agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
Sa i njohim njerzit me shikim te pare?
Sot mbasi nje shoqe me prezantoj nje mikun e saj ,qe nuk e njihja fare me pare, mu kujtuar si per cudi fjalet e dikujt..qe ishin, "nese do dime te lexojme ne imazhin e fetyren se dikuj, do te kuptojme shume mire se cfare karakteri ka ai person..., sepse fetyra jone eshte krijuar nga shenja qe na karakterizojne.."
dhe te them te drejten me erdhi te qesh, sepse po mundohesha pa folur akoma, te krijoja nje ide, per personin qe ndodhej perballe meje..
Kam degjuar te thuhet, qe syte jane pasqyrimi i shpirtit..dhe mendoj se eshte e vertet..
por ne realitet jo gjithmone syte e nje personi na tregojne karakterin e tij..
nje prof me tha nje here, qe neve, na duhen vetem 90 sekonta mbas kontaktit te pare me dike, qe te krijojme, nje ide per personin qe kemi perballe, kjo ide nuk eshte gjithmone ideja e sakte por ne shumicen e rasteve eshte nje ide qe na ngelet edhe me pas.. mbasi e kemi njohur mire personi..
Si mendoni ju te dashur anetare, kur njihni nje person a e kuptoni pak a shume natyren e tij? a eshte pershtypja juaj e pare, nje ide e sakte?
ju ndodh shpesh qe imazhi qe krijoni per dike, te jete ai imazh qe e karakterizon vertet ate person, apo shpesh zhgenjeheni..?
jepni pergjigjet e juaja ju lutem..
me respekt sabina
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|