Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiptari me i madh i te gjitha koherave Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 3.25.
Gjithsej 19 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pavaresisht veshtiresive shqiptaret jetojne me mire tani,por kerkesat jane per me mire sepse shohim me shume ,sepse nuk jemi te izoluar.Mbaj mend qe ne kohen e qoftelargut njerzit konsumonin shume pak dhe mbeturina e pislleqe te tjera kishte me pak.Tani konsumi eshte rritur dhe domosdo plehra ka me shume.Familjet shqiptare perdorin ne mase celularet dhe makinat apo jo.Po dikur?Udhetonin mbi karrocerit e kamioneve dhe nqse do te flisnin me nje te aferm ne nje qytet tjeter duhet te shkonin te prenotonin thirrjen nje jave me pare.

Ah gjirokastrite qe justifikon patriotin .Mos ki gajle moj fisnike se komunistet i kane gjetur pasardhesin qe i ngjan shume atij dhe ku eshte edvini.

Ka ndryshim te madh midis shtetit te komunisteve qe ishte diktatura dhe shtetitliberal te sapo krijuar ku eksperienca ishte vetem e kohes se diktatures.Kuadro jane po me ate edukim dhe udheheqim me ate stil,por kozmetika ndryshon.

Vertet Adem Jashari dhe familja e tij ishte shkendija e nje ndryshimi qe do te ndodhte ne Kosove,por pse nuk kish ndodhur edhe me pare.Te tjere si ai kish nxjerre Kosova por pa sukses.E Hoxha nuk i ndihmonte  kosovaret,sepse ai ishte i lidhur koke e kembe me Jugosllavine,ndersa me livizjet demokratike ne Europe ndryshoi edhe Shqiperia.Ishte me lehte te kalohej kufiri shqiptaro-shqiptar.Nuk mund te thuhet asnje fjale e mire per diktatorin dhe diktaturen,i cili na la mbrapa karros ari labi dhe Raimondi.Te dashur vellezer dhe patriot keto veshtiresi qe po heqim jane si rezultat i asaj diktature te tmerreshme qe lam pas.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 13:37
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Historia e vendit tone eshte e qendisur me hapa te vogla,kemi pesuar gati gjithmone,dhe sot vuajme pasojat.Dikur mendoja qe komunizmi e ka fajin qe ndodhemi ne kete gjendje kaq te paqendrueshme si ne anen ekonomike dhe ne ate sociale.Patem "fatin" te binim ne bllokun e gabuar,ndoshta thjesht per sfavoritizem gjeografik.Enver Hoxha ka qene nje nga personazhet me te medhenj te shtetit shqiptar,dhe kjo duhet pranuar,pertej faktit qe i ka dhene jete nje periudhe diktatoriale.S'do kete me njerez te tille ne krye te vendit tone,dmth karizmatike,te respektuar dhe te dashur vertet,brenda dhe jashte shtetit.Dhe e thote populli,jo se me diktaturen te impononte dashuri.
Sistemi komunist eshte autodistruktiv,dmth heret a vone bie ne gjunje,eshte i rrenjosur difekti.Te mbash ne kembe nje sistem te tere per kaq shume kohe dhe me ato vlera,eshte nje arritje e madhe.

Kurioz nje artikull i Shekullit :

GJIROKASTËR- Vera që lamë pas është cilësuar si më e suksesshmja për qytetin e gurtë, përsa i përket turizmit. Ashtu si asnjëherë më parë, Gjirokastra dhe veçanërisht pjesa muzeale, e pikat më të bukura u vizituan përditë nga qindra turistë të ardhur pothuaj nga të gjitha anët e Europës dhe të botës. Ndërkaq, gjallërim nuk njohu vetëm qyteti, por edhe bizneset që funksionojnë në Qafën e Pazarit karakteristik, e veçanërisht në dyqanet e suvenirëve, ku mbizotërojnë elementët kombëtare shqiptarë.

***

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se suveniret më të tërhequra në qytetin e gurtë prej turistëve të huaj janë gotat apo filxhanët me pamjet e Enver Hoxhës, shitje të cilat deri në këto momente qëndrojnë në vendin e parë. Tregtarët rrëfejnë se fakti që turistët e njohin historinë e vendit tonë dhe që janë në qytetin e lindjes së Hoxhës, i shtyn ata të marrin si kujtim nga qyteti i gurtë fotot e tij të stampuara në gota. Të tilla janë shitur me qindra dhe tregtarët tashmë kanë shumë pak furnizim prej mallit më të tërhequr.

***

"Turistët janë shumë të apasionuar pas figurave historike të vjetra të vendit tonë e veçanërisht pas Enver Hoxhës. Nuk është se e pëlqejnë, por nisen nga historia që ta blejnë atë". Kështu nis rrëfimin e tij për shitjen e suvenirëve, Kastriot Dhrami, njëri prej tregtarëve në zonën muzeale të qytetit. Ai tregon se kjo verë ka njohur dyndje turistësh dhe për fat të mirë dhe blerës bujarë, shumica e të cilëve të apasionuar pas suvenirëve. "Një turiste franceze tha se e urrente për ato që i kishte bërë kombit tonë, por megjithatë bleu katër gota, ndërsa një turist norvegjez tha se koleksiononte gota me figurat e të gjithë diktatorëve të botës. Pothuajse të gjithë turistët që hyjnë në dyqanin tonë blejnë gota dhe megjithëse ato kanë portrete të shumë politikanëve, sërish Enver Hoxha mbetet në vend të parë",- tregon ai, duke shtuar se aktualisht në dyqan i ka mbetur vetëm një gotë. Ndërkohë që sipas Dhramit, prodhimi tjetër i serisë së këtyre gotave del pas dy muajsh.

...

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Modifikuar nga briseide datė 20/10/2007 ora 14:33

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 14:22
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Briseide qe koha e komunizmit na la mbrapa dhe pasojat e saj ndihen dhe sot nuk eshte e gabuar, mjafton te hedhesh syte rreth e rrotull dhe do ta kuptosh se ky dem eshte aq i madh dhe i paimagjinueshem. Normal se po te lexosh shekullin dhe te flasish per turistet ne Gjirokaster do dali burr i mire Enveri se domosdo ai njihet dhe ka meriten per ate qe vuajme dhe sot keshtu qe mjaft turiste mendoj une terhiqen nga fashino i njeriut qe ja doli t'ua mblidhte shqiptareve te pamposhtur ne shekuj me rradhe. Nejse me pelqen kjo ideja jote meqe turistet blejne gjera qe perkujtojne Enverin ai eshte shqiptar i madh, normal qe ti nuk ke ndenjur ne rradhe per nje pike qumesht ose per koca ose per peshk e te shihje çfare tmerri ishte ne ato rradha, natyrisht qe ti nuk ke si e di qe per te marre nje liter vaj shitsja te jepte me zor dhe nje pako margarine, nuk ke si te dish dhe shume gjera te tjera per internimet, burgjet etj. Natyrisht qe ti nuk mund te dish shume gjera te asaj kohe qe krijoi njeriu pa vlere pa filozofi dhe te izoluar si ato kafshet ne vathe. Lexoje ato qe te thoshte ai dhe mos bej gabim te lexosh gje fshejurazi, muziken ta zgjidhte ai bashke me filmat. Ah po se mu kujtua ajo qe tha Iqvlora qe te prisje me ore te tera ne eren e ftohte te hypje mbi ndonje skode apo zis dhe te shkoje nja 10 km me afer shtepis etj

Briseide shqiptari me i madh per ty nuk eshte edhe imi apo ansjelltas.

Per mu mbete I. Qemali.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 14:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

enveri shkret u mbante ne vath mos tu hante ujku.. keta bejne pordhe.,.. pik e zez.. te pakten shqiperis ju dha nje emer i mir apo i keq.. u njof si shtet.. dhe nuk ju afrua dot ndonje grabiqar si kish ndodhur 500 vjet me radhe.

qe na la mbrapa.. as ajo sdiskutohet..se cdo sistem ka te mire dhe te keqe... po dhe shum gjera i ndertoi.. e beri popullin me hir a me pahir te punonte te ndertonte vendin.. jo si tani qe enden rrugve. rinia spunon.. po ben video me celular dashnoreve te tyre...dhe ja shperndajn qytetit..
e enden posht e lart per dit..pisllek e gjithka.. ana e mire sot eshte ja levizi "lire" se nuk leviz dhe aq i lire, po hajd te themi kush ka mundesi leviz.. pra sot ne shqiperi ka pllakos nje degjenerim total.. xhaxhai perdhunon mbesen, vllai motren, e baba cupen... . per ju keto mund te quhen civilizim.. po per disa nga ne keto quhen degjenerim. dhe peshku qelbet na koka.

ketu eshte e then te mberoni enverin, po per ato qe beri per shqiperine beni.. beri dhe raprezalje do thoni? po domsdo qe do bente se ndryshe skish se si ta mbante.. komunizmi ate rruge ka. jo do thoni sish i zoti, un them qe ish shum i zoti.. ne kurris te shqiptarve per disa gjera.. po aman ishte i zoti.. nuk doli burr ne 40 vjet ti kthente llafin.

pra me pak llafe cdo sistem ka te miren dhe te keqen e vet... ky sistemi sotem ka nje te keqe me shum.. se 3/4 e popullsise vuajn per buk.. duhet te jesh mashtrus, i djallezuar i levizshem ne maksimum qe te jetosh e ti besh balle.


shqiptari me i madh i te gjitha koherave ngelen ismail qemali me gjith delegatet qe shpallen pavarsine e shqiperis.. dhe sigurisht heroi yne kombetar gjergj kasterioti

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 15:09
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Historia e vendit tone eshte e qendisur me hapa te vogla,kemi pesuar gati gjithmone,dhe sot vuajme pasojat.Dikur mendoja qe komunizmi e ka fajin qe ndodhemi ne kete gjendje kaq te paqendrueshme si ne anen ekonomike dhe ne ate sociale.Patem "fatin" te binim ne bllokun e gabuar,ndoshta thjesht per sfavoritizem gjeografik. Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe Enver Hoxha ka qene nje nga personazhet me te medhenj te shtetit shqiptar,dhe kjo duhet pranuar,pertej faktit qe i ka dhene jete nje periudhe diktatoriale.S'do kete me njerez te tille ne krye te vendit tone,dmth karizmatike,te respektuar dhe te dashur vertet,brenda dhe jashte shtetit.Dhe e thote populli,jo se me diktaturen te impononte dashuri.
Sistemi komunist eshte autodistruktiv,dmth heret a vone bie ne gjunje,eshte i rrenjosur difekti.Te mbash ne kembe nje sistem te tere per kaq shume kohe dhe me ato vlera,eshte nje arritje e madhe.

Kurioz nje artikull i Shekullit :

GJIROKASTËR- Vera që lamë pas është cilësuar si më e suksesshmja për qytetin e gurtë, përsa i përket turizmit. Ashtu si asnjëherë më parë, Gjirokastra dhe veçanërisht pjesa muzeale, e pikat më të bukura u vizituan përditë nga qindra turistë të ardhur pothuaj nga të gjitha anët e Europës dhe të botës. Ndërkaq, gjallërim nuk njohu vetëm qyteti, por edhe bizneset që funksionojnë në Qafën e Pazarit karakteristik, e veçanërisht në dyqanet e suvenirëve, ku mbizotërojnë elementët kombëtare shqiptarë.

***

Por, ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se suveniret më të tërhequra në qytetin e gurtë prej turistëve të huaj janë gotat apo filxhanët me pamjet e Enver Hoxhës, shitje të cilat deri në këto momente qëndrojnë në vendin e parë. Tregtarët rrëfejnë se fakti që turistët e njohin historinë e vendit tonë dhe që janë në qytetin e lindjes së Hoxhës, i shtyn ata të marrin si kujtim nga qyteti i gurtë fotot e tij të stampuara në gota. Të tilla janë shitur me qindra dhe tregtarët tashmë kanë shumë pak furnizim prej mallit më të tërhequr.

***



...



Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.

Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 15:41
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Vend komunist nuk ishim vetem ne por edhe te tjere,por ne ishim unik ne komunizmin tone.

A mund te me thote dikush nje vend te botes sado diktatorial qofte ai qe te vrasi gjithe opoziten parlamentare.E pra kete e beri diktatura e udhehqur nga komunisti i pashpirt e i bukur fizikisht,e hoxha.Brisi pyet mamin dhe babin te cilet kane ndenjur ne radhe per 1 kg mish kau ose dhije  per nja 2-3 ore qe jepej nje here ne muaj,per 1/2kg sallam.per 5 l vajguri,per 100gr kafe,1l vaj te parafinuar,1kg sheqer,1kg oriz,5 kokra veze,1kg makarona qe kur i zieje beheshin si balte etj.(Keto vetem per 25% te popullsise qe jetonte ne qytete,pa perfshatin vetem buke misri si zhavorri qe ndodhet ne Radhime).Fruta dhe patate dilnin me  racion vetem per vitin e ri.Duke i treguar popullit pushken dhe burgun,duke e izoluar nga bota qe e rrethonte dhe duke bere propagande e  duke i shpelare trurin shqiptareve ,duke e bere si perendi vetem nje njeri populli ish i detyruar qe gjoja ta donte.Kokat e njerezve ishin mbushur me dogma komuniste mbi kapacitetin e tyre normal.Diktatura na kishte kthyer ne robote moj vajze.Ne nuk mendonim do  me koken tone,as njeri i thjesht e as nje shkencetar apo akademik.Studentet apo pedagoget kur mbronin nje studim a disertacion te tyre po mos ta fillonin me shprehjen:nen udheheqjen e partise dhe shokut enver ishin te skualifikuar edhe nqse mbrojtja nga ana shkencore ishte perfekte.Nqse do te jetoje ne ato vite dhe te kaloje me ate miniskirt-in tend ( tek Sheshi i Flamurit ose ne Skele) qe t'i vesh sot e te tregon shume trendi do te ta grisnin ne mes te rruges disa  fashist te frontit demokratik ose ndonje polic.Njerzit ishin pa dinjitet e te zhveshur nga prona,te zhveshur nga e drejta e besimit fetar,te zhveshur nga e drejta e fjales etj.Pra njerzit ishin te privuar nga ajo liri per te cilen shume vende te botes i gezonin 300 vjet para nesh.Populli nuk kish ato te drejta e liri qe kish para 1939-s.Cdo gje ishte e imponuar Brisi.Babai i nje mikut i cili ishte shites ne nje fshat u ndodh ne nje dasem.Ne fund ishte bere zakon qe pihej nje dolli per E Hoxhen dhe mjere ai qe nuk ngrihej ne kembe ta pinte.Plaku i varfer ishte i semure nga nervi shiatik shume keq dhe keshtu e kish te pamundur te cohej.Ju tha dy djemve qe e ngriten dhe e mbajten ne kembe gjer sa u pi dollija,ndryshe rrezikonte te hante burgun.Kur eshte martuar im ate nje kusheriri i gjyshit piu dhe u deh i varferi.Rastesisht ne dasem u ndodh i paftuar nje oficer civil i sigurimit  famekeq( i pa ftuar por per gjueti te deklasuarish) i cili ndodhej afer plakut Neim.Xha Neimi i ardhur ne qef i tha ''mikut'' perbri:''Mua te me rrosh ti se une ja kam bere temen E Hoxhes''.Ai buzeqeshi dhe te nesermen erdhen dhe e morren dy police ku u denua me 12 vjet burg,te cilat i beri kokerr me kokerr.Ah moj Brisi dhe ju Puntori jemi me fat qe nuk i keni perjetuar ato kohe si ne,megjithese keni qene te lindur por femije dhe nuk kuptonit sa sot.

Mos ju pafte syri kurre monstruozitete te tilla.Enver Hoxha nuk ka per te qene kurre nje figure e shquar e kombit tone.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 20/10/2007 ora 16:44

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 16:37
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

---Po ai sistem prandaj quhej diktaturem se kish ato te meta --se ndryshe do quhej me demokraci se demokracia --

Komunizmi shqiptar ishte i vetemi komunizem ne lindje qe e coi vendin etij perpara---------------sic thote ENCIKLOPEDIA BRITANIKE---E MORI SHQIPERINE NGA NJE --RELIKE E FEUDALIZMIT -----(vini re si thote --relike --)---DHE E BERI  NJE VEND INDUSTRIALO AGRAR---

ndersa komunizmi ne lindje kur i mor vendet lindore ato kishin zhvillim --nuk ishin si shqiperia ne feudalizem--dhe i coi pas ne zhvillimin e tyre

Komunizmi nxori intelektuale te shkelqyer qe i sherbenin shqiperise -------

Ndertoi nje baze te fuqishme------------industriale---,agrare---kulturore---shkencore-sherbimi mjekesor total---ushtarake--( ua thyeu hundet grekeve disa here,megjithese qe i vetem, por kish popullin shqiptar me vete)

------Ndersa keta sot-----------------zeeeeeerooooooooo-------------dhe ekunderta--keta shkaterojne--------dhe marrin borxhe---dhe nuk bejne azgje ---as me elemntaret nuk sigurojne --dritat dhe ujin------dhe kane surrat te flasin kunde r enver hoxhes keta injorante te neveritshem-----qe jane provincial ne cdo aspekt ----------te vjen per te vjell ti degjosh ---se te fyejne intelektin-----dhe te vjen turp ti shikosh -se sillen si zvarranike ,pa dinjitet fare  me te huajt ----------dhe behen trima  duke share dhe percudnuar te kaluaren-----------

te pakten me i mire se keta ishte enveri------e donte popullin e thjeshte,nuk te linte pa uje ,pa drita pa pune ,pa shpi------------biles edhe kur te internonte tej epte nje pune te mbaje frymen gjalle --------------------KETA SOT TE PUSHOJNE NGA PUNA ME REFORMEN E TYRE KRIMINALE --DHE S'DUAN T'JA DINE FARE  se njerezit kane femije per te ushqyer,per te cuar ne shkolle ,per te martuar ,kane semundje etj etj--gjera qe jane te huaja per keta shpirtzinjte e sotem---------------------semuru sot dhe ku te mbytesh,po s'pate leke-  Ne vlore kur isha une para 5vjeteve brenda dy javesh vdien dy nen ane lindje e siper me gjithe te posalindurit----------per 25 vjet e fundit nga 1990 ne vlore nuk kishte pasur asnje vdekje foshnjore--,---dhe tani ne Shqiperi eshte raporti i liindjeve me vdekjet foshnjore 1 : 2 ne favor te vdekjeve foshnjore----krimi me i shemtuar per te ardhmen e [po-

Ketyre sot nuk ju dhimbset njeriu shqiptar fare----------Keta shkateruan cdo gje i mbyllen uzinat ,fabrikat ,kombinatet --qe ishin te gjitha RENTABEL----keta genjejne ne cdo gje

Ne vlore kishte gjithe ato fabrika ku njerezit punonin te cilat kishin edhe treg shitje te huaj ----shume mire pse te mbylleshin---Do ta privatizosh ,ok---Fabrika le te punoj dhe te ardhurat e fabrikes te mos i marri shteti por jepua puntoreve dhe shtetit jepi nje % te vogel---Por keta SHKATERUAN CDO GJE ---SE JANE JASHTEZAKONISHT TE PAAFTE ,INJORANTTE DEFICENTE--------------------DHE NE KETE MENYRE TE DREJTUARI FUTEN FRYMEN E  ----URREJTJES KLASORE NE DEMOKRACI-------------

    AJO QE VUAJME SOT ESHTE PASOJ E PRIVATIZIMIT, JO E E ENVER HOXHES --SEPSE ENVERI NA LA NJE BAZE TE FUQISHME INDUSTRIALE---------------------QE MJAFTON TE DREJTOHEJ ME INTELIGJENCE ---------POR KETA SOT KANE CDO GJE VETEM --INTELIGJENCE NUK KANE----------JANE TE NEVERITSHEM---NUK DINE TE DREJTOJNE ----------NUK DINE TE BEJNE NJE ANALIZ  ME TE THJESHTE TE NJE PROBLEMI QE LIND----------------------

   -dhe tek e fundit keta kane 17 vjet dhe nuk kane harritur te sigurojne me elementaret ----------------------------DRTIAT ---------dhe ---UJIN---------si kane goje dhe ankohen keta bastarde  per ENVER HOXHEN----ca e dine keta popullin shqiptar ---Po drita dhe uje kane dhe vendet me te humbura e botes.Keta na turperuan --ne mes te ervopes pa uje pa drita---------dhe turpi me i madh 1/3 e popullsise --esht   emigrant --Pse???? Se keta qelbanike s'dine te drejtojne ----s e e kishin industrine dhe e shkaterruan-------------KETA DUHEN CUAR NE NDJEKJE PENALE-------SE KETA VETEM KANE SHKATERUAR----------le pastaj qe  ne politiken e jashtme jane nje turp i vertete -------------dhe me propagandimin qe ju bejne feve --po bejne autogol---sidomos me fene islame--------se evropa dihet qe nuk e e do fene islame ----ndaj ne vend qe keta te ta mbajne sa me ne periferi fene islami------------keta vene dhe futen ne -Lidhjen islamike---kjo i ben dem Kosoves---------le pastaj qe mbajne Janullatosin brenda qe po pregatit nje shkaterim gradual ne favor te synimeve greke-------------ENVERI JA TREGOI VENDIN GREQISE DISA HERE --JA THEU DHEMBET----BILES----------------EDHE DICKA KETU

ENVER HOXHA ESHTE I VETMI---biles as rilindasit nuk e kane bere kete --------QE KERKOI TE DREJTAT E ARVANITASVE SI MINORITET SHQIPTAR NE VITET 70'--dhe greket nuk dinin ca te thoshin---enveri bllokoi ata ---sepse ambasadori shqiptar ne athine kerkoi --ZYRTARISHT-- te njihen te drejtat e aervanitasve------------------

Ndersa keta sot po e bejne greqi gjith shqiperine dhe hiqen si patriote --------Po ne Shqipot nuk e kemi frymen e protestes ,ndaj dhe keta sot shijne --se te ish ndonje popull tjeter -----keta sot do i varte---------

 

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 17:32
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Raimondi nuk po bejme lufte klasash ketu po te jete per argumente mjafton te te them qe ata qe Zogu, fashistet dhe gjermani i internoi ose burgosi ky u futi plumbin I VRAU.
Persa i perket asaj qe beri zhvillim nese mund te quhen te tilla ishte sepse me diçka do te merrej populli dhe duhej sistemuar ai sa me hir sa me pahir. Normal qe ka dhe çaste ose fragmente pozitive, por mos harro se njerzit ishin te hanin me racion dhe ndoshta ke harruar qe kur te vinte naj mik ne darke duhej te kishge miqesi me naj nji qe punonte tek mensa puntore per te marre nje gjysem buke e naj kuti sardele. Persa i perket grekut: thone se ne '74 kur u hoq diktatura e gjeneraleve ishte si mos me keq dmth me keq se ne, mirpo qesh mire kush qesh i fundit dhe ata qeshin akoma dhe ne nuk dime as te buzqeshim akoma. E vetmja gje pozitive qe nuk mund ta mohoj eshte emancipimi i gruas.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 18:04
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po nqse do te kish ndodhur ndryshe Mondi,qe pushtetin ta kishin te djathtet qe u ppushkatuan nga regjimi nuk do ta kishin zhvilluar ate vend gjysem feudal?Mendoj se ne do te radhiteshim nder vendet e pasura te Europes dhe do te kishim zgjidhur edhe ceshtjen tone kombetare nqse pushteti nuk do te kishte rene ne duart e xhelatit E H.Une nuk e quaj ndonje merite te madhe ate zhvillim qe beri epoka komuniste duke na sjelle ne vend tekniken e viteve 1920,apo uzina kimike te tilla si Soda ne qytetin tone,metallurgjiku ne Elbasan,azotiku ne fier etj qelbesira qe e kane ndotur vendin ne menyre te pariparueshme.Ai perparim ka qene teper i prapambetur e arkaik.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 18:05
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina


Nuk e di se sa ekonomi ke studiuar, por hidhi nje sy pak ekonomise, qe te te mbushet mendja perseri qe kominizmi e ka fajin qe jemi ne kete gjendje (well, ne bashke me te). Kudo ku vriten intelektualet nuk do te kete zhvillim, sepse nuk praktikohet Darvinizmi social. Shqiperia do te rrinte ne vend numuro, sepse, kujtoni qe thelbi i komunizmit eshte mos-konkurimi. Nuk ka treg te lire, qe te konkurojne njerezit, qe te kene motivim, qe te shkonin siper. Plus, njerezit nuk eshte se ishin te kenaqur, ata mendonin qe ishin te kenaqur. Slloganet qe perdoreshin, jo me kot perdoreshin...e kishin nje efekt mbi njerezit.
Enveri nuk u respektua nga liria e zgjedhjes, por nga prania e frikes. Tani respektohet sepse jeton akoma brezi qe e mban mend ate kohe, kur cdo gje ia jepte qeveria dhe ata vetem zbatonin urdherat sipas parametrave. Akoma egziston ai mentaliteti komunist, prandaj nuk dine njerezit qe ne nje sistem demokratik, eshte detyra e cdo qytetari te lire te cilit te drejtat natyrale i jane marre, qe ta hedhe poshte sistemin.
Ashtu sic ka qene Enver Hoxha nje nga personazhet me te medhenj te shtetit (komplet koicidence) ashtu ka qene dhe Hitleri, mos harro. Ku qendron madheshtia e nje rrugaci qe nuk arriti te mbaronte nje shkolle te larte ne Paris, qe u ndihmua nga burri i motres, por pastaj e vrau ate? Ne syte e mi, nje shtet qe udhehiqet nga nje njeri pa arsimim eshte direkt nje shtet i deshtuar. Po prandaj i hoqi qafe ai intelektualet vitet e para te komunizmit; i perdori dhe si shembuj, plus dhe siguroi jetegjatesine e sistemit qesharak te tij.

Briseide, cfare do te thote qe blihen shume suvenire rreth Enverit? Asgje! E di ti qe libri numer 1 ne Turqi tani per tani ishte nje liber rreth Hitlerit? Po pse, njeri qe respektohet eshte Hitleri? Une e respektoj per oratorin qe ishte, dhe per aftesite e tij per t'ua mbushur mendjen turma njerezish, edhe pse depresioni ekonomik qe beri kerdine neper bote luajti nje rol gjigand. Mos harro, ai depresion ekonomik beri qe gati gjysma e botes te marre nje zgjedhje te deshperuar: komunizmin.



Une mendjen e kam te mbushur Balerina,btw flm per sugjerimin.Ne asnje pasazh s'kam mbrojtur idete komuniste,pasi nuk jam e tille.Te "mbrosh" Enverin s'do te thote t'i perkrahesh ideologjine.Ndoshta bere konfuzjon me shprehjen time :dikur mendoja qe komunizmi...Per qartesi mund te perforcoj idene time duke te thene qe,pertej trashegimise qe na ka lene regjimi totalitar komunist,sot mungojne ne nje subjekt politik ato karakteristika qe ai kishte te lindura a te fituara ...kapaciteti i nje njeriu te mbaje gjalle nje popull me dinjitet te plote.
Me duket shume e thjeshte te besh supozimet qe avancove:prania e frike,sikur po flet per prindin qe respektohet se ushtron dhune ndaj femijes,po eshte mese normale qe per shume ka qene keshtu ne ato rrethana.Te siguroj qe,mesa me kane treguar gjysher e te moshuar,qe te impononte respekt per ate qe ishte dhe bente,sikur Shqiperia ka qene krejt bote tjeter...nejse se eshte veshtire te besh pershkrime te detajuara.Gjithsesi sģjane vetem brezat qe po shkojne qe e kujtojne dhe i vleresojne mendimin.Kontradiktore si shprehje - respektohet se eshte brezi qe e kujton - kur ishte kaq i tmerrshem perse kujtohet me mall?
Hoxha S'mund te zgjohet ne mengjes duke menduar:sot do behemi demokrate se eshte me mire,mos harro qe Hoxha ka mbaruar studimet ne France...E pe si ju pergjigjem demokracise,s'ka mendje te ndritura,dhe ato qe kemi jane larguar,fenomen i ashtuquajtur "brains on the run".
Ne Shqiperi ka vetem demagogji dhe antipolitike per momentin,ka shume koje qe ka rene komunizmi,une do shqetesohesha per pasojt sociale me teper.

Me kujton Hitlerin,po flet per nje super fuqi,qe mbarte nje force te jashtezakonshme ekonomike (te ringjallur) e militare,e drejtuar nga nje gjysem i shkolluar me nje capacitet te tille te gjeje perkrahjen e personave me influente ne pushtet?Po une i them bravo i qofte Hitlerit,nje nga gjerat me te shpifura qe ka bere nena po qe ate qe beri s'e perserit dot njeri.Shkolla eshte kot kur s'ke kapacitet.
Edhe Duce ashtu si mori shume vendit te vet,ashtu edhe i dha.Po s'me duket se duhen vene ne krahasim,perderisa ishin te djathte dhe larg ideologjise Enveriote.
Nuk e justifikoj per asnje gje Hoxhen,pertej faktit qe dedikoi jeten Shqiperise.
Artikullin per Gotat ne Gjirokaster e solla per kronike e kuriozitet.Komunizmin e zgjodhen per depresion dhe per loje:edhe Italia kot shpetoi nga komunizmi,si ajo loja:ke te marr e ke te zgjedh doren e xhaxhit Enver?

Poshte komunizmi,liri popullit :p:p:p

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2007 19:02
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 19 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiptari me i madh i te gjitha koherave

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.