Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Po humb cdo dite e me shume vlerat shoqeria shqiptare? Vlerėsimi i Temės: 18 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
piccola
Anetar i ri

Regjistruar: 19/02/2004
Vendbanimi: rome
Mesazhe: 10

Shoqeria Shqiptare Cdo Dite E Me Shume Humb Vlerat E Saj

Une personalisht nuk jetoj ne Shqiperi por vij shesh per vizite dhe gjthmone ve re nje degradim te shoqerise tone, nje shoqeri qe deshiron te 'integrohet' ne Europe dhe qe deshiron te perqafoj mentalitetin europian dhe shpesh here merr prej tyre vetem anet negative, nje adoleshence ekstremisht te ekzagjeruar, nje rini te papune dhe ne te njejten kohe pa principe morale, nje shoqeri ku pjesa me e madhe respekton me shume trafikantin sesa njeriun e ndershem, ku flitet me shume per lekun dhe seksin sesa per gjera te tjera akoma dhe me te rendesishme. Zgjohuni pak dhe mudohuni te kuptoni qe ne jete ka gjera akoma me te rendesishme.

__________________
nese kur ngrihesh ne mengjes diell nuk sheh atehere ose ke vdekur ose diell je bere vete..............

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Shtator 2004 19:05
piccola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė piccola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me piccola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: piccola Shto piccola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto piccola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

une mendoj se si popull jemi ne kerkim te rrenjeve dhe identitetit tone akoma. kjo vlen dhe per shoqerine. gjerat kane ndryshuar ne gjithe boten 14 vitet e fundit dhe per rrjedhoje nje shoqeri ne tranzicion ndryshon shume derisa te rikrijoje boshtet rreth te cilave te mbahet fort.

nuk do thoja qe humbin vlerat por do thoja qe jemi ne kerkim te vlerave.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2004 15:38
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ajrori
Profesion i lire

Regjistruar: 31/08/2004
Vendbanimi: TIRANE
Mesazhe: 180

Post

Opinion

Jam dakort me analisten ,
kemi goxha rruge per te bere
Ato esperimente qe u bene tek ne nuk zhbehen kollaj.
Te jemi optimiste dhe fati qofte me ne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2004 16:17
Ajrori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ajrori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ajrori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ajrori Shto Ajrori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ajrori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Ajrori desha te te pyes per c'fare eksperimente e ke fjalen??

Karakteri s'ka te beje me eksperimentet, dhe tranzicioni nxori ne pah karakteret e njerezve..kur lexova cka shkruar piccola mu duk sikur kish vjedhur mbresat qe pata heren e fundit nga Tirana..degjenerim ,imoralitet, krim,dhune dhe pasoja : nje brez femijesh qe rriten ne kete realitet detyrimisht do te jene pjese e saj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2004 16:55
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ajrori
Profesion i lire

Regjistruar: 31/08/2004
Vendbanimi: TIRANE
Mesazhe: 180

Re Mones

Mona ti ke te drejte, karakteri s'ka te beje me eksperimentet
por karakteri formohet ne familje dhe shoqeri , dhe nje shoqeri qe ka kohe qe eshte izoluar nga pjesa tjere e botes eshte normale te ndodhin keto gjera. Analistja tha qe jemi ne kerkim te vlerave dhe eshte e vertete, por
mendoj se do te ishte me me vend pyetja : A kemi patur ndonjehere vlera ?
Per mendimin tim jane traditat ato qe mbajne nje komb lart.
Nuk eshte paraja, parate ikin e vine keshtuqe eshte orientimi qe ka nje komb qe e ben ate te eci perpara.
Ku eshte orientimi shqipetar pas 500 vjet mbrapa(Turku) dhe 50 vjet(Diktatura) anash botes???
Kete duhet te gjejme !

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2004 18:58
Ajrori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ajrori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ajrori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ajrori Shto Ajrori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ajrori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Re: Shoqeria Shqiptare Cdo Dite E Me Shume Humb Vlerat E Saj

Citim:
Po citoj ato që tha piccola
Une personalisht nuk jetoj ne Shqiperi por vij shesh per vizite dhe gjthmone ve re nje degradim te shoqerise tone, nje shoqeri qe deshiron te 'integrohet' ne Europe dhe qe deshiron te perqafoj mentalitetin europian dhe shpesh here merr prej tyre vetem anet negative, nje adoleshence ekstremisht te ekzagjeruar, nje rini te papune dhe ne te njejten kohe pa principe morale, nje shoqeri ku pjesa me e madhe respekton me shume trafikantin sesa njeriun e ndershem, ku flitet me shume per lekun dhe seksin sesa per gjera te tjera akoma dhe me te rendesishme. Zgjohuni pak dhe mudohuni te kuptoni qe ne jete ka gjera akoma me te rendesishme.



Mund te di cilin vend morre si kampion dhe te sherbeu per te dale ne keto konkluzione?
Me mbas,do pergjigjem edhe une.

Ciao

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2004 11:30
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Wink

Shoqeria shqiptare eshte ne fazen ku sendertohet rruga per integrim, dhe ne ecurine qe hap shtigje te reja...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2004 20:04
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Heh, cme doli ne shteg kjo teme.

Mbresat jane te shumten e hereve negative, sic e kane konfirmuar disa prej nesh, qe jetojme jashte. Eshte e kote te gjendet si zakonisht nje aresye e vetme per kete. Panorama qe kam krijuar eshte kjo.

Se pari krahasoj pozicionin tone sot, si emigrante (dhe me kete fjale nuk nenkuptoj vetem punetorin e fabrikes) me pozicionin e shume emigranteve te kohes se Zogut apo Fan Nolit. Shikoj shume ngjashmeri ne menyren si perballemi ne, emigrantet e sotem, dhe ata, emigrantet e dikurshem. Neve jetojme ne vende ku gjerat funksionojne, ku femrat respektohen, ku mund te besh nje denoncim per sharje, ku mund te punosh dhe jetosh me parate e nje pune te ndershme.

Tani... me qetesine e jetes ne perendim, mundohemi ti japim sens shoqerise shqiptare. E njejta gje qe jane munduar te bejne ne periudhen e Zogut shqiptare te shquar.

E verteta, miq, ndihet ne mesazhet tuaja. Impakti qe ka secili me Shqiperine i ben te kuptoje diferencat mes asaj qe duket nga jashte, ose nga televizionet shqiptare, dhe mes realitetit. Problemet e shoqerise shqiptare tashme nuk varen me prej nesh sepse mentaliteti shqiptar eshte brumosur aq shume keto vite saqe ndihemi keq kur kthehemi ne Shqiperi. Toleranca ndaj krimit justifikohet natyrshem me rrogat e uleta. Qeveria eshte teorikisht e majte, por ka perqendruar risursat ne avantazhimin e biznesit te madh, ne disfavor te biznesit te vogel.

Populli shqiptar aktualisht perbehet nga shtresa te ndryshme por ajo qe bie ne sy natyrshem eshte disniveli marramendes midis shtresave. E pra ky disnivel qe nuk bie ne sy te partive te majta ne pushtet eshte aresyeja kryesore e dukurive dhe fenomeneve shqiptare. Levizjet demografike drejt
Tiranes kane krijuar nje tenxhere me presion sepse ka bashkuar nivele dhe kultura te ndryshme ne pak hapesire. Po ti shtojme kesaj edhe indiferencen e shtetit apo mediave per disnivelet, atehere kuptohet kollaj sesi mungesa e homogjenizimit te ambjentit social prodhon racizmin ndaj malokeve, jevgjve, apo "injoranteve".

Ne mentalitetin shqiptar zgjidhja gjendet tek qyteterimi dhe sidomos tek intelektualet. Megjithate une e kam vene re me kujdes nese kjo eshte e vertete. Koncepti i intelektualit eshte mbivleresuar shume me teper sesa meriton. Ky forum per mua eshte nje Shqiperi ne miniature dhe t'ju them te drejten problemet nuk i kane sjelle asnjehere "te pashkollet" por ata qe e quaje veten te ngritur dhe intelektuale. Shumica prej jush e dine se punoj per FH qe ne hapjen e tij. E pra, ata qe nuk kane shkolle te larte jane treguar shume me tolerante dhe te disponueshem per ndihme sesa ata qe kane shkolle; kane krijuar shume me pak sherre ne staf.
Sic e thashe ky forum eshte nje Shqiperi ne miniature. Ne menyre krejt analoge intelektualet shqiptare vlejne shume me pak sesa duken. Madje jane pikerisht ata qe nuk kane tolerance ndaj njeri tjetrit dhe kjo duket qartesisht ne keto vite tranzicioni politik.

Qe ta zgjas pak kete teme, koncepti i intelektualit si superior po e demton aq shume shoqerine shqiptare saqe te mos kesh shkolle je askushi. Prandaj shume te rinj i hyjne shkolles per te marre copen e letres dhe edukohen fatkeqesisht nga shkollat e korruptuara shqiptare. E gjithe kjo nuk ka asnje vlere intelektuale dhe te gjithe iluzionohemi sikur po prodhojme intelektuale ne shkollat tona.

Problem shume i mprehte per mua jane diferencat seksuale dhe injoranca qe ne (ju, une dhe ata) kemi te gozhduar ne mentalitet. Ne Shqiperi sekset jane ndare ne menyre te cuditshme dhe nuk arrij ta spjegoj te gjithe. Nga nje ane meshkujt duken fajtore per maskilizmin dhe mbylljen e femrave ne shtepi qe ne oren 21.00. Nga ana tjeter femrat luajne lojen e meshkujve duke ispiruar seks vazhdimisht, qofte dhe kur blejne buken. Ndoshta problemi i madh eshte restriksioni seksual qe mbizoteron ne mentalitetin tone. Kjo nuk do shume mend edhe kur shikon se shumica e humorit shqiptar luan me seksin dhe organet seksuale. Kulmi i dukshem i seksizmit arrin kur nje mashkull eshte inferior dhe nje femer superiore para deres se nje pubi. Te jesh mashkull nuk te lene as te hysh te shumten e hereve, nese te lene e bejne pa xhentilese, krejt ne kundershtim me sjelljen kur je i shoqeruar me nje femer. Sa larg jane sekset ne te vertete?

Edhe dy percaktime personale.
Ne jemi nje popull pergjithesisht i dhunshem, qe zgjidhjet shpesh i gjejme tek vrasja ose rrahja. Sistemi institucional nuk siguron mbeshtetje ne ndryshimin e ketij mentaliteti. Jam munduar te kuptoj nese kemi qene gjithmone keshtu dhe kam arritur ne perfundimin se lufta civile e vitit 1997 ka percjelle kete atmosfere dhune ku fiton me i forti. Mos harroni se ne ato muaj kemi prekur fundin me dore dhe kjo do te thote se nuk kishte me shtet per shume kohe. Kjo solli format e organizimit farefisnor apo te bandave, te shokeve etj.

Per mendimin tim qeverisja e ketyre 7 viteve ka mbyllur goxha mire vrimat e asaj kullese qe ishte bere shqiperia nga "plumbat". Megjithate nuk eshte bere asgje per te ndryshuar gjellen qe eshte brenda. Televizionet transmetojne nje jete false dhe nuk kane asnje te perbashket me televizionet e lira perendimore, pra nuk arrijne te bejne sic duhet qarkun e shkurter mes politikes dhe jetes sociale. Mediat jane ndare ne prototipe te caktuara ku mezi gjendet ndonje gje interesante per gjykimin tend te lire. Kam hedhur idene e nje emisioni dhe shume shoke me kane thene se duhet te mos e filloj kot sepse do ma mbyllin pas pak pjesesh. Kritikat ndaj nje politikani apo vete televizionit qe transmeton emisionin do te kompromentojne vazhdueshmerine e tij.

Shumica e shoqerise sime qe jeton ne Shqiperi mendon se nuk mund te beje asgje per te ndryshuar gjerat dhe kjo perben ate depresionin demo-politik qe bren te ardhmen tone si popull.

Fenomenet jane te lidhura me njera tjetren. Politika, mediat, shoqeria dhe mentaliteti jane ne nje rrjete qe progredon apo regredon e gjitha bashke. Nese shoqeria shqiptare po humb vlerat kjo vjen sepse peshqit brenda akuariumit shqiptar po adaptohen me ujin e panderruar prej vitesh (dy emra rasti: Nano-Berisha). Dje po shikoja nje film mbi revolucionin seksual ne nje universitet amerikan ne vitet 60. Nje nga kerkesat e demostruesve ishte perzierja e sekseve neper konvikte. Neve jetojme ne vitin 2004 dhe neper restorantet me luksoze te Tiranes nuk lejohet te puthesh "sepse ka familjare"...
Ne media lajmet jane te mbushura me fjalet "europjane, integrim, struktura euroatlantike" etj, por ne fakt populli yne nuk ka asgje te ngjashme me popujt europjane. Nese duam te hyjme ne Europe kjo vjen vetem si pasoje e servilizmit te istitucionalizuar shteteror dhe nuk ka asnje te perbashket me integrimin real ne Europe. Per njerezit fjalet e mesiperme jane retorika e lajmeve dhe politikaneve por askush nuk ndihet vertet europjan me gjithe lirite dhe anti-seksizmat perendimore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2004 23:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

piccola

Deshira per tu integruar ne Europe tek rinia qe jeton ne kete vend ekziston jo vetem ne fjale por edhe ne vepra,eshte ndryshe per studentet qe jetojne jashte ,sepse deshira e tyre per integrim eshte vetem ne fjale ,te pakten per vendin te cilit i perkasin .
Nje adoleshence e ekzagjeruar ? Vije veten ne vendin e dikujt qe sapo ka dal nga burgu ,ne te cilin ka kaluar nje pjese te mire te jetes .a nuk do ishe kurioze te provoje cdo gje te re qe te shfaqet perpara ? Cdo gje qe ne ate burg te erret te eshte privuar ? Keshtu ndodhi me popullin shqiptare pas 90 ,cdo qenie njerezore qofte me kombesi shqiptare ,italine ,afganistane ka kuriozitetin te provoje gjera te panjohura dhe me pas te vendosi nqs do te vazhdoj ti provoje apo jo?
Nje rini e papune? Nuk e di sa kohe ke ti pa ardhur ne kete vend ose sa i ka mbajtur kontaktet por me aq sa shoh nuk eshte mjaftushem gjithsesi .Sepse ndryshe do shikoje qe nje pune nuk e gjen kur del nje xhiro ne bulevarde ,jo ajo ofrohet ose kerkohet .Problemi qendron qe te dyja keto rruge jane te mbyllura sepse ketu nuk ofrohet mjaftushem pune prandaj nuk ke as cfare te kerkoshe .
Pa principe morale ? Kjo me ben me te vertete per te qeshur ,sepse ky vend ka zbatuar me pushke nen jastek ,mijera principe morale te shkruara ose jo ,me lloj lloj kanunesh kur ne europen e moralshme ( qe pretendon ti se eshet keshtu ) individi shpikte veprimet me te pamoralshme te imagjinushme per ti injektuar kudo ne Bote me pas.Lidhur me kete pike per mendimin tim do ishte me me shume me vlere te denohej fakti per tepri morali .Ke degjuar ti per raste kur prindi vret per moral ? Ku shoku vret shokun perseri per moral ? Kjo sma do mendja se na tregon per mungese morali apo jo ?
Gjithsesi per mendimin tim rinia jone eshte thjesht nje rini qe i eshte pershtatur trazicionit te vendit ,kjo eshte e gjitha .

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2004 00:34
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Te jesh nje i ri ne Shqiperi cfare do te thote?
Nje varesi ekonomike totale,kjo sjell me vete dhe nje varesi ne shume gjera te tjera tek disa familje(si psh dalje etj.).Dhe qe ketu nisen disekuilibri:
-te rinjte qe kane varesi ekonomike dhe qe kane shume pak liri nga familja
-te tjeret qe mund te bejne ca te duan/si te duan/ku te duan pasi familja ka probleme te tjera me te cilat te merret

Te jesh nje i ri ne Shqiperi s'mund jo vetem te puthesh te dashurin/dashuren ne nje restaurant duke u akuzuar per degradim por zot na ruaj nese ju con te dashuren ne shtepi duke ju thene qe do fleje sonte aty.Keshtu duke i detyruar keto te rinj te kalojne ne solucione te tjera duke ju dhene nje sens pejorativ shume vendeve/ndertesave...
Tani po me kalon si flash para syve nje krahasim me dicka qe e pame me nje ndjenje te bukur ne nje restaurant ne Amsterdam me ca miq: po hanim dreke dhe para nesh ne nje tavoline ishte i ulur nje cift qe mund te ishin rreth 55-60 duke u puthur e perqafuar,dhe nje mik i imi me terheq vemendjen duke me thene "shih sa lezet qe ne ate moshe dhe duhen aq shume".Imagjino nje skene te tille ne Shqiperi...huh.
Pastaj dhe ne forum ve re qe s'flasin per ate qe bejne ne realitet,per ate qe mendojne ne lidhje me seksin,jane akoma ne ate fazen ne te cilen e quajne si "perdalje",ne te cilen fshehin cdo gje ne skutat e karakterit te tyre...eshte per te ardhur keq.
Eshte humbur fare nga syte se cfare eshte degradimi i vertete,kane harruar qe degradimi s'vjen nga shfaqja e dashurise por ne faktor te tjere qe qendrojne shume larg saje.

Perse flitet shpesh per para?
Per para ngaqe eshte nje nga problemet kryesore te shoqerise shqiptare,paraja "e madhe" eshte ne duart e nje numeri te kufizuar njerezish nderkohe qe shume te tjere llogarisin 2 euroshin ne dite.Kjo eshte per te qare.

Po per seks?
Tani s'ka si nje mashkull te mos flas per seks nese ben i xhiro ne qendren e cdo qyteti e sheh femra gjysme lakuriqe,me nga nje kg krem e buzekuq,me minifunde qe te detyrojne ty si femer qe te mos kalojne te pa-observuara nga syte pale per meshkujt.Te mos flasim per kepucet e sandalet 15 cm te larta,duke marre poza sexy ne bar-e,duke pire duhan,duke perdorur jashte mase alkol,duke perdorur nje fjalor qe dhe nje rrugac do jua kishte zili. Ne kete forme duke bere qe tere sjellja / veshja e tyre te kthehet ne nje sex-appeal per mashkullin.
Por s'mbaron me kaq pasi ne jemi vertete te gatuar mire,keto femra mund te rezatojne sex nga te gjitha anet por ne te vertete egsiston akoma mentaliteti"shiko por mos prek".
Nje shoqe e imja po me thoshte qe po kalonte andeja me te dashurin dhe ta fiksonte femra cunin duke qene me te perkrahsikur donte ta zhvishte me sy Imagjino se cfare ekstremesh egsistojne ne shoqerine shqiptare.
Dhe me e bukura,mund te rrine pa ngrene por ama rrobat per tu ekspozuar s'lihen pa u blere.


Ne si shqiptare kritikojme te huajat por ama sa te drejte kemi ne kete??

Asnje,fundja ne perendim punojne/studiojne tere javen,i sheh te veshur me rroba normale dhe shume te thjeshta.Njehere ose dy here ne jave dalin dhe zbukurohen per dalje ne darke,ama jo kur vene ne supermarket.Ju pelqen nje/dy/tre dhe jetojne lidhjet e tyre teresisht,pa u bere objekt deshirash per cdo pasant.


Poashtu ve re nje disekuiliber te cmendur ne shoqerine shqiptare ne mes rretheve,ne mes shtresave sociale dhe me e rendesishmja ne mes sekseve.

Cfare ka "hyrja ne Europe"?Brire?Ne Europe nuk hyhet me degradim por me SHKOLLIM ne institucione te paprekura nga korrupsioni.
Ne cdo vend shtresat e shkolluara qendrojne me lart ndaj nese shoqeria shqiptare do te arrije "lart" me anen e shkollimit atehere atyre qe e bejne bravo ju qofte.Se fundja me mire nje qe ben mundimin te dale nga njefare gjendjet se nje qe rri si hu tere diten pa bere gje.
Te jesh intelektual kudo,do thote qe ke sakrifikuar dicka ne jete per te arritur te kuptosh me mire,qe ne vitet me te bukura te jetes ke mbyllur veten brenda 10 muaj ne vit ndersa te tjere benin qejf sa lart sa poshte me te dashur/te dashura.Ne nje pike kritikon,kritikon pasi e ke kete te drejte,kritikon pasi e shikon qe dicka nuk vete mire,por ama nese ke te besh qofte dhe me nje njeri qe eshte mesuar me hierakine shqiptare atehere i thua vetes ne djall cdo gje!

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 22/09/2004 ora 19:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2004 19:03
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Po humb cdo dite e me shume vlerat shoqeria shqiptare?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.