Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > A mund te na sherbej nje shtet ku feja ne shoqeri te kete rol primar?
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Question

A mund te na sherbej nje shtet ku feja ne shoqeri te kete rol primar?

Nisur edhe nga nje prej temave te hapura me pare ne kete forum, ''A ka vend feja ne Shqiperi dhe ne shpirtin e shqiptarit'', ku nga prononcimet e shume prej anetareve ishte edhe Thenia e Vaso Pashes ''Feja a e shqiptarit eshte shqiptaria'', thenie qe ndoshta eshte perbuzja me e madhe qe i kemi bere fese... me lindi nje pyetje per tu diskutuar.

A do te ekzistonte nje ndryshim lidhur me zhvillimin, emancipimin e shoqerise shqiptare nese do te besonim me shume ne fene?
Cfare rendesie duhet ti japim besimit fetar ne shqiptaret?

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2003 18:06
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Lind pyetja cila nga fete??
shqiperia eshte rast unikal lidhur me harmonine mes komuniteteve fetare.
historia ka dhene prova qe nej rol i fuqishem i fese ne shtet ne eren e globalizimit eshte pikerisht frenimi per ndryshimet e nevojshme dhe ecjen perpara.

Nese do e marrim nga zhvillimi historik ne ndryshim me vendet e tjera te ballkanit si greqia, bullgaria, serbia, etj, feja ne shqiperi nuk luajti rolin thelbesor ne krijimin e levizjeve qe cuan ne shtetformim. pikerisht per kete fakt ne nuk kemi qene asnjehere te mbrojtur nga Rusia qe mbronte ekspansionin e krishtere ne BAllkan apo nga Fuqite e tjera te medha qe kishin nen favorin e tyre shtetet katolike.
Historia e zhvillimit te shtetit shqiptar nuk identifikohet me nje fe te vetme. perkundrazi rilindasit e te gjitha feve, donin me shume shqiperine sesa interesat e fuqive te caktuara.
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ka qene koncepti i formimit te shtetit shqiptar, themeli mbi te cilin u krijua ai dhe prandaj mendoj se keshtu duhet te vazhdoje gjithmone.
Shteti formal mos identifikohet me asnje fe, dhe te egzistoje barazia e te gjtiha komuniteve fetare ne vend. ne fund te fundit kjo eshte tradita shqiptare, respektimi i te gjitha komuniteteve fetare dhe festimi bashkarisht i te gjitha festave fetare.

Besimi ka te beje me edukimin e njeriut, si nga ana shpirterore ashtu dhe nga ajo morale. Shqiptareve do u bente mire te besonin ( por eshte dicka teper personale ) dhe te mos e ngaterronin besimin ne ideale me interesat, kjo do sillte vetem qyteterim dhe ngritjene nje kulture qytetare mese te nevojshme.

perfundimi im
Jam per nje shtet laik, jam kunder influences se fese ne politikat shtetore. e quaj rikthim ne mesjete.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2003 18:37
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Per mendimin tim, feja eshte nje institucion qe duhet tu sherbeje njerezve ne menyre shpirterore dhe jo te perzihet me politiken.

Edhe djalli po te shihte politiken nga brenda do te largohej me vrap.

Nese e gjithe shoqeria njerezore do te ishte e drejtuar nga feja, ndoshta, por ne kete menyre qe eshte e ndertuar shoqeria njerezore......!!!!!??????

Shume e veshtire me duket qe te perzihet feja me politiken dhe te dale e paster. Po te hedhim nje sy ne Histori, kur ka pasur perzierje feja dhe politika, popujt jane zhytur ne gjak.

Pergjigjja ime eshte e prere;Jo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2003 19:47
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Cituar nga analistja:
Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ka qene koncepti i formimit te shtetit shqiptar, themeli mbi te cilin u krijua ai dhe prandaj mendoj se keshtu duhet te vazhdoje gjithmone.
--------------------------------------------------------------------
Analiste, shoqerite zhvillohen, dhe nese do ishe edhe ti e idese se ne kohen kur e ka thene kete Vaso Pasha, shqiptaret kishin primare te ishin te bashkuar per kohen historike qe ata jetonin, nisur edhe nga pushtimet nga percarjet dhe nga strukturat shteterore apo ajo cka mund ta mbante nje popull te bashkuar qe nuk kishin ekzistuar, si mund te pretendojme se keshtu duhet te vazhdoje gjithmone? Ne nuk e vuajme me si komb kete. Ne tani ne periudhen qe tetojme vuajme emancipimin e nje shoqerie dhe zhvillimin e saj ne menyre te shendetshme.
Nuk mendon se feja eshte nje ndikim pozitiv ne nje shoqeri? Ose me qarte, duke marre nje shembull te thjeshte, nese shqiptaret do te ishin me fetare (crendesi ka se cfare feje besojne, kur ate e besojne!) mendon se do te ndodhte 97-ta? Ku pati vrasje, perdhunime, vjedhje, masakra... nga me c'njerezoret.

Per Black:
Te perzihet feja me politiken dhe te kujdeset shteti qe feja te kete hapesire dhe kondita per te percuar tek shoqeria me politikat e saj fetare, mua Black sme duket e njejta gje.
Pyetja ime konsiston diku tjeter. Ska te beje fare me politiken.
Shteti ishte edhe ai qe beri qe per 50 vite me radhe breza te tere te rriteshin te pa fe. Shteti eshte pikerisht ai qe te krijon perseri kushtet per zhvillimin e besimeve te ndryshme fetare. Psh. nje mundesi kontribuese, ne e kemi pare qe ka qene dhenia e hapesirave te lira per ndertimin e xhamive apo kishave.
Tema ka te beje me pikepamjet tuaja lidhur me ndikimin e fese ne shoqeri. (Dhe per kete kemi pasur shembull sistemin e komunizmit se ku qendron roli i shtetit.) Dhe shoqeria jone ka pasur ritme dhe zhvillime specifike, ne saje te te cilave mund te analizohet edhe pikepamja fetare ne shume prizme.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Modifikuar nga ENISS datė 28/04/2004 ora 13:05

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2004 12:22
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Citim:
Analiste, shoqerite zhvillohen, dhe nese do ishe edhe ti e idese se ne kohen kur e ka thene kete Vaso Pasha, shqiptaret kishin primare te ishin te bashkuar per kohen historike qe ata jetonin, nisur edhe nga pushtimet nga percarjet dhe nga strukturat shteterore apo ajo cka mund ta mbante nje popull te bashkuar qe nuk kishin ekzistuar, si mund te pretendojme se keshtu duhet te vazhdoje gjithmone? Ne nuk e vuajme me si komb kete. Ne tani ne periudhen qe tetojme vuajme emancipimin e nje shoqerie dhe zhvillimin e saj ne menyre te shendetshme.
Nuk mendon se feja eshte nje ndikim pozitiv ne nje shoqeri? Ose me qarte, duke marre nje shembull te thjeshte, nese shqiptaret do te ishin me fetare (crendesi ka se cfare feje besojne, kur ate e besojne!) mendon se do te ndodhte 97-ta? Ku pati vrasje, perdhunime, vjedhje, masakra... nga me c'njerezoret.




Une pak a shume i bashkohem analistes. Shqiptari e ka te hapur rrugen per te besuar dhe se ai nuk deshiron te jete fanatik eshte puna e tij. Tani po me ngjani si ata te Jehova's Witness qe me vijne tek dera dhe si debon dot, ja te kthejne me zorr o ska. Ne ç'menyre te shendetshme e ke fjalen? Si ate te serbise qe vrasin ne emer te zotit apo fanatiket e lindjes se mesme? 97 nuk ndodhi se shqiptaret nuk besojne por ndodhi nga mashtrimet , korrupsioni , koha , mentaliteti i njerezve injorant ne qeveri. Duhet te kuptosh qe neqoftese dikush nuk eshte fetar nuk do te thot qe nuk ka besim, shqiptari duhet te kete besim ne vlerat e njerezimit, duhet te kene moralet e veta, te mendojne me logjik dhe te kuptojne se eshte vete njeriu qe ndryshon kete bote. Zoti eshte ideja e nje krijese te jashtfuqishme qe dikton te verteten por ne fund te fundit je ti ai vete qe ke parimet e tua qe nuk mund te krahasohet me asnje fe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2004 00:45
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shėn Albani
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/04/2004
Vendbanimi: Evrope
Mesazhe: 53

Feja , se paku njera, ka ushtruar ndikim pozitiv ne krijimin e identitet shqiptar. Kete e kane bere prifterinjet me shkrimet e tyre ne mesjete. Me von Islami eshte perpjekur te krijoje identitet fetar, jo kombetar, kombetarja ehste shkrire ne fe, keshtu qe kemi ardhe deri aty sa ne shek. XV me shume njerez ka ditur te shkrujane se sa ne shek. XVIII.
Fatkeqesisht Islami ka luajtur dhe luan rol negativ ne qenien kombetare shqiptare. Ne u coptuam ne plot shtete , pse nuk na shikonin kompatibel ne kontinet me kete fe. Krejt kontinenti me fe tjeter , ne me boshnjaket dhe romet me fe muslimane. Dhe qe te tre do ta kemi veshtire, sepse na shohin si kopil ne kete kontinet.
Do te kishte perjetuar te njejtin fat nje komb me fe krishtere po te jetonte mu ne mes te arabeve. Ne jemi te rrehtuar me krishter, por vete nuk jemi si ata, por jemi si ata qe nuk duhet te jemi.

Feja dikur ka plotesuar nevojat shoqerore dhe ka qene pergjigja absolute per cdo gje. Sot feja nuk ka pergjigje per asgje apo jep pergigjigje te gabueshme. Sot nje femije me tete vjet shkolle, din me shume se te gjithe profetet ne te klauaren. Ne kemi profet te cilet nuk guxon t“i kopojosh ne jeten e tyre, sepse behet nejriu i pafytyre!!!

Feja e shqiptarit eshte shqiptaria eshte largepamese dhe e nevojshme...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2004 05:39
Shėn Albani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shėn Albani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shėn Albani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shėn Albani Shto Shėn Albani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shėn Albani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_krishteri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/02/2004
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 93

Une kam vene re nje disa gjera nder shqiptarin(futem edhe une ketu ne mes sepse dhe une jam shqiptare dhe e kam per nder):

1) Te ashtequajtura fe erdhen ne shqiperi dhe e zoteruan shqiperine duke bashkepunuar me pushtuesit(feja katolike, muslimane, ortodokse etj.) sa harrinin qe te bindnin njerezit qe mos te mesonin gjuhen shqipe etj etj. Eshte e vertete qe keto te ashtequajtura fe kane bere keto gjera ne shqiperi por problemi i shqiptarit eshte se nuk vajti te analizoj vet personalisht ate qe thoshte Perendia ne Fjalen e vet. Kjo eshte gje e keqe sepse si mund te thuash ose te krijosh opinione ndaj Perendise nese nuk vete dhe shikon atje ku eshte shprehur Perendia?! Pra gabimi i Shqiptarit (ne ate kohe) ishte se nuk kerkoj personalisht Perendine por formoj nje ide ndaj Perendise ne ate qe pa nder ato te ashtequajtura fe.

2) Gabimi tjeter qe bejme ne shqiptaret(ashtu siç e bejne çdo popull qe vjen nga nje tradite fetare) eshte fakti se mendojne se lindesh fetar. Kjo eshte vertet gjeja me e gabuar qe mund te ekzistoje nder njerezit. Kur degjoj kete gje me vjen keq sepse shikoj njerezit qe nuk kane kuptuar se çdo te thote fe. dhe nga injoranca qe ndodhet ne Shqiperi, krijohen ato te ashtequajtura perçarje dhe grindje ndaj familjeve sepse nese dikush behet i krishtere dhe familja eshte islamike, fillojne thashethemet, ofendimet, persekutimet harriet deri aty sa te kercenojne qe mos te jesh i krishtere vetem per faktin se banon ne nje vend apo familje me tradite islamike. Keto gjera Perendia nuk i deshiron por jane vetem rremujat e njerezve qe nuk kane njohur Zotin dhe dashurine e Zotit.

Nese shqiptari do te ndjeki Perendine(dhe jo te ashtequajtura fe), do te kete nje jete te bekuar, te gezueshme, te lumtur, te paqte pa kriminalitet etj.! Por nese ndjek Zotin dhe jo keto te ashtequajtura fe qe kane dashur gjithmone qe te sjellin grindje dhe perçarje ndaj shqiptareve. Zoti e do Shqiperine dhe pret qe çdo shqiptar te kthehet tek Ai dhe te kete nje mardhenje reale. Shqiperia do te eci vertet..Une them se nese behet kjo gje, atehere do te shikohen shume rezualtate, por kjo eshte e pa mundur qe te ndodhi(jo nga ana e Perendise por e shqiptareve).

Keto jane disa gjera qe kam pare.

Me respekt i krishteri!!!

__________________
Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2004 12:37
i_krishteri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_krishteri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_krishteri (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_krishteri't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_krishteri Shto i_krishteri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_krishteri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Bravo ENDRI..

Feja nuk duhet te nderhyje tek shteti,ne asnje menyre.bashkohem me Endrin,se perndryshe na mori lumi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2004 22:25
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dena
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 102

shen alban me bere per te qeshur dhe per te ardhur keq per ty njekohesisht, sepse flet ne nje menyre kaq arrogante per islamin sikur te ka bere ndonje hata, madje u ngjan atyre jehovaisteve qe bredhin der me der dhe nuk te shqiten pa te folur per fene tyre, po cte bejne te shkretet, paguhen per kete pune.
ndersa persa i perket atyre femijeve 8 vjecare qe dine me shume se profetet e asaj kohe, kete per mendimi tim, hiqe fare se ja ke fut kot fare plako.
Me sa kuptova, se paske iden e mrekullive qe kae bere profetet ne ate kohe, ata dinin dhe se cdo te ndodhe pas nje mije vjetesh po te marrim nje shembull, sepse kete ua tregontevete Zoti , i gjithdituri, ndaj ti injoron dhe profetin e krishter i cili ka bere mrekullira me ndihmen e Zotit...
Lexo pak me shume dhe mos thuaj brockulla, jo per gje, se islamit nuk ia ulin vleren as njerez si ti as si kushdo qenie tjeter ne kete bote
Gjithe te mirat

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2004 14:39
dena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dena Shto dena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

o dena,
si perfundim... ne cilin prej rreshtave ne tere mesazhin tend me siper, ti i pergjigjesh pyetjes per te cilen eshte hapur kjo teme? Ne cilin prej rreshtave te tu me siper, ti mendon se mund te jesh brenda kesaj teme?
Edhe se fundmi: si shpjegohet qe disa prej muslymaneve si puna jote, flasin kaq harbutshem edhe pa pike edukate? Ja keni bo nai here pyetje vetes, se ca lidhje keni ju me fene ku skeni as nivelin me minimal te tolerances dhe respektit per tjetrin? (sado injorant qe mund te te duket)

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Maj 2004 17:03
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > A mund te na sherbej nje shtet ku feja ne shoqeri te kete rol primar?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.