Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Shah.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shah

Iart Shytaj, vetëm 17 vjeç, shpallet kampion i Shqipërisë në shah për vitin 2003

Shytaj, kampioni më i ri shqiptar

Skeda personale
Iart Shytaj
Datëlindja: 3 shkurt 1986
Vendlindja: Tiranë
Sporti: Shahu
Klubi: Studenti
ELO: 2336
Tituj kombëtarë:
Viti 2001: Kampion kombëtar për të rinj
Viti 2003: Kampion kombëtar për të rritur

Iart Shytaj ,17-vjeçari që jeton dhe studion në Itali, do të hyjë në historinë e shahut shqiptar si sportisti më i ri që shpallet kampion kombëtar për të rritur. Iart Shytaj me barazimin e djeshëm ka shkuar në kuotën e 8.5 pikëve, duke merituar edhe titullin kampion i vendit në shah. Ai është kontingjent i ekipit Studenti dhe ka nisur të lozë më gurët e shahut që kur ishte fare i vogël. Për herë të parë evidentohet kur ishte 15 vjeç, kur fare lehtësisht fiton titullin kampion i vendit për të rinj. Ai ka qenë pjesëmarrës në disa aktivitete ndërkombëtare, ku ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. Sivjet për herë të parë ai merr pjesë edhe në finalet e Kampionatit Kombëtar për të rritur me pretendimin e vetëm për të fituar titullin kampion. Shytaj ka një ELO 2336 dhe së shpejti do të përfaqësohet në një turne ndërkombëtar, ku pretendon të kapë ballin e parë për titullin "Mjeshtër ndërkombëtar". Në familjen Shytaj sporti i shahut tashmë është kthyer në një traditë. Ashtu si dhe Iart, shahist me para të rinjtë është dhe i vëllai, i cili dhe ai jeton dhe studion në Itali. Për dy vëllezërit Shytaj të luash shah është një argëtim dhe kënaqësi. Kështu kanë qenë edhe takimet e zhvilluara gjatë 10 ditëve të Kampionatit Kombëtar të Shahut. Ky kampionat ka startuar me datën 2 shtator dhe ka përfunduar dje në mbrëmje. Në mbyllje të tij u zhvillua edhe një ceremoni, ku më të rriturit përgëzuan të riun Shytaj për fitoren e radhës. Një vit më parë, ky titull mbahej nga shahisti Lorenc Rama, i cili nuk u përfaqësua në garën e sivjetshme për të mbrojtur titullin kampion i vendit, të cilin ai e mban dy vjet me radhë.




Kampionati Kombëtar i Shahut
Ndeshjet e fundit
I.Shytaj - L.Mikeli 0.5-0.5
I.Karkanaqe - L.Banushi 1-0
A.Paci - F.Omari 1-0
A.Sinoimeri - Y.Pustina 0.5-0.5
D.Meta - A.Pustina 0-1
D.Mehmeti - Z. Sula

Renditja: I.Shytaj 8.5 pikë, I. Karkanaqe 8, A.Pustina 7.5, L.Mikeli 7, A. Paci dhe A.Sinoimeri 5.5, L.Banushi 4, Y.Pustina 3, Omari 1. D. Mehmeti dhe Z.Sula ???

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2003 09:45
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shah

Libri i Artë
1933 Xhafer Çaushi Elbasani
1946 Gaspër Shoshi Tirana
1947 Sotiraq Qirjaku Tirana
1948 Skënder Çarçani Shqiponja
Teodor Siliçi Tirana
1949 Skënder Çarçani Shqiponja
1950 Skënder Çarçani Shqiponja
Sotir Qujaku 17 Nëntori
1951 Bujar Hoxha 17 Nëntori
1952 Bujar Hoxha 17 Nëntori
Ylvi Pustina 17 Nëntori
1953 Mendim Veizaj Vllaznia
1954 Esat Duraku Partizani
1955 Esat Duraku Partizani
1956 Esat Duraku Partizani
1957 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1958 Esat Duraku Partizani
1959 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1960 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1961 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1962 Florian Vila Studenti
1963 Esat Duraku Partizani
1964 Ylvi Pustina Partizani
1965 Ylvi Pustina Partizani
1966 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1967 Eqerem Konçi 17 Nëntori
1968 Fatos Omari 17 Nëntori
1969 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1970 Ylvi Pustina 17 Nëntori
1971 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1972 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1973 Florian Vila Studenti
1974 Fatos Muço Lokomotiva
1975 Llambi Qëndro Studenti
1976 Fatos Muço Lokomotiva
1977 Fatos Muço Lokomotiva
1978 Fatos Muço Lokomitiva
1979 Fatos Muço Lokomotiva
1980 Fatos Muço Lokomotiva
1981 Fatos Muço Lokomotiva
1982 Fatos Muço Lokomotiva
1983 Ilir Seitaj Dajti
1984 Fatos Muço Lokomotiva
1985 Vangjel Adhami 17 Nëntori
1986 Ilir Karkanaqe Dinamo
1987 Fatos Muço Lokomotiva
1988 Llambi Qëndro Studenti
1989 Fatos Muço Lokomotiva
1990 Shkëlqim Çela Dinamo
1991 Ilir Seitaj Dajti
1992 Altin Çela Dinamo
1993 Luan Elezi Kukësi
1994 Aldo Zadrima Tirana
1995 Anton Gurakuqi Vllaznia
1996 Erald Dervishi Teuta
1997 Erald Dervishi Teuta
1998 Zeqir Sula Partizani
1999 Ilir Seitaj Partizani
2000 Vangjel Adhami Studenti
2001 Lorenc Rama Teuta
2002 Lorenc Rama Teuta
2003 Iart Shytaj Studenti

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2003 09:47
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

Erald Dervishi ka Marre titullin "Mjeshter i madh nderkombetar" qe 19 vjec ky eshte kampioni me i ri shqipetar ( nuk eshte ndonje arritje e madhe te dalesh kampion shqiperie, sidomos kur nuk luan Erald Dervishi apo edhe te tjere ).

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Tetor 2003 09:50
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Aljohin Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Aljohin't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Aljohin Shto Aljohin nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Aljohin nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Vėllezėrit Shytaj, dy medalje nė Greqi.

Dy vëllezërit e shahut shqiptar, Luka Shytaj dhe Iart Shytaj, kanë përfaqësuar Shqipërinë në Turneun e 7-të Shahistik "Magna Grecia". Në këtë turne janë përfaqësuar dehe dy vëllezërit Shytaj, të cilët aktualisht jetojnë në Itali, por përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare. 18-vjeçari Luka Shytaj, pas më shumë se 11 takimeve të zhvilluara gjatë këtij turneu, ka mundur të grumbullojë më shumë pikë nga të gjithë kundërshtarët, duke merituar edhe medaljen e artë të këtij turneu. Në vend të dytë është renditur i vëllai i tij, Iart Shytaj, duke merituar medaljen e argjendtë. Iart Shytaj, një vit më parë është shpallur edhe kampion i vendit në kampionatin kombëtar për të rritur. Përfaqësimi për herë të parë në një kampionat kombëtar shpalli kampion të vendit të riun 19-vjeçar.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Korrik 2004 11:32
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Shah.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.