Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Biondia dhe Stoli .
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re fratello-sorella.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 80 herė.

Vellai im .

...Kisha kaluar shume kohe ne kete spital dhe tani isha mesuar me kete gje analiza, vizita, fytyra te profesoreve qe hynin me buzeqeshje infermiere qe sa dilnin e ne korrridor harronin qe une degjoja e thonin "poverina " ...urreja kete fjale dhe ato qe e nxirrnin nga goja, urreja kete spital ku ne kete dhome nga 4 qe ishim Marta,Angjela ,Ludovica kisha ngel vetem une dhe dukej sikur mezi pritnin te ikja dhe une ...urreja kete gje, kete pritje, kete trasformim urreja kete krevat, kete komodine ku qendronin si roje te mire nje liber i pahapur dhe vizatimet e tua ...ah keto vizatime do ti merrja me vete kudo qe te isha do me hiqnin friken ne ate erresire ne ate ferr ...urreja kete largesi nga cdo gje , larg shtepise time, kaq larg njeresve te mi qe i doja, larg cdo profumi te njohur larg nga monotonia e diteve te mia .Isha e lodhur nga shpresa te kota shume e lodhur dhe vizites se fundit kur te degjove qe me the " mund ta ndalojme jemi te sigurt ..." une mendova qe kishte ardhur koha qe kjo vuajtje ky tmerr te merrte fund nje here e pergjithmon kishte ardh momenti te dorezoja armet ajo kishe fituar
Mjaft!
Une doja te mbaronte ketu kjo vuajtje e gjate doja te ikja e qete(une sdoja te ikja une kisha frike une doja te jetoja doja te jetoja thelle ne shpirt doja )doja qe dikush nese do me kujtonte nje dite te me mbante mend kshu sic jam.Doja te ikja ne shtepine time ne krevatin tim duke fjetur e qete e perqafuar me ty e duke marre cdo gje te bukur me vete...Mjaft sdo kishte me kura ...
Ti fati im shoku im i jetes shok i shume gezimeve dhe i ketyre hidherimeve sdije sesi te me nderroje mendje dhe e vetmja gje qe mund te beje ishite te telefonoje familjes time .Une kisha nje familje ishte ajo e imja ku te kisha futur ty por skisha krijuar kurre nje timen ndoshta ngaqe aty une ndihesha e mbrojtur e dashuruar e perkedheluar ... Skalun as 1 ore kur dhoma u mbush plot mungonte vetem vellai im i vogel asnje nuk fliste dhe nuk pyeste une rrija ashtu me sy mbyllyr e mendoja dhe pse skishte asgje se cfare te mendoja dhe mendimet mi kishin vjedhur .Ate cast hapet dera dhe hyn ti me 3 kushurijte e mi hyni duke qesh e duke bere rremuje mami ju ben me shenje duke ju treguar qe nuk eshte momenti i duhur po ju vashdoni te qete ... hap syte dhe te shof ti vjen afer me puth ne faqe e me thua gjithe seriozitet "qeke mire sorella sot ,ka pyet ndonje infermiere per mua"une nuk flas , pastaj shkon e perqafon mamin dhe puthja e fundit eshte per motren e vogel (25 sje me e vogel por jo per ne )dhe i thuash po me te njejen seriozitet "mos e prit sot tet shoq zgjuar do vime vone do ikim ne disko " Une ato momente shikoj motren time qe shikon burrin e saj gjithe inat sikur do ta haje me gjithe lecka ai i shkreti me shenja kerkon ta qetesoje por eshte e kote ne raste normale do qeshja me te madhe sepse e di qe e ben kastile per me xhelozu ate por sot jo nuk qesh .Pastaj vjen e ulesh ke kembet e krevati dhe me pyet " he iher si eshte puna c'qe kjo urgjence car ka ndodh kisha dhe nje pune ne dore e lashe pergjysem ?"
Mami fshin syte nga lotet dhe te thote duke qare"sdo te vashdoje me kuren " nuk shton me asnje fjale sepse ngasherimi nuk e len une vashdoj ti mbaj syte mbyllyr dhe nje pike loti me del nga syri ...Zot sa sdua te bej te qaj ty mami sa sdua te vuash ...ti po me ate qetesi pyet "dhe nese nuk vashdon kuren sa kohe jete te ngelen " ...une hap syte me shpejte dhe me cudit pyetja jote kaq e drejtperdrejte, asnje sduhet ta thoshte kete gje kaq hapur ,degjoj ty qe i thua ngadale"ndoshta 3 o ..."
Ti mendohesh pak te gjithe te shikojme vetem babi jo ai ka hap gazeten dhe me vjen cudi se eshte dhe italisht se per cfare e mban hapur nje zot e di kur sdi te lexoje italisht.Ti kthehesh nga une dhe me thua"po mire moj sorella me gjithe keto muaj qe ka viti ti tani e gjete te vendosesh se do te vdesesh kur kemi boterorin .Kemi 4 vjet qe me zor e presim dhe ti imgjino ke zgjedh momentin me te keq per me vdek .Mendoj se do te varrosesh ne shqiperi dhe sic thua ti i bie te jete finalja ne vend qe te shofimte gjithe ndeshjen te pine noj birre e te bejme tifosllik do merremi me ty dhe me varrimin tend do gjejme belane me gjet autobuzet te vijen njerezit .Ja prit te bej nje telefonte une e te them si do e presin vdekjen tende ato ne Shqiperi" Une zgurdulloj syte e habitur dhe te degjoj qe ti telefonon dhe e ve ne vivavoce dhe thua"Ej Tano kjo kushuria jote ajo me e bukura e fisit e di ti, 2 jane ajo biondia natyrale ka vendos te vdesi gjate boterorit si thua ti te vdesi apo jo si te duket si ide ? nga ana tjeter degjohet zeri jot i qete (cuni i tezes)" ick problem o re burr se ti e di per finalen kishim plane te tjera po thuaji ore ta shtyje dhe nja 1 muaj se sbehet nami jemi te zamen c'beri nje muaj me vone si prish pune asaj ne po qe na prish ...
Une vashdoj te zgurdulloj syte nuk dua ti besoj vesheve te mi nga ajo qe degjoj ti i thua" eh e ka vendos skam cti bej ec se do flasim me vone "...Une shikoj nga mami qe te shikon ty e habitur ti pastaj kthesh nga motra dhe i thua po me ate qetesi "po ti kur ke pronotuar per shkuar ne Egjipt?? " Ajo ul koken dhe thote me nje ze te ulet "ate muaj dhe une po o e shty car te bej dhe per mua keq eshte " .Pastaj pyet dhe cunin e xhajes qe me eshte ul ke karrikjA afer " po ti kishe noj plan kete vere "...ai i qete me shikon dhe thote" jo kshu plane skam bere akoma por me duket se do behem shpejt babe me vjen keq qe sdo e shofi kjo "...vdekaj ime krijoka gjithe keto probleme dhe une se dija .
Une ngrihem nga krevati dhe te pyes "mos me thuaj qe ti dhe Ana(vajza ruse qe me ndihmonte ne shtepi ) prisni nje femi ? "G... nuk flet vetem te shikon ty qe qesh dhe me thua"mos ki frike se flene ke dhoma e miqve jo ke krevati jot " .Motra ime qesh me te madhe mami ven duret ne faqe dhe thote"qyqa qyqa dhe kete paskeni bere ju prandaj sdoni ju qe te vi te baj noj pune i beka ajo " .Une spo di me cte mendoj pastaj pa aq i qete me thua " ka nje problem tjeter qe sta kemi thene dhe eshte me i rendesishem se vdekja jote keto momente kam prere dy bileta avioni per Turqi mamit dhe babit te rrine 2 jave ne Stamboll sepse bejne 40 vjet martese dhe do me vinte keq sikur mos shkonin e meritojne ". Ato momente syte e mi pane mamin gjithe dashuri dhe buzeqesha lehte dhe te thashe" po e meritojne " ato momente shof babin qe ul gazeten dhe te vjen afer te kercet nje shpulle mbrapa kokes fort dhe te thote" ke 1 ore te tallesh me principesen dhe kjo te beson ske turp maskara " ai mbrohet por eshte e kote ato momente motra ime fillon e te gjun dhe ajo, fillon dhe cuni i xhajes ti afrohesh afer meje te mbrohesh dhe me perqafon fort fort e me thua" here tjeter me lajmero kur do te vdesesh se aq u hutova se vesha pantallonat pa breke nga shpejtesia" qesha me te madhe sepse kjo ishte shume e forte .Ti mbasi me puthe ne faqe me the duke dale "kjo kure do funksionoje sorella ta premtoj dhe boterorin do e shofim te dy te kam blere digjitalin po te pret do vi neser mos harro jepi numrn e tel asaj infermieres se mos i japesh numrin e babit he te keqen se po na e ndan imen ne pleqni " fillova te qesh me te madhe kur ate kohe hyri doktori qe ju detyroi te dilnit jashte se orari i vizitava kishte mbaruar ...Ju dolet te gjithe dhe une ngela vetem dhe duke menduar se isha me fat qe kisha nje familje te tille qe me donin kaq shume kisha nje vella si ty qe dinte te me kthente shpresen dhe gezimin ne momentet me errta dhe dinte te loste dhe te tallte vdekjen ne ate menyre ...une e dija qe jashte asaj dhome ti ishe ulur ne gjunje e qaje i deshperuar sepse kishe frike se ndoshta kjo kure sdo jepte rezutate kishe frike por dhe une e dija qe ti do beje cdo gje qe une te mos kisha frike nga kjo qe po me ndothte dhe qe cdo dite do me jepje nje motiv per te ecur perpara semundja mund te me merrte cdo gje por jo kete dashuri kete se prekte dot asnje ,asnje .

Ceci kjo kenga jote me beri dhe mua te lotoj e te kujtoj qe cdo dashuri shkon e vjen por jo ajo e nje vellai dhe e nje motre ajo kurre.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 18:50
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

mire e paske bo Bionde perndryshe nuk do kishim lexu asiher deshiren per jete sic na e ke qit ti .
tingellon si per Pashke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 19:36
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Bionde,sa e ndjej ate qe ke shkruar

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 23:12
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re enderra.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 65 herė.

Enderr

Ishte kaq e vertet kaq reale kjo enderr sa mu duk sikur ti ishe akoma ketu mjaftonte te ngrihesha nga krevati dhe te shkoja ne dhomen tjeter ku do gjeja po ate rremuje ,po ate ere balte dhe lageshtie , do ndieja po ate frike qe kisha ndiere ne enderr .Imagjinova ate enderr dhe nje here nga e para sepse kisha frike qe po te mos e kujtoja ne moment dita ime e mbushur plot me pune do e harroja sdo e kujtoja .Mbylla syte dhe imagjinova udhetimin tim drejt teje e ulur ne kete tren qe ecte shume shpejt dhe une qe shkoj nga dritaret e ketij treni fusha te medha te gjelberuara nga ardhja e pranveres. Shikoja ne keto fusha kuaj te bardhe qe turren te lire ,shikoj ne qiell diellin qe rrezaton dhe qiellin e kalter mbushur plot me dallendyshe e me zogj me pupla me ngjyrat nga me te ndryshem .Treni ecen me shume shpejtesi dhe nuk arrija te lexoja as emrat e stacioneve qe me ndanin nga stacioni ku duhet te zbritja . Sa shume shpejt ecte fluturonte ky tren aq m ankth kisha une ne zemer sepse kisha frike se ti sdo kishe dale te me prisje .Ne nje cast nga dritarja e trenit syte e mi dallojne jne grup njerezish them se jam rome qe vallezonin rreth nje zjarri te madh qe tymi i ketij zjarri nxine cdo gje perreth une ngul syte dhe ate moment dhe nje nga plakat rome me nje shami ne koke te kuqe she me fyten plot rrudha kthen koken me shikon drejt pastaj drejton gishtin dret meje dhe qesh me te madhe qeshin dhe te tjeret .Dridhem ndoshta mendja me shkon tek ajo plake rome qe ikur duke u tallur me pa doren dhe me tha "qesh me shume moj vajze gezohu ketyre muajve qe je ketu se te presin vite me shume lot" une sdi pse kur i degjova keto fjale u drodha dhe jetova muajt e mevonshem duke i menduar keto fjale ...dhe kjo qeshje me shtiu friken ndoshta ishte e vertet qe romet lexojne fatin ndoshta ajo po qeshte me mua ...
Treni ecte dhe befas ndaloi nuk kishte asnje njeri tjeter ne kete tren isha vetem une qe ngadale zbrita ne stacion dhe mbasi treni iku dhe me la rrotullova syte se mos te shikoja ty dhe ti ishe atje po me prisje ishe disa metra larg meje .Ashtu i gjate i dobet me nje bluze te zeze dhe nje pale pantallona te zeze ne dore kishe nje cante te zeze qe qendronte ne mes e kembeve te tua .Une sa te pashe buzeqesha dhe te thirra ,ti erdhe drejt meje me perqafove fort dhe pse kur te perqafova ishe i ftohte ishte sikur te perqafoja nje statuje per akulli .Ndersa te perqafoja ndieva nje profum te cuditshem lageshtie dhe ere balte e perzier sdi pse mu kujtua Kostandini qe ngrihesh nga varri per te marre Doruntinen ...Ti pa folur me more per dore more dhe canten dhe fillum te ecim une te shtengoja doren dhe dora ishe e akullt .Pse kaq e ftohte kjo dore se imagjinoja kshu?Ndersa ecnim te dy per dore dhe nuk flisnim dhe cudi se kishim shume gjera per te thene shikoja perreth kete qytet me pallatet shume te larte dhe ne rruge njerez qe ecnin me nje shpejtesi marramendese .Papritur ti u ndale perpara nje pallati shume te larte them 40 katesh dhe hap deren une kuptova qe kjo ishte shtepia jote hyme brenda dhe ti u fute ne anxhesor une sdi pse pata frike ne fak kam frike nga axhensoret por me ty afer sduhet te kisha ti duhet te me jepje siguri ...Ne qendronim perballe njeri-tjetri n anxheso por syte e tu ishin shume te ftohte sy akulli do i quaji syte e ty ishin bosh syte e tu sme shihnin sme dallonin qe isha aty me ty .Hipem ne katin e 16 dhe ti hape deren e shtepise tende po ajo ere balte dhe lageshtie qe kishin rrobat e tua .Une hyra brenda dhe kjo erresire e kesaj dhome ku cdo gje ishte mbyll me beri te kem frike ne errresire mezi arrita te dalloj kete rremuje te madhe qe kishte . Rroba te hedhura gjithandej ,kutia pizash neper divan bishta cigaresh ne toke ,shishe te boshatisura birre dhe vere dhe ne cep akuarimi ku ishin 2 peshq te ngordhur .Sdi pse ate i vetmi veprim qe me erdhi ishte te shkoja dhe hapja dritaren te hynte drita e diellit. Ti mbylle syte me dore sepse te vrau drita dhe me the "mos e hap me vret syte drita e diellit" ndersa une te thashe " jo nuk te vret nese e shef cdo dite por nese rrin shume kohe ne erresire si ti te vret " fillova te ve pak rregull ne kete rremuje .Mblodha rrobat dhe i palosa disa dhe disa i futa ne lavatrice ,hodha kartonat ,shishet bishtat e cigareve fshiva nderrova ujin e peshqeve qe filluan te notojne te gezuar dhe mbasi cdo gje u rregullua pashe qe ti qeshe i gezuar dhe me the "kishte nevoje per ty kjo shtepi te priste ty ". Une tu afrova afer te perqafova fort te puthe ne faqe dhe te thashe duke te pare ne sy "po ti kishe nevoje per mua ti me prisje mua" ate moment qe prisja qe t'mu pergjigje sdi pse u zhduke me avullove humbe nga syte e mi .Une e tmerruar zgjata duret qe te mbaj qe te mos ikesh mos avullosh per ste mbajta dot ngela ne kete shtepi qe nuk ishte e imja vetem dhe fillova qe qaj .Isha vetem .U ula ne gjunje mblodha duret perpara fytyres dhe fillova te lutem "Zot beje te kthehet te lutem jam vetem te lutem "por ti nuk u kthveve vetem se une u zgjova e tmerrruar nga ndjesia qe dikush me kishte lene vetem perseri... dikush... si e kishte emrin valle ky njeri ? Sja kerkova si quhej .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2011 10:03
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

40,16,2 - numra per superenaloto ene pse nuk m'pelqekan se qekan cift , ishalla fitohet se ondrra qeka per ibret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2011 18:05
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha al74
40,16,2 - numra per superenaloto ene pse nuk m'pelqekan se qekan cift , ishalla fitohet se ondrra qeka per ibret.


Ah mor al mund te me marrin cdo gje por jo endrrat te mira dhe te keqija jane te miat e sdo ti nderroje me asnje thesar ne kete bote ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2011 18:10
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
al74
hamall

Regjistruar: 29/04/2009
Vendbanimi: meran- It
Mesazhe: 6675

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Ah mor al mund te me marrin cdo gje por jo endrrat te mira dhe te keqija jane te miat e sdo ti nderroje me asnje thesar ne kete bote ...


...ishte shaka imja

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2011 18:33
al74 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė al74 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me al74 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: al74 Shto al74 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto al74 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re miqesia.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 56 herė.

Citim:
Po citoj ato që tha al74

...ishte shaka imja



Kurse kjo e imja jo ti voglio bene .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2011 18:56
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzė detit
Mesazhe: 6705

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Vellai im .

....... qe cdo dashuri shkon e vjen por jo ajo e nje vellai dhe e nje motre ajo kurre.




- shume e sakte dhe e vertete kjo Bionde

eshte fat qe te kesh nji familje te tille , unitet , humor e alegri .

__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siē jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmė tė ndarė dhe tė dashurojmė nė heshtje!Kjo ishte menyra e vetme pėr tė qendruar sa me afer njėri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemėr!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Prill 2011 22:48
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Glaukus Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Glaukus Shto Glaukus nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Glaukus nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Bjonde ne ate foton ku jane dy fenijet --kush eshte ? -- Ti me vellane ?

Bjonde paske qene semure ???? ?--- Shyqyr zoti tani je mire besoj--se te kemi zemren e forumit
Me pelqeu edhe menyra si e kishe treguar , shume bukur dhe embel rridhte tregimi jot , nuk ishte aspak i sforcuar --por ridhte natyrshem ... shume bukur

Vellain e paske bos --- Kam qeshur me te madhe me telefonaten qe beri --hahahahahahahaha==Por edhe ai kusheriri andej u pergjigj shume bukur -- hahahahahahahahaahahah


Por ama Bjonde kam dicka me te cilen une s'jam dakort

Para asaj te them dicka ------------Me ka bere pershtypje kur po flitej per pasurine , ku te gjitha femrat ketu shprehnin nje percmim per ate qe eshte i v arfer apo Pa-buks --sic e quanin keto zengjinet e reja ----------

--------Dhe ne fakt ato tregojne tamam natyren e femres shqiptare qe eshte --LEKISTE E PAFUND

-----------Vetem ti nuk e kishe kete menyre Mesjetare dhe plot Mizori te te menduarit ndaj Pasurise dhe Mashkullit ---

---Me beri pershtypje atehere dhe nuk e di si harrova ta them ,se une kam zakon po me pelqeu ose nuk me pelqeu dicka une ta them direkt

Nuk ta kam thene, se me kish dale nga mendja por po ta them tani -
---Bravo ! --Je treguar tamam NJERI me zemer dhe me ndjenja qe e kuptn c'do te thote te ..Dashurosh

--Ato qe mburrin parane ato kurre s'kane dashuruar dhe nuk dijne te dashurojne ....---Ato kane bere sex , por jo dashuri --sepse zemra e tyre nuk eshte atje ku e ka vendos zoti ..tek Gjoxi ,sepse vetem atje zemra reh per dashurine --por zemra e tyre eshte tek...Zhepi ----Atje s'ka vend per dashuri

------- Se njeriu nuk vleresohet nga pasuria , por na Shpirti ne radhe te pare dhe pastaj nga inteligjenca edhe nqs ka edhe para eshte nje plus i madh.....

----------- Me pelqeu Bjonde shume qe ti u shprehe ashtu --edhe NIQO eshte si ty , --

-- Ke treguar tamam nje shpirt Human Iluminist , si shpirti i atyre filozofeve franceze te iluminizmit --Volter, Hygo, Rusoi etj qe me fisnikerine e shpiritit te tyre larguan erresiren mejsetare te fuedalizmit dhe fisnikeruan shprtin njerezor europian , duke i dhene zhvillimit moral te botes nje drejtim Human ku vlerat e njeriut qendrojne me lart se cdo pasuri tjeter

-

-----Por ....
-Doja te thoishja qe une nuk jam dakort me ate qe thoni ju --se dashurite vijne dhe ikin por dashuria per vellain qendron...???????

Ne fakt dashuria e motres per vellain eshte gjithmone prezednte , por Une mendoj se ajo eshte e forte ne femini dhe ne rini --pastaj kur lidhesh me dike ------
-- Dashuria per ate qe ke lidh jeten behet primare, se ti ke lidhe jeten me ate tjetrin dhe ke bere femijet dhe vellai kalon ne nje shkalle me poshte ......... Se ka edhe dicka ketu :--- Si jane maredheniet e vellait metet shoq ?--- Futja e femijeve ne mes .....edhe komplikohen gjerat ,sepse femijet te duan qe ti te duash me shume babane e tyre sesa vellane tend
Te duashne kuptimin e zemres, perkujdesjes, dashamiresise --Me kutpo drejt.....

--Megjithse ne kohet moderne qe jetojme ti ke te drejte ,sepse me burrin mund te ndahesh -

--por .... qe sido qofte ne kete rast une nuk jam dakort me ate qe thoni ju

--Eshte hera e pare qe une s'jam dakort me dicka we thoni ju

Me ke pelqyer edhe kur fole ne mbrojtje te prinderve ---Ju dhe ketyre kalamajve nje lexion moral . se pavaresisht se kontradikta midis femijes dhe prindit eshte nje kontradite brezash , existente dhe e forte ,lkjo ne asnje menyre nuk duhet te na beje armiqeosr me prinderit tane

--Ja psh une (por edhe im vella ) keto dite do i dergoj para plakut tim te bleje per vete nje makine te mire, te re , qe te levizi per qejf te tij hahahahahaha -

-Ca ti bej ?-- Edhe me vjen plasje , se ja prishen garazhin ku mbante makinen time edhe ai do votoje prape per ate te PS-se qe i prishi garazhin
--I thashe --Mos voto per ate majmun se ai te prishi garazhin --Por , jo ai do votoje per te , se e ka djalin e shokut

Po parate do ja dergoj --se kur ishim ne Vlore une me vellane bridhnim me makina qe na i kish blere plaku ,ndersa aii shkreti leviste me biciklete --Dhe me e forta njehre une desh e shtypa mne makine ..... hahahahaahahah

--Gjeja me skandaloze ...

.... Isha me njeren dhe po ikja me nxitim , kur desh shtypa plakun tim --Por nuk e vura re qe ishte plaku im-, i dhashe gas derras dhe ika u zhduka nga plazhi...................

Kur vete ne shpi une ,me thote Plaku :--Po ti desh me shtype ? Si ka mundesi -i them une .
Po ore, tha im ate , shpetova mire se ti ishe shume shpejt ..... Edhe te fola, tha i shkreti ------Eh thashe ,une s'te kam pare
--Por im ate ,, eshte funny ,,e kalon me humor dhe ishte tolerant me ne , se ne ishim dembela skandaloze , ndersa imaate punonte me biznes ...---Keshtu qe do ja dergojme parate te blej nje maine te mire hahahahahahaha --Por edhe te mburret n jecike --hahahahahahaa

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Prill 2011 05:44
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Biondia dhe Stoli .

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.