F_xhunior
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 14/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523
|
Besimi ne librat e ALlahut.
TEVRATI
TEVRATI është Libër i Zotit i cili i ka zbritur Musait a.s. Zoti i Lartmadhëruar në Kuranin fisnik thotë:
Vërtet Ne e kemi zbritur Tevratin, në të cilin ka udhëzim e dritë.
(EL-MAIDE, 44)
Pasi Musai a.s. e shpëtoi popullin e vet prej firaunit, upremtoi atyre tu sillte një libër prej Zotit të Lartmadhëruar. Musai a.s. shkoi në kodrën Turi Sina, aty agjëroi katërdhjetë ditë, pastaj bisedoi me Zotin xh.sh. dhe i zbriti Tevrati. Këtë ngjarje Zoti i Lartmadhëruar e tregon në Kuran:
Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë netë (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë (netë të tjera) dhe kështu u mbush afati për takim me Zotin e tij nëkatërdhjetë netë ....
(EL-EARAF, 142)
Kur ua solli Tevratin beni-israilëve ata thanë se urdhërat eZotit në Tevrat qenkëshin të rënda dhe se nuk do ti zbatonin,mirëpo Zoti xh.sh. e ngriti kodrën Tur mbi ta dhe u tregoi se nësenuk i përmbaheshin ligjeve të Tevratit kodra Tur kishte për tushembur e për të rënë mbi ta. Këtë e tregon Kurani:
(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj, ngritëm mbi ju kodrën) Turin (e ju thamë) : veproni sipas atij (Tevratit) që jua dhamë me seriozitet, e mësoni atë që është në të, ashtu që të ruheni.E pas asaj besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po tëmos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, ju dotë ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).
(EL-BEKARE, 63-64)
Jehudët i ka mallkuar Zoti pse e kanë thyer betimin, i kanë ndryshuar fjalët e Zotit dhe e kanë deformuar Tevratin. Poashtu edhe këtë e tregon Zoti i Lartmadhëruar në Kuran:
11
Për shkak se ata thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuamata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata ishtrembërojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyredhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar. Tivazhdimisht do ta vëresh tradhtinë e një pjese të tyre,përpos një pakice nga ata ....
(EL-MAIDE, 13)
TEVRATI I SOTËM
Tevrati i sotëm apo siç quhet TORA (Testamenti i vjetër)është dhjata (epoka) e vjetër e Biblës.
TORA ka pesë kapituj, e ata janë:
1. Librat e Krijimit (TEKVIN)
2. Eksodi (HURUÇ)
3. Levistika (LEVILIER)
4. Numrat (SAJILAR)
5. Ligji i përsëritur (TESNIJE) Komentimi i Tevratit apo libri i cili përmban informacionedhe shpjegime për Tevratin e Musait a.s. quhet TALMUD.
Sot gjenden dy TALMUDA, e ata janë:
TALMUDI i Jerusalemit dhe TALMUDI i Babilonit.
Përsëritja e Tevratit (Torës) quhet Mishna.
Mësimi, Komentimi i Tevratit (TORËS) quhet TALMUD.
_________________________
ZEBURI
ZEBURI është libër i Zotit i cili i ka zbritur Davudit a.s.Zoti i Lartmadhëruar në Kuran thotë:
Dhe Ne ia kemi shpallur Davudit Zeburin.
(EN-NISA, 163)
Zebur domethënë libër.
Davudi a.s. u është dërguar beni israilëve pas Musait a.s. Ai vepronte sipas ligjeve të Tevratit, e Zeburi i ka zbritut veç si libër për dashurinë e njerëzve për Zotin dhe për tu lutur. Zeburi eshte zbritur në gjuhën abranije. Davudi a.s. kishte zë tëbukur. Kur këndonte Zebur, uji heshtte e nuk gurgullonte, mali e kodrat dëgjonin, egërsirat e shpendët ndaleshin e dëgjonin. Poashtu, era ndalej e nuk fishkëllonte. Peseqind vjet pas Davudit a.s., njëqind poet të ndryshëm anonim ia bashkangjitën vjershat dhe poezitë e tyre Zeburit. Ato vjersha a psalme nuk janë nga ai Zeburi për të cilin flet Kuani. Kështu në librin e shenjtë (Dhjatën) janë 150 psalme.
Psalme quhen ato vargje poetike të cilat këndohen të shoqëruar me instrument. Shtatëdhjetë psalme i janë kushtuar posaçërisht Davudit a.s.
_________________________
INXHILI
Ditën që lindi Isa a.s, i tha popullit të vet: Unë jam rob i Allahut! Ai ka caktuar të të më japë libër (INXHILIN) e të të më bëjë Pejgamber. Kur Isa a.s. i mbushi tridhjetë vjet iu zbrit Inxhili. Isa a.s. u dërgua Pejgamber për të vërtetuar librin e Musait a.s. - Tevratin - dhe ardhjen e pejgamberit tonë Muhamedit a.s. Zoti i Madhëruar këtë e tregon në Kuranin fisnik:
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes, tha: O të bijtë e Israelit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.
(SAFF, 6)
Zoti i Lartmadhëruar poashtu në Kuran tregon kështu:
Ne vazhduam gjurmët e tyre (të Pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që ishte vërtetues i Tevratit që kishin pranë që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.
(EL-MAIDE, 46)
Mirëpo beni Israilët nuk e kanë zbatu as Tevratin, as Inxhiline nuk dëshirojnë ta zbatojnë as Kuranin, ata i kanë pasuar epshet e veta, ata kanë fshirë, kanë deformu dhe kanë humbur atë që është zbritur prej Zotit të Madhëruar në Tevrat dhe Inxhilë. Zoti i Lartmadhëruar në Kuranin fisnik thotë:
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kuranin që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka.
(EL-MAIDE, 66)
Bibla e cila përbëhet prej ungjijve nuk ka lidhje me Inxhilin origjinal i cili i është zbritur Isait a.s. Një hebre me emrin Pavli, duke shtuar gënjeshtrat e veta ka shkruar ungjij të ndryshëm. Më vonë janë paraqitur shumë e shumë
15
ungjij fals sa që numri i tyre ka arritë deri në tetëqind. Në vitin 313 ungjijt e tjerë nuk janë pranuar përpos katër prej tyre e ato janë:
1. Ungjilli sipas Lukës
2. Ungjilli sipas Joanit
3. Ungjilli sipas Markut dhe
4. Ungjilli sipas Mateut.
Sot ekziston edhe Ungjilli sipas Bernabës.
BIBLA SOT
Sot të krishterët për libër të shenjtë mbajnë biblën.Bibla përbëhet prej dy dhjatave (epokave) e ato janë:
1. Dhjata e vjetër
-Dhjata e vjetër është libri (Bibla) i cili përfshin epokën paraIsait a.s. Gjuha origjinale e saj është hebraishtja.
2. Dhjata e re
-Dhjata e re është libri (bibla) i cili përfshinë epokën pas Isaa.s. Gjuha origjinale e tij është greqishtja, por edhe kjo ka qenë më parë në gjuhën hebreishte. Përpos kësaj, bibla sipas Lukës, Joanit dhe Markut është në gjuhën greke, ndërsa sipas Mateut është në gjuhën hebreishte. Nga të gjitha këto që i përmendëm më lartë shumë lehtë kuptohet se ajo çka është zbritur prej Zotit të Lartmadhëruar është humbur dhe është zëvendësuar me tregime dhe shkrime të beni-Israilëve. Për këtë Zoti i Lartmadhëruar ka treguar në Kuran:
Mjerë (është shkatërrim) për ata që me duart e vetashkruajnë librin, e pastaj thonë: Ky është prej Alahut!,e për të arritur me te një fitim të paktë, mjerë për ataçka shkruan duart e tyre dhe mjerë për ta për atë çkafitojnë.
(EL-BEKARE, 79)
_________________________
SUHUFET
Përpos katër librave; Tevrati, Zeburi, Inxhili dhe Kurani, Zoti i Lartmadhëruar ka zbritur edhe libra të tjerë të cilët quhen SUHUFE.
SUHUFE quhen fletushkat apo broshurat.
Kurani i përmend SUHUFET broshurat e Ibrahimit a.s. dhe këshillat të cilat kanë qenë në ato Suhufe apo broshura. Në Kuran Zoti i Lartmadhëruar tregon kështu:
Ka shpëtuar ai që është pastruar.Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe epërjetshme.Vërtet, kjo (këshillë)
gjendej edhe në broshurat e para: Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
(EL-EALA, 14-19)
___________________________________
KURANI
PËRKUFIZIM: Fjala Kuran d.m.th. lexim, tubim, grumbullim.
Kurani është quajtur me këtë emër sepse në vete ka tubuar, i ka grumbulluar ajetet, suret, urdhëresat, ndalesat, premtimet, kërcënimet etj. Ndërsa në terminologji është përkufizuar kështu:
Kurani është fjalë e Allahut të Lartmadhëruar e cila i ka zbritur Pejgamberit të fundit Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selam për të qenë libri i fundit i zbritur prej Allahut për të gjithë njerëzimin.
Përmbledhja e Kuranit në volum (në mes të dy koreve tëlibrit) quhet Mus-haf. Prandaj Kuran quhet ajo që lexohet e jo ajoqë është e shkruar, ndërsa të shkruarit e Kuranit në libër quhet Mus-haf.
Pra Kuran është emërtim mbi bazë leximi dhe Mus-haf mbi bazë shkrimi. Mus-hafi fillon me suretul-Fatiha, dhe përfundon me suretu Nas.
_______________________
Me gjeresisht, mund te lexoni ne kete ueb-faqe
http://www.scribd.com/shkumbimj/d/73363128/6-INXHILI
__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|