Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Skandal ne universitetin e Elbasanit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
martin_iden2001
Anetar i ri

Regjistruar: 19/02/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 2

Skandal ne universitetin e Elbasanit

ELBASAN

"Pedagogu Çeçi ka dashur të më përdhunojë". Thesi i skandaleve mes pedagogëve në universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, mesa duket është hapur dhe lista nuk ka të sosur.

Emri i Nuredin Çeçit, pedagog i Sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Humane, është shënuar në listën e të hetuarve nga Prokuroria e Rrethit. Kanë qenë familjarët e vajzës, e cila ka provuar ngacmimin seksual, që kanë bërë padinë.

Skandali seksual
Rreth 12 ditë më parë, pedagogu Nuredin Çeçi është rrahur keqazi nga disa persona të panjohur. Kështu ka deklaruar fillimisht ai, por nga burime nga policia mësohet se personat që e kanë rrahur, kanë qenë vëllezërit e një studenteje të vitit të parë në fakultetin Ekonomik. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, të cilat kanë qënduar jashtë kësaj ngjarjeje, pedagogu Çeçi ka ngacmuar seksualisht studenten, rreth 12 ditë më parë. Çeçi e ka thirrur vajzën në zyrën e tij, rreth 15.00 për të biseduar në lidhje me mësimet. Kjo e fundit ka shkuar normalisht, ndërkohë që pedagogu ka tentuar të përfitojë. Ai i është hedhur vajzës me qëllimin për të kryer marrdhënie seksuale me të. Kjo e fundit ka arritur që të shpëtojë. E stresuar ka treguar historinë në shtëpi dhe vëllezërit e saj, nuk ia kanë përtuar pedagogut. Vajza është paraqitur sërish në shkollë, ndërkohë që pedagogu, nën justifikimin e mjekimit të plagëve, është larguar jashtë Elbasanit. Ky i fundit, nuk ka bërë as denoncim në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Denoncimet
Ngjarjet e ndodhur njëra pas tjetrës, kanë bërë që studentët të reagojnë. Disa studentë të Fakultetit të Infermierisë kanë denoncuar pranë Zyrës së Krimit Ekonomiko-Financiar në drejtorinë e policisë së Qarkut se Kujtim Ibrahimi, u kërkonte nga 5 mijë lekë të reja për t'u vënë notë kaluese në provime. Këtë masë ai e aplikonte në të gjithë studentët dhe për fat të keq shumica ishin pajtuar me të. Por jo gjithkush mund të duronte këtë lloj poshtërimi, aq më keq që Ibrahimi përdorte të tjerë për të mbledhur "gjobat" që ai u vinte për provimet. Ai që nga dita kur u bë publik skandali nuk duket më në fakultet, ndërsa prokuroria po punon për dokumentimin shkencor të dëshmive dhe fakteve që provojnë një skandal të kësaj natyre. Kujtim Ibrahimi është mjek pediatër në qendrën spitalore "Xhaferr Kongoli" të Elbasanit.

Nuredin Çeçi është një nga pedagogët në të njohur, por edhe më të përfolur të Universitetit të Elbasanit. Çeçi në qarqet studentore të Elbasanit, është cilësuar si "delja e zezë". Shumica e studentëve janë ngelës të paktën një herë në lëndën që jep ky pedagog. Ai mbahet si pedagogu që ka vendosur rekordin për ngeljet në universitetet shqiptare. Pedagogu Çeçi është munduar që t'i mbulojë gjurmët e skandalit pas plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar mbi të, duke u mjekuar jashtë Elbasanit dhe duke mos u paraqitur në punë për disa ditë.



"Duhet të hetohet deri në fund"
Rektori Jani Dode: Me ta të merret ligji

Jashtë këtij debati nuk kanë ngelur dhe drejtuesit e Universitetit "Aleksandër Xhuvani". Jani Dode, rektor i këtij universiteti ia ka lënë gjithçka në dorë ligjit, për të zgjidhur situatat e krijuara.

A jeni në dijeni të skandaleve ku flitet se janë të përfshirë dy pedagogë të Universitetit ditët e fundit?
Më vjen mirë që media tregon interes për fenomene të tilla dhe e quaj me vlerë punën e saj për të mirëinformuar opinionin studentor dhe atë qytetar për fenomene që artikulohen. Dua të theksoj se është e rëndësishme që të thuhet e vërteta për rastet të kësaj natyre dhe të mos abuzohet kurrësesi me të. Aktualisht për rastet që po interesohemi ka një të vërtetë të pamohueshme. Për pedagogun Nuredin Çeçi doja të sqaroja se është një pedagog i Fakultetit të Shkencave Humane. Për të ka pasur informacione të tjera nga njerëz të veçantë por jo denoncime dhe rasti i fundit flagrant me këtë pedagog është i përmasave të tilla që mua më detyron të kërkoj që organet kompetente ta zbardhin ngjarjen nëse është fajtor të mbajë përgjegjësinë që përcaktohet në ligj. Të njëjtën gjë do të kërkoja nga organet kompetente edhe për pedagogun e Fakultetit të Infermierisë, Kujtim Ibrahimi.

Çfarë masash do të merrni për ta nëse fillon procesi penal?
Nëse do të fillojë procesi gjyqësor ndaj tyre atëherë do të ketë një qëndrim institucional nga Universiteti. Çdo fenomen i kësaj natyre që po diskutohet do të jetë i patolerueshëm. Përfitoj nga rasti t'i bëj thirrje opinionit studentor dhe atij qytetar të jenë të rreptë e të kërkojnë që atyre t'u shkohet deri në fund. Pra nëse vërtetohet se ata kanë abuzuar në një formë apo në një tjetër, do të ndëshkohen, ashtu sikurse parashikohet nga ligji. Nëse për këta pedagogë do të konfirmohet se do të merren të pandehur, Universiteti do t'i pezullojë nga puna derisa të shpallet vendimi i drejtësisë. Më vjen mirë që mediat po përpiqen që të zbardhin të vërtetën. Ne jemi të gatshëm për të bërë tranparencën e çdo fenomeni sado që ai të jetë i pakëndshëm sepse do të ishte e turpshme për këtë universitet prestigjoz nëse do të merret në mbrojtje pedagogë të tillë.



Flet Abdulla Ballhysa
Dekani i Shkencave: Eshtë problem i mbyllur

Dekani i fakultetit të Shkenacave Sociale Abdulla Ballhysa, është ndjerë mjaft keq për skandalin seksual të përfolur. Sipas tij Çeçi është një pedagog mjaft i mirë dhe i rreptë, cilësi që mund t'i kenë sjellë edhe problemet e mësipërme. Megjithatë edhe Ballhysa ka qenë dakord, që këtij problemi t'i shkohet deri në fund.

A mund të na sqaroni diçka rreth çështjes së shumëpërfolur për pedagogun Nuredin Çeçi?
Nuk më vjen aspak mirë për këtë që ka ndodhur dhe ndjehem shumë keq përpara një situate të tillë sepse ky pedagog është i fakultetit të Shkencave Sociale, ku unë jam dekan. Për rastin konkret ngjarja duhet të ketë ndodhur 12 ditë më parë. Kam kontaktuar këtë të martë me pedagogun Nuredin Çeçi dhe kam biseduar rreth asaj që në media është cilësuar si skandal, sepse nuk kisha dijeni se përse ishte fjala.

Atëherë çfarë iu ka sqaruar ai?
Nga ai mora vesh se nuk ka asnjë ankesë apo denoncim kundër tij çka do të thotë se nuk ka vend për të folur rreth asaj që ju pretendoni. Zyrtarisht nuk ka padi për këtë pedagog dhe sipas meje ky problem është i fiksuar, i mbyllur. Por ne nuk mund ta lëmë këtë problem pa e sqaruar deri në fund sepse moralisht kemi edhe detyrime për ta zbardhur të vërtetën. Për këtë arsye kam njoftuar shefin e departamentit, përgjegjësin e seksionit përkatës dhe ditën e premte kemi një mbledhje pune ku do të diskutohet edhe problemi i ngritur për pedagogun e sociologjisë.

Pra ende ju nuk keni dijeni për një padi ndaj tij?
Zyrtarisht nuk kam informacion që të ketë padi apo ankesë ndaj tij. Unë doja ta vlerësoja punën e tij. Di që ai po punon për doktoraturën dhe në sociologji është ndër pedagogët që kërkon shumë dhe këto i kanë krijuar përplasje. Gjëra të kësaj natyre mund të kenë sjellë edhe këtë që pretendohet të ketë ndodhur. Për mua ajo që thuhet mund të jetë diçka sporadike. Ne po përpiqemi që të rrisim transparencën e dhënies së vlerësimit për të shmagur keqinterpretimet. Studentëve askush nuk i ua ha hakun.



Frikësohen studentët

Pedagogët e Universitetit të Elbasanit janë përfshirë tashmë nga thashethemet për korrupsion dhe mitmarje. Dy rastet e fundit kanë bërë që studentët të pranojnë nën zë ekzistencën e këtij fenoneni, që po iu nxin jetën. Pyetjes nëse u kërkojnë para pedagogët për provime, ato i përgjigjen "Po". Por nuk pranojnë të tregojnë identitetet e tyre. Kemi frikën e hakmarres sepse ata janë shumë. Nuk janë vetëm këta dy pedagogë për të cilët po flitet. Sipas studentëve, kjo bëhet hapur edhe është për të ardhur keq që kërkohen denocnime. Shteti ka struktura të posaçme për t'i zbuluar këto fenomene, ndaj është e nevojshme që të ndërhyhet sa nuk është vonë. Këto raste janë skandaloze, pasi të kërkohen hapur paratë dhe madje të caktojnë edhe shumën e nevojshme për të marrë provimin. Studentët ndihen të alarmuar pasi mjaft shokë të tyre janë përballur egër me këta prdagogë dhe një pjesë e tyre kanë provuar edhe stazhin pa harruar edhe ndonjë që i është djegur shkolla.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 00:41
martin_iden2001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė martin_iden2001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me martin_iden2001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: martin_iden2001 Shto martin_iden2001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto martin_iden2001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tiger_aspect
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/02/2004
Vendbanimi: bace me lule te vyshkura
Mesazhe: 104

artikull shum interesante!
me vjen shum keq qe shqiperia po perfundon keshtu!
A.Xhuvani eshte nje nga universitet me et mira te shqiperise, dhe ja se cnoth, cerdhet e edukimit, kthehen ne cerdhe dhune, shume keq

__________________
picirruke moj picirruke mos ma ha djathin pa buk e!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 10:08
tiger_aspect nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tiger_aspect Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tiger_aspect (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tiger_aspect Shto tiger_aspect nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tiger_aspect nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb* ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Cu bo me Nuredinin Cecin?
Universiteti i Elbasanit ka shume pedagoge te korruptuar, qe i japin nje imazh jo te mire ketij universiteti.
Nje nga ata eshte dhe ky Dekani Abdulla ose sic e therrisnin shkurt Dulla. Nuk kam patur simpati per kete pedagog. I qeshur ne dukje, por i qeshte me shume surrati nga leket qe merrte neper provime.
Ehh Ceci, histori me vete. Ja ca kujtime nga Ceci.
Ceci dihet ishte tmerri i Universitetit. Gjysmen e Universitetit rrafshonte. Megjithate pjesa me e madhe e atyre qe ngelej normalisht e meritonin. Plus qe ishte shume ironik, fanatik. Ne oren e tij sust rrinin te gjithe. Nje gjest te vogel te beje dhe mos i pelqente atij se merrje lenden e tij gjalle ne bote. Te bente zborr. Dhe e kunderta. Po te kishte me sy te mire gjate semestrit te toleronte ne provim. Dhe mua duhet te me ket pat me sy te mire, gjersa kam dale mire me te. :p Edhe sot e kujtoj sa e lumtur ndjehesha pas provimit. Hapja librezen e notave dhe nuk me besohej.
Vajzave qe nuk mesonin dhe ishin simpatike u thoshte,'' Ti qenke e bukur. Dua te shikoj prape per vjeshte fytyren tende te bukur'' I ngelte me komplimenta.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2010 14:12
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Keto universitetet e rretheve duhet te mbyllen fare.
Te mbyllen edhe universitetet private.

Dhe
T'ju jepet profesoreve qe mbeten nje rroge e madhe aq sa t'ju hapet goja.

Vazhdoje Debora se paske mbaruar me nota te mira ti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2010 14:23
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb* ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


Pse me, p[o te jesh nga Gramshi, nder eshte. Ka vajza te bukura, puntore i do a, te mira i do a, te ndorshme jane.
Oj.

Pse s'je nga Gramshi ti me?


Edhe mua me ka bere pershtypje qe vajzat e Gramshit jane vertet simpatike.
Me duket se ta kam thene nga cila zone jam, apo te ka zene skleroza qe tani. Ki kujdes
Per te qene ne teme ka ndonjeri informacion se cu be me CECIN?Keta qe jane nga Elbasani besoj se kane te veshtire te informohen. Do pyes dhe une nje shoqen time qe eshte atje.
P.s Ju lutem ti permbahemi temes. Postimet jashte teme u fshine.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 14:58
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Per te qene ne teme ka ndonjeri informacion se cu be me CECIN?



Debora, ktu jam.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 18:42
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

JO de mos i fshi postimet, se i japin lezet temes, ebhu pak tolerante se do ankohemi tek faja pastaj. Oj

Ju te ushnjes sikur jeni pak me te buta.
E mo Turll si thua ti se ty te kemi si ekspert kshu.

Po keta te Elbasanit kane edhe nam te keq mor zot.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 19:04
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb* ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
JO de mos i fshi postimet, se i japin lezet temes, ebhu pak tolerante se do ankohemi tek faja pastaj. Oj

Ju te ushnjes sikur jeni pak me te buta.
E mo Turll si thua ti se ty te kemi si ekspert kshu.

Po keta te Elbasanit kane edhe nam te keq mor zot.


Po kete fjaline e fundit e ke shkruajtur per te qene brenda temes?
Une i toleroj, por kam hall se me terheq verejtje faja pastaj.:p
P.s Cecilia mos u ngaterro se ky Ceci i temes eshte mashkull, e jo femer.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2010 20:53
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Edhe mua me ka bere pershtypje qe vajzat e Gramshit jane vertet simpatike.
Me duket se ta kam thene nga cila zone jam, apo te ka zene skleroza qe tani. Ki kujdes
Per te qene ne teme ka ndonjeri informacion se cu be me CECIN?Keta qe jane nga Elbasani besoj se kane te veshtire te informohen. Do pyes dhe une nje shoqen time qe eshte atje.
P.s Ju lutem ti permbahemi temes. Postimet jashte teme u fshine.




kur vinin Gramashaket ne elbasan dukej sepse rruga mbushej me nje profum me ere tranafili po skan qen te keqija duhet me pyet cunat se ato i dine mire keto gjojna
Debora ndoshta dukej fanatik sepse veshja e "katunareve"me gjithe respektin qe kam per fshatin nuk dukej aspak ne normat e nje studenteje ...pastaj gjysma vinte ne shkolle te tjerat sa me nje makine ne tjetren dhe ne fund binin te "dashurit e forte" me morr noten ...ky keto gjera si duronte ...
Me kete nuk ka ndoth asgje sepse ai ska bere asgje goca ne fjale mbas jne viti ka terheq denuncen sepse fati nuk ka ndoth dhe ajo e ka shpik nga mendja kete gje ...nje pango ne tiron nje pango ne elbasan

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 18:47
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb* ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA



kur vinin Gramashaket ne elbasan dukej sepse rruga mbushej me nje profum me ere tranafili po skan qen te keqija duhet me pyet cunat se ato i dine mire keto gjojna
Debora ndoshta dukej fanatik sepse veshja e "katunareve"me gjithe respektin qe kam per fshatin nuk dukej aspak ne normat e nje studenteje ...pastaj gjysma vinte ne shkolle te tjerat sa me nje makine ne tjetren dhe ne fund binin te "dashurit e forte" me morr noten ...ky keto gjera si duronte ...
Me kete nuk ka ndoth asgje sepse ai ska bere asgje goca ne fjale mbas jne viti ka terheq denuncen sepse fati nuk ka ndoth dhe ajo e ka shpik nga mendja kete gje ...nje pango ne tiron nje pango ne elbasan


Ceci ishte Peqinas mi Biondja. E ke idene sa fanatiker jane Peqinesit besoj. :p
Ai nuk ishte fanatik vetem per veshjen. Na bente per te qeshur, por ti nuk duhej te qeshje. Ishte e pamundur te mos qeshje me ironite e tij. Mezi e mbanim. Po te qeshje, kishe minus per provimin perfundimtar. Nuk duhej te hyje prapa tij ne klase. Per te lene klasen as behej fjale. Jo se s'te linte, por po te dilje dhe vjeshten e kishe pak. Jetonte ne konvikt Ceci. Nuk guxonte student te qeshte ne syte e tij ne ambjentin e konviktit. Ne sezon provimi me te te beje kujdes te mos shikonte ai kur dilje perreth konviktit. Shkurt nje diktator i vertet.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 20:24
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Skandal ne universitetin e Elbasanit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.