Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Kuēova rasti unikal nė botė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kuēova rasti unikal nė botė

Shpesh her studjojme historine e qyteteve te lashte dhe mesojme shume gjera prej tyre. Kjo eshte mese e kuptueshme mbasi kjo eshte historia jone, eshte kultura jone e pasur, e trashguar prej qindra mijra vjetesh.
Por nderkohe nuk duhen haruar dhe qytetet e rinj, te cilet kane edhe ata historine e tyre, te shkurter por faktike, nga njehere mjaft interesante, aq sa dhe mund te habisin.
Beni krahasimin midis dy qyteteve fqinje, Beratit dhe Kuçoves. Berati, qyteti jon nga me te lashtet, festoj 2400 vjetorin e jetes se tije, me nje histori shume te pasur. Eshte nje nga qytetet me te cilin krenohet populli yne. Prane tij, fqinj me te, Kuçova, vetem 11km. large me rruge ajrore, qytet me histori mjaftete re, vetem 100vjecare.
Historiku i Kuçoves, po te shkruhet, eshte i shkurter, megjithate ai ekziston, nje pjese e te cilit eshte mjaft interesante. Per kete pjese do ju tregoj me poshte dhe jo me kot shkruajta qe Kuçova eshte rasti unikal ne bote. Jame i bindur se kur ta lexoni do te me jepni te drejte. Per kete qellim kame shfrytezuar kujtimet e mia, te dhenat e marra nga biseda me veterane te qytetit dhe pak documenta qe kam mundur te gjej.
Emri i Kuçoves eshte emri i vjeter i qytetit. Keshtu quhej fshati qysh ne krijimin e tij. Por ne pikepamje te dinamikes se emrit, ky qytet ndofta mund te jetera rasti me unikal ne bote. Ky emer ka ndryshuar jo pak here dhe qytetit i jane vene emra qe kane patur jeten e shkurter, por edhe emra qe kane jetuar gjate, me dhjetera vjete.
Deri ne vitin 1930 Kuçova ruante emrin e lindjes me te cilin e kishte pagezuar kumbari "popull".
Ne vitet 1930-1945 qytetit iu ndryshuan disa emra, ndryshime keto qe nuk i bente kumbari "popull".
Me ardhjen e italianeve ne vitin 1925 dhe zbulimin e naftes, ne vitin 1927 qyteti u quajt nga italianet " Vajguras". Ky emer nuk ishte vetem per tu thirrur qyteti por ai u be edhe zyrtar.
Ekzistojne dokumenta ku ky qytet quhej me emrin " Vajguras".
Rreth vitit 1938 po italianet qe i vune emrin e pare, filluan ta quanin tani qyteti " Devole", kjo ngaqe qyteti ishte prane lumit Devoll. Me sa duket tani sikur nuk po i'u pelqente emri i pare.
Mbas fillimit te luftes se dyte Boterore dhe pushtimit ushtarak te Shqiperise nga Italia, qytetit iu ndryshua perseri emri. Duçja, per te nderuar dhendrin e tij , kontin Ciano, urdheron qe qyteti te quhej " Ciano". Keshtu filluan ta therrisnin qytetin italianet qe punonin ne Kuçove. Por me kete emer nuk ishin dakord banoret vendas te ketij qyteti dhe ata u perpoqen qe t'i kunderviheshin ketij emri. Rasti iu dha. Ne shtator te vitit 1943 u vra ne lufte Tafil Skendo . Mbas kesaj ngjarje banoret vendas filluan ta therasin qytetin e tyre me emrin " Tafil Skendo". Ende edhe sot nje lagje e ketij qyteti mban emrin " Tafil Skendo".
Me clirimin e vendit, qyteti mori perseri emrin e origjines,"Kuçove".
Por nuk ishte e thene te qendronte perseri emri i lindjes . Me 10 Korrik 1951 nje "pseudo kumbar" i quajtur " politike" perseri ia hoqi emrin qytetit dhe e quajti ate qyteti " Stalin". Ky emer nuk qendroi per pak kohe, por plot 4 dekada.
Ne vitin 1992 populli i Kuçoves e nxori perseri emrin e qytetit te vet nga skutat ku e kisht ruajtur me kujdes, u shkundi atij pluhurin dhe e vendosi ne vendin e vete, ndofta per mos ta levizur me ate askush.
Ndiqni me kujdes dinamiken e emrit te ketik qyteti nga lindja dhe deri sot brenda nje shekulli:
Kuçove - Vajguras - Devole - qyteti "çiano" - qyteti "Tafil Skendo"-
Kuçove - qyteti "Stalin" dhe se fundi perseri Kuçove.
A nuk eshte me te vertete nje rast unikal?

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2003 02:28
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kuçova Vendburimi i pare i naftes ne Shqiperi

Kuçova eshte qendra e rrethit me te njejtin emer, nje nga rrethet me te ring te Shqiperise.
Ky emer ne vitet e pare te shekullit te kaluar ishte pothuajse i panjohur. Kishim te benim me nje fshat shume te vogel me pak shtepi dhe me nje popullsi qe nuk e kalonte shifren prej dhjetera vetesh. Me nje emer krejtesisht te panjohur ketij fshati e ardhmja i kishte rezervuar emrin qe do te behej i njohur jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte kufinjve te vendit.

Pozita gjeografike dhe popullsia

Rrethi i Kuçoves gjendet ne pjesen e siperme te Shqiperise se Jugut, i kufizuar gjeografikisht nga rrethet: Elbasan ne Veri, Gramsh ne Lindje dhe Berat ne Jug e Perendim.
Qyteti i Kuçoves ndodhet ne te majte te rruges nacional Lushnje-Berat, 5 Km nga qyteti i Ures Vajgurore ku behet edhe shkeputja e rruges nacionale Lushnje-Berat. Ndodhet rreth 11 Km ne vije ajrore ne veri te qytetit te Beratit.
Kuçova eshte e ndertuar ne rreze te kodrave qe kufizojne perfundimin e pjeses fushore te Shqiperise perendimore. Pjesa veriore, lindore dhe jug-lindor e qytetit eshte vendosur mbi relievin kodrinor, kurse pjesa jug-perendimore dhe ajo perendimore mbi reliev fushor. Ne pjesen veriore te qytetit kalon lumi Devoll, i cili prane qytetit, ne fshatin Tapi bashkohet me lumin Osum dhe krijojne lumin Seman.
Kuçova rrethohet nga te gjtha anet me fshatrat e saj : Polovine, Gege, Magjate, Goraj, Perondi, Tapi e Kozare.
Popullsia e qytetit te Kuçoves ka ardhur gjithmone ne rritje. Keshtu nga disa dhjetera banore ne fillimin e shekullit te kaluar, arriti rreth 500 banore ne vitin 1930, 2200 banore ne vitin 1938, 4000 banore ne vitin 1945 dhe mbi 20,000 banore ne vitet e fundit te shekullit te kaluar.
Te ardhurat e popullsise deri ne vitin 1990 nxirreshin kryesisht nga puna ne industrine e naftes dhe anekseve qe e shoqerojne kete industri. Mbas vitit 1990 industria e naftes, si ne gjithe Shqiperine, edhe ne Kuçove filloi te rrenohet dhe sot te ardhurat e popullsise sigurohen nga nje pjese e vogel e aktivitetit te industrise se naftes, kurse pjesa me e madhe, nga tregtia e vogel qe ka lulezuar mbas vitit 1990 dhe nga emigracioni i popullit qe jane shperndare ne te kater anet e botes.
Qendra industriale potente qe ushtron aktivitetin dhe jashte Kuçoves, si: uzina mekanike e naftes, termo-elektro-centali, ndermarja e ndertimit, transporti, perpunimi i naftes, etj., sot ose kane shuar krejtesisht aktivitetin e tyre ose jane ne perpelitjet e fundit.
Ne Kuçove ka ushtruar aktivitetin e vet per nje kohe te gjate kombinati i naftes dhe prej krijimit te vet dhe deri ne vitin 1970 edhe instituti i naftes, me nje aktivitet pothuajse ne te gjithe Shqiperine.
Prane Kuçoves eshte ndertuar nje aerodrom, i cili deri me sot ka sherbyer kryesisht per qellime ushtarake. Aerodromi ka edhe uzinen e vet te pjeseve te kembimit dhe te remontit te avionave.
Ka nje spital, relativisht jo te madh, por ne nje pozicion per tu pasur zili, ne kapelen e qytetit, ne pjesen nga ku duket me hollesi i gjithe qyteti. Ka ndertime banimi dhe sociale te bera qysh para lufte nga italianet, qe jane ne gjendje te mire edhe sot.

Gjeologjia

Kuçova si vendburim nafte eshte zbuluar qysh heret. Kane kaluar rreth 75 vjet nga koha kur eshte zbuluar ky vendburim edhe qe nxirret nafte nga nentoka e saj.
Ne vitet e para te shekullit te kaluar ne territorin rreth fshatit Kuçove u kryen studime gjeologjike nga autore te huaj. Ne perfundim te ketyre studimeve u konkludua se nentoka e Kuçoves ishte perspektive per nxjerrjen e naftes.
Sinjalet e para per naften e Kuçoves jane dhene qysh ne vitin 1913. Ne kete vit ne Shqiperi punoi nje komision me specialiste te ndryshem italiane, ne perberje te te cilit merrnin pjese edhe dy gjeologe, Dal Piaz dhe De Toni, te cilet njoftuan per shenjat e para te naftes ne zonen e Kuçoves.
Filloi keshtu qe emri i Kuçoves te njihet dhe te lakohet edhe jashte vendit tone, sidomos ne shtetin fqinje te Italise, e cila ishte shume e interesuar per nje gje te tille.
Duke u mbeshtetur ne studimet e kryera, Italia u be pronar e nje marreveshje me Shqiperine, ne te cilen Italise i jepej e drejta e kerkimeve te naftes ne Kuçove. Keshtu shoqeria italiane e naftes A.I.P.A., ne mars te vitit 1925, filloi punimet e kerkimit per nafte ne rajonin e Kuçoves. Po ashtu edhe shoqeria tjeter italiane, S.I.M.C.A., filloi kerkimet per nafte ne kete rajon.
Ne vitin 1927 u shpua pusi i pare ne Kuçove. Ishte ky pus qe do te shenonte fillimin e te gjithave ndryshimeve per Kuçoven. Pusi u shpua dhe qelloi ne shenje. U zbulua nafta qe rrinte e fjetur me shekuj nen Kuçove.
Suksesi i pusit te pare beri qe nga viti ne vit te shtohej numri i puseve qe shpoheshin nga italianet dhe po ashtu numri i puseve qe nxirrnin nafte nga nentoka.Keshtu te dyja shoqerite italiane deri ne vitin 1930 shpuan rreth 21,000 m.l. Mbas vitit 1930 shoqeria A.I.P.A. nderpreu punimet ne zonat e tjera dhe i perqendroi te tera forcat ne rajonin e Kuçoves. Deri ne vitin 1943 ne Kuçove u shpuan rreth 60,700 m.l. kerkime dhe rreth 636,300 m.l. per shfrytezim.
Sasia e naftes qe nxirresh ne Kuçove nga viti ne vit filloi te rritet dhe arriti shifren me te larte te para luftes ne vitin 1938, kurse ne vitin 1941 prodhimi i naftes arriti shifren 148,000 tone.
Por jo vetem shoqerite italiane u interesuan per naften e Kuçoves. Nje shoqeri tjeter, ajo me emrin "Syndikat Franco-Albanais", ne vitin 1925 - 1932 mori koncesione ne Kuçove dhe shpoi dy puse. Pusest zbuluan nafte por ne sasi te vogel dhe ne vitin 1932 kjo shoqeri pushoi aktivitetin e saj.
Ne aspektin gjeologjik shtresat naftembajtese te ketij vendburimi jane te karakterit sendimentar dhe pervehen nga ranore, hapesira poroze e te cileve eshte mbushur me nafte.
Thellesite e ndodhjes se shtresave naftembajtese jane relativisht te vogla, rreth 700-1200 m.
Ne pikepamje te shpimit te puseve nuk paraqitet ndonje veshtiresi dhe ata realizohen shume shpejt .
Gjate luftes nje pjese e puseve u shkaterruan, por mbas lufte populli i vuri shume shpejt ne pune dhe ne vitet qe pasuan sasia e naftes qe nxirrej nga ky vendburim shtohej.
Per te drejtuar punimet e kerkimit dhe e nxjerrjes se naftes ne Kuçove dhe ne rajonet e tjera te vendit, ne vitin 1949 u ngrit Drejtoria e Pergjithshme e Kombinatit te Naftes me qender ne Kuçove. Ne kete drejtori punonin edhe specialiste ruse, te cilet kishin ardhur me kerkesen e qeverise shqiptare. Kurse mbas vitit 1952, viti i cili shenon edhe fillimin e punes te specialisteve te pare shqipetare te pergatitur ne shkollat e larta te Europes, ne kete drejtori filluan te drejtojne edhe specialiste shqiptare.
Deri ne vitet 1957 vendburimi i Kuçoves mbante peshen kryesore ne nxjerrjen e naftes ne Shqiperi. Kurse mbas ketij viti, viti kur u zbulua vendburimi i Marinzes, kaloi ne vendin e dyte.
Nga viti 1927 dhe deri ne vitin 1939, specialistet dhe punetoret italiane qe punonin ne Kuçove, e shfrytezuan kete vendburim ne menyre barbare. Kjo behesh per qellime te nxjerjes sa me te madhe te naftes pa pyetur per te ardhmen e vendburimit. Shfrytezimi barbar i vendburimit duhet kuptuar ateher kur nga puset e naftes merret sasia maksimale qe jep shtresa ne njesine e kohes. pra ne pake kohe merret shume nafte. Por nje gje e tille zvogelon shume energjine e shtreses nafte-mbajtes dhe ne total, sasia e naftes qe merret nga shtresa eshte me e vogel se sa sasia e naftes qe do te merrej nga e njejta shtrese po te shfrytezohej me regjim normal per nje kohe me te gjate.
Nje gje e tille ka bere qe nga ky vendburim te nxirret nje sasi shume e vogel e naftes qe eshte llogaritur se ka ky vendburim, kur pjesa me e madhe, me gjithe punimet ndihmese qe jane bere ne shtresat nafte-mbajtes, ngelet e burgosur ne shtresat dhe he per he ne pamundesi qe te nxirret.
Mbas vitit 1960 dhe sidomos mbas krijimit te Institutit te Naftes ne Kuçove, rreth ketij vendburimi u shpuan nje sasi pusesh me detyre per te zgjeruar kete vendburim dhe rezultatet ishin te mira. Keshtu sot ky vendburim eshte zgjeruar ne territoret e fshatrave Gege, Kozare dhe Arez.
Ne dhjete vjecaret e fundit te shekullit te kaluar, sasia e naftes e nxjerre nga vendburimi i Kuçoves ka qene shume e vogel dhe sot ky vendburim ne aspektin e sasise se naftes qe nxirret prej tij, klasifikohet i fundit ne listen e vendburimeve te naftes shqipetare.
Megjithate Kuçova ka meriten se eshte vendburimi i pare i naftes ne Shqiperi.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datė 02/05/2003 ora 23:49

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2003 03:55
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Kuēova rasti unikal nė botė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.