Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Toka , Natyra dhe Mjedisi. > Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

A qėndron justifikimi zyrtar pėr ligjin e plehrave?

Ligji për plehrat, pas miratimit në Parlament, pritet të dekretohet ose jo nga Presidenti në datën 8 tetor. Justifikimi zyrtar për kalimin e ligjit për sjelljen e plehrave nga jashtë është “nevoja për plehra-lëndë e parë e bizneseve që merren me riciklim”. Nga ky vëzhgim që po botojmë sot del se ky motiv është i rremë, dhe me shumë gjasa, është thjesht koperturë për qëllime të tjera. Pse?

- E para, ata që riciklojnë plehrat shqiptare janë deri në fyt me “lëndë të parë shqiptare” nga një mekanizëm i vetëndërtuar që nis nga mbledhësit e plehrave e deri tek grumbulluesit dhe ricikluesit. Madje jo vetëm kaq, por mbi 40 përqind e mbetjeve që groposen në fushën e Sharrës janë të riciklueshme, ama vetëm 20 përqind e tyre arrijnë të riciklohen dhe 80 përqind e lëndës së parë të riciklueshme vetëm në Tiranë, ne e groposim. Me fare pak sforco, shteti “shqiptar” nëse do ishte vërtet i interesuar për “inestitorët shqiptarë të riciklimit” mund të shmangte groposjen e këtij 80% dhe t’u plotësonte atyre “kërkesat” nëse ka vërtet të tilla.

- E dyta, bizneset tona të riciklimit, nuk janë investime që përballojnë të gjitha fazat e riciklimit. Ato kryejnë njërën pjesë të procesit dhe pjesa tjetër e punës, bëhet në Kinë, Greqi etj. Por edhe sikur të ishin plotësisht të afta për procesin, si është e mundur që një vend si Italia (që bashkë me Gjermaninë dhe Zvicrën) ka industrinë e riciklimit më të sofistikuar në Europë të preferojë fabrikat shqiptare dhe jo ato të vetat?!

Atëherë lind pyetja: Nëse ne kemi vetë rezerva të mëdha ende të pashfrytëzuara për riciklim dhe nëse ricikluesit tanë ende nuk kryejnë të gjithë procesin e plotë, pse këmbëngulet kaq shumë dhe çfarë duan plehrat e Italisë dhe ato të vendeve të tjera të Europës në Shqipëri? Këtë e dinë më mirë plehrat me dy këmbë. Kurse ne dimë pasojat. E nisim nga më e vogla:

- E para, plehrat e huaja do vijnë këtu dhe do depozitohen. (Ligji i ri lejon depozitimin, gjë që më parë ndalohej). Male të tëra plehrash do krijohen gjoja “në pritje të riciklimit”. Jo më kot, Italia ka hartuar një studim të habitshëm për vendet dhe qytetet ku mund të ngrihen vend-grumbullime plehrash në Shqipëri. Të mos harrojmë që ajo është nën penalitete të forta nga BE për situatën e plehrave; pikat e mëdha të grumbullimit kanë mbyllur afatet e lejuara; asnjë qytet italian nuk pranon më të ngrejë pika të tilla afër.

- E dyta, dhe më e rënda, hapja ligjore e rrugës për hyrje masive plehrash, cilido qoftë justifikimi për to dhe sido që të quhen nga “ligjvënësit” idiotë e të shitur të Shqipërisë, krijon kushte për futjen në lojë të trafikantëve të mbetjeve të rrezikshme. A ka ndonjë që beson realisht se në doganat shqiptare mund të ketë seriozitet dhe efiçensë në kontrollin e plehrave? Shqipëria është një vend ideal për këta trafikantë. Kosto të ulta transporti, korrupsion i lartë, politikanë pa atdhe. Roberto Saviano, një njohës i jashtëzakonshëm i mafias na paralajmëron: “Çdo minierё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё vendshkarkimi mbeturinash, cdo fabrikё e braktisur do tju shndёrrohet nё njё magazinё plehrash. Italia po sheh, (dhe jo vetёm Italia mafioze), po sheh nё territorin shqiptar njё mundesi pёr mbeturinat. Sa mё shumё dёshirё do kete pёr tё bёrё kete nga ana e shqiptarёve, aq mё eksponencial ёshtё rreziku gjeografik, biologjik, natyror pёr Shqipёrinё. Pas pesё vjetёsh ne do tё takohemi pёrsёri dhe do tё themi se si vallё periferitё e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janё plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bёni shumё kujdes! Bёni kujdes me kёtё qё po ndodh!..”.

Po kujt i flet? Kush dëgjon më në këtë vend? Shpresojmë të dëgjoj së paku Presidenti në 8 tetor!

-shekulli-

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2011 19:33
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Se si me duket kjo teme Vizio, asgje me ty, por me temen.
Ne fakt tani nuk kam pare shume qe t'i hedhin bishtat e preshve nga penxherja. Kush e di ndoshta i bejne lakror.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2011 20:54
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

Referendum apo opozitė plehrash?

Biznesi i trafikimit ilegal të plehrave toksike, gjatë 15 viteve të fundit, ka helmuar territorin e Napolit dhe Kazertës. Fjala “helmim” nuk është figurë letrare, por fakt tragjik, duke patur parasysh se këto dy provinca kanë përqindjen e vdekshmërisë nga tumori, më të lartë në Itali.

Sipas një studimi të Mbrojtjes Civile, napoletanët dhe kazertanët, janë më shumë të prekur nga tumoret në mëlçi (4% burrat, 7% gratë), tumoret në stomak (5% burrat), keqformimet gjenetike mbi sistemin nervor (8% pa diferencë gjinie), dhe të aparatit uro-gjenital (14% pa diferencë gjinie).

Zinxhiri kriminal është i thjeshtë: industritë e veriut, sipas ligjit, duhet të paguajnë ndërmarrje të specializuara për bonifikimin e mbetjeve toksike të prodhuara nga makineritë e tyre. Kamorra napoletane, krijon ndërmarrje “fantazëm” duke premtuar trajtimin e ketyre mbetjeve me më pak se gjysëm çmimi. Në vend të trajtimit, grupi mafioz, falë fallsifikimit të letrave shoqëruese, gropos lëndët toksike në provincat e Napolit dhe Kazertës. Sipërmarrësit e veriut kursejnë mbi bonifikimin, kamorra pasurohet me ato para dhe ndërkohë helmon tokën e vet.
Pa asnjë skrupull.

Por toka është e kufizuar dhe Kamorra është gjithmonë në kërkim të hapësirave të reja ku të groposë mbetjet toksike. Organet e hetimit italiane, kanë vërtetuar se si trafiku i plehrave ështe zhvilluar edhe me vendet fqinje si Gjermani, Rumani deri edhe në Kinë (nëpërmjet kontenierëve).
Nëse administrata e këtyre shteteve ka qënë e pafuqishme përpara mafies italiane, sa shpresa kanë doganat tona të kontrollojnë me imtësi cilësinë e plehërave që do të importohen në bazë të ligjit 10463 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”?

Për të qënë të saktë, ligji nuk është dekretuar akoma nga Presidenti, pra nuk ka hyrë në fuqi, por pak shpresa ka që presidenca aktuale ta rikthejë në Parlament per rishqyrtim. Vetoja e Presidentit është e përkohëshme, sepse votimi i dytë e bënë dekretimin të detyrueshëm, por do ishte një akt kurajoje në dobi të kombit. Vështirë që zoti Topi, i cili kishte frikë nga gurët e militantëve të partisë së vet, ti futet kësaj rruge.

Pra, duke e marrë të mirqënë shpalljen e ligjit në Fletoren Zyrtare, e vetmja mënyrë për të shpëtuar edhe atë pak Shqipëri që ka ngelur, është referendumi popullor në bazë të nenit 150 të Kushtetutës.

Mjaftojnë 50 mijë firma të shtetasve me të drejtë vote, për të kërkuar referendum shfuqizues.

Të paktën te kemi mundësinë ti “bëjmë varrin vetes”, dhe të mos të lejojmë që varrin të na e bëjnë 69 politikanë.
Ndoshta e vetmja forcë e organizuar në gjëndje të mbledhi kaq shumë firma në pak kohë, është Partia Socialiste e cila, në këtë mënyrë, mund të lajë edhe mëkatin e kryer gjatë miratimit të ligjit, duke lejuar arritjen e kuorimit me qëndresën në sallën e kuvendit.

Ky diletantizëm politik (çudi që vjen nga një “ujk i vjetër” si Gramoz Ruçi), do falej nga një fushatë e gjerë informacioni mbi një çështje jetësore për gjithë shqiptarët. Do ishte e nevojshme një përgjigje zyrtare nga selia rozë, për të kuptuar njëhërë e mirë nësë rreziku i helmimit të populli të vet, nuk përbën prioritet për socialistët.

Nëse me të vërtet opozita është ndryshe, ka për detyrë të shfrytëzojë edhe instrumentin e fundit që kushtetuta i jep për të parandaluar shpërthimin e një bombe ekologjike që kërcënon themelet e brishta të Shqipërisë. Rama me shokë kanë mundësinë më të mirë për të luftuar për një kauzë të prekshmë dhe të drejtë. Përndryshe, nga bashkëfajtorë, do ktheheshin në bashkëpuntorë, dhe nuk do na ngelej veçse një thirrje:
Zoti na ruajt!


-Opinion: Shekulli -

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2011 18:07
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Thumbs up

PRESIDENTI NUK DEKRETON LIGJIN E PLEHRAVE

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për menaxhimin e mbetjeve duke argumentuar se ligji shkel Kushtetutën. Në motivacionin për kthimin e ligjit Topi thekson se krijimi i mundësive për importin e mbetjeve bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve.

“Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit.

Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për“minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, argumentoi Presidenti mbi kthimin e ligjit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2011 04:07
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Re: Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar

Te ruajme ndotjen?

Une per vete, pleherat i hedh gjithmone ne rruge, qe te kontriboj ne ruatjen e ndotjes.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2011 15:42
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul


Une per vete, pleherat i hedh gjithmone ne rruge, qe te kontriboj ne ruatjen e ndotjes.




Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2011 16:16
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

BE: Nuk ju detyruam ne pėr ligjin e plehrave

Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.


Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, ne nje interviste per Top Channel tha se nje ligj per menaxhimin e mbetjeve ishte vertet i nevojshem, por ‘ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene te vecanta, aq me shume per importin e mbetjeve’.


“Sic e dini, miratimi i ketij ligji ishte ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate europian. Ajo cfare duhet te kemi parasysh eshte qe Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk detyron ndokend qe te importoje mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se cfare ju duhet te importoni dhe ne cfare menyre t’i importoni. Keto norma apo rregulla europiane kane nje procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave ne pergjithesi, por me pas, ne kete rast, i takon vete vendit te percaktojne se cfare importon, si e importon dhe ju vendosni per kete sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn ne kete ceshtje, por ajo qe ne themi eshte se eshte e rendesishme qe te jete nje ligj i tille”, tha zedhenesi.


TCH: Nje ligj mbi menaxhimin e mbeturinave?

Peter Stano: Po, ligj per menaxhimin e mbeturinave dhe ka dispozita persa i takon importit, por sic e thashe, ne as inkurajojme dhe as detyrojme njeri qe te importoje ndonje gje, sepse kjo eshte dicka qe varet nga autoritetet shqiptare. U takon atyre te vendosin se mbi cfare kushtesh do te kete import, apo mundesite per te importuar plehra. Ajo qe ne theksojme eshte qe ju duhet te siguroni se zbatimi efikas i ligjit ze vend dhe per kete, ju duhet te keni kapacitete, duhet te kontrolloni per kete proces ate cfare i kalon vendit kur flitet per importin e mbeturinave, dhe se ju duhet te keni kapacitetet e nevojshme, sidomos ne dogana, apo ne autoritetin e kontrollit mjedisor.


TCH:Megjithese ligji u miratua me shumice te thjeshte, ne respekt te procedurave vendase, Komisioni nenvizon se Shqiperise i kerkohet gjate procesit te anëtaresimit qe te zhvilloje konsultime e debate te gjera konstruktive per ligjet qe kane te bejne me BE-ne.

“U miratua me shumicen e nevojshme sipas procedurave ne vend. Sidoqofte, ne theksojme se jo vetem ky ligj, por pergjate gjithe procesit te anëtaresimit, ligjet qe kane te bejne me BE-ne do te ishte mire te ishin objekt ose subjekt i nje dialogu te duhur kombetar nga te gjitha palet e interesuara nga kushdo qe shqetesohet apo qe eshte i perfshire ne njefare menyre me te. Eshte shume e rendesishme te paturit te nje dialogu te tille kombetar, apo te nje dialogu te gjere ne ceshtje te tilla te rendesishme, sepse keto lloj ceshtjesh u perkasin praktikisht te gjithe njerezve. Ato kane impakt ne jeten e cdo individi, ndaj ne inkurajojme me te vertet dialogun konstruktiv te te gjitha forcave politike. Ne kete kuader, mund te them se cdo qendrim partiak apo deklarate irrituese nuk prodhon atmosferen e favorshme, hapesiren, apo kushtet per dialog konstruktiv mes qeverise dhe opozites”, tha Stano.

I pyetur nese qendrimi kundershtues i Presidentit te Republikes, apo ai i opozites per te mos miratuar kete ligj, bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga MSA-ja, zedhenesi i Komisionit tha ‘jo’, madje sqaroi se Shqiperia nuk kishte as ndonje afat te percaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin.

“Jo, sepse kthimi i ligjit eshte e drejte kushtetuese e Presidentit, eshte e drejte e opozites qe ta kundershtoje ate, ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe te kete nje diskutim te duhur, respektim te sundimit te ligjit, cfare eshte kyce per cdo marreveshje te stabizilim asocimit. Por, MSA-ja nuk parashikon asnje afat kohor mbi ligjin e menaxhimit te plehrave, ajo cfare MSA-ja thote eshte vetem qe ne menyre graduale, ju duhet te pershtasni legjislacionin europian dhe kaq”, tha Stano.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2011 17:14
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Plehrat apo ndryshe mbetjet urbane ne shqiperi,jane problem shekullor ku kujtoj ne vitet e diktature dhe se isha femije plehrat hidheshin pertoke dhe pa ndergjegjesim e jo ma tash qe ne demokraci si ne shqiperi, ska asnje sens ndergjegjesimi..perkundrazi me keto mbetje urbane sot bota kapitaliste gjen resurse financiare teper te fota e me interes, pranadaj sduhet ti trembemi ketyre mbetjeve qe po vijn nga italia se me to vetem para bejme...ja prsh ne belgjike mbetjet riciklohen aq mire sa qe me 250shishe plastike coca cola,prej riciklimit te saj prodhohet nje veshje sportive si adidass...e kjo sjell vetem economie se sa ti lejme te treten ne toke ku vonojne te treten me dheun prej afro 80vjete.pra ekologjia ketu vetem interes ka.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Nëntor 2011 19:39
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Sot eshte "Dita e Tokes"

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re earthday12-hp-a.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 9 herė.

p.s. Foto, promotioni qe i ben Google sot, kesaje dite.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Prill 2012 08:24
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Po me habit pak ky Shkodrani me kohen e diktatures, se ne ne Tirane kemi patur nje tjeter pamje nga kjo qe tregon ai per Shkodren. Plehrat hidheshin ne kazanet e plehrave (te rrombullaket keta asaj kohe prej metali), letrat shiteshin (ne mos gaboj 16 lek te vjetra kilja), plastikat po ashtu (ne qendrat e grumbullimit, ku ne Tirane kishte gati nga nje per lagje), shishet ktheheshin ne dyqan kur blehej shishja tjeter e vajit, e rakise, etj., (po te thyhej apo ciflosej nje shishe bie fjala, nje muaj rresht ajo do kujtohej ne familje). Me nje fjale, asaj kohe diktature Shqiperia ishte vendi me ambientalist ne bote. Ky eshte fakt, jo reklame. Se harrova, edhe mobiljet e vjetra rishiteshin apo perpunoheshin, ose se fundi perfundonin ne sobe ne dimer, per ngrohje. Kishte asaj kohe gjithashtu ligje per problemin e plehrave, (jam nje nga te paket budallenj qe kane lexuar asaj kohe te gjithe ruridiksionin shqiptar).
Persa i perket impianteve te plehrave sot, keto jane te ndryshme, ka per ndarjen dhe riciklimin e tyre, ka njehkohesisht edhe per djegien e tyre, duke perfituar nje ngrohtesi te tille, e cila perdoret ose per te ngrohur ujin qe shkon ne kaloriferet e qytetarve ose per te vene ne pune turbinat qe japin energji elektrike. Vete kam punuar tre muajt e fundit si pleraxhi ne mbledhjen e letrave; keto i merr Kina me rreth 140 Euro tonin (letra e zakonshme) deri 200 Euro tonin (letra speciale), -cilesine e letres e ndajne aparaturat e ndryshme kur kjo kalon ne nje konvejer (rrip).

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Prill 2012 13:22
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Toka , Natyra dhe Mjedisi. > Te ruajme ndotjen e ambjentit shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.