~Enigme~
Simplexity
Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073
|
Shfaqja e Migrenes...
Cod. A20112006
Dy format kryesore të shfaqjes së migrenës:
70% e njerëzve vuajnë atë që quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zëra, abstraksione), ndërsa pjesa tjetër vuajnë nga ajo që njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri në një orë. Normalisht këto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetësime të tjera të migrenës janë vështirësia në përqëndrim, gjendje konfuzioni, probleme në të folur, dobësim, etj. Çdo njeri ka një eksperiencë të veçantë nga migrena.
Simptomat përfshijnë shumë dhimbje të kokës, shpesh në njërën anë. Por ajo mund të shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me një ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo të qeshurave. Ata që vuajnë nga migrena janë të zbehtë dhe ndiejnë të ftohtë, ndërsa të tjerë që kanë luhatje humori preferojnë errësirën derisa krizat tu kalojnë.
Migrena menstruale është një tjetër formë e migrenës, që shfaqet vetëm në periudhën paramenstruale. Krizat zgjasin nga 4 deri në 72 orë. Disa i ndiejnë krizat e saj një ose dy ditë para fillimit të migrenës. Kjo është faza paralajmëruese në të cilën shfaqen shenja të pasigurisë, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj...
Stadi final i migrenës, i njohur si stadi postdrominal, mund të zgjasë me orë dhe ditë. Shumica e njerëzve nuk i japin rëndësinë e duhur dhe nuk i nënshtrohen mjekimit. Nuk ka një përcaktim definitiv të migrenës pasi simptomat variojnë dhe diagnostikimi është i vështirë
Kush e vuan ?
Migrena është sëmundja më e përhapur neurologjike në vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrën mbi 10% të popullsisë dhe çdokush mund të provojë migrenën, megjithatë trashëgimia genetike dhe faktorë të tjerë socialë kanë një ndikim të rëndësishëm. Kryesisht preken moshat 20 deri në 50 vjeç, veçanërisht femrat. Të rinjtë, vajzat dhe djemtë ndikohen nga shumë simptoma paralajmëruese deri në këtë moshë. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena për shkak të ndryshimeve hormonale Femrat janë veçanërisht të prekura gjatë ditëve të parardhjes së menstruacioneve si dhe gjatë tre muajve të parë të shtatëzanisë apo menopauzës.
Nga se shkaktohet migrena?
Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë por një numër shkaqesh është identifikuar të cilat ndryshojnë nga personi në person. Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombimin faktorësh që çojnë në krizë ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumërat, djathrat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.
Faktorët hormonalë periodat, hipertensioni apo menopauza
Faktorët psikologjikë: presioni i lartë i gjakut, dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundëve
Streset emocionale: zemërimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, çlirimi i tensioneve, çlirimi nga streset.
Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
Faktorët ambientalë : ndryshimi i klimës, lagështira, zhurmat, zërat e lartë, drita.
Si kurohet?
Nuk ka një kurë të përcaktuar por vendoset një trajtim mjekësor që ndihmon. Shumë njerëz përdorin analgjezikët si aspirinën, paracetamolin apo ibuprofenin që në disa raste kombinohen me përbërës të tjerë si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikë gjithnjë nën kontrollin e mjekut . Një tjetër medikament që qetëson dhimbjet e migrenës është ergotamina por që tani nuk përdoret më. Ilaçi i njohur si 5HT antagonist ndihmon në korrigjimin e balancimit të serotominës në tru, gjatë krizës. Zbulimi i sëmundjes që në fazat fillestare është i rëndësishëm, edhe pse krizat e migrenës janë të fshehura si dhimbje të shkaktuara nga çrregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaçe që absorbojnë direkt në qarkullimin e gjakut. Disa ilaçe veprojnë në përshtatje të kësaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnë përbërës të tjerë të veprojnë më shpejt.
__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.
Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:46
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|