Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

.........''''''''''??????!!!!!!!!!

Freedom te lutem mos e merr per asgje personale pasi as qe e di kush mund te jesh
besoj qe ne te gjithe qe shkruajme ketu nuk jemi dhe aq analfabet e megjithate une nuk e kuptoj kete idene tende pashmangshmerisht te mos kolektivizimit

e kush po flet per masa te gjere punonjesish apo shtresa te larta intelektualesh?????
me aq te pakten sa kuptoj une seicili nga ne po mundohet me njohurite qe zoteron te beje analiza te thjeshta me aq sa mundemi te shkaqeve dhe rrjedhojave per te cilat NE TE GJITHE SI KOMB E SI POPULL gjindemi __--------KETU----kupton NE TE GJITHE---jo shtresat e ndara sipas menyres tende "kapitaliste e moderne"------por pa paragjykime:::te shkolluar e injorant::::te pasur e te varfer:::intelektuale e karrociere
Ndoshta ti do me paragjykosh qe po te kundershtoj ne menyren e mendimit tend te shprehur(kjo eshte pune per ty)
por besoj se disa gjera nuk duhet qe pa tjeter te jesh NJE KOKE E MADHE per ti llogjikuar-------sa per menyrat e tua te ironizimit te filozofise sa per kureshtje (Ndoshta ty as qe te interson)kam studiuar 4vite me intensitet e pasion per Filozofi-Sociologji e madje lexoj e studioj ende

Te lutem mos u prek nese fola pak ashper
Pershendetje

P.S Analistja (edhe emri qe i ke vene vetes me terheq) sinçerisht te dua pa mase e te puth fort-fort-fort

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 15:23
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Freedom, pergjithesimi fillon ne castin qe quhemi "shqiptare", qe kemi nje shtet, qe votojme per te njejtin parlament dhe qe zbatojme te njejtat ligje. Pra, kur flasim per probleme shqiptare flasim per veten tone si pjese e nje populli dhe komuniteti. Paradoksalisht komunizmi shkaterroi vleren kryesore qe predikoi ne vite: sensin e komunitetit. Dhe pa nje sens komunitar nuk mund te quhemi popull. Apo shqiptaret jane kavie qe mbahen bashke per nje eksperiment qeveritar?

Kolektiviteti eshte i domosdoshem per te ndertuar nje shtet dhe nuk eshte e vertete qe kapitalizmi ka zhdukur ndjenjen e kolektivit. Maksimum mund ta kete rafinuar ne forma me institucionale.

Traditat qe permende jane shprehja me e mire e kolektivizmit. Jane nje forme bashkimi nen ligje te perbashketa. Kuptohet qe nje pjese e tyre duhen flijuar, ndersa nje pjese te ruhen. Kete po ben e gjithe bota ne fund te fundit, pavaresisht se maskohet me zhvillimet ekonomike. Sidoqofte duhet caktuar cilat jane traditat qe do ruhen, sepse mua me duket se po ruhen tabute (sidomos ato seksuale dhe klanore) dhe po harrohet tradita gjuhesore (me "intervenime" qe zevendesojne "nderhyrjet"). Besoj i ndjek vete televizionet per te konfirmuar kete.

Klasa punetore nuk identifikohet me te varferit. Nuk e di cfare ke parasysh kur mendon kete, por une shikoj ne perendim se klasa punetore mund te jetoje normalisht dhe jo ne varferi. Dhe nuk me duket se kjo klase punetore ka te meta qe identifikohen me analfabetizmin dhe fanatizmin. Nuk duhen perzjere konceptet patjeter. Nuk jemi ne fillim te shekullit XX.

Ne nje pike jam dakort me ty. Ndryshimi sjell shqetesime sociale te konsiderueshme. Mund te diskutojme mbi kete, por une mendoj se ja vlen te provokohen keto shqetesime per te krijuar nje brez modern shqiptaresh. Ne fund te fundit gjerat krijohen me mund dhe po nuk levizem gjerat nuk rregullohen vete. Paraja mund te mos sjelle lumturi, por zhvillimi ekonomik ndihmon zhvillimin e institucioneve, te artit dhe te kultures. Ndersa degjenerimi nuk vjen me lirite seksuale, por ekziston me dobesine e shtetit. Nuk vjen as me heqjen e tabuve te tjera. Degjenerimi me i madh eshte largimi i 30% te popullsise drejt vendeve te huaja. Cfare kuptimi ka te mbahen tabute dhe te largohen njerezit ?

Pershendetje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 17:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freedom
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/05/2005
Vendbanimi: ngecur ne qiell
Mesazhe: 33

Po flasim ne lidhje me zhvillimin ketu.

Nuk kam folur mbi lidhjet shtet-popull , prandaj nuk ka se si te kem bere ndarje klasash para ligjit , para ligjit jane dhe duhet te jene te gjithe njesoj.Me kete po e mbyll pergjigjen time per analisten dhe lubin.
Fajtori
Ku e shikon kundershtimin me shkrimin tim?
me duket se e vetmja gje qe kundershtojme eshte se ju mendoni se klasa punetore nuk eshte patjeter e varfer,dhe une nuk mendoj ashtu,ne perendim klasa punetore vazhdon te jete e varfer ( por une nuk kam perjashtuar mundesine qe klasa e mesme nuk ka ne gjirin e saj punetore,ka por nuk jane shume).Dhe kam shtuar gjithashtu faktin qe shtetet e perendimit kane nje klase punetore shume te vogel ne krahasim me shtet e varfera.
Sa per te metat qe identifikohen me anafalbetizmin dhe fanatizmin te jesh i bindur qe keto te meta egzistojne vetem tek klasa punetore dhe jane gati zero tek shtresat e mesme dhe te larta.Thelbi i ketij diskutimi me duket ishte ndarja e klasave* mentaliteteve* dhe rrjedhimisht shoqerise ne shtresa te ndryshme apo jo?Per kete fola me pare , dhe besoj per kete u kundershtova, atehere po ta shpjegoj serisht,mentaliteti i shtresave te ndryshme brenda nje shoqerie ,( une nuk po mohoj ketu qe shqipetaret nuk jane nje shoqeri dhe nje komunitet ,detyrimisht qe jane ,flasin nje gjuhe , dhe per faktet qe ke thene ti me siper) nuk ka vetem nje rrugezgjidhje, nuk mund ta trajtosh si problem kolektiv*,shtresat e ndryshme ne shqiperi kane mentalitete te ndryshme.( kane edhe halle te ndryshme*) Rrjedhimisht nuk egziston nje mentalitet i perbashket shqipetar , (dhe nuk eshte dukuri shqipetare kjo , eshte dukuri njerezore).
Psh,ne cdo shtet te zhvilluar,( po marr shtet demokratike si shembull sepse ato na interesojne*) duket aq hapur ndarja e mentaliteteve dhe shtresave , sa e gjen kudo qe shkon, qe nga gazetat te cilat jane te ndara ne kategori, 1) ato qe lexohen nga klasa punetore 2) ato qe lexohen pergjithesisht nga klasat e mesme dhe elitare.Kurse ne shqiperi ne ngecim akoma tek KOLEKTIVIZMI* i shekulli-t dhe te njejtat programe informative.
Mos me keqkupto nuk kam thene qe nje lloj informacioni eshte krijuar posacerisht per nje lloj shtrese , jo perkundrazi , informacionet jane te hapura per te gjith , por shume natyrisht behet ndarja e shtresave ,sepse shtresa te ndryshme jane te interesuara ne informacione te ndryshme ( ose qe te jem me i sakte ne ate qe dua te them , MENYRA TE NDRYSHME INFORMATIVE,ndoshta nuk jam shprehur si duhet ,por besoj se me kupton) ,pikerisht sepse jane te ndare nga mentalitete * te ndryshme.
Kalojme tek tabute,dhe pergjigjen e kam dhene tek mesazhi i pare dhe nuk lekundem nga ajo bindje,me duket teper normale,Me rritjen e ekonomise dhe pavaresine ekonomike ne familje ( psh , qe femijet te kene rrogen e tyre apo ndihmen e shtetit te jene te afte te jetojne ne menyre te pavarur) besoj se thyerja e tabuve do te jete proces natyror.E kuptoj se ceshtja GENDER eshte problemi me i madh per sa i perket thyerjes te tabu-ve, por sado qe te ndryshoje mentaliteti tek shtresat e varfera ( mos me keqkupto,pergjithesisht ky problem egziston tek shtresat e varfera, qe fatkeqesisht ne shqiperi jane shume), nqs nje vajze e thjeshte nuk do te kete para te dale dhe te shijoje jeten me shoqet atehere do te jete e pamundur edhe nqs do ta lejonte mentaliteti.Dhe qe ta perforcoje e dhe me teper mendimin tim ,te lutem shiko ku egziston me teper ky problemi i tabuve, egziston pikerisht tek shtresat me te varfera , dhe sa me te varfer , aq me fanatik ne ruajtjen e tabuve.Jam plotesisht dakort qe nje pjese e traditave* duhen flijuar dhe nje pjese duhen ruajtur, pa dyshim qe duhet ruajtur identiteti kombetar,dhe trashegimnia historike,qe fatekeqesisht eshte per te qare qe keto te dyja jane ato qe po sulmohen me teper nga kerkesat e zhvillimit ( por jo per faj te zhvillimit dhe progresit*, por per faj te politikave regresive qe perdoren ne shqiperi, duhet ta gjykojme me kujdes kete ceshtje).
Perseri kthehemi tek ekonomia,megjithese jam dakort me ato qe ke thene ti me siper, besoj se largimi masiv i rinise nuk ka ardhur nga tabute, por pikerisht nga problemet ekonomike*,megjithese nuk e perjashtoj ate te tabuve si fakt te rendesishem.Jam dakort me ndryshimet ,nuk kam qene kurre konservativ*, dhe mendoj si ty qe ndryshimet sjellin zhvillim.Une vetem do te shpresoja te kishim nje levizje kombetare si ajo e rilindjes ,apo si ajo e rinise shqipetare mbas luftes te dyte , por perseri ngecim tek politika, nuk kemi lidere te afte, kemi disa njerez qe duan cdo merite per vete, dhe nuk do ta lejonin kurre nje ndryshim qe do te vinte pa pasur lidhje me ata vete apo me partine e tyre, pa marre parasysh demin qe i sjell shoqerise.

Me duket eshte pak e gjate por shpresoj ta lexosh, ajo e pergjithesimit me intereson me teper*. shendet.

__________________
FREEDOM.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2005 10:39
freedom nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freedom Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freedom (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freedom Shto freedom nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freedom nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freedom
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/05/2005
Vendbanimi: ngecur ne qiell
Mesazhe: 33

PO E RISJELL SHKRIMIN E MEPARSHEM.

Citim:
Po citoj ato që tha freedom
Keta dy filozofet pretendojne se kane aq potencial te larte filozofik e psikologjik sa te zberthejne mantelitetin e nje populli te gjith ,dhe te drejtojne rrugen drejt zhvillimit*.
Perse miq te dashur e trajtoni temen dhe mentalitetin shqipetar ne pergjithesim ,si mund te pergjithsosh mentalitetin e nje intelektuali me ate te nje karrocieri,ate te nje alabaku me ate te nje te riu qe ben pune vullnetare ?Ketu qendron gabimi juaj ,dhe i te gjith shqipetareve , nuk mendojne te permiresojne veten e tyre ,por te gjith popullin, flasin me pergjithesime, dhe natyrisht e paguajne ne menyre kolektive *.
Duhet eliminuar pergjithesimi dhe i menduari dhe i vepruari ne menyre kolektive * ,kolektiviteti punon dhe jep rezultat vetem ne nje shoqeri komuniste* ( jepi vemendje te vecante).Ne nje shoqeri kapitaliste kolektiviteti dhe pergjithesimi jane absurd , kemi te bejme me klasa ketu*(jepi vemendje te vecante).Pra ne cdo vend kemi klasen punetore ( te varferit) te metat e te ciles jane shume te ngjashme anembane botes pa dallim kombesie ,te meta te cilat shkojne nga anafalbetizmi,tek fanatizmi, dhe injoranca.Kemi shtresen e mesme dhe ate elitare, te cilat perseri jane te ngjashme ne mos egzakte anembane botes pa dallim kombesie.
Pra ndryshimi midis nje shteti te pasur dhe nje shteti te varfer eshte se i pari (ne menyre proporcionale) ka shume here me pak te varfer se i dyti,gje e cila detyrimisht i ngre nivelin kulturor,dhe siguron nje stabilitet per rritjen konstante te zhvillimit.( ne shume aspekte ketu, psh duke pasur nje klase te gjere te mesme dhe elitare ,natyrisht qe ke shume tru dhe para ,kombinimi perfekt i formules te zhvillimit).
Ndryshimi i mentalitetit eshte vetem pasoje e ngritjes te nivelit ekonomik,kur cdo person ne familje do te jete ne gjendje te jetoje dhe te mbeshtes nevojat ekonomike pa ndihmen e familjes , atehere ai do ta kete me te lehte te zgjedhe rrugen e tij , qofte femer apo mashkull.
Por nuk e kuptoj kete obsesion te ndryshojme mentalitetin me cdo lloj cmimi ,kur shume here do te thote te ndryshojme traditat dhe identitetin , ateher me duket duhet te kemi nje debat mbi lumturine dhe jeten e gezuar, sepse nqs nuk sjellin lumturi dhe jete te gezuar per shoqerine keto lloj ndryshime radikale qe kerkohen ne lidhje me progresin ( zhvillimin)
ateher perse te sforcohemi kot?
Paraja dhe degjenerimi nuk sjellin patjeter lumturine.




Kjo nqs dikush eshte i interesuar te shikoje perputhjen e mesazheve dhe thelbin e temes.

LUBI nuk shoh ndonje arsye te nxehem thjesht sepse ti ke opinionin tend.

__________________
FREEDOM.

Modifikuar nga Klodel datė 23/05/2005 ora 17:48

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Maj 2005 10:50
freedom nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freedom Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freedom (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freedom Shto freedom nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freedom nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
caio
jurist

Regjistruar: 27/02/2005
Vendbanimi: Firenze
Mesazhe: 81

Re: Po flasim ne lidhje me zhvillimin ketu.

Citim:
Po citoj ato që tha freedom
Nuk kam folur mbi lidhjet shtet-popull , prandaj nuk ka se si te kem bere ndarje klasash para ligjit , para ligjit jane dhe duhet te jene te gjithe njesoj.


Para ligjit duhet te jene te gjithe nje lloj. ne te vertete nuk jane. Po te shikosh statistikat e te denuarve rralle here gjen te pasur ne burg.

e megjithate ne shqiperi ka injorance qe e tejkalon ndarje e klasave. ne shqiperi njerezit u pasuruan pas 90-es cka do te thote se me pare ishin te gjithe te varfer. Per me teper nuk jane te shumte intelektuale qe jane bere me lek nga aktivitete te ligjshme.

__________________
fjalet e shumta, fukarallek!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2006 22:37
caio nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė caio Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me caio (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: caio Shto caio nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto caio nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re maxiprocesso.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 78 herė.

Po shikoja qepare nje dokumentar mbi luften ndaj mafias ne Palermo dhe New York dhe kuptova dicka te rendesishme. Procesi italian u krye ndaj 400 personave njekohesisht ne nje salle te blinduar e cila u ndertua nga shteti posacorisht per te mbajtur nje numer te madh te akuzuarish. Ndertesa eshte madheshtore dhe mund ti rezistoje edhe raketave te hedhura nga lart. Punonjesja e ministrise qe ndoqi punimet shkonte ne Palermo fshehtaz me emer fallco. Gjyqi u zhvillua rreth vitit 1984-1985. Jashte nderteses qendronin 3000 ushtare dhe nje tanks, ndersa brenda i penduari Tomaso Buscetta deshmonte i rrethuar nga nje xham antiplumb. Prokuror ishte Giovanni Falcone... (para se ta vrisnin disa vjet me vone). Ai proces prodhoi 3000 vjet burg dhe 19 denime te perjetshme.

Te gjitha keto tregojne sa e forte ishte perplasja mes dy pushteteve. Mafias nga njera ane, e cila kalonte neper duar nje miliarde dollare ne vit, dhe shtetit nga ana tjeter. Ajo qe kuptova eshte e thjeshte. E gjithe kjo nuk mund te arrihet sot ne Shqiperi. Procesi i Palermos arriti te kryhej vetem sepse qendra e shtetit ishte larg, ne Rome. Nese dy pushtetet do perkonin ne te njejtin vend, ose nese Italia nuk do kishte polet te tjera mbeshtetese (Rome, Milano etj), dicka e tille do ishte e pamundur. Dhe pikerisht per kete mendoj se ne Shqiperi nuk mund te behet kurre dicka e tille, sepse shume pushtete jane mbledhur ne nje qytet te vetem, Tirane. Si rrjedhoje ndarja e shtetit me krimin eshte e veshtire. Por edhe nese dikush do tentonte te bente dicka te tille do kishte turbullira te medha, te cilat do influenconin jeten e pergjithshme publike dhe politike. Pra vendi do shkonte ne destabilitet dhe neser do dilte ndonje Sanco Panco ketej qe do ja vinte fajin grekeve.

Duket shaka, por eshte e trishte te mendosh si jemi mbledhur ne nje qytet te vetem dhe jemi te gjithe ingranazhe te nje demokracie te semure. Ndryshimin se bejme dot kurre me thike ne keto kushte, prandaj nevojitet nje revolucion shoqeror qe te tejkaloje limitet institucionale te nje procesi gjyqesor. Vetem se duhet patur kujdes mos na hipin ne qafe politikane te rastit te ardhur me vrap nga emigrimi per tu bere dikushi.

P.s. E cuditshme. Edhe kjo teme kishte plot nje vit pa levruar. Cudi si na shkon dora tamam tek temat ne menyre kaq ritimike.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2007 22:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Pra vendi do shkonte ne destabilitet dhe neser do dilte ndonje Sanco Panco ketej qe do ja vinte fajin grekeve.





Ha ha ha, po Grek ngele ti mo djale.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2007 01:37
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Mustafa Nano (inxhnieri i PPT-se  se Corovodes qe pergjonte bisedat per llogari te sigurmit) qofte edhe Lubonja (ky spiun qe bene si i merr urdhrat) meren si etalone te moralit!!!!!!!!!!! Me keta e ka nisur temen Fajtori.

Merak te madh e ka Fajtori se si do veje puna e heleneve dhe ngeli duke na denigruar ne shqiptareve...

Shqiptaret vajten ne Greqi dhe Greqia lulezoi. Greku i mbajti dhe i mban se ja ka interesin dhe nuk po i mban ata me buke por jane ata, shqiptaret qe mbajne me punen e tyre greqine me buke, biles po ja ngrine edhe emrin larte me rekordet boterore dhe me talentet e treguara...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2007 04:00
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Dhëndri i Topallit, emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Paris

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.

Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë, një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik në kryeqytetin francez.

Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë.

Por Luiz Ejlli nuk është i vetmi emërim nepotik në këtë ambasadë. Ambasada shqiptare në Paris është kthyer në një çerdhe familjare të politikës së Tiranës. Gjysma e diplomatëve shqiptarë në Paris, kryeqyteti ku luhet integrimi i Shqipërisë në BE, nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por vetëm me politikanë që i kane emëruar ata.

Zonja Rexhina Nano, këshilltare ekonomike e ambasadës me banesë të përhershme në Francë është emëruar aty për të qëndruar pranë bijës së saj, qe ka mbaruar studimet në Francë. Emërimi në ambasadë qe mjaft oportun për ta bërë të lehtë këtë. Sa investitore franceze ka sjellë si zonja Nano në Shqipëri?

Skandali, darka e 28 nëntorit me pagesë për shqiptarë në Paris
Që prej 20 vitesh është hera e parë në këtë 28 nëntor 2010, që në Paris, shqiptarët e atjeshëm kanë përjetuar një fyerje në identitetin si shqiptar.
Është traditë që për festën kombëtare, diaspora mblidhet rreth ambasadorit. Nuk janë patatinat që i mbledhin njerëzit, por dëshira për të parë njëri-tjetrin një herë në vit; Kjo ditë është po ashtu rasti i vizitave që bëjnë në pritje dhe autoritetet e vendit pritës (diplomatë e funksionarë të larte francez). Niveli i përfaqësimit të tyre është tregues i vëmendjes që tregojnë ndaj vendit tonë. E pra, stafi aktual në ambasadën tonë në Paris, do të mbahet mend si stafi i parë që e preu këtë tradite vitale. Arsyeja? S'kemi buxhet. Shteti shqiptar harxhon 1 miliard e gjysmë euro për të bërë një rrugë që shembet dy herë në muaj, dhe nuk paska 2 mije euro për ca shishe me fanta e koka-kola, që shqiptarë Shqipërie e Kosove të gjinden njëherë në vit kokë më kokë në tokë të huaj e të bisedojnë?


Është një skandal dhe burracakëri ajo që ndodhi këtë vit kur në Tiranë trumbetohen suksese ekonomike dhe bollëk etj. Festën në Paris ambasada ja dha një "nënkontraktori", dy vëllezër shqiptarë maqedonas që kanë një teatër-restorant, ku bënë një darkë me "Pagesë".
Të paguash për të shkuar tek festa e vendit tënd, ka qenë një gjë që nuk e kanë përtypur dot shqiptarët e Parisit. Nuk vajti thuajse askush nga diaspora e Shqipërisë përveç ambasadorit.
Sikur pagesat që bën diaspora për dokumente konsullore të ruheshin për këtë ditë feste kombëtare që të organizohet denjësisht, problemi do të ishte vetvetiu i zgjidhur. Në këtë ditë pritje, vetëm nga takimet midis funksionarëve e investitorëve francezë dhe diasporës shqiptare, fitohej aq shumë me lidhje dhe shkëmbime kartëvizitash, sa puna që mund të bëjnë gjatë një shekulli Rexhina Nano apo dhëndri i Jozefinës.

Cilët janë, zoti Ejlli dhe zonjusha Topalli
Luiz Ejlli, këngëtari nga Shkodra, është bërë fillimisht i njohur tek "Ethet e së premtes mbrëma", në edicionin e dytë të tij ku edhe fitoi çmimin e parë, në vitin 2004. Në RTSH fitoi çmimin e parë tek festivali i këngës "Magjike" në duet me Juliana Pashën. Aktualisht është student për Juridik në Strasburg. Megi quhet vajza, me të cilën Luizi po jeton një histori dashurie trevjeçare. Kjo është vajza e kryetares së Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Jozefina Topallit. Dy të rinjtë moshatarë, mbase mund të kenë pasur edhe njohje të hershme, por ata kanë filluar të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit rreth tre vite më parë, pikërisht atëherë kur Luizi ishte në kulmin e suksesit të tij si këngëtar. Vajza brune simpatike, me mjaft ngjashmëri në portret me të ëmën, jeton në Francë, pikërisht aty ku Luizi tani mund ta arrijë dhe ku ka marrë një emërim të shpejtë në një post "pëllumbash" që mund t'i sigurojë çiftit jetesë të mirë me rrogën e paguar nga taksapaguesit shqiptarë. Megi, 20 vjeç, është në vitin e tretë të Universitetit "Luiz Paster".


-Shekulli-


p.s. Keto jane FAKTE dhe jo genjeshtra me qellime Politike te "Shekullit", sic mund te thote Fajtori dhe ndokush tjeter! Te pakten, per kete rast jo.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2010 08:38
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Dhëndri i Topallit, emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Paris

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.



Vëllai i Topallit, konsull në Milano


Pas dhëndrit, "del" në sipërfaqe edhe vëllai i kryeparlamentares, z. Gjon Çobo, nga emigrant në zyrat e diplomacisë



Emërimi i dhëndrit në Ambasadën Shqiptare në Paris është vetëm 'maja e ajsbergut' në emërimet e ndikuara nga kryetarja e Kuvendit. Kësaj here bëhet fjalë për vëllanë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Gjon Çobo, i cili është emëruar konsull në konsullatën e Milanos.

Z. Çobo nuk ka asnjë shkollim të lidhur me diplomacinë, madje për të emëruar atë si konsull në këtë konsullatë është bërë edhe një ndryshim i posaçëm i organikës së këtij institucioni. Kjo organikë nga 2+1 ka kaluar në 3+1 për t'i hapur një vend vëllait të znj. Topalli.


Me sa duket, "Shqipëria parajsë dhe Miss Bota" vlen si term vetëm për qytetarët që jetojnë këtu, sepse të afërmit dhe familjarët e predikuesve të "parajsës" nuk dëshiruakan të jetojnë në Shqipëri e as të shkollohen këtu. Duan të jetojnë jashtë, madje edhe me rrogë dhe status të paguar nga taksapaguesit shqiptarë.
Madje, vecohet fakti që z. Çobo nuk ka arsim të lartë dhe ka kaluar nga emigrant i thjeshtë në Itali direkt në përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Konsullatën e Milanos.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2010 11:52
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:50 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.