eng_girl
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 02/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381
|
Sa te ndergjegjshem jemi per vlerat e objekteve te kultures dhe antikitetit.
A medoni se monumentet historike ne Shqiperi nenvleresohen? A eshte ide e mire politika e viteve te fundit (qe personalisht mendoj se i bindet interesave te ngushta vetjake te politikaneve / biznesmeneve) qe shnderron shume prej tyre ne bare apo lokale? (Po sjell ketu shembullin e Kalase se Petreles dhe asaj te Elbasanit.) A mendoni se brezat e ardhshem do te qeshin me injorancen e dikujt (ndonese ne nje pozite te larte shoqerore / politike) qe urdheroi e miratoi hedhjen e themeleve te nje ndertese mbi rrenojat e nje qytererimi te hershem (ne qender te Durresit)? (Mbaj mend te kem degjuar nje raport pese-minutesh mbi kete ceshtje ne nje edicion lajmesh rreth nje-dy vjet me pare.)
Po ju kujoj disa fakte : A meriton kalaja e Shkodres, Lezhes, Krujes, Beratit e te tjere te kene fare pak vizitore ne nje sezon pushimi? Po monumentet e e shumta antike ne rrugen Himare-Sarande (duke perfshire ato ne Nivice dhe Kalane e Vasiliqise, e pozicionuar ne menyre perfekte per te terhequr turiste) a duhen lene ato ne meshire te fatit? A duhen harruar vlerat e padiskutueshme fetare e historike te dhjetra kishave ne Voskopoje?...(e keshu lista mund te vazhdoje gjate...)
Si pefundim, a mendoni se ne shqiptaret, (te udhehequr nga politika egoiste e fillimshekullit te ri) jemi ne gjendje (te pakten) te ruajme vlerat tona qindra e mijera vjecare? A nuk jemi ne ne gjendje te zhvillojme politika te reja, (per zhvillim ekonomik) ne vend te atyre qe modifikojne monumente, (vlerat e te cilave u perkasin te gjithe shqiptareve ne cdo periudhe historike) ne ndertesa luksoze te ngrenies?
Ndoshta, duhet te marrim shembull menyren se si bota e jashtme vlereson objektet e saj te historise e antikitetit, shpesh here bebe krahasuar me tonen...
Besoj se secili ka vizituar te pakten nje qender historike, permes ekskursioneve te dikurshme gjate shkolles se mesme, apo ka ndaluar rruges per ne plazh per te pare nga afer nje kala, apo ka shijuar dicka nen tenden me logo shumengjyreshe e vendosur mbi kalldremin e nje qyteterimi te vjeter (qe ndoshta ne femrat i kemi urryer per nje moment sepse e kishim te veshtire te ecnim mbi to me takat e brishta), por jo te gjithe jemi ne gjendje te mendojme per vlerat e shumta (turistike) te tyre qe po te shfytezoheshin ne nje menyre te pranueshme do te sillnin zhvillim ekonomik...
Mirepres mendimin tuaj!!!!!!!!!!!!!!!!
Modifikuar nga eng_girl datė 20/12/2004 ora 00:31
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|