Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Shqipėria dhe integrimi nė BE
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shqipėria dhe integrimi nė BE

Nga FATOS NANO



Ballafaqimi me standardet e BE-së ka nisur në të gjitha fushat e jetës dhe në bankat e universitetit me siguri përgatiten zbatuesit e marrëveshjeve më të avancuara që po negociohen sot nga qeveria e institucionet përfaqësuese të vendit. Natyrisht ky proces ka kosto dhe përfitime, dhe raporti midis tyre vjen duke ndryshuar në kohë. Ka vende në Evropë, madje të synuara me përparësi edhe nga shqiptarët që duan të lëvizin jashtë kufijve, që qëndrojnë jashtë blloqeve të integruara siç është Zvicra apo Norvegjia, të cilat na çojnë në një konkluzion paraprak: duket se integrimi nuk është qëllim në vetvete, por instrument dhe rrugë zhvillimi. Kurse qëllimi në vetvete është rritja e mirëqënies ekonomike dhe i lehtësirave që krijojnë institucionet shtetërore për ushtrimin e lirive ekonomike apo në përgjithësi të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Integrimi pikësëpari paraqitet si oportunitet dhe si i tillë ai ka dhe kosto e përfitime oportune. Një vendimmarrje racionale do të zgjidhte rrugën e integrimit nëse ajo do të synonte të maksimizonte përfitimin neto përkundrejt çdo alternative tjetër. Integrimi si instrument maksimizon përfitimin neto shoqëror të së sotmes dhe të së ardhmes. Këto janë një nga arsyet bazë që BE po zgjerohet drejt Lindjes. Pra, nuk është vetëm një presion i shoqërive ish -Lindore për t’u integruar, por krijon dyer e mekanizma të lubrifikuara mirë të BE-së që e mundësojnë dhe disiplinojnë aksesin e vendeve ish-Lindore drejt këtij komuniteti të zhvilluar. Këtu fillon dhe shndërrimi i instrumentit integrim në qëllim në vetvete. Negociatorë dhe funksionarë publikë që nuk janë përfshirë në politikë, por kanë detyra për të negociuar marrëveshjen Shqipëri-BE, janë më pak emocionalë në këtë proces. Nga të gjithë këta njerëz mendimet nisin e artikulohen se sa më shpejt të na pranojë BE, aq më shpejt do të kapim nivelet kontemporane të mirëqënies dhe të lëvizjes së lirë. Ka një bashkësi karakteristikash që na japin pamjen e perceptimit e të reaksioneve shpesh emocionale ndaj integrimit, ndaj BE-së në shoqërinë e Evropën ish -Lindore, përfshirë dhe Shqipërinë.
Megjithatë kushti më i lexueshëm për këtë, është klasifikimi shumë frymëzues që sondazhet e Eurobarometrit nxirrnin për opinionin dhe politikëbërësin komunitar apo vendasin në Shqipëri sepse treguesit ishin shumë të lartë. Dhe karakteri emocional nxirrte në pah mosnjohjen ose pamjaftueshmërinë e njohjes saktësisht të raportit detyrime dhe të drejta, apo kosto dhe përfitime nga procesi për integrim i shqiptarëve dhe Shqipërisë në BE. Nuk do të ishte më e mjaftueshme që t’u dorëzoheshim tundimeve që vijnë nga spekulimet e politikës, vetëm për shkak të frustracionit historik që duhet të ikim sa më parë në Perëndim se kemi qenë shumë gjatë në Lindje.
Nga një këndvështrim praktik, Shqipëria ka dhe do të ketë në një të ardhme afatmesme shumë më tepër përfitime sesa kosto nga integrimi, i cili në proces ka shumë stacione. Ne po negociojmë tani një stad të ri marrëdhëniesh kontraktore Shqipëri-BE, po lëvizim nga marrëdhëniet e thjeshta tregtare për të mbërritur në stacionin e Asociim-Stabilizimit, që është brenda instrumenteve që ofron BE për vendet e asociuara me një specifikë për Ballkanin perëndimor.
Kriteret e integrimit në BE nga njëra anë janë standarde që duhen përmbushur, por nga ana tjetër janë orientuese për politika të përshtatshme, dhe e theksoj konceptin tim filozofik se nuk na lejohet të shpikim, pasi bëhet fjalë për politika të provuara që kanë sjellë sukses dhe që sjellin zhvillim. Prandaj e forcojnë epërsinë e shanseve në raport me kostot e integrimit. Kjo të çon tek konkluzioni i dytë paraprak, se integrimi është një proces që nuk mund të semplifikohet në data dhe aq më pak të bëhet me fushata.
Shqipëria po negocion aktualisht marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit dhe kam përshtypjen se procesi po ecën shumë mirë. Negocimi i kësaj marrëveshje do të thotë pranim i standardeve që duhen arritur në harkun kohor të dhjetë vjetëve nga momenti i hyrjes në fuqi. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është më larg sesa një e zgjatur dore për qeverinë, fillimi i vitit tjetër. Procesi negociues nuk është thjesht diskutim mbi nenet e një marrëveshjeje, por sidomos eksplorimit të oportuniteteve që i ofrohen vendit për zhvillim dhe, natyrisht kalkulimi i kostove që duhen përballuar në këtë proces. Pra, bëhet fjalë për një 10 -vjeçar që duhet racionalizuar.
Thelbi i të gjitha sfidave të integrimit për ne është të kuptojmë Evropën me rregullat e saj që të mundësojmë maksimizimin e përfitimit tonë privat dhe publik dhe të jemi partnerë të një Evrope të zgjeruar, të diversifikuar dhe dinamike. Evropa ofron akses të lirë në tregjet e mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Por në qoftë se biznesi shqiptar nuk arrin të kuptojë tregjet europiane, rregullat e tyre, standardet minimale, të mësojë të negociojë me operatorët ekonomikë në të gjithë hapësirën ekonomike europiane, nuk arrin të kuptojë preferencat dhe tekat e konsumatorit europian, ka shumë risk që aksesi i lirë të jetë minimal për mallrat dhe operatorët tanë dhe maksimal për ato europianë. Pra, që do të thotë përsëri më shumë importe sesa eksporte dhe deficit tregtar akoma më të madh sesa sot.
Duke iu referuar tregut të punës, Evropa ofron akses të lirë në tregun e punës në të gjithë sektorët. Por në qoftë se shqiptarët nuk do të jenë të përgatitur siç duhet t’i shfrytëzojnë këto mundësi nga edukimi tek informacioni, ne do të bëjmë punërat e paplanifikuara dhe më pak të paguara në vendet e BE-së. Ndërkohë që europianët do të jenë plotësisht të lirë të konkurrojnë edhe në tregun e brendshëm të punës, duke qënë se tregu ynë do të jetë plotësisht i hapur për ta. Kjo tendencë është mëse e qartë sot në tregun e konsulencës me gjithë përmirësimin e tregut lokal. Integrimi po del qartë që tani se është sfidë dhe për universitetet, profesoratin, studentët dhe të gjithë sistemin e edukimit dhe arsimimit në Shqipëri, publik ose privat. E njëjta gjë mund të thuhet për sistemin shëndetësor dhe për sektorë të tjerë të sferës ekonomike apo shërbimeve publike dhe private. Integrimi përbën një sfidë edhe për institucionet shqiptare ligjvënëse, ekzekutive apo gjyqësore, të cilat duhet të ndjekin ritmet e zhvillimeve komunitare.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2003 15:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
I_don,t_wana_know
normale_student_hajdut

Regjistruar: 12/08/2004
Vendbanimi: planeti toke
Mesazhe: 83

pershndetje

atehere te themi te drejtenqershor 2003 asocimi i shqiperise ne be (do ishte nje gje e mire per shqiperine por projektet qe kam pare une qe <be> ka per shqiperine jan pak a shume te themi si plani marshall i pas luftes dhe ne ket nuk flas vetem per sa i perket shqiperise por per te gjithe vendet e tjera te lindjes qe kerkojne intergrimin ne Be une jam dakord me ty ne piak sic i specifikove ti qe duhet te rrite niveli arsimor dhe kulturo i vendit dhe ndoshta programet e ofruara do ishin nje fillim i mire kundrejt kesaj fushe ,ose kur citove qe ekonomistet se gjygjesori qe jane pikat kyce per mbarvajtjen e nje shteti duhet te ndjehen me shume si ne jeten politike shtu edhe ne fushta e tjera te shoqerise shqipetare nqs se duam te arrijme nje ecuri ne mbarvajtjen e asocim stabilizimit me vendet e tjera qe konkurojen per ne Be por nqs se shqiperi dhe njerezit qe drejtojne kete gjndje politike nuk shfrytezojne situatat qe i ofron kjo periudhe nuk do hecim ne nje hap me keto konkurente qe kemi dhe do jemi njeri nga shtetet e fundit qe do integrohei ne kete familje qe ne quajme perendim dhe do jete fai i jone qe neglizhojme keto gjera qe sot na duken te pa rendesishme por qe kane vlera kolosale per shtetin tone ne keto momente qe ndodhemi ne tai edhe per ne nuk arrijme te kuptojme se cilat jane pikat qe duhet investuar dhe bere projekte afatgjata dhe kerkimore ne shoqerine tone nuk kam shume koe te zgjatem por megjithate me pelqeu komenti qe i bere projektit qe na ka ofruar be dhe vendet e tjera perendimore bravo plako....

__________________
vidh cfare te mundesh se lacian je

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2004 21:31
I_don,t_wana_know nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė I_don,t_wana_know Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me I_don,t_wana_know (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: I_don,t_wana_know Shto I_don,t_wana_know nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto I_don,t_wana_know nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Shqipėria dhe integrimi nė BE

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.