Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Tregimi "Jehona e vogel "
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Tregimi "Jehona e vogel "

"...Në Shqipëri kam ardhur disa herë si punonjës britanik i ndihmave humanitare. Herën e tretë erdha me një ekip mjekësh anglezë. Plani ynë ishte që të mjekonim disa fëmijë nga "Shtëpia e Fëmijës" në spitalin e madh të Tiranës. Këta fëmijë vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ata u operuan prej doktor Sokolit nga Tirana dhe një doktori nga Londra. Tre muaj më pas, kur u ktheva në "Shtëpinë e Fëmijës", pashë se të gjithë fëmijët e kishin marrë veten për mrekulli. Gjatë kësaj vizite unë u njoha me Jehonën. Ajo ishte katër vjeçe, me kaçurrela të zeza dhe me sy bojëkafe. Mendova se ajo ishte vogëlushja më e bukur shqiptare që kisha parë. Çdo herë që vija në Shqipëri për të sjellë ndihma humanitare, një nga gëzimet e mia ishte takimi me Jehonën. Në fillim Jehona mërzitej shumë kur unë ikja, por pak nga pak filloi të mësohej. Tani ajo është tetë vjeçe dhe unë e kam takuar nëntëmbëdhjetë herë. Në udhëtimin tim të fundit unë dhe Jehona dolëm së bashku shëtitje. Ishte një ditë e bukur vere dhe ne shkuam në liqenin e Shkodrës për të notuar. - A di not? - e pyeta. - Sigurisht që di, - m'u përgjigj, - përderisa jam nga Shkodra. Unë dyshova dhe kisha të drejtë. Ajo nuk dinte not dhe rrinte në vendin e cekët të bregut, po unë nuk e ngacmova. E lashë të kënaqej me ujin e liqenit. Më pas hëngrëm drekë me peshk në një anije që ishte restorant lundrues. Nuk mund ta merrni me mend shendin e saj kur po hanim drekë në anije! Në mbrëmje u kthyem në "Shtëpinë e Fëmijës". Kur pashë sytë e saj të mëdhenj, bojëkafe, të përlotur, ndjeva një dashuri të madhe për këtë vajzë shqiptare pa prindër. Ajo më buzëqeshi ëmbël, duke e ditur se unë do të kthehesha përsëri. Dhe vërtet ashtu do të bëj. Miqësia midis meje dhe kësaj vajze jetime nga Shkodra tani është forcuar më tepër se kurrë. Ndonëse asnjëri prej nesh nuk e flet gjuhën e tjetrit, të dy e dimë mirë se ç'ka në zemrën e secilit..."


Ky eshte tekst gjendet ne librin e gjuhes shqiper te klases e se 3 dhe ka shqetesuar disa prinder dhe qe ka bere te niset nje diskutim i gjere midis pedagove mesuesve shqiptare por dhe psikologeve sepse ky tekst klasifikohet si i DYSHIMTE....

Ilir Yzeiri
Dr. i Shkencave Filologjike thote qe "Ai ka rënë në dashuri me një vajzë shumë të bukur të shtëpisë së fëmijës dhe dashurinë e tij e vizaton si marrëdhënie mes një çifti normal"...
psikologja Artemisi Shehu, pedagoge në Degën e Psikologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale jep këtë opinion:Kam përshtypjen se një fëmijë i klasës së tretë mund të keqkuptojë vlerën apo mesazhin e këtij tregimi.
Duke marre shkas se kaloj ne bangat e shkolles italiane cdo dite 8 ore dhe kete tregim e kam perkthyer dhe lexuar para 2 vjeteve dhe femije te nje klase ketu ne itali per interkulturen dhe ato ishin te kenaqur dhe prinderti italiane po ashtu dhe nuk pane asgje te dyshimte me thane qe femijet i kishin thene si mund te bejme qe dhe ne te marrim nje femi dhe ta adobtojme ...sipas jush ku qendron problemi ne kete tekst ...kam gabuar une ,mesuesja , prinderit italiane ?
Ka ndonje nesazh negativ ne kete tekst ky hyn Pedofilia o mos valle autoret e ketij teksti Rita Petro dhe Natasha Pepivani vetererane te shume teksteve shkollore ne shqiperi jane ne shenjester te dikujt ?...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Nëntor 2010 10:49
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Shume tregim i dashur. S`ka asnje gje per tu fajesuar. psh une kete vit dola neper lagje te ndihmoja femijet me leukemia, as i njoh, as me njohin, por ndiej dhembshuri dhe dashuri si njeri qe jam.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 01:58
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Po sikur ai te kete abuzuar? Valle do ta publikuar?!!! Kaq do mjaftonte.
Ka dhe nje gje tjeter qe nuk po arrij ta konceptoj, kaq poshte ka rene bota per shkrimtare apo poete.
Mendoj se çdo gje zgjidhet me nje te fshire te atij tregimi dhe nuk e kuptoj shqetsimin per ato veteranet per nje gabim te tille. Mbetet te shohim se çfare mund te ndodhe ne vazhdim.
Teksti duhet fshire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2010 21:01
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Tregimi "Jehona e vogel "

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.