Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale. Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

E kamarjero ma sill dopjo raki sa ta drredh ka i cigare bar. Ndalohet ketu te pihet lloj loj gjanash . Ketu pihen gjana vetem me kualitet te lart. hahahahaha gjuynaf kush e taksiratin thuj se po e pate sja del dot. Ika pra se baja shaka ( o e solle ate dopjen ti apo jo?)

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Qershor 2005 16:02
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Hahaha
akoma se keni marre vesh ju qe demi qe shkaktohet nga alkoli ose duhani,
varet shume nga fizionomia e personitapo nga trashegimet gjenetike etj.

une kam njohur njerin qe gjithe rinine e tij kishte pire vere dhe me thoshte qe pinte te pakten 5-6 litra vetem kur ulej per te ngrene ose me ka thene qe ndonjehere pinte rreth 25-30 litra ne dite.

Si mund te shpjegohet kjo e cila me dukej e pabesueshme:
ky njeri ishte nje burre italian i rritur ne fshat dhe qe ishte mesuar te punonte perdite (pune te renda),kjoka cuar ne kalitjen e fizikut te tij.
Ndersa veren ai e bente vete dhe ishte vere shpie, pra e paster.
Une pyeta njerez qe e njihnin qe ne rini dhe ata me thane te njejten gje.
problemi i tij i vetem ishte se ai e kishte barkun tej mase te madh.
Duhanin ai e pinte qe i ri dhe tani ishte rreth 60 vjec.Meqe ra fjala pinte 2-3 paketa ne dite.

Ju mund te thoni ky eshte nje rast,po per peshkataret apo detaret (shqiptare) qe futen ne bar e ja rrasin nga 15-20 dopje raki ose konjak perdite si e shpjegoni juve.

Ne rralle te pare duhet ta dini qe te gjithe ata qe thone per kete ose per ate eshte e demshme e thone per ti bere njerezit koshient per gjerat qe mund te demtojne por jo se eshte ligj.Ua them edhe nje here qe rrezistenca e trupit ndaj pijes apo duhanit mvaret shume nga potenca e tij.

pershendetje

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Qershor 2005 16:58
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
E kamarjero ma sill dopjo raki sa ta drredh ka i cigare bar. Ndalohet ketu te pihet lloj loj gjanash . Ketu pihen gjana vetem me kualitet te lart. hahahahaha gjuynaf kush e taksiratin thuj se po e pate sja del dot. Ika pra se baja shaka ( o e solle ate dopjen ti apo jo?)


ore djali, po sjemi ne kafene ketu, spo shoj ndonje kamarier ketu, ketu diskutohet per demin e jo per dobine, sepse dobia eshte minus, sa te sjell ne cakerrqejf edhe......... kaq..

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2005 13:41
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Hahaha
akoma se keni marre vesh ju qe demi qe shkaktohet nga alkoli ose duhani,
varet shume nga fizionomia e personitapo nga trashegimet gjenetike etj.

une kam njohur njerin qe gjithe rinine e tij kishte pire vere dhe me thoshte qe pinte te pakten 5-6 litra vetem kur ulej per te ngrene ose me ka thene qe ndonjehere pinte rreth 25-30 litra ne dite.

Si mund te shpjegohet kjo e cila me dukej e pabesueshme:
ky njeri ishte nje burre italian i rritur ne fshat dhe qe ishte mesuar te punonte perdite (pune te renda),kjoka cuar ne kalitjen e fizikut te tij.
Ndersa veren ai e bente vete dhe ishte vere shpie, pra e paster.
Une pyeta njerez qe e njihnin qe ne rini dhe ata me thane te njejten gje.
problemi i tij i vetem ishte se ai e kishte barkun tej mase te madh.
Duhanin ai e pinte qe i ri dhe tani ishte rreth 60 vjec.Meqe ra fjala pinte 2-3 paketa ne dite.

Ju mund te thoni ky eshte nje rast,po per peshkataret apo detaret (shqiptare) qe futen ne bar e ja rrasin nga 15-20 dopje raki ose konjak perdite si e shpjegoni juve.

Ne rralle te pare duhet ta dini qe te gjithe ata qe thone per kete ose per ate eshte e demshme e thone per ti bere njerezit koshient per gjerat qe mund te demtojne por jo se eshte ligj.Ua them edhe nje here qe rrezistenca e trupit ndaj pijes apo duhanit mvaret shume nga potenca e tij.

pershendetje



Po te them vetem dicka:

Parandalimi eshte me i mire sesa kurimi
te tjera jane justifikim.....

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2005 13:44
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

[QUOTE]Po citoj ato që tha isra
......Keshtu dhe me duhanin. Pirja e duhanit ka pasoja të rënda për seksin e megjithatë vërehet se vitet e fundit është rritur shumë pirja e tij madje edhe nga gratë, gjë që ka sjellë pasoja edhe më të rënda për shëndetin.

Ka pak kohe qe kam filluar te ndez cigare.Ne fillim si loje,-kot per sport,
pastaj me hyri ne qef.Me duket sikur me qeteson ne momente te vecanta,
dhe pasojat sigurisht i di!
Pra kam filluar ta pi tashme me vetedije te plote.
Te gjithe konsumojne cigare,te gjithe pine cafe apo nje gote birre.
Pasojat?!-Eh, shume pasoja!
E kam tmer eren e cigares,me duhet te nderrohem 5 her ne dite,se te mbyt era qe mban!Sado parfum te hedhesh dallohet ai apo ajo qe pi duhanin.
Rendesi ka te mos e pish ne ambjentet shtepiake, por jashte ne oborr
mundesisht, ulur ne karige, kembe mbi kembe si princeshe!
Bej shakka Isra!Keshtu veproj une!
Shpresoj ta le, akoma pa e filluar mire!

Mire u shkruafshim dhe ju falenderojme per materialet e sjellura ne forum!
Cdo gje qe keni shkruar eshte me se e sakte!

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Qershor 2005 04:58
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pershendetje Sykaltra_Gangos.
Qe te jem e sinqerte me pak se 4 cigare ne dite nuk jane te demshme, por me thoni, kush eshte ai ose ajo qe e provon e qe pi gjithjmone nje numer kaq te vogel cigaresh? asnje... sepse si cdo droge e lehte edhe cigarja te jep depondonce fizike e psikologjike.

I dashuri i im e piu cigaren per 5 vjet me rralle, sa do qe u mundova ta ndaloja, ato 5 vjet iken si pa u kuptuar por tani as vete se di si ju mbush mendja ta le dhe sinqerish nga vetvendosja qe kishte e pati shume te lehte lerjen e cigares

Keshtu qe te uroj edhe ty Sykaltra te vendosesh vete sa me shpejt per ta lene, aq me teper qe je nje femre e ne te ardhmen do behesh nene..

Cigarja e alkoli, jane dy faktoret kryesore te deshtimeve tek grate, lidjeve te parakoshme e te peshes se vogel tek bebet..ndaj kurajo.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Qershor 2005 10:38
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

para disa ditesh lexova ne nje gazete per disa sondazhe qe ishin bere ne lidhje me cigaren.
per cudi aty shkruhej, se nga statistikat e fundit rezultonte se femrat joduhanpirese rrezikoheshin me shume nga kanceri i mushkerive.., sepse ato thithin tymin e nxjerre....

Mua sme duket bindes ky 'thashethem', ose e bejne qe te mos perhapin panik te meshkujt, ose tu shiten cigaret duke e pire dhe femrat, si mendoni ju??

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2005 09:18
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

po ju them nje rast...
nje goce qe njoh une i rekomandoi doktori te pinte te pakten 5 duhane ne dite dhe mos te kalonte 10 duhan ne dite... vertet ishte semundja e saj qe detyroi doktorin ti rekomandonte te pinte duhan por me mase te caktuar...
asgje nuk eshte e rrezikshme per trupin e njeriut kur eshte e kontrolluar, dhe nuk eshte e tepruar... dhjete duhan ne dite nuk te bejne dem, po ashtu dhe nje dopio rrakie, perkundrazi kjo e fundit te ben mire per djegien e mikrobeve qe krijohen ne stomak, dhe mushkri...
ndersa per drogen nuk mund te flas se nuk kam hasur ta njoh...
pershendetje...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Gusht 2005 12:18
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė halfgang Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: halfgang Shto halfgang nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto halfgang nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

DROGA DHE PARANDALIMI I SAJ.

Dr. Musli FERATI

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA



Në kuptimin gjithpërfshirës droga paraqet një varg materiesh psiko-aktive, të cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanë aftësi që të ndryshojnë dhe dëmtojnë seriozisht integritetin psiko-fizik të subjektit i cili i përdorë, gjegjësisht i keqpërdorë ato. Thuhet me të drejtë se abuzimi me këto substanca psikotrope është një problem i madh shoqëror dhe shëndetësor mbarëbotëror, ngase pasojat që dalin nga efektet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janë shumëfish të dëmshme për vetë individin që është bërë rob i marrjes pa masë i materieve dehëse, si dhe për rrethin më të gjerë social ku jeton dhe vepron ky ose një grup më i madh abuzuesish të drogave.

Që të kemi një ide më të qartë mbi këtë fenomen të rrezikshëm mediko-social, dhe jo vetëm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmërinë nga droga që kohëve të fundit e ka dhënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në të cilin tekstualisht thuhet: Vartësia nga droga paraqet një gjendje të intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmësintetike, dhe e cila karakterizohet me një dëshirë dhe apasion të prafrenueshëm që të merret me çdo kusht, prirje për të rritur dozën (toleranca), varshmëri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se është edhe më i mprehtë kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne më së shumti prek rininë, ardhmërinë e çdo komuniteti, në tërë globin, duke mos kursyer asnjë shtreë sociale dhe përkatësi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme që shoqëron çdo abuzim me këto lëndë shkundulitëse është shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndërprerjes së konsumimit të drogës, shpeshherë edhe me simptome dhe komplikime më të rënda se substanca që ka shkaktuar këtë varshmëri këmbëngulëse.

Në këtë grup materiesh nootropike, para së gjithash, sipas klasifikimit më të ri të çrregulliomeve mentale, që vijnë si rezultat i përdorimit kompulsiv, bëjnë pjesë këto nëngrupe substancash distimike:

- alkooli

- opiatet

- kanabinoidet

- sedativet dhe hipnotikë

- kokaina

- kofeina dhe stimulues të tjerë të sistemit qendror nervor

- halucinogjenët

- duhani

- tretësit që avullohen

- adikcioni me më shumë lloje drogash njëkohësisht.

Duke patur parasysh objektivin e këtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik të kësaj materie kaq voluminoze, do të shqyrtojmë përciptazi shkaqet dhe faktorët që sjellin deri tek paraqitja dhe përhapja me përmasa kërcënuese të këtij vesi kompleks që me një shpejtësi marramendëse dëmton dukshëm mirëqenien e mbarë njerëzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonë vulnerabil. Përkundër ligjeve dhe konventave antidrogë që ka miratuar çdo shtet, dukuria e narkomanisë sa vjen e po bëhet më aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve të rinj, bile edhe ndër nxënësit e shkollave fillore.

Është një rrjet aq mirë i organizuar i prodhimit, përpunimit, distribuimit dhe përdorimit të drogës, saqë edhe masat më të rrepta legale nuk kanë gjasa për një kohë të gjatë ta zhdukin. Mbetet që të kufizohen këto kanale të thella, që të ndërgjegjësohet rinia jonë dhe së paku deklarativisht të potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese që çojnë në një ekspansion masovik të kësaj shprehie ogurzezë. Kjo për vetë faktin se deri më sot nuk kemi një program nacional kundër narkomanisë, në të cilin rolin e vet të pazëvendësueshëm do ta jepnin të gjitha strukturat dhe institucionet shoqërore e shtetërore, siç janë shërbimi shëndetësor, organet e rendit e të përndjekjes, mediumet, sistemi i përgjithshëm arsimor, feja e të ngjashme. Sugjerimet e mësipërme nuk janë ndonjë parafrazim megaloman, por një përvojë mjaft dobiprurëse që vite me radhë po zbatohet në vendet e zhvilluara perëndimore dhe SHBA.

Meqë momentet etiologjike janë të shumta, faktorët dhe rrethanat që shpien deri në përhapjen e narkomanisë do t’i klasifikojmë në tre grupe, edhe atë: faktorët që përcaktojnë personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetë substanca psikoaktive si faktor provokues.

1. Për sa i takon veçorive që karakterizojnë tiparet e personit që konsumon drogë, mund të thuhet se në rastet tipike këto subjekte janë adoleshentë psiko-labil të cilët përveç tjerash janë intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakë me teke të çuditshme, psikopatë latentë që janë personalisht të papjekur, neurotikë dhe individë që i përkasin grupit “border line”, si dhe një dyzinë delikuentësh që i ka inaktivizuar për punë kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.

2. Më të akuzuar dhe njëherit më të prevenueshëm janë konditat socio-ekonomike, në të cilin rolin dominant e ka funksionimi i shëndoshë i mjedisit familjar me të gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe në shumë raste negativisht në paraqitjen e kësaj dukurie të mbrapshtë. Raportet e këqija ndërnjerëzore që ekzistojnë dhe në mënyrë perfide maskohen nga udhëheqësit lokalë irritojnë të rinjtë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj padrejtësive, edhe ashtu zhgënjyese, papunësia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj të rinjve kontribuon në shtimin e numrit të narkomanëve.

3. Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilësitë e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, përbëjnë një moment tjetër inicues dhe favorizues që të rritet pa ndalë aradha e atyre që shpëtimin idilik e kërkojnë dhe gjenë tek droga, ose siç shprehet një psikiatër i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.

Për sa u përket të dhënave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e përgjithshëm të narkomanëve nëpër vendet e ndryshme të botës, duhet të jetë i rezervuar mbi saktësinë dhe prezentimin real të gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se për çdo të regjistruar si viktimë e lëndëve të ndryshme që e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtërore vinë së paku edhe 10 individë që fshehtas e përdorin drogën, d.m.th. as edhe më të afërmit nuk e dinë se i pikasuri është narkoman.

Megjithëkëtë, sot llogaritet se në përmasa botërore ka më se 200 milionë narkomanë aktiv, nga të cilët dy të tretat e përbëjnë grupmoshën deri në 28 vjeç, kurse nga numri i mësipërm rritet përqindja e atyre 12-13 vjeç, që sigurisht duhet të na brengosë të gjithëve. Ajo që duhet të theksohet këtu është se, në dy dekadat e fundit është dyfishuar numri absolut dhe relativ i përdoruesve të drogës si rezultat i rënies së bllokut socialist. Vlen të përmendim se toksikomania i përngjet një sëmundje infektive, ngase çdo konsumues droge patjetër në këtë lojë të rrezikshme e fut herët a vonë shokun e vet më të ngushtë. Ajo që i shtyn të rinjtë tanë, sidomos, që të provojnë njëherë drogë dhe më pas të mos ndahen kurrë nga ajo, qëndron në të dhënën që çdokush më e din, se përfitimet nga kontrabanda me drogë janë astronomike dhe brenda natës.

Duhet të na shqetësojë fakti se, edhe përdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, që arsyetohet fare lehtë nga mjekët me anë të recetave, indirekt shton kuotën e narkomanëve. Duke analizuar të dhënat komparative statistikore mbi përmasat e narkomanisë nëpër vendet e ndryshme të botës, mund të thuhet se në trevat tona narkomania nuk është edhe aq e përhapur dhe pikërisht gjendet në stadiumet fillestare, që nuk përjashton mundësinë e një vale të madhe që mund të pllakos në një të ardhme të afërt. Kjo para së gjithash kur dihet mentaliteti ynë patologjik për të fituar para me batakçillëqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorëve stimulues dhe inhibues të kësaj dukurie me pasoja të rënda shëndetësore dhe implikime të parenovueshme socio-ekonomike, është e udhës të pranojmë si tepër inkurajuese studimet e shumta nëpër SHBA, të kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogë (NIDA), në të cilat është konstatuar se masat e ndryshme preventive deri në 50% kanë ulur numrin e narkomanëve ndër adoleshentë për një periudhë kohore 10 vjeçare. Më tutje në këtë raport vihet në dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve për 4 herë në mjekimin dhe shërimin definitiv të një narkomani. Cilat janë, pra, këto masa profilaktike që mundësojnë një efikasitet të tillë kundër kësaj sëmundje sociale? Para së gjithash, duhet punuar më tepër me prindërit dhe arsimtarët të cilët rrisin dhe edukojnë brezin e ri, gjë të cilën në rend të parë duhet ta bëjë personeli mjekësor në krye me mjekët familjar, psikiatrët, psikologët, sociologët dhe pedagogët.

Vuajtjet e shumta jetësore na kanë mësuar se një e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dëfrim” rrënues përcillet me rritjen e numrit të të sëmuarve nga hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit në formë vjedhjesh, dhunës, prostitucionit dhe vrasjeve. Një gabim tjetër ndër ne bëhet kur i stigmatizojmë narkomanët, të cilët edhe më tepër mbyllen në botën e tyre të pashpresë, duke i çuar të njëjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet të dijmë se edhe ata janë njerëz të cilëve u duhet ndihmë jo vetëm mjekësore, por edhe mbështetje morale e materiale për një risocializim sa më human, qëndrim ky i cili shumë do të rriste numrin e atyre që do të heqin dorë nga ky aktivitet keqbërës.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Gusht 2005 14:57
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Rrofsh amoxil per materialin qe solle
uroj te lexohet nga anetaret!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Gusht 2005 07:38
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges eshte lufte per ruajtjen e jetes seksuale.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.