Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Genc Leka
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Genc Leka

Genc Leka

…Çdo vjeshtë vinte një varg me ciganë..

dhe këndonte plot mall e trishtim:

” Se si janë, ca gra, se si janë…

… Ah, të vrasin me fjalë, moj dade

dhe të ngjallin veç me një vështrim!. . .”
Dhe shkuan ciganët në rrugët plot fletë,

me këngë, me kuajt revanë…

dhe pas i përcillte plot duf një gërnetë,

siç ndizet veç shpirti cigan…

Ah, prap er’ e vjeshtës m’i zgjoi kujtimet

me këngën e vjetër cigane për gratë…

Në vitet e brishtë më çojnë mendimet

(si vesë mëngjesi m’u tretën gëzimet…)

dhe thinjat m`u shtuan çdo natë!…

Se si janë ca gra se si janë!

gjithnjë më mundon ky mendim….

Po pse, o ciganë, a gjetshi belanë.

me këngë me kuaj çuditni dynjanë

dhe vjeshtës këndoni me mall e trishtim

Se si janë ca gra se si janë?!…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2012 21:09
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

KUJTIMI YT

Kujtimi yt më hodhi këtë natë
Në thellësinë e brengave pa fund…
(Ah, ëndërr e kaltër u këput në mes)
Dhe nis mendimi rrugën më të gjatë,
Po shtegun e blertë nuk e gjen gjëkund.
Ndaj vezullon çdo mbrëmje, çdo
mëngjes…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2012 18:56
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kjo zemër hidhet si një zog i vrarë
si det me dallgë shpirti me ballada
Më djeg kjo flak` e dashuris’ së parë
Dhe dritë hedh tani mbi tri dekada.

Pranverë 1972

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2013 20:32
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

O ëmbëlsi e viteve rinore…
o pika lot, o drithma mallëngjimi
Pse ma tronditni botën shpirtërore
me brenga, mall e zbrazëti dyshimi?...

Në cilën zemër hytë si pranverë
dhe nuk i sollët zemrës lumturi?
Por kur derdh vjeshta fletët nëpër erë
pranverë na do zemra përsëri!…

Dhe sa më shumë do shkojnë vjetët
Zëmrat s’do ndjejnë qetësi gjëkund`…
Lirika plot do lënë pas poetët…
Për mallin, helmin, gazin e pafund!

O ëmbëlsi e viteve rinore,
në cilën zemër hyre në fillim?
Si erdhe ti prej viseve qiellore
Si brengë, gaz apo si ngushëllim?. . .

Pranverë 1972

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2013 17:58
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Hera e pare qe e lexoj kete poet, dhe shkrueka mire.
A mundesh me shkrue ndonje informacion plotesues te lutem?
A ka lidhje me Arianin?

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2013 23:50
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Po bej copy-paste nje pjese qe me duket me e koncentruar
Fatkeqesisht keta poete nuk jane me. Dikush i spiunoi dhe ky dikush doli edhe deshmitar. Ishte edhe poet dhe poet i mire, me i mire se keta te dy.
Fatkeqesisht ai zgjodhi rrugen e denoncimit te shokeve.


Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, lindën në muajin Mars. Vilsoni, lindi më 18 mars të vitit 1948, ndërsa, Genci më 23 mars të vitit 1941. Që të dy ishin nga i njëjti fshat, nga Bërzeshta e Librazhdit, që të dy ishin poetë. Ashtu siç kishin lindur në të njëjtin muaj, ata patën të njëjtën vdekje dhe në të njëjtën natë. Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977, për të vetmin “faj”, se kishin lindur poetë. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatëve, ndërsa trupat e njomë u flakën në të njëjtën gropë. Të dy poetët e kallur nën dhe` u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Diktatura i groposi, por të dy poetët kishin skalitur pavdekësinë me krijimtarinë e tyre, poezinë. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2013 15:41
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne trego noi poezi heretike, te kuptojme pse pushkatohej robi ne 1977.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Mars 2013 16:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne trego noi poezi heretike, te kuptojme pse pushkatohej robi ne 1977.



Oxhaku

Bora mbuloi token e gjere
Dhe natyra duket ne gjume
Ky oxhak e dogj nje pyll te tere
Ky oxhak ka pare ngjarje shume

Dhe kur shpesh fryn era dimerore
I kujtohen kenge partizane
Miq, biseda, floke bore
Gjithshka qe mbeti kesaj ane

Ndaj oxhaku tymin nxjerr perpjete
Si nej plak qe qete pi duhan
Ne mendime bije neper nete
Dhe ne shpirt dicka te shtrenjte mban

E sa gjurma mbeten kesaj ane
( E sa miq ka pritur ky oxhak)
Ketu rrodhen kenge partizane
Diku rrodhen disa pika gjak

Bora prape mbulon token e gjere
Prape natyra duket si ne gjume
Ky oxhak qe dogj nje pyll te tere
Esht i thjeshte por ka pare shume

Kjo poezi eshte e tmerrshme, kunder vijes politike te Partise. Oxhaku eshte armik i popullit dhe duhet denuar.
Poezi pesimiste
Oxhaku duhet te djege zjarr dhe te shpertheje revolucione, jo te djege "rrapin madheshtor qe ka mbire anes udhes ku shkojne shterngatat."

Me zor aq gjeten varret dy poeteve te shkrete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2013 01:53
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Genc Leka

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.