Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > gjendja ne shqiperi
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

gjendja ne shqiperi

ndoshta shume prej nesh nuk e kuptojne mire ose mbyllin syte mi mire se sa te shohin se ne c'gjendje ndodhet shqiperia sot ose me mire te themi se sa pas na ka lene koha me injorancen tone.ne nje shtet me nje siperfaqe rreth 28000 km katrore dhe me nje popullsi rreth 3 milion(te themi se veshtire te jemi aq brenda kufinjve te shqiperise)ka mbi 50 parti dhe me shume ka politikane se sa popull...ne nje vend ku problemi i dites jane zgjedhjet megjithse keto te fundit behen nje heere ne 4 vjet nese nuk gabohem.ne nje vend ku perfaqesuesit e zonave elektorale mbajne gjalle fjalorin e te shajturave ne parlament...ne nje vend ku sot jemi ne nje parti dhe neser jemi kunder...ku sot me shan si hajdut dhe neser me vendos minister.ne nje vend ku shkolla nuk te vlen asgje sepse dikush u ka mesuar te tjereve qe injoranca ben karriere...ne nje vend ku populli ulet ne kafene dhe zgjidh problemet dhe kenaqet kur sheh se si pushtetaret tane zihen ne televizion pa marre persiper te ndryshoje dicka...
mirese erdhet ne shqiperi...ky eshte viti 2005...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 14:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Citim:
ndoshta shume prej nesh nuk e kuptojne mire ose mbyllin syte mi mire se sa te shohin se ne c'gjendje ndodhet shqiperia sot ose me mire te themi se sa pas na ka lene koha me injorancen tone.ne nje shtet me nje siperfaqe rreth 28000 km katrore dhe me nje popullsi rreth 3 milion(te themi se veshtire te jemi aq brenda kufinjve te shqiperise)ka mbi 50 parti dhe me shume ka politikane se sa popull...ne nje vend ku problemi i dites jane zgjedhjet megjithse keto te fundit behen nje heere ne 4 vjet nese nuk gabohem.ne nje vend ku perfaqesuesit e zonave elektorale mbajne gjalle fjalorin e te shajturave ne parlament...ne nje vend ku sot jemi ne nje parti dhe neser jemi kunder...ku sot me shan si hajdut dhe neser me vendos minister.ne nje vend ku shkolla nuk te vlen asgje sepse dikush u ka mesuar te tjereve qe injoranca ben karriere...ne nje vend ku populli ulet ne kafene dhe zgjidh problemet dhe kenaqet kur sheh se si pushtetaret tane zihen ne televizion pa marre persiper te ndryshoje dicka...
mirese erdhet ne shqiperi...ky eshte viti 2005

jam plotesisht dakord me ty NS-6 por mos harro punet e mira avash avash kemi vetem 15 vjet demokraci

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Mars 2005 16:18
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Re: gjendja ne shqiperi

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
ndoshta shume prej nesh nuk e kuptojne mire ose mbyllin syte mi mire se sa te shohin se ne c'gjendje ndodhet shqiperia sot ose me mire te themi se sa pas na ka lene koha me injorancen tone.ne nje shtet me nje siperfaqe rreth 28000 km katrore ,.ne nje vend ku shkolla nuk te vlen asgje sepse dikush u ka mesuar te tjereve qe injoranca ben karriere...
mirese erdhet ne shqiperi...ky eshte viti 2005...




Mire se te ju gjejme!

Me beri shume pershtypje cdo fjale juaja!

Realiteti na dhemb,por duhet ta pranojme!.....

__________________
-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 06:42
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra_Shqiptare Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

realiteti eshte i dhimbshem por nuk duhet ta leme qe te vazhdoje keshtu per gjithmone!!!nuk e di sa prej atyre qe jane ne shqiperi e kane vene re se ne cdo 10 libra qe dalin ne qarkullim 9 prej tyre jane libra historie...por me per te qeshur eshte fakti qe ne kurre nuk kemi marre mesim nga historia...thjesht po te shohim ne historine e popujve rreth nesh mund te themi qe gjermania u rrafshua ne luften e pare boterore,u zhvillua dhe u pergatit per luften e dyte,pas se ciles u shkaterrua prape por sot eshte superfuqi.japonia u rrafshua ne fund te luftes se dyte por sot prape eshte e avancuar si shtet...nuk them qe te jemi si ata por duhet te marrim si mesim faktin se po nuk e beme vete ate vend nuk na e bejne te tjeret,kete ta heqim mendsh!!!ne shvillimin e cdo shteti jane sakrifikuar breza ne menyre qe atyre qe pasojne ti lene dicka me te bukur sepse kjo eshte shpresa e cdo prindi...pyes veten cfare u lene shqipetaret te veteve...

me siper dikush permendi demokracine...e di si e kemi kuptuar ne demokracine?si ajo fraza te filmi i disney "mbreti luan" qe eshte "hakuna matata" dhe ha rri e pi.jemi si ai personi qe ka hypur ne nje kale druri qe ecen para pas(a dondolo si i thone italianet)dhe ne dore kemi nje flamur ku shkruhet drejt evropes...ne kemi ikur pak skic dhe ne drejtim te kundert...

nje popull i zgjuar eshte i tepert se do te kuptonte shume gjera dhe e vetmja menyre qe mund te mbahet nje popull ne zgjedhe eshte duke e lene injorant...iku epoka e diktaturave ne menyre te drejteperdrejte...tani njeriu perballet me diktatura qe zhvillohen ne heshtje...dhe njerezit duartrokasin...sikur per tu treguar te tjereve se gjoja "rrobat e mbretit" i shohin...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:00
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Me keqardhje ju them se kohet kane ndryshuar ne Shqiperi. Ka ikur koha e alabakeve dhe gangove te rruges. Ka ikur koha e bandave dhe maskave. E atehere do pyesni ju pse e thua me keqardhje?

E them sepse krimet vazhdojne por jane te nje niveli tjeter. Ka disa kohe, pra, qe kam kuptuar se kush jane kriminelet. Kriminelet nuk jane hajdutet e makinave qe vazhdojne te ekzistojne, as trafikantet e droges qe punojne me Italine dhe Greqine. Kriminelet e vertete jane gjykates, avokate, ministra, kryetare bashkish. Kriminelet e vertete i gjen rreth e rrotull teje, eshte e kote te kerkosh larg. Jane prindet e mi e tuajet qe tolerojne krimin dhe e ndihmojne ate duke legjitimuar ore e cast korrupsionin. Kriminelet e vertete ekzistojne brenda ndergjegjes se atij brezi tashme te tejkaluar qe rron ne Shqiperi. Jane ata gjykates dhe avokate qe bashkepunojne me kriminelet per ti nxjerre jashte duke krijuar atmosferen e mos-ndeshkimit. Jane ata shefa policie qe keqtrajtojne gazetaret e PD-se dhe qe perzjejne detyren fisnike me terrorin policor. Jane police rrugesh qe pranojne 5 mije lekeshet pa pike turpi (me shume turp kam une kur duhet ti jap leke). Jane keta te pafytyre, te pashkolluar e maskiliste qe ne vend qe te thone "Na jep ndonje lek per familjen" te thone "Jepi ndonje birre shefit".

Kriminelet pra mos i kerkoni ne forma abstrakte fajtesimi. Ato i keni rreth e rrotull dhe shpesh brenda vetes. Krimet me te medha nuk i bejne armet dhe as ata qe perdorin armet. Krimet me te medha po i bejne ndergjegjet e kalbura te elites intelektuale, justifikimet se gjitha bota ka korrupsion, se gjithandej drejtesia eshte relative si ne Shqiperi. Krimet i beni akoma teksa mbroni ose shani dy partite e tejkaluara te tranzicionit. Krimet i beni teksa kriminelet mbeten te pandeshkuar moralisht sepse kusheririn e korruptuar nuk e denojme moralisht por mundohemi ta nxjerrim nga burgu duke levizur gjithe njohjet qe kemi ne dispozicion. E keshtu kriminele jane ato nena qe nuk i kuptojne krimet e djemve te tyre dhe mundohen ti justifikojne.

Ne fund te fundit secili prej nesh i perket nje klani dhe preferon me mire te ushqehet prej tij sesa ta luftoje ate. Ne te vertete krimet tashme jane gjithmone e me te pavarura prej partive, sepse jane bere strukture jete ne Shqperine e perditshme. Zgjedhjet e ardhshme nuk perfaqsojne asnje ndryshim. Ne fund te fundit si mund te kete ndryshim kur duhet te kenaqemi me ate qe servilet dhe bandat partiake na servirin prej 15 vjetesh (te njejtet kryetare se paku). Pra problemi nuk eshte aspak politik, por tashme problemi eshte social. Kriminelet nuk jane vetem anetare partish si dikur, por jane tashme njerez normale qe nga nje ane perbejne biznesmenet qe korruptojne dhe nga ana tjeter nepunesit e korruptuar. Pra, miqte e mi, sic thone ata te Mjaftit ne nje poster: "Korrupsionin nuk ua solla une, ate e gjeta midis jush". Per sa kohe secili prej nesh te mbroje kusherinjte, vellezerit, nenat dhe baballaret qe kryejne krime nuk ben gje tjeter vecse te legjitimoje krimin. Megjithese krimet me te renda i bejne te ahtuquajturit intelektuale qe mbajne poste gjyqtaresh, avokatesh, shefash policie, ministrash e kryebashkiakesh ata mbeshteten tek nje kulture kriminale dhe per sa kohe legjitimohen intelektualet ne krimet e tyre nuk ka si te zhvillohet nje popull qe eshte mesuar te jetoje me klane dhe banda.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Unhappy

E ka mire fajtori ne ato qe shkruan e mund ta mbyllte me nje....
-''Kush eshte pa mekate le te helle gurin i pari'' pse ne kete pike kemi mberritur.....
Puna eshte se nuk mund te presim ne Shqiperi ardhjen e ''mesias''......nuk duhet te presim shpetimtarin qe te na nxjerre nga kjo gjendje,as nuk duhet te presim qe gjendja te presim te rregullohet vete dhe ingranazhet qe nuk punojne te shkojne ne vendin e tyre keshtu vete e te fillojne te rrotullohen vet-vetiu....

Dicka duhet bere tani sa nuk eshte shume vone po cfare te behet,si te behet kush ta beje??
Ashtu si MJAFT qe thote ''Korrupsionin nuk ua solla une, ate e gjeta midis jush".
shume mire mund te thuhet '' Rilindjen nuk jua solla une ate e gjeta mes jush''
Ai popull,ai vend ka nevoje te Rilindet edhe nje here nga fillimi ne cdo kuptim, te rifitoje besimin tek e mira tek e bukura tek e drejta tek ndershmeria tek virytet e ndoshta te helle syte ne te kaluaren e rilindasve pse nga ''baballaret e kombit'' vetem do te kuptojme se....Shqiperia cfare ishte c'eshte e c'do te behet...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:47
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

oreeee!nga nje ane me duket se na kane mallkuar si vend...
-....ndoshta prandaj ne historine tone nuk kemi pare nje here nje kohe pa lufte(lufte me armiqte,lufte klasash,lufte ideologjish etj).dhe kur nuk ka pase jemi vrare me njeri tjetrin....
-...ndoshta prandaj te gjithe duan te ikin nga shqiperia...
-...ndoshta prandaj na njohin famen gjith andej por rralle se eshte per mire...
-...ndoshta prandaj jemi i vetmi shtet qe kufizohemi me tokat e veta...
-...ndoshta prandaj njerezit nuk duan tia dine se cfare demi i ben tjetrit por mjafton qe ne barkun e vet te kete dicka...
-...ndoshta prandaj secili mendon per momentin dhe aspak per te ardhmen...
-...ndoshta prandaj te gjithe politikanet tane kane me pak shkolle se baballaret tane por ndjekin parimin "edukata te meson rregullat,eksperienca te meson perjashtimet"...
-...ndoshta prandaj na kaloi jeta rrugeve te emigrimit...
-...ndoshta prandaj nuk bejme dot nje pune ne shqiperi por ne itali nuk na e kalon kush...
-...ndoshta prandaj situata me duket aq e pashprese sa qe nuk di ca te bej nga inati....

egzistojne shume ndoshta.e perdor kete fjale si per ti thene mendjes qe egziston edhe ana tjeter e monedhes dhe ka nje shprese per tu ndryshuar dicka...ndoshta...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga erzeni_be datė 13/07/2008 ora 11:09

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 16:25
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

rreth fundit te vitit te kaluar beri buje menyra se si u mbyll universiteti ku profesoret kerkuan rritje pagash...gjeja qe me cuditi me shume eshte fakti qe nuk eshte se u mbyll nje shkolle do si do por universiteti vete...dhe per me teper problemi nuk eshte qe doli sot dhe ju gjet zgjidhja neser por me duket se zgjati rreth 3 jave nese nuk gabohem...si eshte e mundur nje neglizhim kaq i madh nga ana e ministrise se arsimit?eshte dicka per te na ardhur turp per kete gje...ndoshta nuk kam te drejte te bej komentime te shumta per ketegje por nuk mundem te mos shpreh disa gjera qe mund te kerkojne shpjegime:keto profesore qe jane sa jane efektiv ne menyren e tyre te dhenies se dijes?me kane rene ne vesh raste qe profesoret kerkojne para per provimet...mund te themi ateher qe sistemi i arsimit nuk ecen?kerkon ndryshime?sa eshte marre ministria me kete gje?

nese profesoret kane kerkuar nje rritje te pagave atehere edhe shteti vete duhet te justifikoje veten me rritjen e pagave qe ben:do doja te dija se sa kontrolle behet mbi ecurine e universitetit si dhe per problemet qe ka si dhe sa eshte bere qe te zgjidhen?

mir per profesoret,po per studentet sa behet?ndoshta edhe nje here me duhet te permend faktin e mungeses se librave(kete e them gjithmone me ato qe kam degjuar)....

ndoshta ka ardhur koha qe te mendohet dicka me shume per kete problem dhe nuk duhet te merret copa copa por te konsiderohet ne te gjitha aspektet sepse sic e thashe edhe nje here kemi te bejme me nje institucion qe formon brezat e ardhshem dhe per kete gje nuk duhet te harrohet...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2005 13:32
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

injorance...me nje fjale mund te pershkruhet e gjithe politika shqiptare!me vjen keq tek shoh perdite ne gazeta politikane qe nuk dine tjeter vetem se te genjejne qe te mund te marrin vota dhe asnje qe te permende ate qe me te vertete e shqeteson popullin...me vjen keq tek shoh ate toke qe drejtohet nga persona te atille...dhe per me teper qe perdorin voten time dhe te gjithe te tjereve per te ndenjur ne ate vend ku normalisht duhet te rrine te tjere...dhe ne mbetemi si puna e atij personit qe nuk kishte nje grusht te forte ti binte malit qe s'bzan...dhe ne heshtje vuajme jeten e perditshme nderkohe qe pashallaret moderne nuk e vrasin mendjen fare...injorance...injorance tek ato persona qe i kane votuar ato njerez duke mos u nisur nga ato qe jane por thjesht nga ajo sigel qe i shoqeronte...PD,PS,PSD,PDK,LSI e 40 a me teper sigla te tjera...askush nuk mendoj se eshte nisur nga nje analize e personalitetit te atij personi qe voton...injorance qe ka pushtuar kafenete tona dhe degjohet kudo...

...e nderkohe qe brezi i ri rritet...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2006 00:59
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Angry

Shqiperi 2008

tek po shihja lajmet te kap nje deshperim i papare me ato qe thone! shkurtimisht po mundohem te shpjegoj cfare dua te them:
tek lajmet e djeshme dilte ministri Pango( "do ta shifni ju zotin Pongo" do thonte ai zevendesi i vet...habitem nga e kane gjet ate kokerr) dhe thonte qe eshte rritur numri i turisteve qe vijne ne shqiperi (sic eshte rritur numri i shqiptareve qe kane marre pashaporte te huaj dhe vijne ne shqiperi si turiste) por si per kunj lajmet qe ndiqnin kete deklarate te Pangos ishin problemet me rrugen e Korces, shkurtimi i dritave nga KESH-i,problemet e ujit...nje paradoks i vertete...pyes veten cilet turiste do kerkonin te sakrifikonin kaq shume per te bere disa dite pushime,ndoshta te paktat qe i jepen nese ka nje pune te qendrueshme. Dhe mos te dhente Zoti te semuresh sepse situata mund te shkoje me keq...mund te gjesh mjeke qe nuk e morin vesh se nga i dalin 500 mije leke ne xhep e deri tek menuja e bakterieve dhe dhoma se ku duhet me i servir. Antibiotiket? mah,kohet e fundit klori ja ka zene vendin. ndoshta do gjehen me vone,kur qeveria te filloje te beje kontratat me firmat prodhuese por me sa degjova nuk do beheshin para gushtit (edhe pse kam dyshime edhe per kete afat)...
do ti keshilloja te gjithe ata qe nisen,mundesisht te lene disa bluze e pantallone ne shtepi dhe ti zevendesojne me ilace.
cte thuash tjeter...kane fillu edhe keta te BE me tall menderen me ne...sa here qe vijne ne Shqiperi vleresojne arritjet tona (qe ecin gjithmone mrapsh edhe skiç) dhe thone gjithmone qe duhet te kete mirkuptim mes partive...dhe kto tonat si per te treguar qe mirkuptim ka,fillojne te bejne Big Parlamentari duke e shoqeruar me nje zhargon qe i shkon per shtat nje parlamentari!
del kryeministri dhe njofton qe jane shtu turnet...kemi arrit me 3 turne,po shume shpejt do bohen 4,5,6 (nga ai krah fli)...DHEEEEEE...per ato firma qe i mbarojne projektet e tyre ne kohe,do te kene shperblim!tani me thoni ju se une se mor vesh: kjo firme merr leket per nje projekt qe ka nje afat dhe nese mbaron brenda afatit merr leke prap? kto osh me te lon zemra mer me kto gjona qe degjohen!
por e di ku eshte gjeja me deshperuese? qe cfaredo qe ndodh,populli qesh! nuk do me ja dit fare se ca bohet...i le ne erresire,qesh...i heq ujin,qesh...ja bo rruget tym te gjalle,ai prap qesh...mor i plas nje depo ne mes te vendit dhe u thua qe nuk kom dit gjo mer se si ndodhin kto gjona, e populli prap qesh...ja bo jeten ferr duke e lodhur neper rradha,me korrupsion te gjalle edhe ai prap qesh... politikanet tane e kane kuptuar qe popullit i duhet servirur ajo qe kerkon...populli kerkon sherr...te shohe njerin nga politikanet si ja fut tjetrit dhe te gezoje per kete...kjo eshte buka e gojes per popullin! dhe me duket logjike deri diku fakti qe populli gezohet nese mendoj qe nuk do kishin cfare te thonin neper kafene nese cdo gje do te shkonte mire ne politike!

kete teme e hapa ne vitin 2005 dhe me pak fjale shpjegova situaten e atehershme...tani jemi ne vitin 2008 dhe nuk shoh te bejme ndonje hap perpara... mendoj se keto gjera i kemi merituar te gjitha sepse fundja kemi zgjedh nje qeveri qe meritojme!

nderkohe,pritet me padurim edhe pjesa tjeter e "turisteve" qe te barazojne ate borxh te brendshem qe mbledh Shqiperia cdo vit...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Korrik 2008 01:22
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > gjendja ne shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.