vjetren qe ne rrenje,e neperkemb si diçka pa vlere.Paralelisht krijon nje bashkesi te re mbi bazen e nje vlere absolute dhe nje te drejte absolute,rreth kesaj te drejte organizon çdo gje tjeter.Ky riorganizim nuk ndodh ne nje çast,eshte nje prçes.Ajo eshte shfaqja e objektit te paster te erosit.Ai na shfaqet si zbulese, si revelacion.
Mirpo renia ne dashuri nuk permblidhet te ky çast,ajo eshte nje proçes ne te cilin objekti i paster i erosit qe eshte shfaqur brenda nje çasti zhduket,po pastaj shfaqet serish me i pasur,me konkret e na imponohet.Kur biem ne dashuri,per nje kohe te gjate kerkojme ta bindim veten se nuk eshte e vertet.Pasi kalon çasti ne te cilen ka ndodhur ngjarja e jashtezakonshme,ne kthehemi ne jeten e perditshme dhe mendojme qe do te kete qene dicka kalimtare.Por,per habine tone,na kthehet ne mend dhe krijon nje deshire,nje brengosje qe shuhet vteem kur i degjojme zerin ose kur e shohim ate njeri.Pastaj zhduket serish,e bindim veten qe ishte nje joshje e qe s'ka me rendesi.Nqs kjo deshire shfaqet e rishfaqet serish dhe na imponohet,atehere kemi rene ne dashuri.
Renia ne dashuri eshte nje proçes ne te cilin personi tjeter me te cilin jemi takuar dhe na eshte pergjigjur, na imponohet si objekti plote i deshires.Ky fakt na ben te riorganizojme cdo gje,te rishikojme gjithçka,para se gjithash te kaluaren tone.Ne te vertet s'eshte aq fjala per ta rishikuar,por per ta rindertuar ate,me pak fjale per te rilindur.Gjendja ne lindje e siper (e renies ne dashuri) ka kte veçori te jashtzakonshme:rinderton te kaluaren.
Ne jeten tone te perditshme nuk mund ta rindertojme te kaluaren.E kaluara jone ekziston bashke me zhgenjimet, me keqardhjet e hidherimet e saj.Kur kthehemi me kujtese te e kaluara,kerkojme te sherojme plage qe kane mbetur te hapura.
Pse s'me kane dhene ate per te cilen kisha nevoje? Pse kaq lodhje,kaq vuajtjee si perfundim vetem mosmirnjoheje?Pse ai qe kam dashur shume s'me ka dashur aspak dhe mua me eshte dashur te kunderveproj me zemerim,me mllef per ta hequr nga mendja? E kaluara jone na ndikon ne ndergjegje.Ne mbrohemi nga ajo me harresen,me shkujdesjen,me largimine shtytjen e saj perbrenda ne pavetedije.Por, siç thoshte Freudi,pavetedija eshte e pavdekshme.Nietzsche fatkeqesine njerezore e lidhte me shpirtin e hakmarrjes,ndersa hakmarrja eshte urrejtja per te kaluaren tone,per ate qe nuk mund te ndryshohet."Qe koha te mund te kthehet mbrapsht,ky eshte obsesioni i saj" thote Zarathustra,'keshtu paska qene', ja se si quhet shkembi te cilin vullneti s'e leviz dot nga vendi".Por nepermjet mbinjeriut,Zarathustra premton çlirim."Te çlirojme ata qe s'jane me e ta shderojme ate qe quhet 'keshtu paska qene' ne 'keshtu desha te ishte',vetem ky mund te jete çlirim per mua!" E pra, ajo qe Nietzsche premton me mbinjeriun eshte pikerisht ajo qe ndodh gjate gjendjes ne lindje e siper:historizimi.
Njerzit qe kane rene ne dashuri (shpesh te dy sa bashku) rikujtojne te kaluaren e tyre konstatojne qe ajo qe ka ndodhur,ka ndodhur ashtu sepse ne ate kohe kane bere vete disa zgjidhje,kane dashur vete dhe tani nuk duan me.E kaluara nuk fshihet e nuk mohohet,po asaj i hiqet cdo vlere.E kaluara na duket si parahistori kurse historia e vertet na fillon tani.Keshtu fashiten mllefet,keqardhjet,deshira per hakmarrje;s'ka pse te urrehet diçka e pa vlere,qe nuk ka rendesi.Te ata qe kane rene ne dashuri kjo pervoje shkakton shpesh ankthe,shqetesime.E dashura tregon te kaluaren e saj,per dashurite e saj per njeriun me te cilin eshte martuar apo jeton.Ne fillim flet me keqardhje ,nxjerr dufin e pastaj pak e nga pak,gati me dhembshuri:"Ajo",thote,"ka qene i lig me mua por me do dhe une kam dhembshuri per te,nuk dua ta bej te vuaj,deshiroj te jete i lumtur".Kto fjale tregojne nje shkeputje tanime te kryer sepse nuk ndihet me tension,s'ka me frike,s'ka me hakmarrje.Po mund te merren edhe si dashuri qe vijon e ndonjehere ngjallin xhelozi.Personi qe ka rene ne dashuri shpeshhere mund te vazhdoj te bashkejetoj me gruan (burrin) e vet,nese kjo gjendje nuk paraqet pengesa,pa keqardhje,madje me perzemersi.Fale dashurise se tij te re, e kaluara ka marre nje kuptim tjeter.Fundi i fundit,dikush mund te vazhdoje te ndjejdhembshuri per burrin apo gruan e vet pikerisht sepse ka rene ne dashuri.Ngallezimi i kesaj dashurie e ben te perzemert,te sjellshem,te mire.Zakonisht eshte tjetri s'e pranon kte gje,qe nuk beson,qe do personin e dashur te terin per vete.Meqe secili prej te dyve e kerkon kte ekskluzivitet e kte siguri,shpesh te dashuruarit thyejne shume me teper gjera se sa secili prej tyre do te kish dashur veç e veç...

Vijon...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2009 13:12
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Interesant...

Ne fillim mezi po e lexoja sepse sikurse thote edhe Piktori, eshte teme qe i perket me teper psikologjise ose filozofise... Nuk eshte shume e thjeshte te lexohet e kuptohet...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2009 15:30
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

...
Ngallezimi i dashurise se re i jep shkas edhe nje iluzioni tjeter.Ky ben qe i dashuruari te besoje se njerizit qe le pas vetes mund ta pranojne qetesisht,pa kundershtime,dashurine e tij te re.Ai tani nuk urren e nuk vuan me.Le te mbetemi miq,thote,dhe eshte i sinqerte.Madje ka deshire t'u tregoje te tjerve per dashurine e tij te re ngaqe tani e kaluara eshte larg,ska me gjurme keqardhjeje.Bashkesia e re qe po realizon mund ti pranoj gjerat e vjetra,mardheniet e dikurshme duke i shnderruar ato.Ka shume njerez qe para se te binin ne dashuri s'duronin prinderit apo femijet e tyre.Pasi bien ne dashuri kta persona zbulojne nje ndjenje dhimbshurie per ta;eshte pikerisht dashuria e tyre e lumtur qe i ben te rizbulojne kte ndjenje.Meqe s'kane me keqardhje,meqe si kane me borxh te shkuares besojne se te tjeret do veprojne po keshtu.
Megjithse mardheniet ishin keqesuar e acaruar dhe ne cdo gje vihej re veç urrejtje,renia ne dashuri behet shkas per te ngjallur te personi i braktisur nje deshire te papermbajtshme,te pabesushme: a thua se bie ne dashuri me njeriun i cili s'ka me nevoje per te e qe nuk vuan me per shkak te tij.
C'ka nuk e terhiqte me ne rutinen e perditshme ,kthehet e behet dicka thelbesore.Kjo gje behet e kuptushme vetem nese mbajme parasysh qe jetojme brenda institucioneve,brenda strukturave shoqerore.Humbja e partenerit do te thote humbje e gjithçkaje qe jemi,humbje e vlerave tona,e perfytyrimit per vetveten,te respektit per veten.Kush ka rene ne dashuri nuk arrin ta kuptoj se c'fyerje te tmerrshme i ben tjetrit,i cili s'mund t'ia fale.Per kte arsye, kur priste te gjente mirkuptimin,has mospranimin,deshperimin,ulerimat.Dashuria e tij kish bere qe bota t'i dukej me e mire,per te jeta eshte ngallezuese,ngjyrat jane te gjalla,sendet te bukura.
Erosi qe ka gjetur objektin e vet e largon tutje,si nje hije negativen,mosqenien.Pra kemi qenia eshte dhe mosqenia nuk eshte.Mirpo bota e jashtme ,strukturat shoqerore e copetuar nga levizja kolektive kundervepron duke thene jo,duke u kundervene:per to kjo e gjitha eshte nje humbje,eshte heqja e te drejtes per te ekzistuar.Babai i zhgenjyer ulerin ose mbyllet ne heshtje.Bashkeshorti qe tradhetonte vazhdimisht ,zbulon vleren e besnikerise.Bashkeshortja ca e shemtuar dhe e shkujdesur,perpiqet me cdo menyre te zbukurohet,ta afroje perseri bashkeshortin,t'i zgjoje interesin.Madje dhe njerzit qe e kane ndertuar raportin bashkeshortor mbi tolerancen seksuale,ngurtesohen dhe eperjetojne renien ne dashuri te tjetrit si nje fyerje per vdekje.Per kte arsye e pengojne duke mos e pranuar,duke i krijuar probleme te pazgjidhshme.
Cka ishte veç gezim, ata persona, ai burre, ajo grua, ata femije qe merrin vlere pikerisht nga dashuria ne lindje e siper,e pergenjeshtrojne perfytyrimin e rrezellites te nje bote qe thote"po",sepse pergjigjen "jo" dhe e vene perpara nje zgjedhjeje.
Zgjidh pra:" ja femijet,ja ate , ja vdekjen".Po dashuria s'ka lindur per te humbur femijet,nuk ka lindur per te vrare dike,s'ka lindur qe dikush te vuaj.Dashuria eshte rivendosja e nje bashkesie te re, e nje bashkejetese te lumtur,ne te cilen,ne çiltersine absolute te projektit te saj,duhet te gjejne vetveten te gjithe.Historia e renies se dashuri do jete historia e mospranimit te zgjedhjes dhe e aftesimit per te zgjedhur.
Eshte njesoj si t'i kerkosh nje nene,te ciles i kane grabitur dy femijet , te zgjedhe cilin prej tyre te vrasin.Nuk ka zgjidhje.Gjendjes ne lindje e siper i del gjithmon perpara dilema,te gjitha levizjeve kolektive u del perpara dilema,çdo renie ne dashuri has dilemen.
Dashuria synon ta ndaj ligjin nga personi;kerkon te vendos ligje te tjera,norma te tjera;nuk do t'i heq qafe njerzit,do qe t'i dashuroj.Ligjet flasin nepermejt personave,jane ata qe misherojne ligjet e lashta i kundervihen te drejtes se re.Nuk mund te shkelet ligji pa kaluar mbi personat qe misherojne, ja kjo eshte dilema.Dilema shfaqet vazhdimisht dhe e detyron renien ne dashuri te humbase 'pafajesine' e saj.
Ata qe duan ta çlirojne seksualitetin,deshiren dhe erotizmin duke perjashtuar ekzistencen e dilemes,duke etrajtuar si produkt historik,rrjedhoje e injorances,e sundimit te klases apo e nje edukimi shtypes etc.,bejne nje falsifikim mjeran.Sajojne nje ideologji ngushelluese.Eshte njelloj sikur dikush t'i thurte lavde revolucionit e pastaj ta perfytyronte si nje ftese te madhe te miqesise e dashurise.Ky eshte muaji i mjaltit i revolucionit,gjendja revolucionare ne lindje e siper.Po me pas levizja revolucionare has pengesa te brendshme dhe te jashtme, dhe duhet te zgjedhe.Duhet te shpresojme qe mos shkaktoj kerdi,nje det me gjak e egersi te tmerrshme,qe te mos perseris mizorite e Hitlerit,Stalinit,Pol Potit.Te mohosh se pafajesise entuziaste do t'i dale perpara dilema,do te thote te biesh ne irracionalizem dhe te ushtrosh dhune.Menyra se si perballohet dhe zgjidhet dilema eshte perkundrazi,historia e vertet e renies ne dashuri dhe e formimit te saj si projekt e institucion.

Vijon...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Dhjetor 2009 17:07
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.